ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Të ndalen ndërhyrjet brutale të Ramës në punët e brendshme të Kosovës!

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Sali Berisha, Tiranë
____
Të dashur miq, këto ditë Edi Rama, në shërbim të hapur të padronit të tij Vuçiç, vazhdon ndërhyrjen brutale në punët e brendshme të Kosovës. Në vend të kërkesës për sanksione ndërkombëtare ndaj Serbisë, pas aktit të saj terrorist të 24 shtatorit, argati i Vuçiç, në një ndërhyrje të rrezikshme në punët e brendshme të Kosovës sikur të ishte kryeministër i saj, përsërit kërkesën e padronit të tij dhe Sergey Lavrovit për Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën me qëllimin e vetëm zhbërjen e arritjeve 20 vjeçare të Kosovës dhe futjen e Rusisë në tryezën e bisedimeve të Konferencës me rezultat përfundimtar, ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë. Po në këtë kontekst dhe po për këtë qëllim, në vend të mbështetjes së kërkesës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të 24 shtatorit, të cilin Rama nuk e konsideron të tillë, ai në një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës, përsërit kërkesën e padronit të tij për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it.
Kështë, në kundërshtim të hapur me qëndriminin e prerë të qeverive të SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, për rolin e linjës së parë të policisë së Kosovës në sigurimin e rendit në të gjithë teritorin e Republikës, Rama dje i shpërftyruar i përsëriti gjoja si euroatlantist, por në fakt si serbo-rus kërkesën e padronit të tij, për vëndosjen nën kontrollin e KFOR-it veriun e Kosovës. Madje ai në një perpjekje të ulët përçarëse u përpoq të fus pyka në udheheqjen politike të Kosovës dhe mashtroi haptas opinionin duke deklaruar se kërkesën për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it e ka bere edhe presidentja Osmani.
Në dekleratën e tij Rama u shpreh konkretisht dje se: Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.”
Lidhur me këtë mashtrim dhe provokim të ulët të Edi Ramës, që bën zëdhënësin e Vuçiç, zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Zj. Vjosa Osmani, Bekim Kupina, tha : Se ajo ( presidentja) në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni themelor për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj.” Ky përgënjeshtrim i Presidencës së Kosovës dëshmon shkallën e vasalitetit të Edi Ramës nga Beogradi, dëshmon se deri ku mund arrijë ai në shërbimet e tij ndaj padronit të tij si armik i Kosovës.
Partia Demoratike e Shqipërisë denoncon me forcën më të madhe këto qendrime të rrezikshme të Edi Ramës si një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës për llogari të Beogradit me qëllimin e vetëm ndarjen dhe copëtimin e Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë.
Partia Demokratike mbështet kërkesën e drejtë të autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të organizuar nga Beogradi më 24 shtator në Banjskë, Zveçan; vendosjen para ligjit të autorëve, organizatorëve dhe sponsorizuesve të këtij akti.
Partia Demokratike i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, Rusisë së vogël në rajon, që mban konfliktin të varur në gozhdë, e gatshme të ndezë në çdo rast flakët e tij në rajon. Dëshmia e fundit e ketij qëndrimi ishte organizimi në Zveçan i kryengritjes së armatosur kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe dërgimi i grupeve terroriste për realizimin e saj.
Së fundi, Partia Demokratike bën thirrje për dërgimin sa më parë në Hagë të “serbomadhit” Aleksandër Vuçiç, për pjesëmarrjen e tij aktive në gjenocid dhe krime makabre kundër njerëzimit të Beogradit ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Aleksandër Vuçiç është realisht një Millosheviç i ri, por edhe një Putin i vogël në rajonin tonë!

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. Edvin Rama eshte shqiptar me origjine fetare katoliko-ortodokse….Nese nuk gabohem, nanen e ka katolike me origjine nga Miredita, ndersa babain ortodoks. Nejse.

    Teoria dhe praktika e perditshme ose e pergjithshme, kane deshmua dhe vertetua shpesh se shqiptaret katolik dhe ortodoks, nuk shiten dhe nuk korruptohen aq forte kur jane ne pyetje kombi dhe atdheu, sic korruptohemi dhe shitemi falas (gratis) ne te te ashtuquajturit shqiptaret musliman.

    E dyta: Shqiptaret katolik ose kristian, nuk i vjedhin ose keqperdorin aq shume si shqiptaret musliman, buxhetin shtetror dhe nacional te vendit tone, sepse e respektojne Doktrinen e Krishtere dhe Etiken Protestante.

    Me fjale tjera, Edi Rama po insiston me e lane Kosoven ne Europe ose Perendim, ndersa Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ( si Hashim Thaci me Pacollin dikur…) po done me e cua Kosoven ne Turqi a dikund trjeter ne Ameriken latine etj. Kjo nuk ben te kaloj per asnje cmim.

    Mos me me ardhe marre ose keq, te kisha thene se Edi Rama ka bere per Kosoven dhe shqiptaret e saj, nja 1OO1 here me shume se Sali Berisha, i cili megjithate meriton respekt maksimal per perkushtimin e tij ndaj vellezerve dhe motrave tona shqiptare te fese katolike e ortodokse, sa ka qene udheheqes i Shqiperise. Kaq.

    Pac shendetin dhe jetegjatesine profesor Berisha!

  2. Ju me emrin figurativ ” Antimakiavevi ” do te ishte e udhës te qartesoni emrin e vertete ( jo i duhur mbiemrin natyrisht ) qe te kuptohet e dyshifrore komenti i mesiperm..Sepse ne kërkese e ish KM . S.Berishs nuk permendet as dhe nje here fjala i Krishtere apo Musliman. Vërejtjet dhe sugjerimet e Doktorit jane probleme qe jane shkaktuar ne kohet e fundit me baze te deklaratave te dy anshme te krerëve shtetëror ne te dy anët e kufirit . Ju z.Antim,,,,,,,,filloni vërejtjet me te krishtere e muslimane duke përzier dhe boten , ne përgjithësi se KM. Rama shtyhet nga ideja te te ktheje shqiptaret si Europa ne te Krishtere. Sikur te jete vetem kjo deshire do te ishte gjysma e se keqes dhe pse Europa as qe deklarohet e as nuk guxon te ktheje nje popull me përqindje max. nga Muslimane ne te Krishtere. Qe mos te zgjatem , te kuptoni ju dhe te gjithe ata qe e shikoni Partine qe perfaqson njeriu me aq pa karakter ,me aq gjynafe ( ndjese per shkelje etike ) do te duhet te jetonit ne Shqiperine e djeshme dhe te sotmen.Dhe jo te besoni cdo propagande qe përhapet. Sa per dijeni Rama eshte rritur ,formuar ne nje shtepi ku as qe respektohej feja e vet .Asgje nga ata qe pretendoni nuk e shtyn ate te mbaje nje qendrim kontrovers me mendime dhe deklarata ndesh me Kosoven .Dikush e meson ,e shtyn , e perkrah ,e mbron kjo s’do shume mend .Qe nje dite do te zbulohet dhe historia do te flase me shume se Dr. Berisha , ju e te tjere . Nje gje dij mire se ne zemrën e shpirtin e cdo shqiptari kur problemi , lufta afron ne pragun e tij qofte ne mevyre kercenuese e provokative si para nje jave Feja eshte gjeja e fundit qe na intereson . Perpara nje armiku duhet te jemi nje e te bashkuar , Maxhorance dhe Opozite .Shkurt politika e jashtme mos te jete shesh lufte e kundetshtimesh ne qeverine e Shqiperise dhe Kosoves .Per gabimet e gjynafet e Dr.Berishes eshte nje teme tjeter dhe larg kesaj qe diskutojmë..Ne mbydhje nje kujtese per 1001 te mirat e Rames ,,,,,,,ate te vendosjes se tarifës se kalimit ne rrugen e Kombit .

    • Nuk kam kohe as vullnet te komunikoj ose replikoj me ju, znj. Rita, nese me besoni. Nuk kam obligim te deshifroj ose shpalosi emrin dhe mbiemrin tim ketu….Shpaloseni ju me shume te tjere qe komentoni ketu me nofka….Nese u intereson aq shume emri dhe mbiemri im, ju lutem e peysni editorin e ketij portali e ua dikton. Nuk jam avokat i Rames, dhe i askujt tjeter, por Kurti & Company, luften dhe trimerine i kane pare vetem ne televizor. Po te mos ishin trupat e Natos atje…kishim folur ose diskutuar ndryshe. Kaq.

  3. Perballe intruzise ( lexo:imponimi dhe diktati i pamerituar dhe i pa i pakualifikuar ndaj rivalit ose kundershtarit politik, qofte kjo edhe me shpifje, trillime, inskenime ose pushkatime te ndryshme morale, shpirterore, emocionale, fizike etj..), intarzise etj… Mendoj se Sali Berishes i duhet entuzia ( lexo: lidhja ose situata e ekulibruar e mendjes, shpirtit dhe trupit te njeriut me Zotin), si dhe paqja me vetveten dhe kundershtaret e ndryshem.

    E njejta gje i nevojitet edhe Albin Kurtit etj.

    Nuk shkohet ne parajse ose xhenet me rrena, shpifje, trillime, urrejtje, fobi, paranoja ose halucinacione ndaj pales tjeter….Avash, avash….)))

    Edhe nje kalavesh i Tropojes, kinse si botues ose editor gazete ose portali (…) u mundua te lozte njehere rolin e kadiut dhe miftyiut, por… Nuk shkon.

  4. Mendoj qe z. Berisha e ka humbur respektin qe e kishte tek shqiptaret e Kosoves.
    Edhe mua mu ka zbehur respekti per te.
    Nuk mund ta kuptoj se si nje njeri qe vehten e mban per atdhetar te dale ne mbrojtje te antishqiptarit Fredi Beleri.

  5. Respekti dhe konsiderata ime e dikurshme ndaj Prof. dr. Sali Berishes, ka humbur ose eshte zbehur ne ate moment, kur z. Berisha ne foltoren e parlamentit shqiptar, ia cenonte Profesor Edvin Rames edhe nderin familjar ose krejt familjen e tij! Familja jo vetem tek shqiptaret, por gjithekund tjeter ne bote, eshte e shenjte. Bile, trimi i vertete te vret plumb ose me pushke, nese i ke borxh, por nderin e familjes t´a ruan.

    E dyta: Perdite gaze(p)tar, “analist” ose komentues te ndryshem klandestin ose anonimus, neper portalet ose gazetat e ndryshme kosovare, e quajne Kryeministrin e Shqiperise, z. Rama shka, Kristaq Ramiqi, i biri shkaut e shkines e cka mos tjeter. Krejt kjo nga ana e miluitanteve te verber dhe fanatik te “delengjiut te vogel” bolshevik ose jugokomunist, Albin Kurti dhe lagjes se madhe filoturke ose panotomanike ne Kosove. kjo, vetem pse Edi Rama eshte i krishtere dhe sipas turqelive ose kopileve te turkut ne Kosove dhe gjiithandej, “pa u ba njehere shka, nuk bahesh katolik”!!!

    Shyqyr Zotit qe i kemi vellezeerit dhe motrat tona shqiptare te fese katolike, ortodokse dhe protestante. Nuk jane krejt ( te gjithe) per kumbar, por i kemi per hastret.

    Ndaj, ofendimet ndaj tyre, duhet te ndalet njehere e pergjithemone. Qofte edhe me stupc ose plumb qorr ne lule te ballit.

    Ne fund, deshta te falenderoj editorin e ketij mediumi, z. Kabashi me te cilin jam ra ne gjak pa e vra askend ( per pune te huaja mbase) qe me dha mundesine te komentoj ne mediumin e tij.

    Mirembteshi!

  6. Z.Albert perkrah mendimin tuaj per ceshtjen e Bejlerit ( keshtu eshte mbiemri i lindjes se tij qe pas 1990 u shendrrua ne ate qe citohet ne portalet e gazetave . Gabimi per kandidat i tij po i kushton jo pak vendit tone . Gabimet jane te te gjithe qeveritareve nga 1994 e deri tek i fundit i qeverise se Rames qe me 2021 fshiu dhe tërhoqi te gjithe padite ndaj te quajturi Beleri .Po te ishin padite ne Prokurori sot nuk do te diskutonim per te.Dr.Berisha s’duhej te ishte ne politike pas vitit 1997 .Amerikanet e mbajtën dhe po amerikanet e hoqën. Veprime te vonshme qe doktori nuk i pranon pasi e din mire se oratoria , karizma e tij mbështetet nga nje përqindje e konsiderueshme. Personalisht nuk kam votuar asnjehere PD vec PBK qe mjerisht perseri nuk eshte sic duhet pasi drejtohej e vazhdon te drejtohet nga punonjes te nomenklatura se diktatures dhe qe bijte e viktimave te diktatures ulin koken ose shesin idealet e te pareve .Jam me cdo parti te djathte , perkrah arritjet dhe qëllimet pozitive .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu