Mal Berisha
Hyrje
Në mëngjesin e datës 29 tetor 1944, skuadra e Forcave AjroreMbretërore (RAF), Halifax JP 244,148 u nis nga Brindisi me detyrë të posaçme për të dërguar furnizime në kuadër tëOperacioneve Ekzekutive Speciale (SOE) drejt Shqipërisë.Aeroplani do të zbarkonte furnizime në pllajën e maleve të Çermenikës në Shqipëri. Pas pak kohe fluturim lidhja me ekipinnë avion ishte shkëputur. Avioni mori flakë dhe u rrëzua duke marrë me vete jetët e antarërve të ekipit që fluturonin në të. Ata ishin: Piloti Edwin John Stubley, rreshterët Charles Mabbs, farmacist, Alfred Coote, shofer, John Thompson, punonjëshekurudhash, Ernest Logan Brown, polic, Austin Donnelly transportues qelqurinash, dhe Richard Charles Knee, nënpunës.
Pikërisht për këtë, me datën 20 tetor 2021, në Memorialin e tëRënëve Britanikë, te Parku Tirana, do të mbahet një ceremoni nënderim të rreshterit britanik, Peter Twiddy e drejtuar ngaAmbasadori Britanik në Tiranë, Sh.T Alastair King – Smith.
Foto e ekipit britanik të rënë me datën 29 tetor 1944 në Shqipëri
ÇFARË ISHIN OPERATIVËT EKZEKUTIVË SPECIALË? (SOE)?
NË rrjedhë të luftës së Dytë Botërore, me rënien e Francës në duart e nazistëve, lindi nevoja e menjëherëshme e krijimit të një force vullnetare luftarake britanike, e cila do të zhvillonte një luftë ndryshe kundër ushtrive hitleriane. Kjo forcë u pagëzua me emrin; Special Operations Executive (SOE).Misioni i saj ishte të kryente akte spiunazhi dhe sabotazhi në prapavijat e nazistëve. Luftëtarët e këtij formacioni do të nxirrnin trenat nga shinat, të shembnin urat si dhe të sabotonin fabrikat e prodhimit të armëve. Ata do të ndihmonin organizmin e luftës guerrile në të gjitha vendet e pushtuara nga armiku.
Më 16 korrik 1940, Kryeministri britanik Winston Churchill emëroi Hugh Dalton si drejtues politik të SOE-s dhe menjëherë e urdhëroi atë të fillonte veprimtarinë në terren. Organizata angazhoi 13.000 pjestarë prej të cilëve 3.200 ishin femra. Ajo u shpërnda zyrtarisht me datën 15 janar të vitit 1946. Agjentët e SOE në qershor të vitit 1941, arritën të shpërthenin stacionin elektrik francez Pessac. Ky akt u prit në Londër si një sukses dhe krijoi bindjen se nuk ishin vetëm bombat ato që do të shkatërronin makinën ushtarake gjermane. Ky operacion çoi në qindra të tjera anë e mbanë Europës deri në Lindjen e Largët, në Japoni. Në vitin 1942 një skuadër e SOE – s vrau zëvendësin e Hitlerit, Reinhard Heydrich me një granatë; Në Greqi në vitin 1942 ata shkatërruan urën e Gorgopotamos, duke i prerë furnizimet ushtrisë së Romelit në shkretëtirë; Në Norvegji ata shkatërruan një fabrikë të ujit të rëndë, duke i dhënë fund ëndrrës naziste për prodhimin e një bombe atomike. SOE mund të godiste armikun në çdo kohë dhe në çdo vend.
CILI ISHTE ROLI I SOE – SË NË SHQIPËRI?
Në aktet më të rëndësishme, të ndërmarra nga ana e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë, është futja e vendit tonë në hartën e veprimeve të SOE. Një numër i madh djemsh e vajzash britanikë erdhën në Shqipëri për tu ballafaquar me një terren dhe situatë krejtësisht të panjohur.
SOE, përveç vendeve të tjera si Francë, Poloni, Gjermani, Hollandë, Belgjikë, Itali, Jugosllavi, Hungari, Greqi, Kretë, Çekosllavaki, Norvegji, Danimarkë, Rumani, Abisini, Azinë Juglindore veproi edhe në Shqipëri. Një grup i vogël ndërlidhës hyri nga Greqia në Shqipëri në vitin 1943. Agjentët e SOE–së ishin Julian Amery, Anthony Quayle, David Smiley dhe Neil “Billy” McLean.
Si u zhvilluan operacionet e SOE–së në Shqipëri?! Këtë na e ka përshkruar më së miri Rodrick Bailey në librin e tij: “Provinca e Egër”.
SOE NË TOKËN E SHQIPEVE.
Sipas Roderick Bailey-t, në vitin 1943, një ekip i vogël elitë i ushtarëve britanikë, filloi të zbriste me parashutë në malet e Shqipërisë së pushtuar. Ata ishin pjestarë të SOE–s dhe kishin si detyrë të gjenin dhe të armatosnin çetat e luftëtarëve guerrilas dhe të sulmonin armikun sa më shumë që të mundeshin. Ata kurrë nuk kishin shkelur në Shqipëri dhe as që dinin se çfarë do t’i priste atje.
Takim me Dr. Roderick Bailey, autor i librit “Provinca e Egër” me datën 14 shkurt 2013, në Ambasadën Shqiptare në Londër.
Duke u përpjekur të mbijetonin në kushtet më ekstreme dhe në një terren tejet të vështirë këta britanikë të rinj jetuan nën rrezikun e përhershëm se mos binin në duart e armikut ku i priste vdekja e sigurtë. Përveç sëmundjeve, pamundësisë për një jetë të pastër, atyre iu shtohej edhe fakti se guerrilasit shqiptarë, ishin në konflikt me njëri – tjetrin. Në këtë libër të jashtëzakonshëm autori ka përdorur intervistat me të mbijetuarit, ditare të fshehura prej kohësh dhe të deklasifikuara më së fundi, të cilat dëshmojnë historinë e jashtëzakonëshme të SOE–së në Shqipëri.
SOE, sipas dokumentave të saj deri në vitin 1945, ka dërguar në Shqipëri 7.000 pushkë, 5.000 armë gjysmë automatike, 1.800 mitroloza të lehtë, bashkë me 16 milion e pesëqint mijë fishekë, 240 mortaja, me 25.000 bomba, dhe 25.000 granada përveç pistoletave dhe gjashtëdhjetë mitralozave gjysëm të rëndë. Po ashtu ata dërguan 28.000 palë rroba ushtarake, 57.000 palë çizme ushtarake, 14.000 batanie, 390 fenerë, 6 xhipsa, dhe një motorbarkë. Ata dërguan edhe qindra ton me ushqime.
Nga grupi i parë prej 50 britanikëve që zbritën në Shqipëri, 16-të mbetën të vrarë ndërsa 17 të mbijetuar janë dekoruar. Në atë periudhë kohore të veprimtarisë së SOE–së në Shqipëri, dhanë jetën 53 pjesëtarë të këtyre forcave.
Autori e fillon rrëfimin e tij dramatik me pjesë nga vepra e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Historia e mbetjeve të eshtrave të këtyre të rënëve britanikë është tejet e dhimbshme. Ata kurrsesi nuk mund të vlerësohen si armiq pushtues të Shqipërisë. Përkundrazi, ata erdhën si liberatorëdhe e dhanë jetën për të nxitur dhe ndihmuar popullin shqiptar të çlirohej nga fashizmi dhe nazizmi. SOE u shpërnda zyrtarisht me datën 15 janar të vitit 1946. Pas luftës ata bënë përpjekje të mëdha për të mbledhur eshtrat e të rënëve të tyre, si kudo tjetër edhe në Shqipëri.
Regjimi i Enver Hoxhës, i cili kishte marrë tërësisht një kurs, fillimisht pro-Jugosllav e më vonë pro–sovjetik, i solli shumë pengesa britanikëve për të marrë eshtrat e djemve e vajzave të veta. Autori tregon sesi përkundër tërë pengesave të qeverisë, një oficer i quajtur MacIntosh gjeti një mbështetje të jashtëzakonshme tek populli shqiptar që u tregua aq bujar ndaj tij. Kështu në shkurt të vitit 1946, ai pasi kishte shkuar fshat më fshat, e breg më breg në kërkim të tyre, arriti të mblidhte eshtrat e të rënëvë britanikë në Shqipëri. Fatkeqësisht, MacIntosh u përzu nga qeveria shqiptare si “reaksionar dhe armik i popullit shqiptar” dhe misioni i tij mbeti i pambaruar. Por më e keqja ende nuk kishte ndodhur. Qeveria angleze ia besoi ambasadës franceze detyrën për marrjen e eshtrave. Në vitin 1950 një atashe francez, shkoi të vizitonte varrezat e britanikëve në Shqipëri.
Ai nuk gjeti asnjë gjurmë të tyre. Qeveria Hoxha i kishte fsheur ato dhe nuk i lejoji që as të vdekur të preheshin në paqënë vendin e tyre. E drejta e këtyre njerëzve për tu prehur në një vend të qetë u “fitua” vetëm pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri. Ata u mblodhën dhe u vendosën në një varrezë në Parkun e Tiranës.
Me datën 11 nëntor 2012, Ambasadori Britanik në Tiranë Sh.T z. Nicholas Cannon dhe Kryeministri i asaj kohe Dr. Sali Berisha organizuan një shërbesë përkujtimore në varrezën e britanikëve në Parkun e Tiranës. Ata ishin 53 të rënë, por vetëm 46 prej tyre i kanë pllakat e varreve mbi kokë.
Shqipëria i ka borxh nderi këtyre të rënëve për kontributin në çlirimin e vendit tonë. Pas kthimit në atdhe, veteranët e SOE që shërbyen në Shqipëri i shërbyen vendit të tyre në fusha të ndryshme të jetës. Shumë prej tyre u bënë njerëz të shquar dhe politikanë të zotët. Le të veçojmë disa prej tyre:
Harold Julian Amery, Baron Amery of Lustleigh, (1919–1996), politikan konservator britanik, i cili shërbeu tre dekada si figurë drejtuese e kësaj partie dhe 42 vjet anëtar i parlamentit. Ai ka shërbyer si oficer ndërlidhës i SOE për lëvizjen e rezistencës antifashiste shqiptare në vitet 1943–1944 në përbërje të grupit të quajtur “Tre Mosketjerët” bashkë me majorin Davis Smiley dhe kolonelin Neil McLean.
John Anthony Quayle, (1913 – 1989) aktor i madh i teatrit anglez, shërbeu si oficer i shërbimit të fshehtë anglez gjatë luftës. Në vitin 1943 mbërriti në Tragjas, Shqipëri. Pas luftës ai iu kushtua aktrimit dhe drejtoi Teatrin Memorial të Shekspirit ku dhe hodhi themelet e krijimit të Kompanisë Mbretërore të Teatrit Shekspirian. Ai ka luajtur rolet e Falstafit, Otellos, Henrin e VIII-të si dhe ka interpretuar edhe me Lorenc Oliverin dhe ka një galeri të pafund rolesh. Për ne shqiptarët mbetet figurë e dashur pasi jo vetëm që shërbeu në Shqipëri, por ishte anëtar aktiv i përhershëm i Shoqatës Anglo Shqiptare (AAA).
Kolonel David Smiley (1916 – 2009) ishte një oficer i shërbimeve të fshehta britanike. Në luftën e Dytë Botërore ai ka luftuar në Palestinë, Irak, Persi, Siri si dhe ka vepruar me SOE–në, në Shqipëri dhe në Tailandë. Ai ka shkruar librin ”Albanian Assignment”.
Magaret Hasluck (1885 – 1948) shërbeu në SOE. Pas luftës, dhe pas ekzekutimit nga komunistët të mikut të saj shqiptar, Lef Nosi, ajo u sëmur rëndë dhe vdiq në varfëri në Dublin në vitin 1948. Atë e ndihmuan miqtë e saj të SOE–së në ditët e fundit të jetës në mënyrë anonime.
Billy McLean (1918 – 1986) Në vitin 1943 McLean iu bashkua misoneve të SOE dhe zbriti në territoret e okupuara nëShqipëri. Në Prillin e vitit 1944 McLean bashkë me një ekip tëvogël të quajtur “Tre Mosketjerët” ku bënte pjesë David Smiley dhe Julian Amery u përpoqën të pajtonin grupet e ndryshme politke në Shqipëri që të luftonin së bashku kundër nazistëve por nuk i arritën dot. Ai shërbeu dhjetë vjet si antar i Parlamentit Britanik.
Statuja e heroinës së SOE-s nëë Londër
Në Londër gjëndet një statuje bronxi e cila i përfaqëson antarët e SOE – së. Sa herë kaloja anës së lumit Tamiz, në rrugën që të çon nga Ura Lambeth për tek London Eye (Syri i Londrës) ndalesha përpara atij busti. Ajo është përmendorja e një gruaje me një vështrim tejet të mprehtë, portret shumë i bukur, me forma shumë të rregullta që sheh larg. Në të nuk gjen asnjë shformim të shprehur si dukuri e artit modern dhe ruan përmasat dhe raportet natyrale të një skulpture klasike, e skalitur mbi bazën e parimeve të estetikës së realizmit. Në të nuk ka as glorifikim dhe as shtesa tiparesh që ta bëjnë atë super-njeri, super-heroinë, super-grua, super… Në të gjen gjithë ato që skulptori i famshëm francez August Roden do t’u mësonte studentëve të tij në lidhje me raportet formë – përmbajtje të një vepre skulpturore. E pse jo edhe Odhise Paskali ynë.
Jam ndalur shumë herë para atij busti. Madje e kam fotografuar sa herë që kam kaluar pranë. Në një rast foton e saj e kam përdorur në librin “Realitetet Shqiptaro – Britanike” si ilustrim në atë pjesë ku bëhet fjalë për grupin britanik të njohur me emrin Special Operations Executive.
Ky portret iu është kushtuar pikërisht atyre njerëzve të guximshëm, që arritën të hyjnë në prapavijat e armikut nazist nëpër Evropë.
Ndalohesha me respekt përpara saj, sa herë i kaloja pranë, pasi ajo përfaqëson ata që e shpëtuan botën nga katastrofa. Njëprej ditëve të shëtitjeve të mia buzë Lumit Tamiz takova autorine asaj skulpture.
Ai ishte Ivan Saxton dhe po e pastronte me duart e veta atëbust. Ai më tregoi se si e kishte bërë atë vepër, duke pasur si model pikërisht një anëtare të SOE-s, e cila kishte jetuar në atë zonë të Londrës, ku gjendej busti.
“Ajo heroinë më ka frymëzuar për këtë vepër dhe po ajo më ka pozuar”, – më tha Ivani. “Në fakt pashë në tiparet e saj aq shumë elemente të një përfaqësueseje të kësaj organizate. U mundova t’i shprehja të gjitha në një portret.”
Operativët Specialë Ekzekutivë, janë të vetmit ushtarë të huaj, në istorinë e gjatë të Shqipërisë të cilët erdhën në vendin tonë jo si pushtues por si Liberatorë.
Prandaj do të shkoj me nderim dhe dëshirë të marr pjesë në ceremoninë që organizon Ambasada Britanike tek parku i Tiranës me datën 20 tetor 2021, në orën 11.00. me ftesë të Ambasadorit të Britanik në Tiranë, Sh.T. z. Alastair King – Smith.
1- “….SOE, sipas dokumentave të saj deri në vitin 1945, ka dërguar në Shqipëri 7.000 pushkë,…”.
Pyetje: Kujt i jane dorezu nga anglezt ne Shqipni gjithe keto armatime, forcave kimuniste apo forcave antikomuniste, qe luftojshin kundra vendosjes se DIKTATURES KOMUNISTE ne Shqipni?
2- Pse ne vitin 1946 Radio Londra i premtonte forave antikomuniste se se shpejti do te zbarkojme ne Shqipni kundra diktatures komuniste per ta rrezu regjimin e Enver Hoxhes, ne nji kohe qe kete gja anglezt nuk kishin ndermend ta bajshin?
Per shkak te premtimeve te anglezve filloi ne shtator te viti 1946 nga Postrriba ne rrethinat e Shkodres revolta e pare antikomuniste e krejte kampit komunist. Rrezultati: Revoltuesit e mashtruem nga Radio Londra u kapen nga komunistat dhe mjaft prej tyne u pushkatuen.
Po per keto antikomunist DESHMOR te DEMOKRACISE, viktima te premtimeve te rreme te Radio Londres, a bahet ndonji ceremoni Perkujtimore nga ana e ambasades angleze ne Tirane?