ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Te Sheshi dhe statuja e Aristotelit në Selanik 

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Zosimea, shkollë me nam, nxënës e personalitete të njohura” publikuar në revistën Drini.us, 23 Gusht 2022 në rubrikat “Dossier, Histori, Kujtime” 

Nga Ditari im (5) i kujtimeve të mia të udhëtimeve në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë në korrik dhe gusht 2022 

Greqia shteti me afro 1 milion banorë ku nuk lejohet shkolla shqipe e as gjuha e folur 

Rruga për në Selanik kishte aq shumë tunele sa as në Austri, në dy drejtimet për në Gjermani, nga Sllovenia, nga Lublana dhe nga Maribori nuk besoj se ka tunele se kishte rrugës për në Selanik. 

Rrugët ishin ku s`ka më të mira në Evropë, me tabela sipas standardeve vërtetë më të larta ndërkombëtare, por të shkruara në greqisht dhe me alfabet grek. Dëshiroj të mos gabohem por më dukek se nuk përdornin fare alfabetin latin në gjuhën e shkrimit. 

Qyteti i Selanikut 

Qyteti grek i Selanikut 

Selaniku është qyteti antik më i bukur në brigjet e Gjirit Thermaikos, është kryeqyteti kulturor i Greqisë. Jeta në këtë qytet të mahnitshëm është gjithmonë emocionuese. 

Selaniku ka një popullsia më shumë se 1 milion njerëz, me rrethinë. 

Selaniku u themelua në vitin 315 para Krishtit. mbretit maqedonas Kasandër. Ai e quajti qytetin pas gruas së tij Selaniku, e cila ishte motra e Aleksandrit të Madh.  

Në vitin 146 para Krishtit Selaniku u pushtua nga romakët. Pas rënies së Perandorisë Romake, qyteti u bë pjesë e Bizantit. Selaniku ishte në udhëkryqin e rrugëve të rëndësishme tregtare nga Kostandinopoja në Romë dhe nga Athina në Detin e Zi. Kjo i dha qytetit rritje dhe pasuri të shpejtë. 

Cka duhet patjetër vizitua në Selanik? 

Kullën e bardhë 

Kulla e Bardhë është simboli i qytetit të Selanikut. Kulla u ndërtua në vitin 1530 nga osmanët për të mbrojtur qytetin nga deti dhe ishte pjesë e fortifikimeve të qytetit. Lartësia e saj arrin 27 metra, diametri i unazës së mureve është 23 metra. Brenda, ekziston një sistem kompleks kalimesh midis kateve. 

Sheshin e Aristotelit, statujën e Aristotelit 

Sheshi Aristoteli është zemra e qytetit. 

Monument i Aleksandrit të Madh 

Aleksandri i Madh është një personalitet kulti i respektuar nga çdo banor i Selanikut. Në kohën e sundimit të tij qyteti ishte kryeqyteti i shtetit të pavarur të Maqedonisë dhe arriti kulmin e zhvillimit të tij. 

Sheti në bregdet, Selanik, 2022

Plazhet e Selanikut etj. 

Pritja 

Pakëz para mbrëmjes, arritëm në Selanik. Hotelin ku u vendosëm, ishte i kategorisë së lartë por jo i shtrenjtë qysh e mendonim ne. Ishte afërsisht si hotelet ”motra” në Shqipëri dhe në Kosovë por personeli kishte një përvojë me turistë në çdo pikëpamje. 

Na thanë se në vitin 2019, Greqinë e kanë vizitua 40.000.000 milion turistë, katërfishi i banorëve të Greqisë. 

Para dyerve të hotelit na priti Eva, mësuese vullnetare shqiptare nga Korça që punonte me nxënës pa asnjë qindarkë. Ajo është korçare dhe ishte ajo bashkë me dy mësuese tjera që na ndihmuan dhe shoqëruan gjatë gjithë udhtimit tonë dyditor në Selanik dhe rrethinë. 

Pasi u vendosëm në hotel dhe i lamë valigjet me rroba e sende personale e higjenike, ato na dërguan në një hotel disakatësh në qendër të Selanikut. Na thanë se pronari është shqiptar.  

Në teracën e kulmit të hotelit, te Sheshi Aristolel, Selaniku shihej si në pëllëmbë të dorës. 

Poshtë hotelit në një shesh të gjërë ishte vendosur statuja e Aristotelit 1*) 

Aristoteli është ndër filozofët më të vjetër dhe ndër më të rëndësishmit. Veprat e madhore të Aristoleit, disa i kemi edhe në gjuhën shqipe dhe shërbehemi nga to edhe në Letërsi, si ”Poetika” e cila sipas botuesit Cabej ”Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij “Poetika”, e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe me kaq mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë”. 

Në teracën e hotelit, pim pije të ndryshme. Unë pija lëngje ndërsa të tjerët pinin birra e verë. Aty ndejtëm deri sa erdhën edhe Jonida e Violeta, gjithashtu mësuese të gjuhës shqipe me nxënës shqiptarë, vullnetarisht 2*). 

Pastaj me Eva, Jonida dhe Violeta, mësuese e re elbasanase na propozuan që darken ta hamn te hotel tjetër jo larg qendrës. 

Shkuam këmbë ndërsa freskia e Egjeut dhe vapa e ditës, shkriheshin me frymën e lehtë e flladin e mbrëmjes. Ecnin çkujdeshëm nga dy e tre veta. Unë nganjëherë mbetesha mbrapa, vetëm e menjëherë kur më vërenin, njëra nga koleget mësuese, ndalej e me shoqëronte duke treguar histori të Selanikut, të punës e jetës dhe të shqiptarëve që sipas tyre, janë gjysma e banorëve të Selanikut.  

Darka solemne me Evën, Joniden, Muratin, Violetën dhe mua (Sinan Kastratin) Selanik, 1 gusht 2022

Na thanë se Selaniku ka afro 1.000.000 (Një milion banorë) por nga nga ky numër, 500.000 janë shqiptarë, pa asnjë të drejtë, do të shtoja unë). As shqiptarëe që shërbenin në hotele, nuk guxonin të na flisnin në gjuhën shqipe. Diskriminim që nuk ka vend tjetër në botë më të egër e aty. Shqiptarët punojnë punët që nuk i punojnë grekët e paguhen sikur të ishin skllavë, sa për bukë goje. … 

Tavolinat e hotelit ku shkuam të darkojmë, na i mbushën plotë me mishëra të pjekur, pije, perime (ullinj) e ëmbëlsira. Ishte e pamundshme ta futje dorën në gjep e të paguaje para tyre. 

Mikpritja e tri mësuesve shqiptare, edhe pse punonin pa pagesë me nxënës shqiptarë, as sa për me i mbulua shpenzimet mujore, ato punonin si pastruese, kuzhiniere neper shtëpi private e punë tjera të që për grekërit janë nënqmuese 3*) prandaj ato punë i kryenin shqiptarët, vajza e gra me fakultete.  

Duhët ti trokasim në ndërgjegjen edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë që fare nuk kujdesen për gjysmëm e popullsisë që jeton në Greqi pa asnjë të drejtë elementare, jashtë rregulllave, normave e ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shkollimit etj. 

Vonë natën pas bisedave të gjata e të përzemërta, shkuam të pushojmë në hotel për tu zgjuar të nesërmen, të hënen me 1 gusht 2022 me hëngër mëngjesin …. dhe me e fillua ditën e re, ditën e dytë, me shpresa të reja. 

Te Kulla e Bardhë, Selanik, 1 gusht 2022

Porti detar i Sekanikut ku thuhet se disa qindëra mijëra shqiptarë nga Kosova e Maqedonia (tash e Veriut) u shpërngulën në Stamboll, Turqi. Selanik, 1 gusht 2022

1*) Aristoteli 

Aristoteli (384 – 322) ishte filozof, mendimtar dhe shkencëtar i shquar i Greqisë antike. Konsiderohet gjeniu më i madh intelektual i botës antike perëndimore. 

Veprat: 

Vepra (Corpus Aristotelicum) 

Logica – Organon (Όργανον) 

Categoriae (Κατηγοριαι) 

De interpretatione (Περ Ἑρμηνείας) 

Analytica priora (Ἀναλυτικῶν προτέρων) ΑΒ 

Analytica posteriora (Ἀναλυτικῶν ὑστέρων) ΑΒ 

Topica (Τοπικῶν) ΑΘ 

De Sophisticis Elenchis (Περ σοφιστικῶν ἐλέγχων) 

Physica (Φυσικῆς Ἀκροάσεως) ΑΘ 

De caelo (Περ οὐρανοῦ) ΑΔ 

De generatione et corruptione (Περ γενέσεως καὶ φθορᾶς) ΑΒ 

Meteorologica (Μετεωρολογικῶν) ΑΔ 

De mundo ad Alexandrum (Περ κοσμοῦ πρὸς Ἀλεξάνδρων)* 

De anima (Περ ψυχῆς) ΑΓ 

Parva naturalia 

De sensu et sensibilibus (Περ αἰσθήσεως καὶ αἰσθητῶν) 

De memoria et reminiscentia (Περ μνήμης καὶ ἀναμνήσεως) 

De somno et vigilia (Περ ὕπνου καὶ ἐγρηγόρσεως) 

De insomnis (Περ ἐνυπνίων) 

De divinatione per somnum (Περ τῆς καθ’ ὕπνον μαντικῆς) 

De longitudine et brevitate vitae (Περ μακροβιότητος καὶ βραχυβιότητος) 

De juventute et senectute (Περ νεότητος καὶ γήρως) 

De vita et morte (Περ ζωῆς καὶ θανάτου) 

De respiratione (Περ ἀναπνοῆς) 

De spiritu (Περ πνεύματος) 

Historia animalium (Περ τὰ ζῷα ἱστορίαι) ΑΚ 

De partibus animalium (Περ ζῴων μορίων) ΑΔ 

De motu animalium (Περ ζῴων κινήσεως) 

De animalium incessu (Περὶ πορείας ζῴων) 

De generatione animalium (Περὶ ζῴων γενέσεως) ΑΕ 

De coloribus (Περὶ χρωμάτων)* 

De audibilibus (Περὶ ἀκουστῶν)* 

Physiognomica (Φυσιογνωμονικῶν)* 

De plantis (Περ φυτῶν) ΑΒ* 

Mirabilium auscultationes (Περ θαυμασίων ἀκουσμάτων)* 

Problemata (Προβλημάτων) Α-ΚΑ-ΚΘ,ΛΑ-ΛΗ* 

De lineis insecabilibus (Περ ἀτόμων γραμμῶν)* 

De ventorum situ et nominibus (Ἀνέμων θέσεις καὶ προσηγορίαι)* 

De Melisso, Xenophane, Gorgia (Περ Ξενοφάνους, Περὶ Ζήνωνος, Περὶ Γοργίου)* 

Metaphysica (Τῶν μετὰ τὰ φυσικά) ΑΚ 

Ethica Nicomachea (Ἠθικῶν Νικομαχείων) ΑΚ 

Magna moralia (Ἠθικῶν Μεγάλων) ΑΒ* 

Ethica Eudemia (Ἠθικῶν Εὐδημίων) ΑΗ 

De virtutibus et vitiis (Περ ἀρετῶν καὶ κακίων)* 

Politica (Πολιτικά) Α-Θ 

Oeconomica (Οἰκονομικῶν) ΑΒ* 

Ars Rhetorica (Τέχνης ῥητορικῆς) ΑΓ 

Ars Poetica (Περ ποιητικῆς) [5] 

 

Nga Wikipedia, “Aristoteli” 

https://sq.wikiquote.org/wiki/Aristoteli  

”Aristoteli” 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Aristoteli 

Qyteti grek i Selanikut 

https://poradnuk.com.ua/sq/qyteti-grek-i-selanikut.htm 

Aristoteli, ”Poetika” 

Libraria digjitale  

https://online.fliphtml5.com/lscg/dsnw/#p=1 

2*) Mësuese vullnetare 

Kisha dëgjua por kurrë nuk do të besoja se vendi i ”Demokrocisë”, ku edhe sot përdoret në botën e qytetëruar, jo vetëm të mos e përkrah e paguaj punën e mësueseve por edhe i ndjek mësueset shqiptare tamam sikur në kohët e errëta kur kisha greke vriste e priste … shqiptarë, fjalën shqipe e alfabetin shqipe. 

Është një nga temat më të ngutshme që shteti shqiptar duhet ta ndihmoi por ai ka rënë në gjumë. 

(më shumë: njëherë tjetër) 

3*) NËNÇMOJ kal. 

Çmoj dikë a diçka më pak nga ç’është a nga ç’vlen në të vërtetë; tregoj mospërfillje për dikë a diçka, nënvlerësoj; kund. mbiçmoj. I nënçmonte punën (aftësitë). Nënçmon mendimin e tjetrit. 

Nuk i jap rëndësinë e duhur dikujt a diçkaje, nuk e vlerësoj si duhet dhe kjo sjell pasoja të dëmshme. Nënçmon kundërshtarin (armikun). Nënçmojnë luftën e klasave. Nënçmon dëmin e alkoolit (e duhanit). E nënçmonte rrezikun. 

Nënçmohem nënçmim . 

Vazhdon   

Sinan Kastrati, Suedi    

Malmö, 24 gusht 2022    

sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu