ARKIVI:
15 Janar 2025

Të pagjetunit , poezi nga Shqipe Bytyqi

Shkrime relevante

Albini ma dha mue “listën e vrasjeve…!”

Agim Morina, Prizren ALBINI MA DHA MUE LISTËN E VRASJEVE… ___ E dij që...

Forca e vërtetë është që të qëndrosh i palëkundur përballë tradhtisë e dhimbjes

Halil Geci, Skenderaj Njeriu i fortë nuk është ai që ngre pesha,...

Përse nuk bëzaje ndaj qeverive të tjera, ti Arben Gashi …?!

Gani I. Mehmeti  Vërtet, veprimtarëve të LDK-së iu është lëshuar goja, sa...

Shpërndaj

Shqipe Bytyqi, Saint Gallen, Zvicër
„TË PAGJETUNIT“
Poezi
(Viktimave të Gjenocidit në Kosovë)
I avitet dorasi viktimës
pa u skuq as një fije
Është vrasje për s’dyt’
për tokën, ujin, grimcat e ajrit,
për genin me gurin mocanik
jo për t’pashpresët
me kompleksin e Stokholmit
jo për parametrat, tokës time kurdisun
Fanitet një imazh i trisht qelekalaje
një horizont, plot mbetje eshtnash
I kërkoj, i rendis me sy
formoj një skelet
gjej një të vram‘
edhe një tjetër…
Iu vendos numra
te kafkat e shpueme
te gishtat e premë
te gjenitalet e gjymtueme
M’duhet t’shpejtoj
1653 të pagjetun janë,
ashtu u thonë… „të pagjetun“
M’duhet ti gjej
ti vë n’gjumë
s’e nuk gjetën paqen
as nën tokë, as në qiell
se nuk i lan t’kalojnë lumit të Akerontit
ndaj rënkojnë shpirtnat
kërkojnë eshtnat e tyne
poligoneve
asfalteve shtrue
gropave, natën mbulue
M’duhet ti rehatoj
para se eskadronët e vdekjes
me diafragmat e tyne t’përdala
në emën të s‘ardhmes
të dreqit a t’birit
t’vijnë e të fishkullojnë
tokës time
lavdinë e territ
M’duhet ti gjej…
ShB, 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu