ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Tepër vonë dhe shumë pak, të nderuar ambasadorë perëndimor në Tiranë!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Foto nga tubimi i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”, në Nju Jork, të djelën që kaloi, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta.

Nga Frank Shkreli

Disa ambasada Perëndimore në Tiranë, në portalet zyrtare, shprehën pardje mbështetjen e tyre për një media të lirë në Shqipëri dhe në botë. Kjo deklaratë e përbashkët e këtyre ambasadave perëndimore në Tiranë, në mbështetje të lirisë së medias në Shqipëri, mu duk si diçka tepër vonë dhe shumë pak. Deklarata të tilla, në të kaluarën, nuk kanë penguar aspak qeverinë Rama që gjatë këtyre viteve të fuste nën kontroll një pjesë dërmuese të medias shqiptare dhe të kalojë ligje në parliament duke kufizuar tmersisht lirinë e fjalës dhe të medias në përgjithësi, në kundërshtim me normat dhe standardet ndërkomëtare dhe me mos pëlqimin e Venecias.

Ndonëse besoj se edhe kjo deklaratë e ambasadave perendimdore pardje, në mbeshtetje të fjalës së lirë, është si të thuash — më mirë vonë se kurrë — nuk do të kenë asnjë efekt në planet e Kryeministrit Rama për të vazhduar kontrollin e tij mbi lirinë dhe veprimtarinë e medias. Besoj se kjo deklaratë, ashtu si edhe të tjerat në të kaluarën, bëhen dhe janë bërë, “sa për sy e faqe”, ose përputhet me atë thënjen shqiptare, “më ka çue baba sa me la gojën”.  Dëmi është bërë tanimë, pasi është dashur të flisnit me kohë — liria e medias shqiptare është e kufizuar dhe ka shumë pak të përbashkët me mediat e vendeve perëndimore që ju përfaqësoni, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Kjo është, pikërisht, edhe arsyeja që organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe vet raportet e qeverive tuaja e cilësojnë gjithnjë Shqipërinë si një vend “pjesërisht i lirë”, 30-vjet “post-komunizëm”.

Megjithë trajnimet që këto ambasada u ofrojnë gazetarëve shqiptarë me fondet e taksapaguesve të këtyre vendeve — brenda dhe jashtë Shqipërisë — aty asgjë nuk ndryshon, se fajin nuk e kanë gazetarët shqiptarë, ndër më të mirët në Evropë — por kufizimet dhe pengesat që ata ndeshin në kryerjen e punës së tyre si rezultat i ligjeve në fuqi dhe presioneve ndaj medias nga qeveria dhe oligarkët e lidhur me qeverinë.  Sot, të gjithë e dinë se gjëndja e lirisë së medias në Shqipëri, mjerisht, është më afër vendeve me regjime autoritare,  asaj në Turqinë e Erdoganit, Rusinë

e Putinit ose Serbinë e Vuçiqit, se sa t’i përngjas lirisë së medias, siç ushtrohet në vendet perendimore, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Kam drojë, të nderuar diplomatë, se sinqeriteti juaj në lidhje me shqetësimet që shprehni në deklaratën tuaj rreth lirisë së medias në Shqipëri, vuan shumë nga mungesa e kredibilitetit ndaj qendrimeve tuaja në të kaluarën, në lidhje me lirinë e shtypit në atë vedn nga të gjithë ata, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që janë të interesuar për lirinë e shtypit dhe të medias në përgjithësi – sepse kini heshtur kur është dashur të flisni.  Ende është e freskët në kujtesën tonë, heshtja e perëndimorëve –me ndonjë përjashtim të, aty këtu — gjatë kohës kur po flitej për ligjin “anti-shpifje” dhe mbi vendimin e qeverisë së Tiranës për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim, që sipas ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm, kufizojnë dukshëm hapësirën e lirisë së medias në Shqipëri.  Prandaj në mendimin tim, deklaratat nga përfaqsuesit perëndimorë në Tiranë, në mbrojtje të lirisë së medias në Shqipëri, janë të vonuara, dëmi është bërë tanimë, pa marrë parasyshë mbështetjen e “palëkundur për gazetarët në Shqipëri”, që ofrojnë sot ambasadat perëndimore në Tiranë.

Ja deklarata e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe 5 ambasadave të tjera në Tiranë, në mbështetje të medias së lirë në Shqipëri dhe në botë:

“Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokracinë.

Ne  shprehim mbështetjen tonë të palëkundur për gazetarët në Shqipëri dhe në mbarë botën, të cilët ndërmarrin hetime dhe raportime të rëndësishme, në emër të bashkëqytetarëve të tyre. Kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre janë të papranueshme.

Nuk janë marrë parasysh as shqetësimet e orgnaizataave mbrojhtëse të lirisë së medias as e dashamirsve të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri – që janë shprehur shpesh gjatë viteve dhe dekadave – se pa liri të medias nuk ka asnjë liri tjetër, as të drejta të e demokraci të mirëfilltë perëndimore, jo se jo. Mbroni lirinë e medias,  nderuar ambasadorë! | Gazeta Telegraf

“Liria e shtypit është një prej mjeteve mbrojtëse më të forta të lirisë në përgjithësi dhe nuk mund të kufizohet kurrë, veçse nga qeveritë despotike” (Xhorxh Mejson).  “That the freedom of the press is one of the bulwarks of liberty and can never be restrained but by despotic governments.”

Sa i përket lirisë së medias, në veçanti, Shqipëria sot, fatkqesisht, është më afër qeverive despotike të botës, për të cilat ka paralajmëruar Xhorxh Mason-i në Qershor të vitit 1776, se sa pranë demokracive perëndimore të sotëme, përfshir Shtetet e Bashkuara – 30 e sa vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe tranzicionit “post-komunist”.

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Zoti James Baker, Qershorin e vitit 1991, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, ka deklaruar se vërtetë, “Liria funksionon”.  Një thënje kjo që është bërë e famshme tanimë kur flitet dhe shkruhet për atë periudhë në Shqipërinë e posa dalur nga diktatura komuniste e qoftë largut.  Por po t’u fliste sot shqiptarëve, Ish Sekretari Baker, ndoshta, do duhej të plotësonte frazën e tij t; famshme të Qershorit (Freedom works’) të vitit 1991, duke thenë se as liritë dhe as të drejtat bazë të njeriut dhe as demokracia e mirëfilltë e vlerave amerikano-perëndimore, nuk funksionojnë pa lirinë e medias dhe pa lirinë e fjalës – të drejta universale këto për të gjithë dhe pa dallim – të kalitura për gjithmonë edhe në amandamentin e parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve amerikano-shqiptare, liria e medias dhe fjala e lirë në Shqipëri, mjerisht, nuk janë në nivelin e standardeve ndërkombëtare të botës së lirë, as në përputhje me vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë, që ne gëzojmë në këtë vend – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu