“Palestina e Gazmend Qyqallës”, minoritarit që Dje e udhëheqi marshin protestues kundër Izraelit, e nënkupton zhdukjen e shtetit hebre, pasi në imagjinatën e tij panturke-panislamike, ajo duhet të jetë aq e madhe sa mos ti lë vend ekzistencës së ebrenjve në vendin e vet në Izrael. Pas Gazmend Qyqallës, sikurse që e pamë tashmë, shkonin persona që ishin shumë të afërt me Albin Kurtin dje e sot. Madje aty ishte edhe Eman Rrahmani, deputeti i VV-ës.
Fatkeqësisht!
Drini i mblodhi disa mendime jozyrtare rreth ngjarjes, pasi shumë nga informatat zyrtare ende nuk po arrijnë ta pasqyrojnë të vërtetën e asaj që po ndodhë në Kosovë e më gjerë në hapësirat shqiptare.
Duke shfletuar në fb, e ndeshëm këtë vështrim të shkurtër të atyre që prezantohen si Rilindasit.
Ja mendimi i tyre:
Skena të turpshme në sheshet e Prishtinës ku skandohen parulla kundër shtetit të Izraelit. Organizatori i marshit, Gazmend Qyqalla, pjesëtar i një komuniteti minoritar në Kosovë, e barazon Izraelin me fashizmin. Në karta shenohet „Izraeli=Nazizëm“. Qyqalla madje ia mohon të drejtën e eksistencës shtetit kombëtar të hebrenjve me parullën që Palestina bëhet e lirë me territorin nga lumi Jordan deri në detin Mesdhe, që i bie që Izraeli të shuhet. Në ballë të protestës nuk mungon as hoxha i Prishtinës, Husamedin Abazi, përfaqësues i bashkësisë islame të Kosovës (BIK).
Turma brohoret “poshtë Cionizmi”. Cionizmi është idea kombëtare e hebrenjve që edhe hebrenjtë ta kenë shtetin e tyre kombëtar njejt si gjithë kombët e tjera, njejt është edhe „Shqiptarizmi“ për shqiptarët.
Edhe shtypi i Beogradit e ka theksuar pjesëmarrjen e deputetit Eman Rrahmani të VV në këtë protestë.
Pra, çfarë u pengon këtyre që hebrenjtë kanë shtetin e vet kombëtar?! Shqiptarët nuk e kanë zakon tua dëshirojnë zhdukjen shteteve apo popujve të tjerë, e aq më pak popujve miq të shqiptarëve siç janë hebrenjtë.
Pse nuk kundërshtojnë sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut? Pse nuk u protestua asnjëherë kundër dhunës së Turqisë ndaj popullit kurd, kundër dhunës së Arabisë Saudite ndaj jemenitëve, kundër krimeve të „Shtetit Islamik“ ku moren pjesë edhe shqipfolës të indoktrinuar nga hoxhallarë fundamentalistë, apo edhe kundër dhunës ndaj krishtërve gjithandej botës islame?
Gazmend Qyqalla me tashmë Presidenten Vjosa Osmani … Foto e sivjetshme nga fushata e zgjedhjeve.
Dje, më 14 maj 2021, Peja Ndryshe, theksonte: “Gazmend Qyqalla është organizatori i marshit kundër Israelit në Prishtinë Përmes këtyre fotove mund ta vëreni se Gazmend Qyqalla nuk është thjeshtë vetëm organizator i marshit por ai është i lidhur me pushtetin përmes IRDK-se partisë qe Albin Kurti e ka në koalicion qeverisës.”
Gazmend Qyqalla e ka shumë mirë e me vend që kërkon barazi dhe dinjitet në shoqërinë e Kosovës, por dikush duhet ti ofrohet afër e ta pyes se kush ia dha të drejtën që nga kryeqyteti i Kosovës ta kërkoj zhbërjen e një populli e shteti mik të Shqiptarëve?
Pjesëmarrës të protestës së 14 majit 2021 në përkrahje të Palestinës, prej nga HAMAS-i nga Rripi i Gazës po e sulmon pandërpre me raketa shtetin e Izraelit, – duke ndikuar që shteti ebre të përgjigjet për tu mbrojtur, ishin edhe Shkëlzen Gashi, ish këshilltar i Albin Kurtit si dhe aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci.
A e panë dhe dëgjuan këta kërkesën publike të islamisit politik , minoritarit Gazmend Qyqalla, për zhbërjen e shtetit të Izraelit?! … Ai ka qenë udhëheqësi i protestës me të cilin këta dhe jo vetëm janë solidarizuar, pasi kishin vendosur ti shkonin pas, andaj nëse se kanë kundërshtuar aty-për aty, kjo do t’e thotë që janë pajtuar me mendimet e synimet e tij.
Më shumë se për ta, kjo është një e keqe shumë e madhe për Kosovën dhe Shqiptarët!