ARKIVI:
2 Shkurt 2025

Të na falësh, Gjergj Kastrioti ! & Poezi nga Afrim Avdiaj prej Mallakastre

Shkrime relevante

Zgjedhjet test demokratik i shoqërisë!

Florim Zeqa Kosova është njëra ndër vendet e para në rajonin e...

Peter Sorensen, emisari i BE-së, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi

Nga: Refik Hasani Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit Danez,...

Liria jonë dhe të kuptuarit e së drejtës dhe të së padrejtës, nuk merren si të mirëqena

"Krishti shëron njeriun e çalë në Kapernaum", mozaik në Kishën e...

Në të njejtën “Lista e Zezë” e SHBA-ve, aty ku ishte edhe Bin Laden, janë edhe disa “shqiptarë!”

Halil Geci, Skenderaj “NË TË NJËJTËN LISTË TË ZEZË TË AMERIKËS KU...

Shpërndaj

Afrim Avdiaj, Mallakastër
Poezi
𝐊𝐚𝐫𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐧ë.🇦🇱
Të na falësh ti o Gjergj, eshtrat ti lënduam.
Mongolezët më në fund, ne seç na pushtuan.
Po ta dërgoj këtë kartë, mbase ma lexon.
Lufta jote shkoj’ dëm, shqipja po lëngon.
*
Kombit trarët i kërcasin, si një zhurm’ mole.
Seç i kthyen trevat tona, në çerdhe Mongole.
Hoxhallarë e Tylbellinjë, mbushur ai vënd.
Sulltanët që ti luftove, i kemi të shenjtë.
*
Tek varri sulltanit falen, kurrë tek varri jot.
Numri i madh janë o Gjergj, nuk i mundim dot.
Se jemi të pakt’ or burrë, si tja bëjmë ne vallë?
Shqipen tonë për ca kohë, do kujtojmë me mall.
*
Na i morën që të gjitha o Gjergj Kastrioti.
Sepse sot nuk ka burra, burra si qëmoti.
Si ta mbrojmë ne vallë vatanin, si ti dalim zot?
Shqipja jonë dy krenare, ka shumë nevojë sot.
*
Kthe përgjigje ti or burrë, që nga fundi dheut.
Ato treva qajnë për zot, që ti dalë Atdheut.
Dil nga dheu dhe një herë, se për ne je shpresë.
Ta mësoj gjithë njerëzia, ç’do t’thotë fjala besë.
*
Besë shitur shqiptarë, bustin ta mbulojnë.
Festë Mongole mes Tiranës, ata po kremtojnë.
Gjithë Evropa po çuditet, mbushur sheshet plot.
Por kaq shumë rri i habitur, edhe kali jot.
*
Shpata jote që mban lartë, dridhet si tërmet.
Pse k’to perëndit Ilire, ne na bënë lanet?
Perëndive unë ju lutem, për të dhënë ty jetë.
Shpata jote ndër trdhtarë, këmbë të mos mbet.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara
Artikulli tjetër