ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Teneqja e prishur ka zë të gërvishtur

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Tashmë dihet nga të gjithë se diktaturat dhe diktatorët një fund kanë, ata përfundojnë në koshin e historisë për tu harruar dhe ndoshta për të zënë disa rreshta në librat e historisë, si për tu bërë thirrje njerëzve për rrezikun që ata sjellin nëse nënvlerësohen. Ka mëse dyzet vjet që populli me tradita i Iranit vazhdon të vuajë diktaturën fetare të mullahëve obskurantistë mesjetarë. Por kryengritjet e vazhdueshme ndër vite e kanë tronditur regjimin nga themelet. Populli thotë “uji fle por hasmi nuk fle”. 

Rjeti i shërbimit inteligjent MOIS i krijuar si patericë e regjimit Iranian po mundohet me të gjitha mënyrat për të shtuar sado pak grahmat e fundit të mullahëve. Ky shërbim i fëlliqur kërkon të penetrojë edhe në shoqërinë shqiptare duke përdorur lajme të rreme që kërkojnë të helmojnë opinionin publik duke hedhur “shashka” të cilat ne po i lexojmë të publikuara nga disa media të nderuara por të përgënjeshtruara nga policia e shtetit. Këto lajme drejtohen kryesisht kundër muxhahidinëve të strehuar në shqipëri dhe janë pjesë zbulimit të fushatës së demonizimit të regjimit iranian në Shqipëri. Veçse ato lajme nuk i beson askush sepse janë si një teneqe e ndryshkur me zë të gërvishtur, janë thjesht një kakarritje që të gërvisht veshin. Populli iranian e di mirë se rruga gjëndet duke ecur.

Këtë e tregojnë protestat e vazhdueshme dhe martirët e shumtë sepse është “më mirë qiri i fikur se burrë i korritur” Shumë janë torturuar dhe ekzekutuar në burgjet famëkeqe të Iranit por heronjtë e rezistencës nuk u thyen kurrë ata nuk u bënë asnjëherë “urë e vig që të shkojë sipër i mirë e i lig” Është për të ardhur keq që tek tuk ndonjë person në vendin tonë shitet për ti shërbyer mullahëve, por “gunë e huaj nuk të ngroh” sepse “kush mban sorra duhet të ruajë sytë” dhe “kush luan me zjarrin do të digjet” Lajmi i mirë është që njerëzit nuk i besuan pallavrave që shpërndanë disa media, përkundrazi ata qeshën me paçavuret e servirura nga agjentët shërbimit inteligjent MOIS në Shqipëri.

Ata individë që bëjnë gam gam kanë mbetur si bisht qeni dhe sa do që të kthehet “bishti i qenit mbetet bisht qeni”.Tani edhe fushatës demonizuese të regjimit iranian i doli boja sepse “nuk shkohet për gjah me zagarët e botës” dhe “kali i botës të lë në baltë”. Regjimi i mullahëve eshtë si një qerre e thyer ku të gjitha rrugët janë me gropa dhe tani nuk i ka ngelë gjë tjetër veç se të çirret si një “teneqe e ndryshkur me zë të gërvishtur”.

Lexo më shumë

Policia shqiptare mohon lajmet e rreme kundër muxhahedinëve iranianë në Shqipëri

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu