ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Të rroj Arbëria e Gjergj Kastiotit, të bashkuar në kremtimin e ditëlindjes së 619 të Kryeheroit në Prishtinë me 6 maj 2024

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Qytetar të nderuar!
Data 4 maj po afron, na ndajnë vetëm edhe tre ditë kur të gjitha rrugët na qojnë drejt Gjakovës. Ate ditë me fillim nga ora 11:00h, të gjithë do të jemi bashkë për ta përuruar shtatoren e të madhit Gjergj Kastrioti.
Vetëm dy ditë më vonë na pret Prishtina, ku në sallën e Institutit Albanologjik me fillim nga ora 11:00h, do të mbahet një akademi përkujtimore me shkrime e kumtesa nga historian e publicist shqiptar. Po ate ditë do të vazhdojmë me një tubim të madh dhe program kulturoro artistik pranë shtatores së Gjergjit duke fillu nga ora 13:00h. Akademia i kushtohet, mbretit, princit, heroit, kolosit, luftëtarit, kryetrimit të Arbërit e Arbërisë, i cili ia ngriti famën e namin në mbarë opinionin botëror.
Ky shkëlqim u pa e vazhdon të shihet edhe sot në mbarë botën shqiptare si në Dardani, Shqipëri, Iliridë, Luginë, Malësi duke kalu kufitë shqiptar deri në: Itali, Greqi, BE. SHBA, Amerikën Jugore, Australi, Turqi, Egjipt, Britani e Skandinavi. Në të gjitha këto shtete Princi i Arbërit ka ngritur shtat, duke vazhdu edhe sot të ngritin e skalitin përmendore e shtatore për Gjergjin nga artistët, piktorët e skulptorët eminent të huaj e shqiptar.
Këte vit na doli edhe një shqiptar i madh që vullnetarisht dhe me financa personale projektoi dhe realizoi veprën madhështore të shtatores së Gjergj Kastriotit, shtatore kjo që do të vendoset në Gjakovën heroike. Kjo vepër monumentale u financua nga Gjergj Prenkoçaj qytetar Gjakovar.
Qytetar të nderuar, mos harroni datën 4 maj ora 11:00h, të gjithë do të festojmë në “Sheshin e Gjakovës” me fjalime dhe këngë e valle nga artistët më të mirë që i ka shqiptaria.
Populli shqiptar ska se si të mos jetë krenar, me fat dhe i bekuar, që nga gjiri i vet nxori figurat si Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Nënë Terezen e Adem Jasharin. Sot kur po i afrohemi 6 majit ditëlindjes së 619 të një personaliteti, ushtari, luftëtarit, kryetrimit, kryeheroit e gjneralit ushtarak si Gjergj Kastrioti, atëherë domosdoshmërisht se ndjehemi krenar e të lumtur që i dhamë Evropës në kohën e mesjetës një gjigant si Gjergji.
Të rroj Arbëria me frymën Gjergj Kastiotike që e mbajti gjallë këtë popull të dhuruar nga vet Zeusi. Arbin Gjata.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu