ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Të bllokohet Autostrada Nr-1 në Preshevë e Buajnoc, që lidhë Serbinë me Maqedoninë, Greqinë, Bullgarinë, Turqinë dhe Gadishullin Ballkanik! 

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Shkruan: Luan (Asllan) Dibrani, Gjermani 

Është bërë një  kohë që nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicës nga grupe serbësh ne format me kriminale dhe barbare!. 

Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës prej 18 ditësh kanë bllokuar rrugët që të çojnë në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut. Kjo po merr dimensione  te përditshëm edhe me te madha nga  shtytjet  e faktorit ndërkombëtar , atyre lokale serbe, por edhe duke i fryrë  zjarrit edhe disa analiste e po thuajse e tere  opozita   në Kosovë, por edhe  nga pasivizimin politik  i Shqipërisë ,Maqedonisë dhe politikes qyqare te Luginës së Preshevës.Rritja e tensioneve ne  veri dhe rreziqet e nga barrikadat e  vazhdueshme midis Serbisë dhe Kosovës mund  te qoj deri te shpërthimi i konfliktit dhe , përshkallëzimit te situatës  sporadike të dhunës dhe sulmeve  ndaj  organeve  tona shtetërore, ndaj gazetarëve ,qytetarëve madje dje sulmuan edhe KFOR-in !?.  

Situata  u tensionuar edhe  me shume pas deklaratës se përfaqësuesve  te  ndërmjetësimit  te  BE-s përmes  Borelli dhe Lajcakut , qe fajësuan  Kosovën për bisedimet dhe i dhanë jehonë ndërkombëtare se”Kosova po e pengon paqen” Barrikadat e serbëve, zakonisht lindin si reagim ndaj operacioneve të Policisë së Kosovës në veri dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës qe te funksionoj  ligji dhe  sovraniteti   në gjithë Kosovën. Prandaj lind pyetja pse ne  shqiptarët nuk bëjmë një politikë te njëjtë si serbët ne këtë stil bllokadash  të rrugëve qe ta bllokojmë  Autostradën   Nr-1 qe  vjen nga Beogradi  kalon nëpër tokat tona Bujanoc ,Preshev , Kumanove  dhe Shkup?!.  

Të bllokohet  Autostrada Nr-1 ne Presheve e Buajnoc  qe lidh Serbinë me  Maqedoninë ,Greqinë, Bullgarinë Turqinë dhe Gadishullin ballkanik!   

Presheva dhe  Bujanoci janë dy komuna  që pemës tyre kalon Autostrada dhe Hekurudha si lidhje tokësore që lidhin Beogradin e Athinën dhe shtet tjera të rajonit. 

Lugina e Preshevës si tërësi shtrihet në një territor prej afro 1.250 km², në të cilin jeton një popullatë shqiptare rezidenciale prej rreth 100.000 banorëve, që aktualisht përbëjnë rreth 80% të popullsisë së përgjithshme rezidenciale të rajonit. Nga 136 vendbanime, sa ka ky territor, popullata shqiptare shtrihet në 64 sish të tipit rural dhe në tri qendra të karakterit urban (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si seli komunale). Përmes  përpjesëtimit po del, se ne atje shqiptar kemi sa tre fishi i serbëve në Kosovë, por me një politike shumë qyqare. Ballkani i trazuar nuk mund të qetësohet nëse në të nuk i marrim seriozisht minoritetet që kanë autoktoni historike-politike, e një ndër ta jemi  edhe në Luginën e  Preshevës! 

Pas shpërbërjes së rendit komunist dhe shpalljes së pluralizmit socio-politik në Evropën juglindore, bashkësia ndërkombëtare e shteteve është marrë me shtetet veç e veç, me ndryshimin, transformimin dhe me menaxhimin e tranzicionit socio-politik e ekonomik të tyre. 

Bashkësia ndërkombëtare nuk u marr  kurrë me minoritet e Ballkanit!!! Kjo për mendimin tim është një e metë e  politikës së jashtme evropiane  siç po vepron sot me Mitrovicën e veriut? 

I vetmi minoritet i cili është trajtuar drejtpërdrejt në historinë e këtyre viteve politike të Ballkanit është ai Serb në Kosovë, i cili është përkëdhelura aq shumë sa që edhe vetë ndërkombëtarët e pranojnë pas përkeqësimit  te gjendjes politike ne Evropë  posaçërisht  luftës se Ukrainës.  

Ky fenomen politik dhe i përbuzur i nëpërkëmbur  nga Serbia  kam bindjen se nuk gjendet askund në Evropë, por ndoshta dhe më gjerë.   

Ku është Shqipëria, dhe forcat politike në Maqedoni , Mal të Zi dhe ato ne veçanti  te Luginës se Preshevës? 

Lidhur me këto veprime tejet skandaloze   të serbëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për çdo problem duke vendosur barrikada, bllokime rrugësh , mohimin  e shtetit të Kosovës , kërcenim dhe  vandalizëm te përditshëm  qe të gjitha të orkestruara dhe dirigjuara nga Serbia.Ne saje te këtyre rrjedhave politike   prap shpërfaqet pyetja, se ku është Shqipëria, ku janë  politikajtë  e Maqedonisë qe sot shumicën  e popullsisë   e ka shqiptare?. 

Ku janë   forcat shqiptare  në Mal te Zi qe tani edhe kryeministëri është shqiptar. Pse nuk i dalin në ndihmë dhe në  përkrahje  Kosovës  në  këto çaste dramatike? Pse nuk  e ndjekin nja politike  ndaj popullatës se vet, sikur Serbia qe po i ndihmon serbet  edhe me krijuar një serbska  Republike nga  30.000 mije banore?. 

Thirrje  urgjente  udhëheqësve shqiptarë ne Luginën  e Preshevës,  Bllokone Autostradën e Serbisë   qe ti tregohet Evropës  ta përmirësojnë njëanshmërinë politike.  

“Rreziqet që rrjedhin nga pretendimet dhe   veprimet  antikosovare, duhet e na shërbejnë si një kushtrim,thirrje urgjente te ndërgjegjeje tonë dhe te  zgjohemi e te bashkohemi  duke  i bllokuar  edhe ne rrugët,  si pore kryesore e Serbisë Autostradën  nga Bujanoci deri në Shkup. 

Thirrje  urgjente  udhëheqësve shqiptarë ne Luginën  e Preshevës,  Bllokone Autostradën e Serbisë   qe ti tregohet Evropës  ta përmirësojnë njëanshmërinë politike. 

 Iu bëjë thirrje kryetarit e PVD-së dhe deputetit, z. Shaip Kamberi; kryetarit të  Alternativës për Ndryshim dhe kryetarit të Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi; kryetarit të PD-së dhe kryetarit e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi; kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi; kryesuesit të Kuvendit Komunal në Preshevë, z. Sami Salihu; kryetarit të LPD-së z. Shqiprim Musliu;  kryetarit e AFEDS, z. Muharrem Salihu;  si  përfaqësues Preshevë, Bujanoc e Medvegjëq e sa me pare organizoni popullin ta bllokojnë  Autostradën  qe lidh Serbinë me Gadishullin ballkanik  përmes trojeve tona , si shenje proteste për  të drejtat e shqiptarëve ne Serbi. Pra, Komunat e kësaj Krahine kanë rëndësi strategjike dhe  posedojnë potencial dhe janë zona kyçe të transportit ballkanik në drejtimin te Serbisë dhe Evropës perëndimore. Kriza politike e Luginës së Preshevës, është vetëm njëra nga krizat e shumta të pakicave kombëtare në Ballkan, e cila doli në  sipërfaqe me fillimin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, dhe në përgjithësi të ndryshimeve  gjeopolitike në Evropën juglindore pas viteve të nëntëdhjeta. Pra kemi  shume arsye ta  ngrehim  sa me lartë zërin   në arenën ndërkombëtare për çështje  e Luginës se Preshevës  me cenimin  e te drejtave të tyre  në gjuhë, kulturë, dhe ta ndalim  fushatën  aktuale  zhdukjen e pronave dhe  fshirjen e banorëve shqiptare nga ato vendbanime!. 

Prandaj  situata aktuale   me rastin  e barrikadave te rrugëve ne Veriun  e  Mitrovicës është  një motiv qe te veprohet njëjtë  edhe  atje te bllokohet Autostrada që Serbia shkarravitet  qe 110 vjet !

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Pyetje me vend por ne nuk jemi të zotët të mbrohemi e as ti mbrojmë barrikadat, sikurse serbët në Veriun e Kosovës. Ne nuk jemi në gjerndje as edhe 1 orë ti ruajme ato “barrikadaa”, prandaj më mirë është të mos eksperimentojmë.
    A të kujtohet përmendorja apo atatuja e Ushtisë së (UCPMB-së?) para Kuvendit të Komunës në Preshevë? Ajo u largua nga forcat policore serbe dhe nuk pat as edhe një reagim më voglin përvec qytetarëve kurreshtarë që kanë shikua si në teatër. Ishte po ky Dacici që dha urdhër dhe fjala e tij shkoi deri në fund.
    Shkurt e shqip: Nuk kemi fuqi, nuk kemi përkrahje ndërkopmbëtare dhe dnuk kemi dëshirë, Nuk kemi as përkrahjen zyrtare të Shqipërisë dhe kyeministrit Edi Kristaq Ramës.

  2. Shume keq me vie per z. Dibrani qe bie ne ate pozite sa qe te kerkoje nga shqiptaret e Lugines qe te bllokojne autostraden.
    Nese z. Dibrani nuk mund te ndihmoje, biles mos te shkretoj kaq rende.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu