ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Taulant Muka: Replikë për peticionin dhe disa nga firmosësit e tij

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Ja një replikë domethënëse e Taulant Muka , një është emër i njohur në debatin publik. Ai e ka përhaour një replikë ndaj shkrimit-peticionit ku janë pasqyruar mesazhet e këmbyera mes akademikëve Tarifa dhe Qosja.

Z.Muka nuk përmendet me emër në shkrimin në fjalë, por në komunikimin me redaksinë e gazetës Dita, ai u shpreh që “shkrimi i z.Tarifa më është drejtuar mua”.

Shkrimi i firmosur nga Dr.Muka si “studiues dhe ish-zëvendës Ministër i Arsimit”, mund të lexohet më poshtë.

Edhe Redaksia e Drinit vendosi ta botojë në emër të së drejtës së replikës.

 

Dr. Taulant Muka

Kërkues shkencor dhe ish-zv.ministër i Arsimit

Në shoqëritë moderne, shkenca mbretëron, duke formuar themelet e përparimit ekonomik, teknologjik dhe shoqëror. Megjithatë, brenda kësaj fushe të zbulimit dhe inovacionit, rruga drejt njohjes si studiues/ shkencëtar dhe intelektual në standardet Evropiane dhe botërore nuk bazohet në fuqinë e vetëdeklarimit dhe vetëpohimit.

Ky fenomen është veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin shqiptar, ku mjedisi akademik dhe shkencor shpesh përmban individë të cilët vetë-identifikohen si shkencëtarë, akademikë, profesorë dhe intelektualë pa kaluar në “sitën” rigoroze të meritës dhe parametrave vlerësues, siç ndodh zakonisht në shoqëritë moderne.

Shqipëria, si shumë vende, mbështetet në parametra të vendosura ligjërisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (Ligji Nr. 112, datë 23.12.2018) për të dhënë grada shkencore, tituj akademikë dhe për të përcaktuar renditjen universitare në shkencë.

Kryesore në mesin e këtyre parametrave janë botimet e vendosura në revistat ndërkombëtare të indeksuara në databazat Web of Science (WoS) dhe Scopus. Këta tregues jo vetëm që shërbejnë si standarde ndërkombëtare për përsosmërinë akademike dhe shkencore, por gjithashtu luajnë një rol vendimtar në vlerësimin e progresit shkencor kombëtar të shteteve Evropiane dhe më gjerë, siç tregohet edhe dhe në raportet e Komisionit Evropian për shkencën.

Megjithatë, ngjarjet e fundit që rrethojnë një peticion për gjuhën shqipe kanë nxjerrë në pah shqetësime për sjelljen e disa intelektualëve që mbajnë titujt profesorë, si z. Rexhep Qosja dhe Fatos Tarifa, të cilët, në vend që të angazhohen në debate konstruktive dhe shkencore, në shkrimet e tyre të fundit në gazetën DITA kanë përdorur sulme ad hominem (drejtuar njeriut dhe jo argumentit).

Përqasje të tilla cenojnë parimet e integritetit dhe etikës shkencore dhe debatit akademik Evropian dhe ndërkombëtar ku ne si shtet kërkojmë të integrohemi.

Në kontrast të plotë, unë refuzoj të bie në nivelin e tyre të qasjes kundër vlerave Evropiane dhe ndërkombëtare të diskutimit shkencor.

Me një rrugëtim akademik që përfshin institucione ndërkombëtarisht të njohura si Universiteti Erasmus, Bernës, Kembrixh, Harvard dhe Stanford, dhe si një studiues me aktivitet shkencor ndërkombëtar të dokumentuara nga mbi 160 publikime në revistat më prestigjoze mjekësore në botë, kam parë nevojshmërinë që Shqipëria ka për të ngritur standardet shkencore dhe akademike më të larta, për të ecur me hapin e komunitetit shkencor ndërkombëtar – pasi mundemi!

Shkenca, nga natyra e saj, është e përkushtuar ndaj zbulimit e të vërtetave përmes lirisë akademike dhe shkëmbimit të ideve. Qasja rigoroze metodologjike që karakterizon kërkimin shkencor – besnike ndaj vlerësimit nga kolegët brenda të njëjtës fushë – qëndron si themeli i kërkimit legjitim shkencor.

Si qytetar dhe studiues shqiptar shpreh shqetësimin për motivet e atyre që synojnë të shtypin diskursin publik dhe shkencor, duke penguar rritjen dhe kultivimin e një kulture Evropiane, integriteti, transparence dhe meritokracie brenda shkencës shqiptare.

A është koha që “intelektualët” shqiptarë të fillojnë të shohin nga vetja për të bërë dallimin midis shkencëtarëve me standarde Evropiane dhe ndërkombëtare dhe atyre që vlerat jua përcakton partia, e sidomos kur flasim për gjeneratën e re të shkencëtarëve?

Siç e përmenda më herët, shkenca Evropiane dhe botërore vepron brenda grupit të vet të kritereve vlerësuese, njësoj si shteti ligjor.

Nga shqyrtimi i detajuar i 20 emrave të parë në listën e mbështetësve të peticionin që mbajnë titullin “profesor”, rezulton se 16 prej tyre kanë zero ose një artikull shkencor të botuar në revistat e indeksuara në SCOPUS; situata paraqitet edhe më problematike në revistat e indeksuara në “WoS”.

Këto të dhëna ngrenë pyetje të rëndësishme në lidhje me integritetin dhe kontributin shkencor të tyre. Për më tepër, na tregojnë se impakti i tyre shkencor jashtë vendit është inekzistent, e për rrjedhojë këta studiues e “intelektualë” janë njerëz anonim në komunitetin ndërkombëtar të shkencëtarëve, duke ndikuar negativitish në reputacionin e institucioneve kërkimore shqiptare.

Pavarësisht mungesës së prodhimit shkencor, ata ruajnë tituj prestigjioz si profesor apo akademik.

Në vendet Evropiane, titulli i profesorit është i lidhur drejtpërdrejt me kërkimin e vazhdueshëm dhe kontributet shkencore në fushat e tyre përkatëse. Nëse dikush pushon së dhëni kontribut në kërkimin shkencor ose nuk është më i punësuar në një universitet, titulli zakonisht revokohet. Është për tu theksuar se këta intelektualë nuk e kanë ngritur asnjëherë këtë shqetësim.

A është ky një tregues i një ngurimi të mundshëm për të hequr dorë nga pozicionet dhe titujt e tyre për shkak të privilegjeve individuale në kurriz të së mirës publike?

Zoti Tarifa, çfarë kontributesh shkencore keni dhënë që nga viti 2014 e deri më sot, veçanërisht në dritën e përfshirjes suaj në mbikëqyrjen e disa doktoraturëve në një universitet privat, secila e shoqëruar me një tarifë prej 9000 eurosh?

Kujtoj se ky universitet ka patur të regjistuar mbi 800 doktorantë, dhe në total mendohet të ketë përfituar mbi 5 milionë euro. Pra, financimi nuk ka qënë pengesë për të bërë studime. Më lejoni t’ju kujtoj se gjatë dekadës së fundit, nuk ka asnjë regjistrim të publikimeve tuaja në formën e artikujve shkencor në revistat e indeksuara nga SCOPUS ose WoS.

Domosdoshmëria për të deklaruar në mënyrë transparente çdo konflikt të mundshëm interesi është jetike për të ruajtur integritetin e komunitetit shkencor. Rastet si ai i z. Tarifa, që ka shërbyer si përfaqësues institucional (dhe vazhdon të jetë profesor) i një universiteti në pronësi të një fondacioni ideologjik (Maarif- https://unyt.edu.al/index.php/turkish-maarif-foundation/), politik dhe fetar të lidhur me administratën Erdogan, ngrenë pyetje mbi përputhjen e vlerave intelektuale me ruajtjen e integritetit akademik shqiptar.

Për më tepër, një tjetër nënshkrues dhe organizator i peticionit merr fonde nga një fondacion grek i dedikuar për promovimin dhe ruajtjen e kulturës greke në Shqipëri.

Kjo mbështetje financiare të firmëtarëve potencialisht bien ndesh me vlerat dhe trashëgiminë gjuhësore, historike dhe kulturore shqiptare të trajtuar në peticion, dhe në këtë mënyrë duhet ti paraqiten publikut.

Si përfundim, nxitja e një kulture të integritetit dhe transparencës akademike është thelbësore për avancimin e kërkimit shkencor, ruajtjen e besueshmërisë së institucioneve akademike në Shqipëri dhe integrimin e tyrë në standardet Evropiane.

Është e domosdoshme që studiuesit shqiptarë t’i japin përparësi diskursit të bazuar në prova dhe të deklarojnë çdo konflikt të mundshëm interesi për të mbështetur parimet e rigorozitetit dhe objektivitetit shkencor, dhe për më tepër kur flasim për çështje me rëndësi kombëtare.

Gjithashtu, për vendin tonë të ecë përpara, është e nevojshme të vendosim themele të shëndetshme të meritokracisë shkencore, dhe krijimin e politikave që ndërtojnë shkencëtarin shqiptarë të gjeneratës së se me impakt ndërkombëtar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu