ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Të të lindë djali për të mbrojtur familjen ! 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

 

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Kemi jetuar në kohëra primitive dhe kanë ngelur shumë  zakone, të cilave nuk po mundem t`iu largohemi.
Çikë apo djalë që lind sot është pak e rëndësishme, por dikur kishte një arsye të madhe pse i gëzoheshin aq shumë lindjes së djalit.
Kur isha i ri mendoja se se pushka krisë kur lindë  djali , sepse na thoshin :” një pushkë më tepër kundër armikut” ! E vërtetë ! 

Arsyja më e madhe e lindjes së djalit ka qenë se lindi një një pushkë për ta mbrojtur familjen nga fqinji, nga bashkfshatari apo dikush tjetër. Një familje që nuk ka pasë djalë dhe ka pasë çika shumë , ajo  familje nuk ka pasur vlerë në shoqërinë tonë patriarkale, ka qenë e rrezikuar nga fqiu , bashkfshatari apo nga i gjith fshati . Të gjithë e dinë të vërtetën, edhe pse nuk duan ta pranojnë.

Shembull i thjesht i pasluftës në Kosovë kur filloi privatizimi , shifshim firmat me emra jo aq praktik por me një arsye të madhe . Firmat regjistroheshin: “ Pesë vëllezërit” apo “ Shtatë vëllezërit’ , jo vetëm për të treguar supremacinë familjare por edhe që harqkërkuesve t`iu tregojnë se ja sa jemi. Një familje pa mashkuj shumë ka qenë qenë gjithmonë e përçmuar dhe pa autoritet në odat e burrave.
Unë e kam një shembull konkret familjar: para pesë viteve im bir  pa pikë faji e pati një fatkeqësi nga një grua e një familjeje të madhe…. Ishim në spital familjarisht duke pritur rezultatin e operacionit. Gjaku na ishte ngrirë , i frikoheshim më se keqes, dhe ja në një moment na erdhën familjarët e shkaktares së fatkeqësisë. U ulën afër dhe vetëm “ blenin’ me sy e me vesh se kush jemi , a jemi të “hunit e konopit” dhe ajemi nga një familje e madhe në kuptomin e shqiptarëve.

Shkuan. As së paku një vizitë djalit nuk ia bën e as një buqetë lulash nuk e sollën së bashku me një fjalë të mirë për shërim të mbarë të djalit. Sidoqoft !

A keni dëgjuar për “ virgjëreshat “ e malësisë së Gjakovës?  Pse vajza pas shumë vajzave duhet të shpallej se lindi djalë? “Virgjereshat e betuara të Shqipërisë: Të bëhesh burrë për të jetuar “, Jo. por për të mbrojtur familjen.
“Herën e parë që shkova në Bajram Curr, isha e pafat.  Kisha adresën e Shkurtanit dhe Hajdarit, dy burrneshave që i kishte hasur antropologia britanike Antonia Young, por e para ishte në Tiranë dhe e dyta nuk pranoi të më takojë.” Në kohën kur Antonia Young publikoi studimin e saj mbi këto burrnesha, ne filluam të flasim për këtë traditë “të egër” të përjetësuar në Shqipëri: gratë merrnin rolin e burrave dhe betoheshin për virgjëri të përjetshme. “Pastërtia” që lidhej me seksualitetin femëror ishte e paarritshme, edhe për një burrë me armë në dorë.”Rreth dhjetë kilometra nga Bajram Curri, pesë ose gjashtë virgjëresha jetonin në fshatra të vogla mbi pllaja. Hakiu gjithashtu ma mbylli derën në fytyrë, duke më bërë të dyshoj për cilësinë time si gazetare, por më la të shijoj manat dhe të admiroj kopështin e saj, një kopësht vërtetë shërues , e mbjellë me perime dhe e mbrojtur mirë nga erërat e malit. Këto virgjëresha janë dëshmitaret e fundit të kohës së shkuar. Aty në pllajë, Emini po kulloste një tufë delesh. Gjithë jetën e saj ka punuar si bari në kooperativën bujqësore, por pensioni që mori në moshën 55 vjeçare ishte prej bareshe, që do të thotë, më i ulët. Emini jeton me prindërit dhe na tregon duart e tij të ashpra prej punëtori: “Unë nuk jam në gjendje të jetoj vetëm. Nuk di të gatuaj, as të qep.”

(https://sot.com.al/lifestyle/virgjereshat-e-betuara-te-shqiperise-te-behesh-burre-te-jetuar)
E shihni pra , se pse duhej një dorë mashkulli në familje dikur, por që besa eshe sot.

Kur jemi të femrat. Vajzat që lindëshin në një familje pa djem nuk ishin të “mirëseardhura”  Janë shumë faktorë, unë po  e e them vetëm një: Martesa e saj .  Martesat kryheshin me shkuesi                  ( misitni ) dhe e reja që martohej nuk dinte se ku po shkon, cili do të jetë burri isaj, si do ta presin.
Më e rënda ishte dhuna e burrit, të cilën çdo familje ia kishte dertin e fatit të vajzës së tyre.
Sot dhuna në familje e ka edhe një shkak më tepër tek burrat primitiv, sepse në të gjitha mjetet virtuale të informimit reklamohen hoxhallarë me gjithfarë predikimesh, por më e rënfa kur femrën e paraqesi si një lopë pazri me të cilën burri mundet të bëjë çka të dojë”
 
Sa do që dukemi se kemi përparuar, por te ne ende nuk ka ardhur civilizimi i mirëfilltë . 
fotot nga https://telegrafi.com/virgjereshat-e-perbetuara-apo-burrneshat-shqiptare-fotovideo/ 

Gjakovë, 03.09. 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu