ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
___
Zhvillimet e fundit në skenën politike në të shtetit tonë kanë hapë shumë dilema në publikun shqiptar.
Brenda një intervali kohor 5 ditor janë thirrë 3 seanca të jashtëzakonshme ku tema për diskutim ishin:
1.Afera e publikimit të serisë së përgjimeve të kryetares të GP të VV-së zonjës Mimoza Kusari, ku nëpërmjet bisedave direkte Mimoza-Simiç-Radojçiq, vërehet kjartë se ka pasur marrëveshje apo pazare politike për të votu Ligjin për pagat minimale, ku janë përjashtu veteranët e UÇK-së nga rritja e pagave të tyre në masën e pagës minimale në vlerë prej 264.00€.
2.Rasti tjetër i thirrjes të seancës së jashtëzakonshme ka rrjedhur si rezultat i publikimit të përgjimeve të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit i cili akuzohet për vepra të rënda të korrupcionit dhe keqpërdorimit në KEK, ku në përgjime vërehet kjartë se ndikimi i zonjës Mihali shkon deri atje sa ajo të vendos se kujt dhe në cilat zona nuk guxon të ndalet rryma,
3.Seanca e tretë ka të bëjë me aferën e ambalazhuesve të ujit ku duket se ka pasur keqpërdorim masiv të tantiemës së shfrytëzimit të resurseve shtetrore, ku sipas ligjit secili shfrytëzues i ujit duhet të paguaj në arkën e shtetit 0.001 cent për sasinë e shfrytëzuar. Sipas një llogaritje të thjeshtë rezulton se vetëm në këte rast ka ndodhur një shlyerje e borxheve në vlerën prej 10 milion euro.
Mospjesmarrja apo bojkoti i pozitës dhe Qeverisë i këtyre tre seancave është një lajm ogurzi për shtetin dhe institucionet e tij që nuk guxojnë të ballafaqohen përballë opozitës me këso lloj aferash të cilat me gjasë janë të shumta në institucionet vitale të popullsisë dhe tema e fundit ka të bëjë:
4.Çështja e ushqimit të FSK-së, problem ky që do të duhej të dërgonte në shtëpi dhe përgjegjësi një zingjirë të tërë të zyrtarëve të FSK-së dhe përgjegjësisë të ministrit i cili nuk është në gjendje të zgjidhë problemin e ushqimit e të veshëmbathjes të ushtarëve në kushte paqe, shtrohet pyetja se si ky minister do të vepronte në kushte të jashtëzakonshme ose të ndonjë lufte eventuale.
Mospjesmarrja e pozitës në këto seanca hapë dilemat se këtu vërtetë kemi të bëjmë me implikim direkt të zyrtarëve të lartë shtetror, deputetëve, ministrave, sekretarëve, drejtorëve të departamenteve në marrëveshje të rënda korruptive por edhe të rrezikimit politik e të sigurisë të vendit tonë kundrejt armikut që me rastin e Banjëskes u konfirmua se rreziku potencial për sulme të armatosura të Serbisë gjithëmonë janë të pritura.
Publikimi i përgjimeve të fundit, hapin dilema të mëdha se këtu kemi të bëjmë me pazare të natyrave të ndryshme. Pazaret e Mimozës me Radojçiqin e Simiqin, për të përjashtu veteranët nga paga minimale, pazaret e një zyrtari të Ministrisë së infrastrukturës dhe ambientit për shlyerjen e borxhit të ambalazhuesve të ujit, lënja e FSK-së pa ushqim, interferimi i Dejana Mihalit në KEK e në të gjitha NP., me patjetër ngjallin dyshime se diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur edhe në Telekomin e Kosovës. Bazuar në burime të sigurta, do të provoj të paraqes disa argumente se edhe në këte ndërmarrje publike më të madhen pas KEK-ut, ka mundur të ketë përpjekje apo korrupcion masiv siç kishte ndodhur edhe në të kaluarën nga qeveritë pararendëse e për fat të keq ka vazhdu me të njejtin intensitet apo ndoshta edhe ma keq se sa që kishte qenë në të kaluarën. Personalisht do të përpiqem të elaboroj, kalkuloj, eksploroj dhe të ngris dyshime se edhe në Telekomin e Kosovës kemi pasur ngjarje që lehtësishtë kanë mundur të implikojnë zyrtar të kompanisë dhe qeveritar në afera korruptive.
Arbitrazhi ndërkombtar në shkurtin e vitit 2022, ka vendosur një aktgjykim ku Z-mobile ka fituar dëmshpërblimin prej: 10,271,000.00€, kësaj shume ja shtojmë edhe 3,195,000 € të cilat kanë të bëjnë me shpenzimet e procedurës gjyqësore të Arbitrazhit, ku totali i borxhit të Telekomit ndaj Z-Mobile shkon në vlerë gjithësej 13,466,000€.
Menaxhmenti i Telekomit duke neglizhuar një vendim të Gjykatës Ndërkombtare të Arbitrazhit, vendime këto që janë të pa apelueshme, kështu që kjo neglizhencë që ka ardhur qëllimisht apo nga mosdija do ta ketë edhe një kosto të lartë shtesë, ku do të llogaritet kamata ligjore për çdo ditë të vonesës të pagesës së obligimit që ka rrjedhur si pasojë e aktgjykimit të arbitrazhit. Në cilësinë e ekspertit financiar gjyqësor do ta kalkuloj kamatën që Telekomi i obligohet Z-Mobile për ditë vonesat e pagesës të borxhit kryesor sipas aktgjykimit. Qëllimi im është të njoftoj publikun se cila do të jetë barra financiare që do ta bartë Telekomi vetëm pse dikush ka injoru një vendim të një gjykate më të lartë ekonomike ndërkombtare, aktgjykime këto që nuk apelohen përveq që mund të negocohen ndërmjet palëve.
Llogaritja e kamatës ndëshkimore fillon që nga data e nxjerrjes së aktgjykimit nga gjykata kompetente. Muaji mars i vitit 2022 është fillimi i rrjedhjes së kamatës, kjo kamatë do të llogaritet deri në tetor të vitit 2024, kjo është koha edhe kur janë bllokuar llogaritë bankare të Telekomit. Periudha kohore që Z-Mobile do ta kërkoj kamatën do të jetë 32 muaj nga ana e Zmobile që janë gjithsej 32 muaj.
Si ekspert me patjetër e bëjmë një llogaritje të thjeshtë nga ku rezulton: Kamata vjetore: 8%
Kamata mujore:0.00666% kalkulojmë:
32 muaj×0.00666=0.213
Pasi kjo shumë
vlera e borxhit kryesor 10,271,000.00x 0.213= 2,187,723.00€ vlera e kamatës që Telekomi i detyrohet Z-Mobile për vonesën e pagesës së borgjit sipas aktgjykimit. Derisa për borxhin e llogaritur sipas aktgjykimit të Arbitrazhit nuk e ka fajin menaxhmenti aktual, kjo që ka të bëjë me kamatën është përgjegjësi direkte e ekzekutivit të Telekomit.
Kur jemi te përgjegjësia duhet me patjetër të ndalemi edhe te një shpenzim enorm prej 300,000.00€, shumë kjo që i paguhet përmbaruesit privat, ku ZKF-ja z.Feim Kelmendi në një postim në rrjetin social facebook e ka akuzu lidhjen nepotike ndërmjet një gjykatësje dhe përmbaruesit privat që ka rezultuar të jetë burri i gjykatëses.
Derisa me aktgjykimin e Arbitrazhit, Telekomi obligohej të paguante 10,271,000.00€ borxh kryesor, pastaj shpenzimet e gjykates prej: 3,195,000.00€, nga neglizhenca dhe injorimi i aktgjykimit pason kamata gjyqësore në vlerë prej 2,187,723.00€, duke ju shtuar kësaj edhe 300,000.00€ shpenzime për përmbaruesin, ku rezulton shifra prej 2,487,723.00€, vlerë kjo shumë e lartë e neglizhuar qëllimshëm apo nga pakujdesia, kjo fare nuk ka rëndësi, por e keqja këtu qëndron se dikush ka mundur të futet në marrëveshje të qëllimshme për të ndarë fitimet e kamatës e cila i afrohet 20% të borxhit kryesor, përqindje kjo që zakonisht ka ndodhur nga e kaluara por me gjasë po ndodhë edhe sot që të ndahet 1/2, 2/3 ose edhe në më shumë pjesë varësishtë sa individ-zyrtar janë përfshirë në marrëveshje.
Meqenëse Telekomi ka pasur raste të ngjashme edhe në të kaluarën, dhe menaxhmenti ka qenë në dijeni se vendimet e Arbitrazhit janë të ekzekutueshme, shtrohet pyetja: përse janë shkaktuar këto vonesa që kanë sjellë një kosto shtesë prej 2.5 milionë eurosh? Kjo është një çështje që duhet të hetohet në detaje nga Prokuroria e shtetit.
Mund të jetë një imazh i teksti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu