ARKIVI:
11 Janar 2025

Tërbimi i Edi Ramës është më i rrezikshëm se sa lëvizjet qarkore në mjegull të ‘ujkut’ Grenell

Shkrime relevante

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të...

Shumë politikan, asnjë burrshtetas!

Florim Zeqa Politikanët e sotëm fare nuk mendojnë për shtet, por vetëm...

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Shpërndaj

Në foto: Richard Grenell me Vuçiçin

Nga: Ramazan Bekteshi

Grenell është sozia e Presidentit Trump, ata të dy e zhgënjyen fort Amerikën me veprimet e tyre të çuditshme, dy veprime diletantësh që e armiqësuan Amerikën gati me tërë botën, por mbetën miq vetëm me Korenë Veriut, Rusinë dhe Serbinë. Ata, armiqësuan dhe e dogjën Amerikën me demonstrata masive, anti-raciale, ‘Black Lives Matter’ (BLM) , dhe më në fund ia vunë flakën edhe Kapitol Hill-içt, dhe mu aty ranë që të dy.

Roli i Grenell-it karshi Kosovës që në fillim ka qenë armiqësor, sepse ai në kohë pandemie e rrëzoi qeverinë legjitime kosovare përmes vasalëve të tij: LDK-së, PDK-së, AAK-së. Në kohë pandemie ai ia mohoi Kosovës Fondin MCC, iu kërcënua Kosovës me tërheqje trupash e mbyllje të Bondsteel-it. Ai përdori gjuhën e frikës dhe bullizmin, e barazoi viktimën me kriminelin, ai u mundua të sajoj një histori e gjeografi të paqenë të Kosovës me bosin e tij, ai e shkeli rëndë Konventën e Vjenës.

Grenell, me ndihmën e Hotit dhe argatëve të tij që e sollën në pushtet, në Marrëveshjen e Uashington-it e inkorporuan “minishengenin”, moratoriumin, por e hoqën pikën ku kërkohej njohje reciproke. Pse sot nuk flitet për tradhtinë e Hotit, edhe pse ai e legalizoi ‘minishengenin’ në DC. Pse Grenell i thotë Kosovës të respektoj ‘minishengenin’ por jo dhe Vuçiqit që të zhvendos ambasadën serbe në Jerusalem.

Tani, pas rënjes, Grenell sërish na rishfaqet në Ballkan, si një ‘ujk’ dinak që e do mjegullën, si njeri i papunë, i gjen vetes punë kur Ballkani ka stuhi. Ai na shfaqet herë në Beligrad e herë në Tiranë, sepse në këto dy qendra misioni i tij mbeti i papërfunduar, sepse në këto dy qendra ai i duhet Ramës e Vuciqit, sepse ata përpara se të ‘mbyten’ kapen edhe për një fije kashte si që është Grenell, tani.

Grenell, në ‘cicërimën’ e tij të fundit i provokon keq shqiptarët duke thëne: “Sot ne i nderojmë heronjtë e #Vidovdanit. Ne këtë datë më 1389, filloi beteja kundër turqve në Kosove. Sot është dita e përkujtimit për Princin Shën Lazari dhe për martirët e shenjtë serbë.”

Kjo ‘cicërimë’ e Grenellit do të duhej të ishte një sinjal shumë serioz për shqiptarët, një rënkim dhe ulërimë ogurzezë e tij kundër shqiptarëve, sepse ai merret me një të pavërtetë historike, me një mit që mundohet t’a shndërroj në një realitet. Beteja e Kosovës ishte një koalicion Ballkanik ku shqiptarët u shquan në luftë, kjo nuk ishte një betejë me luftëtarë puro serbë siç propagandon lobisti serb, Grenell, jo se ai nuk i din këto, por sepse ashtu dëshiron. Ai dëshiron që të përkrah marrëzitë serbe, sepse serbët janë të vetmit në botë që kremtojnë betejat e humbura.

Ky veprim dashakeq i ish-ambasadorit Grenell, në vend se ti irritoj politikanët shqiptarë, ata njëlloj si HTH që ia dha dekoratën ‘Mik i Kosovës’ sillen me plot admirim. Presidenti Meta, për agjendën e tij meskine po ashtu e fton Grenell-in në Tiranë, valle pse? Rama po ashtu i kërkon ndihmën e tij për të jetësuar ‘ish-minishengenin” e tij të Hotit dhe të Vuçiqit.

A do t’ua mbush deshirat talismani/hajmalia e Grenellit ‘hijeve’ të Ballkanit, Ramës, Vuçiqit dhe Metës, a do te kursehen ata nga pellgu i pafund marrëzirave tani te shoqeruar edhe nën ritmin e muzikës serbe të Bregoviqit, apo kjo do të shndërrohet në ‘provokacija’ dhe në një muzikë të përmortshme dhe një REQUIEM si ai i Mocartit për ‘minishengenin’, për kleptokracinë dhe këta të tre sëbashku.

Edi Rama me Grenellin

Kryeministri Shqipërisë n’a e solli ‘ujkun’ në derë, e për ketë, një fjalë popullore thotë: “Paç faqen e bardhe si bythë e kusisë”,– Kryeministër! Shporrja e Ramës dhe shkuarja në Hagë e Vuciqit për krime kundër njerëzimit, vetëm sa s’kanë ndodh. Kryeministri Rama n’a ndau dhe vazhdon të n’a ndajë tmerrësisht keq, tërbimi i tij është më i rrezikshëm se sa lëvizjet qarkore në mjegull të ‘ujkut’ Grenell.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu