ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Teologu Tim Shkupi për veprimtarinë e hoxhallarëve dhe të politikës shqiptare, në kontekst të keqpërdorimit të fesë për qëllime antikombëtare

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Musa Lamallari, i njohur më shumë si Tim Shkupi, është një teolog i njohur shqiptar nga Shkupi i Maqedonisë Veriore. Qe një kohë të gjatë jeton në Londër, por viteve të fundit i kalon edhe në qytetin ku ka lindur dhe është rritur, në Shkup. Merret me publicistikë dhe është mjaft i njohur në debatet e tij që e zgjojnë kërshërinë për nivelin kritik intelektual se si flet për Islamin. Tim Shkupi është autor u dy librave, 2001 Fundi i Botes,i botuar ne vitin 1996 dhe “Historia e Fese Hyjnore”, i botuar në vitin 1998, me recenzent filosofin e njohur shkupjan Dr. Ferid Muhiq. Meqenëse Tim Shkupi njihet si një zë i shquar kritik në debatet për fenë islame dhe është mjaft kritik ndaj ecurive që ndërlidhen me keqpërdorimin e fesë për qëllime të pastra politike në dy dhjetëvjetshat e fundit, në vazhdën e zhvillimit të bisedave me një numër të kufizuar të hoxhëve që dallohen për kritikën publike, vendosi që ta intervistonte teologun Tim Shkupi.

Revista Drini: Musa Lamallari apo Tim Shkupi? Ka vite e vite që vazhdon të flasësh ndryshe për fenë islame dhe të jesh mjaft kritik ndaj shumicës së imamëve që predikojnë në viset shqiptare. Megjithëse deri diku ju njoh personalisht, për hirë të lexuesve është me rëndësi të dihet se kush është Tim Shkupi ? Cili është shkollimi i tij dhe rruga e deritashme jetësore?

Tim Shkupi (Musa Lamallari) : Me emrin e Perëndisë i Gjithëmëshirshmi Mëshirplotë! Se pari FLM per interesimin, shpresoj se kjo intervistë konvencionale me ju, do të zgjoj sadopak ndërvetedijen e heshtur te shqiptarëve në vendlindje dhe Diasporë. Së dyti, Shyqyr Zotit, që ma hapi gjoksin të jam krejtësisht ndryshe prej qyl paganëve të myslimanizmit të fesë se Bagdadit, që na kanë torturuar psikologjikisht këto dy dekadat e fundit me broçkulla dhe genjeshtra të perandorive të cofta, të ngordhura në berrlogun e tyre te haremeve dhe hyrive të sheherzadeve të Një mijë e Një Netëve me të ashtuquajturat ilahije blasfemuese në televizionet shqiptaret për një mijë shpirtrat që do të digjen në zjarr të xhehenemit. Së treti, do të të korrigjoj të mos biesh në gracka të qyl mullahëve se nuk ka “Fe Islame /الدين الإسلامي” në Kuranin e Shenjtë, ashtu siç e perceptojnë pjesa dërmuese në shqiptari. E dij se është e dhimbshme kur ta dëgjojnë shumë shqiptarë të mashtruar, por një prej tyre i mashtruar kam qenë edhe une. Ne fakt, nuk e kemi një ajet, shenjë, frazë me harfe-germa arbërore se dikund e ka përdorur Zoti “Fenë Islame” të qyl mullaheve te myslimanizmit në Librin e Tij, që quhet Kuran. Ata është mirë të pendohen, të mos i bëhen hisetar të GjithëMeshirshmit / الرحمن për shkak se tani e kanë kuptuar se Islam/Nënshtrim është pronë e Allahut dhe jo pronë e shkollave të vdekura të Bagdadit, Damaskut, Rijadit, Kajros, Teheranit, Stambollit, lëre të jetë pronë e imja, e tyre apo e te ashtuquajturave bashkësi islame, grupe apo forume islame. Të gjithë këta janë në të Kuqen. Ne blasfemi. Shirk. Dhe ata e dijnë se Allahu nuk e falë Shirkun, paganizmin e tyre. Une një pjesë të tyre i kam kolegë të shkollave dhe nuk kam asgjë personale, as nuk i dua pozitat e tyre, as nuk dua te debatoj për sektet e tyre, por kam frikë se do te ngujohen keq ne vorteksin e djajve të tyre, që i kanë shoqërues dhe do ta humbin botën tjeter, pasiqë në këtë dynja dënimi i tyre është shume transparent dhe për shkak të tyre po përjetojme edhe ne shqiptarët hidhërimin e Zotit.

Besoj se këtë që paraqita si përgjigje për pyetjen e juaj eshte e mjaftueshme për përgatitjet e mia shkollore, kështu që nëse ata ty ta sjellin nje fraze të ndonjë ajeti nga Kurani që përmendet feja e tyre “Fe Islame /الدين الإسلامي”, pa kërkuar të tjera, lirisht më informo! Por në traditën pagane të të ashtuquajturve myslimane është kulturë me besuar në vorrin e imamëve të sekteve të tyre se çfarë kanë thënë, e jo se çfarë ka thënë Allahu në Kuran. Ata mundohen të arsyetohen me të ashtuquajturat hadithe, por për fatin e tyre të keq, nëse nuk e njeh terminologjine e Kuranit, germat e Kuranit, është e logjikshme se nuk i kupton as librat e literaturës së Bagdadit, që quhen hadithe. Ja një shembull: Me i pyet pse duhet me lag kapakun e kokes, nuk e dijnë. Krejt çfarë dijnë me të thënë: “eshtë një nga 4 konditat, farzet e abdestit”, por pse me lag kapakun e kokës dhe jo gjunjët, nuk kanë përgjigje. Thjeshtë nuk e dijnë, edhe pse përgjigjet janë në Kuran dhe janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Kjo do të thotë se une i njoh shumë mirë shkollat e tyre, pasi që edhe vet kam kaluar nëpër to, pasi që në to nuk mësohet Kurani, fatkeqesisht. Dhe dua ta them për lexuesit e juaj, në momentin që distancohen prej “qyl popave” te Bagdadit, kthehen me fytyrat e tyre te Allahu, s’ka dyshim se fillojnë të trokasin ne RA-HA-MIM rahmetin/mëshiren e Allahut të Gjithëfuqishëm! Dhe pastaj duhet punë, angazhim 24 orë, ku edhe gjumi duhet të jetë i kurdisur për të pranuar hidajetin/udhëzimin e informacioneve qiellore.

Une me Kuran jam prej moshes 9 vjeçare. Në medresen “AlaUdin” në Prishtinë jam regjistruar në vitin 1980 dhe nuk kam pasur nevojë fare me mësuar, perveç disa lëndëve selektive. Ndërsa me 1984 kam shkelur tokën e faraonëve, Egjiptin dhe, pas një jave kam qenë në ambasadë të Shqipërisë, në Zamalek, për ta prekur gazeten “Zeri i Popullit” dhe, kuptohet isha me vizë studentore, ku kisha fituar bursen e El-Ez’herit te Kajros per shkak se nuk kishte më të mire se sa une me Nota nga Shkupi, ndonese e kam pasur sjelljen Njësh me verejtje për përjashtim nga shkolla për shkak të aktiviteteve të mia jashtë Medreses, ku nuk i pata ndërpre lidhjet me shokun tim te bankës Shaip Murselin, që e patën përjashtuar në vitin 1981 dhe ishim bashkë në shumë incidente që ndodhnin asaj kohe në Prishtinë. Ndërsa në Kajro brenda 3 viteve e mësova se El’Ez’heri ishte kallëp burokratik i regjimit, ku aty mësoheshte sekti Shafi, urrejtja sektare, ëndërra me destur për kalifate, urrejtja mbi cifutët, gjithçka ishte politike shtetërore, programim me qenë pagan i devotshëm i shtetit me qëndrim kundër Izraelit, por edhe kundër komunizmit dhe Rusisë, besa, pasiqë kishte ndryshuar politika e jashtme e Egjiptit pas marrëveshjes me Izraelin në vitin 1978 dhe egjiptianët preferonin amerikanizmin për shkak të donacioneve nga Amerika. Qysh atëhere e kisha bindjen se nga El-Ez’heri mund të dalish gjithçka, vetëm jo njeri. Mua me vjen keq ta them, sepse disa kolegë të mi mburren me kuazi-diploma të El-Ez’herit, ku une ne vitin 1988 në provim ua kam përplasur bankat galabeve të atij univerziteti, pa e ditur atëhere se kjo është një ndjenjë rebeluese që e kanë pasur profetet kundër trendit të hipokrizisë së shumicës, përfshirë këtu edhe Jezu Krishtin. Por vazhdova të qëndroja në Kajro dhe ta shoh Egjiptin ashtu siç dëshiroja une dhe të mbaja lidhjet me shoqatat e ndryshme atdhetare në Europë dhe Amerikë. Pasiqe 89/90 më kërkonin edhe policia ushtarake e Jugosllavisë për refuzim me shërbyer në armatën e tyre.

Në Shkup jam kthyer ne vitin 1991 nga Zvicra, kam vazhduar aktivitet e mia, ku nuk kam qejf edhe shumë me folur për to, veç po ju tregoj se kam qenë aktiv në Bashkesinë Islame dhe kam punuar si imam dy vjet dhe ne vitin 1995 jam hallashtisë dhe nuk kam dashur të jem afër tyre, ndonëse ju kam ndihmuar për shkak se kam pasur miqë aty, kam dashur t’i shoh mirë, e jo keq. Ende e kam dekretin e tyre, pasi që mua nuk më ka përzen askush prej aty. Në vitin 1996 kam botuar librin “2001 Fundi i Botes” dhe “Historia e Fesë Hyjnore” ne vitin 1998.

Perseri e kam mendimin se organizatat e hoxhallarëve, bashkësitë islame, janë një lloj Vatikani dhe kam shpresuar se do këndellen në mendim, të largohen nga ajo që ka qenë trashëgimi pagane e Perandorisë Osmane, pasi që edhe ata e dijnë se deri dje me FE janë quajtur “Tyrk Elhamdulilah”, e jo myslimanë. Por, me kalimin e kohës po shihet se kanë rrëshqitë në kurthen e Beogradit dhe shqiptaret dite e me shume po e shohin se dicka nuk eshte ne rregull me Fene e tyre, me organizimin e tyre, si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Ndërsa këtë termin “mysliman” për shkak të petrodollarit po e përdorin për të qenë të dëgjueshëm të grupeve sekrete të illuminatit të Lindjes së Mesme, ku kjo po dëmton aspiratat e shqiptarëve dhe, si qyla, kot se koti, po mundohen të mbjellin një identitet politik dhe popull musliman, që është Kufer. Pra, po tregohen jofalenderues për Fene e Shqiptarëve dhe kanë dështuar të ju tregojnë shqiptarëve se sekti i tyre sunit-hanefi nuk i çon shqiptarët në xhenet(parajsë), por përkundrazi ua ka bënë jeten xhehenem (ferr) në tokë, pasi që llogarridhënia në botën tjetër është individuale dhe jo kolektive. Njejt po hezitojnë tu tregojnë shqiptarëve se askundi Zoti nuk thotë në Kuran se myslimanët do të futen në xhenet. Nuk e dij pse po e mbajne fshefte ?

Ne vitin 2000, jam vendosur ne Londër, ku kam jetuar dhe punuar. Por edhe kam mësuar. Kam kryer shumë trajnime prej çeshtjes së sigurisë dhe arteve të tjera, kam ndjekur shumë ligjërata në institute të ndryshme në Mbreterinë e Bashkuar dhe i pasionuar pas germave, librave të shenjtë, eskatologjisë, historisë, turizmit dhe endacak në liritë e mia nëpër disa qytet të botës. Por rehat në Londër. Aktiv ende si veprimtar i kauzës “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria” dhe kryetar i Diasporës Shqiptare për Maqedoni dhe “Shyqyr Zotit, u dasht me ardh prej Londres në Shkup me ia kërkuar fronin “car Nikolles”, që me ua lehtësuar politikanëve të papërgjegjshëm shqiptarë me sarma të Zajasit me u konvertua nga ikonat e Gruevskit në speca të Strumices, e disa të tjerë nëpër koalicione Raki-Tatli.

Revista Drini: Në ligjëratat tuaja paraqiteni me një plis të bardhë, të mbështjellë …Kush u zhgënjeu aq shumë që detyrohesh ta theksosh plisin, simbolin e lashtë të shqiptarizmit ?

Tim Shkupi: Nuk njoh une zhgenjim. As nuk ankohem, lere të them jam i pakënaqur. Plisin e kam traditë familjare. E kanë bajt në Shkup kur të tjerët nuk kanë guxuar me thanë se janë shqiptarë. Pra, plisin e kam në zemër për shkak se simbolizon kupen e qiellit, ka ngjyrën e bardhë të paqedashësisë, është prej leshit të dhenve, që janë kafshë xheneti, e jo kafshë të tokës. Jane 4 kafshë çifte që nuk janë prej tokës, njejt siç nuk jemi edhe ne njerëzit. Në fakt i zbritën Ademit me ia lehtësuar në Tokë, siç iu paketua edhe valixhja me libas, rroba. Ata qe mendojne se jane prej evolucionit, prej specieve të tokës, ashtu do te jenë në botën tjetër Esfelu-Safilin. Janë tre gjëra që njeriun, pasardhësin e Ademit e dallojnë nga kafshët:

1. Eshtë bollëku ku une dhe t’i po komunikojmë me rryme elektrike, zgjedhim cilin ushqim do ta konsumojmë, cilën firmë të farmerkave do ta kemi të ngjitur në prapanicë, cilin pllazh të detit do ta përjetojmë, cilën parti, për cilën fe të korruptuar do të bëjmë tifo, etj. Të gjitha këto nuk i ka kafsha. Ky është dallimi i parë.

2. Tjetra. Njeriu mendon për nesër. Planifikon. Intervistimi juaj është për Nesër, për tjetrën. Vetëm njeriu beson se me sektin suni, shia dhe sufi do të jetë në parajsë, e beson se në botën tjetër do t’i ketë 72 hyri të mylla Shefqetit, e beson se tjetra, ajo e fundit, pak para kijametit, zbulohet ilaçi i mosvdekjes me urinë të lopës në një katund të Pejës. Të gjitha këto nuk i ka kafsha dhe nuk mendon për nesër, për tjetrën, ka vetëm instikt sepse është vetëm kafshë. Ky është dallimi i dytë.

3. U frymëzova. Më erdh ideja. Zbriti diçka e bukur sot për mua nga qielli. Nga qielli i erdh kurbani hazreti Ibrahimit. Kafsha nuk frymëzohet, sepse është kafshë dhe jo njeri. Ky është dallimi i tretë.

Une nuk kam flokë. Jam tullac. I ndërroj kapelat.

Por plisin në paraqitjet e mia e mbaj për ta thyer një programim që e kanë kurdisur në mënyrë perfide pushtuesit e tokave shqiptare, armiqtë e shqiptarëve të cilët në periudha të ndryshme kohore përmes racës së klerikëve të feve të korruptuara pa përjashtim e kanë stigmatizuar, damkosur deri aty, që shqiptari i painformuar të ndjehet inferior, i pavlerë. Një njeri arkaik, ku plisin gjithashtu selia e popave dhe regjimet e Beogradit kanë punuar ta damkosin si diçka të keqe përmes invazionit të tyre propagandistik për ta prekur thesarin, traditën dhe kulturën shqiptare. Përkundër asaj që sot plisin e përdorim simbol të shqiptarizmes ne raste të ndryshme, evinimente kulturore e sportive, për fat të keq ende kemi njerëz që mundohen ta paraqesin shqiptarin me plis si nje njeri injorant, idiot, i pashkolluar dhe që mund të manipulohet lehtë nga secili dhe kushdo. Plisi mbi kokën time dhe kjo gjuhë që po flas janë fakte dhe prova të forta se ne ruajmë thesare të ndryshme nga lashtësia, pra, nëse dikush duhet të jete krenar, s’ka dyshim se duhet të jemi ne shqiptarët, por jo edhe dudumët që ndonjëhere me injorancën e tyre na e bëjnë mjegull Dexhalli rrugën e ndritshme të Kombit Shqiptar në Ballkan. Eqrem Çabej thoshte “kësula e bardhë është ajo që, me gjithë ndryshimet e formës të rrjedhura nga fisi, e dallon shqiptarin nëpër gjithë Ballkanin”

Që ta përfundoj përgjigjen e pyetjes suaj të dytë me një pyetje për ty dhe lexuesit tuaj: Une me plis jam fals, nuk jam origjinal në paraqitjet e mia, kam rishkruar sjelljet, gjenet e mia apo mulla Shefqeti i 72 hyrive te xhenetit dhe mullahët tjerë të bashkësive të ashtuquajtura islame që tarbushin e kuq të mbështjellur me “zavoj” në kokë, siç e përdori në dokumentarët e mi këtë shprehje, janë fals, nuk janë original, ku jo vetem sjelljet, por i kanë rishkruar edhe gjenet dhe ndjehen krenar në tjetërsim me myslimanizmin e tyre pagan në shqiptari.

Une plisin e mbaj në kokë në shumë paraqitje të mia për ta thyer programimin e tjetërsimit, për t’i luftuar simbolet pagane dhe për tu thënë shqiptarëve se nuk mund të jesh shqiptar dhe musliman, shqiptar dhe katolik, shqiptar dhe ortodok, shqiptar dhe dervish. Nje shqiptar që zgjedh njërën nga këto, në vend të shqiptarisë, është fakt se nuk ka atdhe, nuk ka komb dhe kot ëndërron xhenetin/parajsen e racës së klerikëve për shkak se jetën ua kanë ba shqiptarëve ferr/xhehenem në dynja. Ata që thonë une se mund të mbajnë të dyjat, do të thotë se kanë ndjenjën e biseksualizmit, jane atraktiv me shije për të dy gjinitë, por i kane qejf 72 hyritë dhe janë ata që kanë lejuar poligaminë/martesën me shumë gra që e ndalon Zot në Kuranin famëlartë.

Krejt në fund të pyetjes së dytë, une e di se kur më shohin myslimanët e 95 përqindshit të Isa Mustafes me plis duke i informuar për të vërtetat e Kuranit, u jap siklet, u ngjalli neveri, për shkak se janë adaptuar në programim qysh në femijëri se qyl mullahi me “zavoj” në kokë është ai që duhet t’ua rrëfej rrugën e Allahut. Tani disa e kanë kuptuar se janë viktima të këtij programimi, u vjen inati ta pranojnë, këhtu që e gjejnë satisfaksionin me mendimin se jam me ndonje rol “të Stupcave”. Ndërsa ata e kanë jeteë stupc në dynja (botë), stupc ne Ahiret. Pra, nuk e kam ndërmend të bëj kompromis me simbolet e robërise të racës së klerikëve në shqiptari, qoftë edhe nëse mbetem vetëm une në këtë Betejë të Madhe!

Revista Drini: Në shumë nga ligjëratat tuaja jeni mjaft qortues ndaj përdorimit të gjuhës së huaj, arabe, apo cilësdo shprehje të gjuhëve orientale, duke u përpjekur ti shpjegoni konceptet në Gjuhën Shqipe. Ndaj kujt reagon më shumë? Ndaj atyre që flasin në emër të Kuranit dhe siç thonë islamit famëlartë, apo?

Tim Shkupi: Kur jemi te gjuha një e di se gjuha që une flas është shumë e vjetër. Në fakt askush nuk e mohon Tufanin, përmbytjen me ujë dhe shpëtimin e Nuhit. Sikurse dihet qytetërimi mes lumit Tiger dhe Eufrat dhe ngjarja me kullën e Babelit dhe pastaj ndarja e gjuhëve dhe krijimi i popujve dhe fiseve. Të gjitha pistat na çojne atje se ne jemi pasardhes të Jafetit, djalit te hazreti Nuhut dhe gjuha që sot flasim është ajo gjuhë që shpejgon shumë gjuhë të tjera. Si shqiptar kemi një fjalë me tre germa diamant, xhevahir A-R-B, kur shfaqim një ndjenjë shpirtërore përball dikujt apo kur i themi: A e di ti se une kam gjak të pastër arberor? Nga vete pyetja nenkuptohet se kur e themi aludojme se jemi të plotë dhe nuk kemi perzierje ne gjak. Ne fakt kjo fjale qe permendet si cilesi per Kuranin ka kuptimin “i plote, i perkryer dhe pa kurrfar mangësie, defekti”. Nuk bëhet fjalë për arabisht apo gjuhë arabe, siç e kuptojnë sot shumica. Do të ishte budallaki të mendohet kështu për shkak se gjuhët që flasin njerëzit kanë defekte, kanë mnagësi. Nuk janë të plota. Kurani ka zbritur me botën e germave të Zanit. Ka zbritur nga një dimension tjetër, ka zbritur me lejen e Zotit përmes të dërguarit të Tij, qe quhet Ra-Sin-Lam. Nuk janë kot germat në Kuran që nuk mund t’i perkthejn arabishtfolësit e sodit. Kemi një periudhë të natës që quhet ASAS në Kuran ku vetëm gjuha shqipe e motivon dhe e shpjegon se çfarë është ASAS.

Gjithashtu kemi shprehjet tona “Toka e Arbërit”. Kemi arbërshet e Italisë, që u detyruan të shpërngulen në Itali nga dhuna dhe persekutimet e hordhive të jexhuxhëve dhe mexhuxhëve të Sulltanit. Prandaj edhe këtu më duhet të të korrigjoj se nuk ka gjuhë “gjuha arabe”, ashtu siç e kuptojne sot shumica. Në fakt ka kidnapues të fjalës ARB nga ata që dikur janë quajtur GRB. Ebu Muhamed al-Hasan al-Hamdani 893-945, një studius musliman nga Jemeni, i cili thotë se arabët quheshin Gharab (“Perëndim”) nga Mesopotamasit sepse beduinët fillimisht banonin në perëndim të Mesopotamisë; termi është korruptuar më pas në “Arab”.

Rrënja e fjalës ka shumë kuptime në gjuhët semite, duke përfshirë shkretëtirë, nomadë, tregtarë, etj. Shumëllojshmëria e kuptimeve rezulton pjesërisht nga asimilimi i Gajn-it proto-Semitik me Ajn në disa gjuhë. Në hebraisht fjala ערב arav ka kështu të njëjtën rrënjë trikonsonantale që do të thotë “perëndim” (מערב maʿarav) “perëndimi i diellit”.

Në gjuhët semite është me rëndësi se si pozicionohen germat e rrënjës së fjalës. Duhet të kemi parasysh se germat B dhe R, janë te termi العبرية / Hebre, العربي / Arab, أوروبا / Evropa, غرب / Perendimi, etj. Por tre germat ARB i kemi edhe ne gjuhen shqipe, sidomos kur germa jonë “A” nuk shqiptohet si te anglezët “E” dhe nuk e ka kuptimin e “E” elif si te gjuha hebreje dhe arabe.

Nëse e shkruan kështu “gjuha arabe” në Google Translate do te marrish me germa te Kuranit perkthimin “Elugatul Arabije”. Tani nëse e shfleton Kuranin, kjo Elugatul është nga rrënja e fjalës L-G-V, që do të thotë kotësi dhe përmendet 11 herë ne Kuranin e shenjt. Pra, kjo arabe nuk kishte qenë ashtu siç na kanë mësuar, as nuk kishte folur Zoti arabisht, lere të kishte folur një një gjuhë të një fisi, siç janë munduar ta paraqesin rrënjen e fjalës A-R-B shkollat e cofta të Bagdadit, ku shumë teologe, intelektual e kanë lokalizuar Allahun në një pjesë të botës, gjeografi të tokës dhe janë shndrruar viktima koti të paganizmit. Kështu që une thuajse një pjesë të tyre me argumente, në mënyrë të paanshme i kam informuar shqiptarët te kanali im në YouTube “Zani Shqip i Kuranit”. Gjithashtu kam kërkuar nga orientalisti Feti Mehdiu të dal e të proncohet sa është gjallë dhe ta tërheq librin e tij që e quan Kuran. Une besoj se një gjë e tillë do t’i ndihmonte shqiptarët, pasi nuk mund të krahasohen këta që e kanë përkthyer Kuranin me personalitet e Rilindjes Shqiptare, siç kanë qenë Sami Frashëri, Hoxhë Tahsini e të tjerët, që jo nga një gjuhë, por kanë folur disa gjuhë dhe shqipen e kanë renditur si gjuhe hyjnore. Ata kanë ditur diçka. Nuk ia kanë futur kot kësaj pune. Por asnjë prej tyre nuk ka qenë i influencuar nga kirilica e sllavishtes së Beogradit, Sarajeves. Prandaj, këta që sot quhen Kuran, janë kopje të Bagdadit, Rusisë dhe Serbisë.

Revista Drini: Para një kohe ishit i drejpërdrejtë në kritikën ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, në lidhje me përpjekjen e tij për ndarjen e kombit shqiptar në bazë të përkatësisë fetare. Ishte mjaft befasuese e trimëruese që një imam si ti e kritikon një kryetar partie, në vend që të ishte e kundërta. A mund të na sqarosh më shumë se ku e kanë burimin skenarët e tillë, ti quajmë antishqiptar, skenar e program i kujt mund të jetë ky, kur tashmë me e dijmë dhe e kemi mjaft të qartë se Rilindja Kombëtare Shqiptare i ka tejkaluar qëllimet e tilla kombëtarisht jodashamirëse?

Tim Shkupi: Mund të jetë dukur ashtu, por kritika ime ka qenë për të gjithë klasën politike dhe intelektualët shqiptarë. Në fakt, ata të gjithë po propagojnë diçka joshqiptare, kush më pak e kush më shumë, duke lidhur aleancë me neperkat pagane të fesë së Bagdadit. Ky qëndrim politikanët dhe intekletualët shqiptarë i paraqet viktima koti të sektit hanefi dhe shfaqen ne stadiumin e idiotizmit si zilot për të mbrojtur diçka që ka qenë pushtuese në mjediset shqiptare, e cila propagohet nga bashkësitë e ashtuquajtura islame për ta ruajtur idenë anakronike për babën e tyre Sulltan. Në fakt imponohet në mënyrë fanatike sekti hanefi në të gjitha institucionet e shtetit dhe në kundërshtim me Kuranin famëlartë. Njejtë siç kam treguar në dokumentarët “Kombi Im”

Pra, e pranuat apo jo, ata janë kërmijë të dalur pas shiut, që me injorancën e tyre ia keni kthyer shpinën emblemës sonë kombëtare “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”, që është frymëzim i Kuranit dhe jo sekti hanefi i bashkësive të ashtuquajtura islame, që janë krijuar nga krali serb dhe Tito i kombit mysliman, e jo nga tanzimati i LGBT-së së Sulltanit. Ata janë në një tunel pa Dritë. Janë xhahila dhe duhet të distancohemi prej tyre që të mos mallkohemi për shkak të tyre.

Duhet ta pranojmë, bashkësitë Islame, grupet dhe shoqatat e ndryshme me shtesën “Islame”, me theks të veçant vip-mullahet e ekraneve të Dexhallit dhe të ashtuquajturit intelektualë të konvertuar në fenë e petrodollarit të Harlotit të Bibles, të gjithë sëbashku ruajnë me fanatizëm dinin/kushtetuten e vdekur të hanefizmit të osmanistanit (ish-Perandorisë Osmane, vër. e R.Drini) në mjediset shqiptare, në vend që ta refuzojnë dhe ta shohin termin Din nga perspektiva e Kuranit famëlartë.

Eshtë për të ardhur keq, kur edhe intelektuali me i pavarur shqiptar, që nga paganet e fesë së Bagdadit quhet islamfob, bëhet viktimë dhe bie në kurthen e polarizimeve sektare të myslimanizmit për shkak se shkruan “Janë çu peshë vahabt shqipfolës”, ku nga kjo frazë ka krijuar me autofrikë bindjen se myslimanizmi i tij tradicional i sektit hanefi, i trashëguar nga pushtuesit turqe, është fe më tolerante (liberale) se sa feja e Arabise Saudite. Në vend që të refuzoj polarizimet sektare që bëhen në emër të feve të shpikura, të distancohet me emblemën e Rilindjes sonë Kombëtare “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”

Në fakt kjo emblemë “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria” është ajo që është në Kuran dhe që e kërkon Allahu, Zoti i qiejve dhe tokës prej secilit shqiptar dhe nuk kërkon asgjë prej të ashtuquajturve klerik, qoftë myslimanë, ortodoks apo katolik. Prandaj, kjo që kemi tre fe, jemi tolerant, jemi shembull i mirë, është një mashtrim i madh i vetëkenaqësisë në mashtrim, sepse askush nga komb-shtetet e Europës nuk do të kishte qejf ta ketë fatin e shqiptarëve dhe shqiptarët të jenë shembull i mirë për ta, që janë të ndarë në 5 shtete ne Gadishullin Ilirik.

Lere Isa Mustafa me “pasha Kuranin” që nuk meriton as të jetë në skenën politike me haxhi Dullen, që e fut gishtin e zuzes në hundë, njejtë si mulla Shefqeti.

Revista Drini: Thjeshtë: A mund të ketë “pakicë” apo “shumicë” fetare, brenda të njejtit komb?

Tim Shkupi: Mos më bëfte Allahu prej shumices së 95 përqindshit të Isa Mustafes, prej “qyl popave” të fesë së Bagdadit. Ne jemi shqiptare dhe kemi dinin tonë “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria”, ku besoj se janë të gjithë ata që nuk i kanë rishkruar sjelljet, gjenet dhe jane tjetërsuar në monstrum të dekadës së tretë të shekullit 21 dhe shoqërues i kanë djajtë e tyre, qe do ti marrin me vete në gazep të dynjas dhe në zjarr të xhehenemit në Ahiret. Janë të njejtit që kanë thënë jemi 95 perqind anetarë te Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.

Mua dhe Ty do të na ruaj Zoti ynë dhe Zoti i tyre!

Revista Drini: Duke biseduar me ty sikur mu largue druajtja e të qenit i kujdeshëm në bisedë me një imam … Para se të jesh një imam, ti je një Shqiptar që shpjegon për fenë në mënyrë krejt tjetër, në mënyrën qysh nuk jemi mësuar e as që kemi dëgjuar deri tash. Befason fakti se të gjitha këto i flet një shkupjan, i lindur në Shkup, në kryeqytetin e dikurshëm të Dardanisë (Kosovës), në kryeqytetin e Maqedonisë së sotshme, ku prej fundit të viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar, e pothuaj deri sot, shumë qarqe antishqiptare, me theks të veçant shërbimet sekrete serbe, maqedonase dhe turke, në bashkëpunim me elementin e shantazhuar të imamëve në këtë shtet, e bënë të pamundurën që popullit shqiptar në këtë shtet t’ia lënë kryesisht një rrugë: atë të xhamisë e islamizimit, e të pengohet, sa të jetë e mundur, forcimi i identitetit kulturor e arsimor i atij populli. Cila është gjendja e Shqiptarëve në Maqedoni dhe fati i tyre në këtë rrjet që ua kanë imponuar?

Tim Shkupi: Së pari fjala “imam” që përdoret për klerike është gabim. Në çështje të udhëzimeve hyjnore nuk guxon askush të quhet “imam”. Në fakt, ne që ndjekim Kuranin, gjithashtu u besojme edhe librave tjerë të zbritur para Kuranit, vetëm që Kuranit i afrohemi me qasje shumë serioze si një libër i kompletuar dhe i garantuar prej Atij që i ka kurdisur akrepat e orës Ditën kur i krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka tjetër që dijmë dhe nuk dijmë mes tyre. Ne kemi vetëm një imam në çështje të besimit. Atë që na e ka caktuar Zoti në Kuran, por që është i pranueshem edhe te ata që sot ndjekin Dhjatën e Vjetër dhe të Re . Ky imam është hazreti Ibrahimi, i cili me xhihadin/përpjekjen e tij për Zot, jo në rrugë të Zotit, por për Zot, ka kundërshtuar paganizmin e sistemit politik të fesë së Semiramisit në Babiloni. Ne jemi të urdhëruar të ndjekim diktatin e Ibrahimit në besim. Aty ku mund të gjejmë sigurinë tonë në dynja (botë) duke qenë të nënshtruar te Kushtetuta e madhe e Sunduesit se Ditës së Gjykimit. Te kjo Kushtetutë nuk ka vështirësi, nuk ka druajtje, të jesh i kujdesshem që të frikësohesh nga një shqiptar si une që ndjek diktatin e hazreti Ibrahimit në Dinin ku të gjithë në fund nënshtrohemi me ose pa qejf, siç u nënshtrua edhe Faraoni i hazreti Musait.

Une nuk e shpjegoj fenë. As nuk lodhem me këtë punë siç e kuptojnë “Fenë” shumica e të ashtuquajturve myslimanë. Pra, une nuk besoj se Zoti ka zbritur Fe, por ka zbritur instrukcione, mesazhe, ka zbritur Fjalët e tij për t’ua lehtësuar njerëzve jetën e tyre në tokë, e jo për t’ua veshtirësuar. As nuk i ka dekretuar klerikët e feve të korruptuara me shpjeguar Dinin/Kushtetuten e Tij, që këta tanë sot kanë qejf t’i quajnë imamë apo mullah, të cilët me fanatizmin e tyre pagan ruajnë blasfemitë 500 vjeçare të pushtimit otoman në trojet shqiptare. Fjalën DIN të Kuranit teologët dhe hoxhallarët e përkthejnë si Fe, por me një kuptim të bastardduar. Në fakt une ua nxjerri kuptimin fjalëve, ajeteve të Kuranit me germat dhe shpjegimin, interpretimin që vet Zoti ia ka ba Kuranit, ku nuk ka lanë vend për askendin me prashit (mih) me hamendje, as për mua e as për dikend tjetër. Të gjithë mendojnë se Kurani ka zbritur arabisht, në gjuhën arabe, por kjo nuk është e vertetë. Tani këtë që po e them, lexuesi shqiptar apo të interesuarit në lidhje me këtë dhe Kuranin, mund t’i gjejnë te dokumetarët e mi që i kam publikuar në YouTube, te kanali Zani Shqip i Kuranit.

Ndërsa kur jemi te Shkupi, duhet ta them një të vërtetë tjetër, që nuk ua ka thënë kush deri më tani. Në Shkup ka shqiptarë, sikurse ka pasur gjithnjë. Njejt Shkupi mbetët një kryeqendër shumë e rëndësishme ku gërshetohen shumë kultura, sikurse sot kemi prezencën e shumë shërbimeve inteligjente të huaja që operojnë në Shkup. Shtylla kryesore e paqes së Ballkanit është lugina e Bardharit dhe qyteti i Shkupit. Kështu qarqet anti-shqiptare kanë operuar në Shkup shumë më herët, që nga koha kur Shkupi ka qenë kryeqendër e Dardanisë. Tani une dhe shumë shqiptarë të tjerë e dijmë se Kosova sot me kryeqendrën e saj Prishtinën është një histori e re, por e cunguar, sepse Dardania pa Shkupin është sikurse trupi i njeriut pa kokë. Nuk duhet të harrojmë se në Shkup kanë dalur gazetat e para në Shqip, për herë të parë ekrani televiziv ka folur Shqip nga Shkupi, Teatri, e shumë të tjera, duke sjellë në kujtesën e juaj se shumë patriotë shqiptarë kane operuar dhe vepruar nga Shkupi, siç është edhe rezistenca jonë e fundit kundër Serbisë, një pjesë e operimeve më të rëndësishme për çlirimin e Kosovës janë menagjuar nga ky qytet i lashtë i Dardanisë. Por, mbi të gjitha si shkupjan ne krenohemi se jemi nga një qytet prej ku u lind dhe mori rrugën e humanizmit shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, siç njihet Nënë Tereza.

Pra, ajo që trumbetohet se në Shkup ka islamizim, ku shqiptarët mendojnë vetëm për xhamia, nuk qëndron, nuk është e vërtetë, por për këtë duhet t’i pyesim politikanët në Shqipëri dhe Kosovë, në fakt duhet t’i pyesim mediat që janë nën kontroll të tyre. Ata si duket këtë punë e bëjnë për inati të shqiptarëve të Shkupit, nuk po them se po e bëjnë për bizneset e tyre të pista. C’faj kanë shqiptarët e Shkupit? Kur në ekranet televizive, mediat dhe portalet në Tiranë dhe Prishtinë shohin pseudolajme nga Shkupi, ku e paraqesin Shkupin me një fotografi krejtësisht tjetër prej asaj që e ka Shkupi. Politikat redaktuese në Tirane dhe Prishtinë nuk i bëjnë shkupjanët, bile çuditemi kur shohim eksponentët të asaj që imponohen si përfaqësues të islamit politik se sa të përkëdhelur janë në Prishtinë dhe Tirane, ku në këtu në Shkup i njohim si pazarxhinj që manipulojnë me shtresat e varfëra të shqiptarëve të Shkupit. Ja një fakt në lidhje me Shkupin. Ne sot kemi një kanal televiziv shtetëror që udhëhiqet nga një shqiptare (grua) nga Shqipëria, dy të tjera gjysmëprivate të financuar nga qeveria, ku gjithashtu drejtohen nga shqiptarë që nuk janë nga Shkupi. Tani në lidhje me këtë duhet ta pyesim Ali Ahmetin? Nuk kemi se për çfarë t’i pyesim të tjerët. Une jam thellë i bindur se ju e dini se në Shkup ka shqiptarë që jo të drejtojnë television, por ka që dijnë edhe të udhëheqin shtet. Ja një shembull, sot zëvendës/Kryeministër i Qeverise së Maqedonisë, që ka frenjt e ekonomisë është z. Fatmir Bytyqi, nje djal që une e njoh shumë mirë që nga koha kur ka operuar në Odën Ekonomike të shqiptarëve, por në këtë pozitë është me meritë dhe jo me lajka si të tjerët dhe për çudi aftësitë e tij profesionale i kanë pranuar maqedonasit dhe jo partitë shqiptare! Eshtë fakt se ka edhe pazarxhinj që në emër të islamit politik i janë ofruar partisë së Zaevit, por ata nuk kanë kurrfar vlere as të shqiptarët dhe as te sllavomaqedonasit, me përjashtim te grupet që kamufllohen në emër të xhamisë apo të otomanizmit. Ata njihen mirë në Shkup. Ndërsa ata nga partia e Ali Ahmetit, shumica janë aty për ta joshur Alinë, e jo qytetarët shqiptarë. Janë shumë të dobët. Në Shkup jetohet edhe pa politikë, pa prezencë mediatike.

Nëse shqiptari i Shkupit xhaminë në të kaluarën e ka parë si një kështjellë në luftën e brendshme të ndërkëmbëzave me kishat dhe kryqat e politikave të qeverisë së Shkupit, atëhere lind pyetje pse të gjitha ato xhami në Tiranë dhe Prishtinë? Eshte ineteresant ta sjell një fakt për lexuesit e juaj. Gjatë kohës së regjimit te Gruevskit, kur ndërtoheshte ndonjë kishë e vogël me 10 mijë euro në lagjet urbane, si në Cikago, në Shkupin e Ri, këta partnerët e tij, partia e Ali Ahmetit, për vota merrnin leje për xhami me qindra mijëra euro dhe kontributet prej qytetarëve shqiptarë, në emër të asaj se shqiptarët do ta fitojnë xhenetin!

Nuk duhet ta harrojmë edhe një fakt tjetër se në Shkup ka edhe turqë, të cilët si komunitet janë komuniteti më i previligjuar se sa vet sllavo-maqedonasit, gjë që pak kush e di këtë fakt. Ka qe 7 vite që une më shumë sillem në Shkup, se sa në Londër. Nuk e di se e kam pasur një problem me shërbimet inteligjente të Maqedonisë, organet e rendit apo të sigurisë, pikërisht edhe atëhere kur regjimi i Gruevskit më akuzonte se kam ardhur nga Diaspora, Londra, me e federalizuar shtetin e Gruevskit dhe të Ali Ahmetit. Një histori tjetër e dhimbshme është se disa incidente që kanë ndodhur kanë ardhur si rezultat i mosdurimit të grupeve të interest të shqiptarëve ndërmjet veti, jo për shkak të islamizimit, por për shkak të përfitimeve të paligjshme. Refuzimi i bashkëshortes sime për shtetësi ka ardhur nga shqiptarët e papërgjegjshëm që kanë shkruar referate koti për mua, ose me shpresë se do të ju jap ryshfet, e jo nga sllavomaqedonët. Tani une për një të drejtë timen nuk jap as lek, as nuk e kapi telefonin që ta thirri dikend, të tregoj se kush jam. Une dua ta ndryshoj këtë gjendje ku secili nëpunës i administrates së shtetit të kryej detyrat e tij me profesionalizëm, sepse atij nuk i ka thënë as kryeministri, e as presidenti, sillu në mënyrë të papërgjegjshme me pozitën e punës.

Këtë punen e fesë, shqiptarët e Shkupit, pjesa dërmuese, e kanë si kamufllim për të shpërqëndruar vëmendjen e organeve të sigurisë nga veprimtaritë kriminale, ndërsa shqiptarët në Prishtinë dhe Tiranë e kanë me seriozitet dhe megjithmend, kur e presin imam Mehdiun e Teheranit apo Bagdadit!

Dhe, siç e keni parë edhe vet, lëvizja e Re për t’i informuar shqiptarët me të vertetën e Kuranit, Dinit, Kushtetutës, ka lindur në Shkup, e jo ne Prishtinë dhe Tiranë. Sëpaku, në Shkup ka shqiptarë që as nuk duan të dëgjojne për “qyl popat e Bagdadit”, ku rejtingu i tyre dita-ditës po bie dhe me ndihmen e Zotit, shqiptarët po e kuptojnë të vertetën jo vetëm në Shkup, por gjithandej, por si duket kjo nuk ju konvenon politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë.

Revista Drini: Keni dhënë mjaft shpjegime për fenë, duke qenë mjaft kritik për “fenë e Bagdatit”, atë që e imponuan Beogradi e Sarajeva, për të ashtuquajturën “Shkolla Hanefi” e Islamit që e përdorin apo keqpërdorin lidhjet e ndryshme të hoxhallarëve, në Kosovë, në Maqedoni e gjetiu në Gadishullin Ilirik dhe nuk u fol se si rrjedhim i të gjitha këtyre “shkollave”, me mijëra të rinj Shqiptarë u bënë panturq e panislamik prej shkollimit-indoktrinimit të tillë, duke ua mësyer luftërave fetare në emër të Islamit në Siri e Irak. Kanë rënë “shumë shehid”, siç thanë shumë hoxhë që i dërguan të gjithë ata në rrugën e pakthim, duke mos dashur ta shihnin të vërtetën e hidhur se përmes këtyre të ashtuquajturëve luftëtarë të religjionit islamik është vënë në shtyllën e turpit populli shqiptar. Siç e din edhe në bazë të rastit të fundit kur një i ri me prind nga Tetova, i lindur në Vjenë, bëri masakër duke i vrarë katër persona e plagosur shumë të tjerë në kryeqytetin e Austrisë. A ka shtekdalje dhe çfarë rruge, metodash e mjetesh duhet përdorur Shqiptarët që të mos ndodhin gjëra të tilla të trishtueshme e antinjerëzore?

Tim Shkupi: Së pari ta bëjmë një dallim. Une kam thënë se Beogradi dhe Sarajeva e kanë imponuar emërtimin mysliman si identitet politik. Kjo ka ndodhur pas luftës së dytë botërore, atëhere kur e kanë parë se mund të mashtrohemi lehtë. Ju e dini se qendra e hoxhallarëve në Jugosllavi ka qenë Sarajeva. Ata deshtën të formojnë komb mysliman në ish-Jugosllavi, duke ua imponuar edhe shqiptarëve një gjë të tillë, por që nuk pati jehonë në vitet 70-ta, me përjashtim tek “qylat” e Bashkësive Islame të Kosovës dhe Maqedonisë, por në fund vet boshnjakët e paguan shumë shtrenjtë tjetërsimin e tillë andaj hoqën dorë nga “kombi mysliman” dhe nga ideja per shtet islam, deri sa edhe vet Alija Izetbegoviq pak para vdekjes u pendua për këte mashtrim të madh, pasi u bind se s’ka komb islam dhe s’ka shtet islam.

Ndërsa “Shkollën Hanefite” e kemi dhuratë djallëzore prej sundimit 500 vjeçar të Sulltanit, që kur kanë pasur pushtet ka funksionuar shumë mirë në programimin e njerëzve, që nga fëmijëria me “NA MA ZI!”. Prandaj, sot shumica e teolgëve thonë se e ndjekin një islam tradicional, një islam të sektit hanefi, që ka qenë i imponuar me dhunë tek shqiptarët nga jeniçerët dhe velijt e Sulltanit. Ata e paraqesin fenë e Sulltanit si islam tradicional shqiptar, ku 90 perqind e inteletualeve kot së koti kanë rënë në këtë kurthë, që kanë qejf të quhen të sektit hanefi, gjë që është mashtrim dhe blasfemi e madhe.

Sot hanefitë kanë stigmatizuar sektin e ri të vehabive. Në emër të luftës kundër tyre kanë ndërtuar karriera në “hyqmet” (pushtet), shtet dhe media. Hanefinjët janë aq të djallëzuar sa që mund të thuhet se nuk ka organizëm shtetëror e shoqëror të realizimit të njeriut, si subjekt shoqëror, ku nuk shfaqen hanefinjt ashtu si nuk ka bahçe të shtëpisë, ku nuk shfaqen kërminjtë pas shiut. Ne qoftë se shqiptarët duan të mësojnë më shumë rreth fesë së “qylave të Bagdadit”, është mirë ta ndjekin dokumentarin tim: “FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA”

Terroristi i Vjenës është prodhim i hoxhallarëve tonë. Nuk është i ISIS-it. Ai ka folur Shqip dhe ka kumunikuar me shqiptarë. Ndërsa qendra kryesore ku menagjohet sot anti-shqiptaria është në Tirane, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Tetovë. Në Shkup janë big bosat që e bëjnë vetëm gjumin dhe larjen e parave të pista të petrodollarit. Nga disa miqë kam informacione se shumë gazetarë të mediave të Kosovës në Prishtinë marrin rroga nga shoqata të ndryshme të Lindjes së Mesme. Këtu nuk ka asgjë të keqe, por dilerat e këtyre lidhjeve i kushtëzojnë studentët, por edhe gazetarët të mos e duan shqiptarinë, ta tallin dhe çdo gjë shqiptare ta përbuzin, gjë që disa shoqata nga Qatari apo Emiratet kur derdhin para, nuk i derdhin për këto qëllime, por thjeshtë për qëllime fisnike, humane. Pra, djallëzia është te shqiptarët e tjetërsuar në gjene që mendojnë se do të ngjallet lugati i vjetër i Bosforit dhe kjo nuk ka kurrfare lidhje me besim.

Revista Drini: Duke biseduar në telefon me ty më the se “xhamitë në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane kanë shërbyer edhe si vende të grumbullimit të të dhënave agjenturore për Portën e Lartë, në Stamboll …” Një konkludim ky mjaft bindës. Deshta me të pyet konkretisht: Pse i gjithë ky investim religjioz islamik i Republikës së Turqisë në gadishullin Ilirik, në viset Shqiptare, apo në “Arnautllukun” e mendjes së tyre ? Nuk ka xhami që në njëzet vitet e fundit nuk është meremetuar apo ndërtuar në Kosovë nga ana e Turqisë dhe nevojat për meremetime e ndërtime të tilla i “identifikon” TIKA e Turqisë në terren, apo jo? Tash mendojnë ta ndërtojnë edhe atë që qysh tash po e quajnë “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, ku Dyaneti i afërt me Qeverinë Turke, do ti jep 35 milionë euro për ndërtimin e saj. Eshtë mjaft e qartë se me xhamizimin e tillë jonormal të vendit tonë po synohet tjetërsimi i natyrës së kombit dhe kontrollimi (influencimi) i jetës në Kosovë, edhe asaj politike. A ka ndonjë përgjigje e gjithë kjo, sipas Tim Shkupit?

Tim Shkupi: Kjo në lidhje me xhamitë është e vërtetë. Së pari sa ka qenë gjalle hazreti Muhamedi nuk kemi një fakt, një provë se ai ka ndërtuar xhami. Lëre të ketë dhënë urdhër të ndërtohen xhami kështu me nga 4 minare, siç do të ndërtohet kjo në Prishtinë nga klasa politike e Prishtinës. Rezidencën, Kuvendin e Medinës së hazreti Muhamedit e quajnë xhami, por ajo në Medinë nuk ka qenë kështu siç ne i shohim sot xhamitë kudo nëpër botë. Kjo është një imitim i kulturës krishtere me kishat e tyre prej stilit romak dhe bizantin për t’i manipuluar shtresat e ndryshme të shoqërisë. Në 150 vitet e para pas vdekjes së hazreti Muhamedit, prej në Spanjë e deri ne Indi, nuk ka pasur më shumë se dhjetëra mesxhide, rezidenca dhe nuk jane quajtur xhami, por mesxhide dhe nuk kane qene me minaret. Minaret janë ëndërr e Sulltanit. Kurani ka zbritur pikërisht për ta ndërtuar tempullin e adhurimit në zemrat e njerëzve, për t’i mbrojtuar nga fetë e shpikura dhe simbolet e ndërtimet prej gurit dhe sot betonit që bëhen në emër të fesë.

Xhamitë në Turqi janë edhe sot Mesxhide, jane pjesë e regjimit, institucione, ku e kanë obligim Kushtetues me mbrotjur Republikën e Turqisë. Turqit disi kanë vazhduar të implemntojnë një sistem të përzier bizantino-arab-persian, duke i dhënë ngjyrë të asaj që sot njihet “islam”, që e patën aplikuar sulltanët prej kur dolën në skenë në shekullin e 13. Prandaj, sulltanët kanë qenë të suksesshëm në mashtrime dhe manipulime, kanë pasur programime të forta dhe perandoria e tyre pandërprerje është perandoria më e gjatë në historinë e njerëzimit nga shekulli 13 dhe deri në shekullin 20, kur dihet se ajo romake ka pasur shkëputje.

Ndërsa xhamitë tona janë për xhenaze, qefina, tabuta, aty këtu ndonjë veprimtari subverzive me fituar pak kulaq kodoshët, tradhtarët e shqiptarisë, pasi që shumica janë punëtor të sllavizmit, pakica e tyre me vetëdije dhe shumica pavetëdije, kot se koti, por e përdorin Turqinë si kamufllim për aktivitet e tyre, aty ku shqiptarët mashtrohen lehtë me shumicë!!!

Tani kur jemi te investimi, te donacionet, fajet nuk i ka Erdogani, as nuk i ka Dijaneti, në fakt fajet janë të shqiptarëve që nuk dijnë. Cfare pret prej një mullahi “me shkollë të Bagdadit”? Ai nuk di tjetër perveçse me menduar për xhami, aty ku mendon me kënaqë suitën e tij apo me gjetë vetën në shoqëri, thjeshtë është një parazit i shoqërisë, ku shfrytëzon simbolet e robërise me u impunuar si njeri i moralshëm, kujdstar i Zotit, por gjithashtu duke shfrytëzuar verbërinë tonë, aty ku kemi qenë të gjithë të programuar që në fëmijëri me traditën pagane të myslimanizmit, ku edhe të ashtuquajturit ateistë, agnostikë të Kosovës kanë rënë në kuthën e tyre.

Revista Drini: Pse duhet që Shqiptarët të veprojnë si turqit, azerët, dagestanasit, egjiptianët, malaizezët, libiasit, pakistanezët, palestinezët, somalezët, marokenët, alegjerianët e të tjerë si këta popujj që i quajnë “popuj islamik”. Nëse Shqiptarët, siç e theksove edhe ti, janë vetëm Shqiptarë dhe që besimi nuk duhet theksuar në publik, pse u dashka shtruar “iftare të mëdha publike” nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, pse u dashka “falë namazin në rrugë” etj?

Tim Shkupi: Tani ne jetojmë në kohën e globalizmit. Tani është vështirë të iket nga trendi, moda. Kjo me iftaret që publikohet e shkatërron agjërimin. Ia humb qëllimin agjërimit. Në fakt agjërimi është një rit që fillon me germën SAD të fortë, njëjt si salati, është për individin-njeriun, në fakt janë për shëndetin e njeriut, e jo për t’u shpërfaqur mizarbel kështu siç shfaqen sot. Nuk e kemi një urdhëresë në Kuran që Zoti thotë të sillen kështu, siç sillen të ashtuquajturit musliman të sotshëm. Tani une jam i pari shqiptar që moti e kam deklaruar dhe dokumentuar me video inçizim, se agjërimi s’ka asgjë të bëjë me të varfërit, me shtru iftare. Sikur të kishte qenë kjo poenta e agjërimit, sa iftare të shtruara kemi parë prej në Pakistan e deri në Bosnjë, nuk do të ishte asnjë i varfër prej myslimanëve. Lexuesit e juaj është mirë t’i shohin dokumentarët e mi ku kam folur për agjërimin, ku si motiv kam marr Daut Demakun “me 33 shartet e turqnisë”.

Ka plot të tjerë që nuk quhen myslimanë dhe agjërojnë, por nuk bëjnë zhurmë fare. Këta që i shohim janë ata që janë zhurmaxhinj dhe i janë bërë “hiseta”r Allahut në pronën e tij, që quhet Islam/Nënshtrim, ku Atij, Allahut, i nënshtrohen të gjithë në fund. Por, ja që regjimet e kohës i kanë devijuar mesazhet dhe kanë shpikur fenë e tyre dhe Islamin/Nënshtrim e kanë pervetësuar pa e pyetur Allahun. Prandaj, janë të mallkuar me Kuran dhe nuk i kanë punët mirë thuajse askund në botë.

Revista Drini: Pas luftës së Kosovës së vitit 1998/1999, menjëhere në vend të asaj që e kemi pritur me shekuj për shkak të pushtuemeve të gjata nën turqit osmanli e serbët, në vend të Lirisë Shqiptare, u shfaq papritur e ashtuquajtuira Liria Muslimane, ku pothuaj në të gjitha xhamitë e Kosovës, të vjetrat e të rejat, dëgjohet e-zani në formën e mënyrën më të paparanueshme dhe përkundër faktit se tashmë ekziston Ligji për Mbrojtje nga Ndotja Akustike, sikur të ishin mbi ligjet e shtetit, hoxhaallarët nuk po del kush ti pengoj. A u dashka domosdo të thirret ezani me me megafon zmadhues, z. Tim Shkupi ?

Tim Shkupi: Shkurt. Jo. Këtu nuk e kam fjalën për megafon, por edhe pa megafon. Zoti në Kuran kur e përdorë fjalën thirrje, e përdorë në pasiv NUDIJE për ditën e Asamblesë. Parlamentit, e jo për xhaminë. Nuk ka nevojë Zoti për zërat e mëdhenj. Lerë më për megafonat e “qyl popave” të Sulltanit të fesë së Bagdadit. Thjeshtë, është programim “NA MA ZI” i trashëguar nga Feja e Sulltanit. Nuk ka lidhje as me Kuran dhe as me Profetin. Ajeti i parafundit në suren Isra është shumë i qartë se si duhet ta thirrim Zotin në lutjet tona kur jemi vet. Folja urdhërore aty është në njëjës, e jo në shumës.

A mund ta ketë ditur Ebu Hanifja punën e autoparlantit me HZ 440?

Nuk ma merr mendja, sepse në kohën e tij nuk ka pasur autoparlanta?

Ky far Ebu Hanifja vetëm ja ka futur Kot për muzikën? Jo që e ka ditur ta bëjë dallimin mes 432 dhe 440.

Tani të gjithë megafonat janë me 440, që nuk është punë e mirë, lëre të thirret Zoti në këtë mënyrë!!!!

Revista Drini: Ti e ke përcjellë edhe fenomenin e Islamit Politik të “Arnautllukut” … Sigurisht që e ke vërejtur që baza e tij është në Shqipëri, Tiranë konkretisht. Përfaqësuesin e kanë edhe në Prishtinë, por më shumë e më të fortë “intelektualisht” janë ata të Tiranës. Pse “lidhjet e hoxhallarëve” u dashka të kenë edhe islamistë politik ?

Tim Shkupi: Le ta marrin pervojën e Alija Izetbegoviqit. Le të pendohen sa më parë, sepse do të dështojnë KEQ. Të mallkuarit nuk fitojnë asnjë herë. Në pyetjen në lidhje me Shkupin u përgjigja dhe pa e ditur për këte pyetje, tregova se ku janë qendrat e të ashtuquajturit islam politik. Pra, le ta dijnë të gjithë se fjala “Islam” është Nënshtrim dhe ky nënshtrim është pë Zotin dhe jo për “qylat” pagane që shohin ëndërra në pikë të ditës. Nëse vazhdohet kështu që everitë tona të mos martrin masa, me Kuran e kemi urdhër ta mbrojme DININ/KUSHTETUTEN tonë: FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

Pra, nuk guxojmë të lejojmë mbi Fenë tonë të imponohet ndonjë Fe tjetër e huaj. Ne e kemi armik Serbinë dhe Serbia, siç e dini, ende e mbanë Kosovën në DININ, fenë e saj, pra, deri sa Serbija nuk e largon Kosovën nga DINI/Kushtetuta e saj, ajo mbetet armike e shqiptarëve. Kurani na urdhëron që edhe ata që janë miqë me Serbinë, bejnë sehir për krimet që i ka shkaktuar Serbia në Kosove, te mos i marrim seriozisht, lëre kur i shohim disa shqiptarë të sillen pa përgjegjësi me përfaqësuesit e Serbisë. Shkurt e shqip: Serbia mbetët për ne rmike deri sa nuk e largon Kosovën nga DINI/Kushtetuta e saj, gjë që ne duhet të përgatitemi për mbrojtjen e vendit tonë.

Revista Drini: Islamofobia apo Shqiptarofobia, cila është e vërteta Musa Lamallari, alias Tim Shkupi ?

Tim Shkupi: SHQIPTAROFOBIA PER FAT TE KEQ, MBI 50 PERQIND …

Por, është një e mirë se paganët nuk fitojnë kurrë. Përkundër që thirren në shumicë, nuk fitojnë, sepse Zoti i ka mallkuar. Mjafton për ta që vetëm 10 për qind e shqiptarëve të angazhohen dhe shkrihen si kripa në ujë, shumë më keq se haxhiqamilët e Tiranës, por duhet të kemi kujdes se paganet dijnë të nënshtrohen te armiqtë e shqiptarëve shumë lehtë. Këtë nuk duhet ta harrojmë. Politikanët që sot janë në Hagë, e lejuan këtë maskaradë me myslimanizmin në Kosovë për shkak se ishin të ri, i shkatrroi deliri i tyre dhe nuk mund t’i kuptonin djallëzite e tyre, ku sot shumica e institucioneve, mediave ne Prishtinë janë nën ndikim të eksponentëve të myslimanizmit, që Kosoven e shohin si dhuratë të Sulltanit dhe jo si rrugë SEBIL që Zoti ua ka dhënë shqiptarëve kur rritën BESEN e tyre si shqiptarë në fillim të viteve të 90-ta.

Revista Drini: A e pate kryer fakultetin islamik atje …, si quhej drejtimi dhe universiteti ku ke studjuar ?

Tim Shkupi: Kam qenë në Usulu Din, dega e akides dhe filozofisë deri në vitin e tretë të studimeve por pasi jam rebeluar e kam lënë për shkak të qëndrimeve që i kam edhe sot. Nuk kam dashur të jem pjesë e kallëpit ku shpërlahet truri. Kam si dëshmitar nje mik timin nga Gostivar, që është gjallë kur jam rebeluar në ditën e provimit, kur i kam përplasë bankat dhe karriket. Nëse ai nuk ka harruar. Më thoshte mos se kanë me të përjashtuar, une atyre kollan e qystek.

Normal kam edhe shkollime e trajnime të tjera, sidomos sa kam qenë në Londër. Nuk e kam parë të arsyeshme të stolisem me diploma, përkundër që kam pasur mundësi. Kam pasur lekë e te gjitha, por në atë rast nuk do isha ky qe jam sot.

Intervistoi: Gjergj – Bajram

a-news24.com

Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu