ARKIVI:
2 Shkurt 2025

Te Llukë Nikoll Dardhani, rrëfejzë poetike nga Mentor Thaqi

Shkrime relevante

Liria jonë dhe të kuptuarit e së drejtës dhe të së padrejtës nuk merren si të mirëqena

"Krishti shëron njeriun e çalë në Kapernaum", mozaik në Kishën e...

Në të njejtën “Lista e Zezë” e SHBA-ve, aty ku ishte edhe Bin Laden, janë edhe disa “shqiptarë!”

Halil Geci, Skenderaj “NË TË NJËJTËN LISTË TË ZEZË TË AMERIKËS KU...

A dijnë shqiptarët të bëjnë shtet…? Pse u dashtë t’i jipeshin 500 mijë euro “Palestinës”, që se njef shtetin e Kosovës?!

Nga: Aurel Dasareti ___ Citate nga letra ime private (e thjeshtë, e shkurtuar) që i...

Zekë Lushaj – Një jetë kushtuar Atdheut, Arsimit dhe Artit

Shkruan: Adem Lushaj Zekë Lushaj është një nga ato figura që...

Shpërndaj

(pak rrëfim për nevoja shpirtnore)
___
Të 99 ëndërrat e kahmotshme m‘i ledhatoi përgdhelshëm Moti
Fëshfërimë e fletëve të blinave numëronte mote e motmote
Herë përmallshëm, herë përkallshëm e krejt përballshëm
Shekujt sa mund ngjeshnin veten zgurojëve
Epokë e Gurit jam, o Plak ooooo
Jam Vorri i Nik Gjin Duk‘ Nikoll Yll-Lirit
I t‘Atit të Llukë Nikut që ju nuk ia shprushtë fort émnin
Der‘sa m‘u bânë lisat, prej guri edhe Djepin e marova
Kullë n‘udhë bâna e lashë
Me e vrojtue rrjedhen e Lumbardhit lângbore
Tek dirgjet nërplisit t‘bjeshk‘s témé
Ngjitu njiher‘ m‘i veten tâne e l‘shoja sytë k‘saj vârrishte nër vérrishtë
N‘mos pafsh shumë trungje, sheh shumë rrâjë nër zguroja
Aty âsht fara, sall mos t‘hupë ara, mos t‘shmânget e mbara
Se kur âsht i‘zoti, asht edhe Zoti e mahet Moti
Mos m‘pvèt për kryqëzim mbjelljesh
Blina rrite kén‘
Për ty fort t‘mistershëm e për mue bukur t‘hérshëm
Nji Ér‘ që bjen erë n‘derë
Sall shprushja pak moshen, jeta flet vetë
A e mbanë n‘mén f‘mijninë tâne, apo ia fale harres‘s
Kur iu ngjitshe trungut tèm si macë me 9 shpirta
Degë e m‘degë tue mledhë lula t‘mia
Se kolli i keq kërdinë e bâjke
Ec e gjâj tâmël magaricash e pelash n‘dimén
E mushknitë e vocrrak‘ve nuk liheshin me u ça prej kolli
Eh … sa herë je ra prej dege n‘degë
Po Vârri i Shèjt përfundi t‘ruejke
Se heret e kish marë Testamentin:
Krejt çka millet, korret e vilet kur e don truellin tân,
E ka lânë Moti, me u ruejt i‘zoti
Shihi gurtë që unë i hijesoj e hijeshoj
Ka‘ dy për i‘ kry
Sall k‘tu jânë pajtue me pushue ratë
Mos ua helmoni përjetësinë
Nuk âsht vén për krena tjetërfare
***
Ghë ghë ghë … kollitje zgjimi
Nuk mora vesh se nga erdh
Mua më qante shpirti
Ah ky gulshim i moçem
Vârrishtë nër Vérrishtë .. n‘këtë Mot të brishtë
Mos m‘u vrafshin ëndërrat e fëmijërisë pa vdekur vetë
Ev po fort jemi pakue e shumë rrallue
E koha po thot: Mblidh mend sot
m‘tha
14 prill 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu