ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Të islamizuarit “tonë” ishin bartës të dhunës otomane ndaj të krishterëve shqiptarë, do të thotë ndaj vetvetës!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Nga: Msc Belisar Jezerci, Kryetar i Lidhjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, me seli në Bruksel
___
BIJT E POPULLIT TË ISLAMIZUAR ISHIN BARTËS TË DHUNËS OTOMANE NDAJ TË KRISHTERËVE SHQIPTARË!
___
Klerikët shqiptarë provuan mbi kurrizin e tyre dhunë fizike dhe morale deri në ekzekutime me vdekje!
Nga e gjithë ajo plejadë mund të veçojmë: Pjetër Budin, Dom Ndre Kalamashin, priftin e Gjakovës, Pjetër Mazrekun, vikar apostolik në malet e Shqipërisë, Dom Nikë Grubesin, Anton Pavlloviçin, misionarin apostolik të Trepçës, Vuçiternës dhe Prishtinës, Pjetër Bogdanin etj.
“Të panumërt ishin ata besimtarë që martesat nuk i shpallnin në kishë nga frika se turqit, kur shihnin ndonjë vajzë (nuse) të bukur, e donin për vete.”
Në dioqezën e Shkodrës kishte më shumë se 300 kisha; të gjitha u shkatërruan.
Në vitin 1602, Kisha e Zojës së Ngjitun në Qiell, në Prizren, u dogj tri herë dhe u plaçkit nga “turqit” (shqiptarët e islamizuar). Po atë vit, abacia e Shën Kollit në Breg të Bunës, afër Ulqinit, u rrënua plotësisht.
Në fshatin Letnicë u vra një prift katolik shqiptar.
Në vitin 1611, Kisha e Shën Kollit në Lezhë u zaptua nga “turqit” dhe u kthye në xhami. Në Prizren, dy kishat më të bukura të qytetit u kthyen në xhami. Në Malin e Zi të Shkupit, një kishë madhështore u kthye në xhami.
Në vitin 1624, prifti i Malësisë, Dom Marku, u akuzua nga “turqit”, e lidhën dhe i kërkuan para. Ai nuk ua dha, e çuan në Shkodër te kadiu, i cili e shpalli të pafajshëm dhe e liroi, por më pas ata e vranë.
Në krahinën e Pultit, nga 78 kisha dhe manastire mbetën vetëm 3 kisha dhe 5 manastire të dëmtuara rëndë.
Në vitin 1640, gjatë shkatërrimit të misionit në Durrës, dy misionarë u ngulën në hunj. Në vitin 1641, katedralja e Elbasanit u shkatërrua plotësisht. Metropolia e Durrësit u rrënua nga themeli prej “turqve”.
Në vitin 1644, në Bendë, nga 20 kisha famullitare mbetën vetëm 12, por edhe ato u shkatërruan më vonë.
Në Durrës, nga 90 kisha famullitare, të parrenuara mbetën vetëm 14.
Në prill 1649, “turqit” ngulën në hu dy klerikë dhe gjashtë besimtarë të krishterë.
Në Tivar iu pre koka 73 të krishterëve katolikë. Dom Ndre Kalamashi u torturua, u lidh këmbë e duar, u var në sheshin e qytetit, iu pre koka dhe iu dërgua vezirit të madh.
Në vitin 1650, Pjetër Mazrekut ia prenë kokën me shpatë dhe e lanë të varur mbi supe.
Pashai i Ohrit, pasi sulmoi dhe dogji Mirditën, gjeti në shtëpinë e Ipeshkvit të Lezhës 18 njerëz të fshehur dhe i vrau të gjithë, bashkë me famullitarin, Dom Markun.
Janjeva
Në vitin 1688, me urdhër të pashait, u plaçkit kisha e Janjevës dhe u shkatërrua çdo gjë që nuk mund të merrej. Ky vandalizëm u përsërit tri herë.
Në vitin 1689, Imzot Pjetër Bogdanit forcat osmane ia dogjën shtëpinë, e arrestuan, e zhveshën lakuriq dhe e shëtitën nëpër qytetin e Prizrenit.
Në vitet 1726-1733, për shkak të represaljeve nga pushtetarët myslimanë të Shkodrës, (pasi përfaqësuesit e Shestanit iu ankuan pashait të ri për një vrasje të kryer nga bejlerët e Tivarit), pashai urdhëroi dhe vriten edhe ata. Kjo shkaktoi një eksod të shestanasve në Zarë, Dalmaci.
Në vitet 1737-1739, për të njëjtat arsye, ndodhi një tjetër eksod i katolikëve shqiptarë, nën udhëheqjen e argjipeshkvit të Shkupit, Imz. Mëhill Sumës. Ata u vendosën në Srem dhe me kohë u asimiluan.
Mund të konstatojmë me të drejtë se xhamia në Arbëri (më vonë Shqipëri) nuk ishte gjë tjetër veçse institucion i pushtuesit.
P.S.
“Edhe çfarë duhet të ndodhë me kombin tonë që të vetëdijesohemi se feja islame na është imponuar me dhunë dhe na ka shkaktuar fatkeqësi mbi 500-vjeçare?
Si e tillë, kjo fe duhet braktisur urgjentisht, pa humbur kohë, dhe shqiptarët duhet të kalojnë masivisht në fenë katolike të Gjergj Kastriotit!”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu