ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Të suspendohet për disa muaj vendimi mbi ndalimin e shitjes dhe ngrohjes me qymyr në Kosovë!

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

 Nga: Ali Mehmeti, Zvicër

Në Francë po kërkohet dhe përgatitet lëshimi në punë i 32 reaktorëve bërthamor nga 56 sa i ka Franca, që janë aktualisht jashtë përdorimit për arsye të remontit të programuar, madje edhe me kusht që të shtyhet remonti i paraparë për pranverë, apo për shkak të problemeve teknike të pa parashikuara (korrozioni?!) – “probleme që nuk e alarmojnë ministren e tranzicionit energjetik” (tf1info.fr). 

Në Gjermani ka kërkesa që të vazhdojnë të punojnë 3 reaktorët e fundit bërthamor edhe për 1-2 vite të tjera, edhe pse ishte paraparë të ndalojnë së punuari në fund të këtij viti. Kjo ndoshta nuk do lejohet për arsye sigurie, por leja për aktivizimin e 27 termocentraleve me djegie të qymyrit tani më është marr. Njëra prej tyre u aktivizua para pak ditësh në Petershagen – Rhénanie-du-Nord-Westphalie (lemonde.fr). 

Ne në Kosovë nuk kemi çka të riaktivizojmë. Mbetet të lutemi që termocentralet tona të mos kenë probleme teknike gjatë dimrit, kurse liqenet e Shqipërisë të mbushen me ujë gjatë kësaj vjeshte dhe dimri.  

Ndalesa e përdorimit dhe shitjes së qymyrit në Kosovë është bërë në emër të mbrojtjes së pastërtisë së ajrit që e thithin qytetarët dhe sidomos në Prishtinë. Efekti i njëjtë apo i ngjashëm, mund të arrihet edhe me kufizimin e përdorimit të veturave, që do zvogëlonte edhe harxhimet për karburant.  

Dhe sidomos, efektet në situatën aktuale do ishin të shumëfishta: 

– do zvogëlonte presionin mbi sistemin elektro energjetik duke zvogëluar edhe gjasat për prishje nga tej ngarkesa   

– do zvogëlonte nevojën për import të energjisë elektrike çmimi i së cilës do të arrijë nivele asnjëherë të shënuar gjer me tani (nëse do të ketë ku të bihet) dhe kështu do kursente buxhetin e shtetit 

– do kursente buxhetin familjar edhe ashtu të ngarkuar me inflacion të lartë, sepse qymyri jonë mund të shitet me çmime preferenciale për familjet nga skemat sociale (aktualisht, sipas tenderit të KEK-ut, qymyri po ofrohet me çmimin minimal prej 29 euro/tonë për blerës të mëdhenj jashtë Kosove)   

– do të ulte çmimin e lartë të druve dhe peletit, sepse do zvogëlohej kërkesa         

– do i kursente pyjet nga prerja pa kurrfarë kriteri  

– do të ndalonte tregtimin ilegal të qymyrit që po përsëritet çdo vjet 

– do të lehtësonte sigurimin e energjisë për ata qytetarë që jetojnë nëpër banesa kolektive ku nuk ka as oxhakë dhe që nuk kanë mundësi tjera për ngrohje përveç energjisë elektrike  

Nuk ka kurrfarë kuptimi të flemë mbi qymyr dhe mos ta përdorim gjatë këtij dimri, i cili do jetë i GJATË !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu