ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Të gjithë shikojnë kah Ukraina. Shatë ngjarje të rëndësishme në botë që ndoshta nuk po i vëmë re

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Ushtarët rus janë dërguar në Kasakhstan për ti shuar protestat ndaj presidentit Qasym-Zjomart Toqajev.

Përderisa politikanët e mediat përqëndrohen në kufirin e Rusisë me Ukrainën, rriten tensionet dhe nivelet e konfliktit në atë në regjione të tjera. sipas Aftenposten së sotshme. Nuk e paskan marrë parasysh në analizë edhe tensionet e nxitura nga Serbia ndaj Bosnjes përmes Republika Srpskas dhe provokimet e vazhdueshme ndaj Kosovës përmes minoritetit serb.

Mediat dhe politikanët përqëndrohen kryesisht në një krizë të madhe. Për këtë janë ndodhi të tjera që kalojnë nën radar përderisa Rusia e kërcënon një vend fqinj.

Këtu paraqiten disa nga konfliktet që nuk dalin në faqet e para të mediave:

Brenda dy javësh para se të ndizet zjarri olimpik në Beijing, e ka shënuar arma fluturuese kineze një rekord të ri. Të dielën me 23 janar 39 aeroplan luftarak kinez fluturuan mbi kufirin e tajwanit që e mendojnë si hapësirë të tyren ajrore.

34 aeroplan luftarak, një aeroplan bombardues, dy të pajisun për luftë elektronike dhe dy aeroplan për operacione zbuluese fluturuan drejt Tajwanit. Organet shtetërore tajwaneze u përgjigjen duke i ngritur në ajër aeroplanët e vet, e mobilizuan mbrojtjen raketore dhe i kontaktuan pilotët kinez.

Diktatori Kim Jong-un mund të ketë probleme në shtëpi. Pandemia ndihmon në izolimin ekonomik, resultati është uria dhe shtimi i varfërisë për popullsinë. Kjo nuk e bënë Kim-in bashkëpunues. Të martën njoftoi zbulimi koreanojugor që fqinji në veri i kishte lansuar dy raketa të reja.

The New York Times mendon që Kim do tu bëjë presion amerikanëve që të tregojnë sërish vëmendje ndaj tij. Diktatori ërkon ndihmë nga jashtë dhe përvoja i ka mësuar koreanoveriorët që ata marrin vëmendje më të madhe kur ajo kuptohet si kërcënim.

Lufta civile në Etiopi ka zgjatur për më shumë se 14 muaj. Miliona njerëz janë detyruar të ikin dhe shumë janë vrarë. Këtë fundjavë, qeveria etiopiane njoftoi se po planifikonte një sulm të madh në kryeqytetin e provincës Mekelle për të “pastruar” rebelët.

Dhjetë vjet pasi Sudani i Jugut u bë një vend i pavarur, ai karakterizohet nga uria dhe trazirat sociale. Kombi më i ri në botë është gjithashtu një nga më të varfërit. Tetë muaj më parë, pjesë të mëdha të vendit u goditën nga një përmbytje katastrofike.

Shumë humbën shtëpitë e tyre dhe tani jetojnë në kampe refugjatësh. MSF ngre alarmin se këta persona të zhvendosur brenda vendit nuk do të marrin ushqim dhe ujë të pastër. Në të njëjtën kohë, një luftë civile po zhvillohet midis grupeve të mëdha etnike.

Në fundjavë, 31 persona u vranë kur një fshat u sulmua. Tre nga viktimat ishin fëmijë që u mbytën kur u përpoqën të fshiheshin.

Që nga viti 2014, ka pasur një luftë civile në Jemen. Vende të tjera në Lindjen e Mesme po ndërhyjnë. Lufta civile është në shumë mënyra një përballje midis vendeve fqinje arabe dhe Iranit. Ndërsa Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin qeverinë, Irani po kontribuon në lëvizjen Houthi.

Houthi-t e kanë zgjeruar luftën duke gjuajtur raketa në vendet fqinje. Të dielën, Emiratet pretenduan se kishin lëshuar dy raketa. Një javë më parë, tre persona u vranë në Abu Dhabi. Rebelët pretenduan se synonin bazën ajrore Al Dhafra, ku janë vendosur edhe avionë luftarakë amerikanë.

Shtetet arabe përgjigjen me sulme ajrore të intensifikuara.

Në 17 muajt e fundit, ka pasur katër grusht shteti ushtarak në Afrikën Perëndimore. E fundit ishte në Burkina Faso këtë javë, kur Presidenti Roch Kaboré u rrëzua. Ushtria thuhet se ka qenë e pakënaqur me mungesën e mbështetjes në luftën kundër rebelëve islamikë.

Që nga viti 2014, ka pasur disa grusht shteti dhe tentativa për grusht shteti në vend që kanë qenë prej kohësh një oaz relativisht paqësor në këtë rajon.

Lufta kundër milicive islamike përshkon të gjithë brezin në jug të Saharasë. Çadi, Mali dhe vende të tjera janë mbështetur në mbështetjen perëndimore për të mbajtur islamistët poshtë, ajo është dobësuar vitin e kaluar.

________

Alle ser mot Ukraina. Her er syv viktige hendelser du kanskje har gått glipp av. (aftenposten.no)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu