ARKIVI:
12 Janar 2025

Tërheqja me “bisht nën shalë” nga Veriu!

Shkrime relevante

Treni i fillimshekullit !

Nga: Fadil Dervishaj OPINION Janë bërë më shumë se dy dekada të daljes...

Trump, shpëtimtari i botës nga gremina shkatërrimtare komuniste

Tomë Mrijaj, New York Zoti me mrekull, fatmirësisht ishte plotësisht në anën...

Më 15 janar do të ndizen qirinj në qendër të Prishtinës

Të dashur qytetarë të Kosovës, Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës...

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Për pushtetarët pak rëndësi ka, a i ka punët mirë Kosova apo jo, e rëndësishme është të jenë të kënaqur mbështetësit e tyre. Për pushtetarët pak rëndësi ka ngritja e çmimeve dhe peripecitë e qytetarëve (mërgimtarëve), i rëndësishëm është luksi dhe mirëqenja e familjeve të tyre.

Shkak i përkeqësimit të pozicionit të Kosovës, gjuha jodiplomatike e liderëve shtetërorë

Përkeqësimi i raporteve me partnerët ndërkombëtar dhe pozitës gjeopolitike të Kosovës në botë është rezultat i injorancës dhe gjuhës jodiplomatike të lidershipit të saj, përkatësisht e drejtuesve të lartë shtetërorë.

Gjuha jodiplomatike e zonjes Donika Gërvalla e ka përkeqësuar edhe më tej pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjegjësisht brenda 27 shteteve të Bashkimit Evropian. “Në aspektin e sigurisë, BE është një tigër prej letre pa SHBA-në dhe NATO-n”, është një prej fjalive më jodiplomatike të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, e cila ka shkaktuar polemika dhe pakënaqësi të shumta tek zyrtarët evroperëndimorë.

Gjuha jodiplomatike e të shprehurit të kryediplomates Gërvalla nuk është në përputhje me pozicion që mbanë në ekzektuivin kosovarë. Edhe Ibrahim Rugova në kohën e tij, përgjatë viteve të ’90-ta shumë herë nuk është pajtuar me ndërkombëtarët, por asnjëherë nuk ka përdorur fjalor denigrues ndaj bashkësisë ndërkombëtare, por gjithnjë është lutur para tyre duke e mbrojtur me dinjitet të drejtën e popullit të tij për liri, pavarësi dhe demokraci.

Veprimet e papërgjegjshme prodhojnë situata të paparashikuara

Lideri i përgjegjshëm shtetëror asnjëherë dhe për asnjë moment nuk duhet të luaj me fatin e vendin për pakënaqësi personale ndaj zhvillimeve politike ndaj dhe perreth vendit të tij, por gjithmonë me gjuhë të ëmbël dhe diplomatike i mban rreth vetes miqtë dhe ruan raportet me qendrat e vendosjes dhe aleatët strategjik të shtetit.

Përplasja e Kosovës me Perëndimin është shkaktuar pikërisht nga gjuha jodiplomatike dhe kryeneqësia e liderëve shtetërorë, e cila e ka dobësuar edhe më tejë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sikur ‘Qeveria e Kosovës’ të kishte vepruar në koordinim me ndërkombëtarët, që nga problemi teknik me targat, pastaj me zgjedhjet në veri e kështu më radhë, Kosova do të ishte një hapë para Serbisë në dialogun e Brukselit dhe në pozitë të pafavorshme për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

‘Qeveria Kurti’ duke vepruar njëanshëm në veri dhe pa u koordinuar me ndërkombëtarët i ka faktorizuar edhe më shumë serbët e veriut. Me këmbënguljen e gabuar për vendosjen e kryetarëve të rinj pa legjitimitet popullor në veri, e shkaktoj përshkallëzim të situatës në veri.

Me veprime avantureske dhe amatoreske politike, Albin Kurti jo vetëm që e ka përkeqësuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, e ka krijuar bindjen e perëndimorëve se komplikimet në procesin e dialogut ishin të gjitha për fajin e Kosovës!

Kjo ishte “qershia mbi tortë” për Vuçiqin, i cili e arriti një fitore diplomatike të paplanifikuar ndaj Kosovës. Duke vepruar kokë në vete Albin Kurti në raport me serbët e Kosovës dhe veriun në përgjithësi, siq ishin targat vitin e kaluar dhe zgjedhjet e këtij viti në veri, jo vetëm që e ka dëmtuar rënd Kosovën në procesin e integrimeve dhe në liberalizimin e parashkikuar për janarin e vitit 2024, e ka larguar fillimisht Kosovën nga ushtrimet më të mëdha ushtarake “Defender 23” dhe nga të gjitha nismat rajonale, evropiane dhe transantlantike.

Presidentja e patericë e Albin Kurtit

Roli presidentes Vjosa Osmani në situatën e krijuar në këta dy tre muajt e fundit, përveqse inekzistent, është i papërfillshëm në raport me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore që ka ajo para qytetarëve të vendit.

Për këta muaj të krizes së thellë politike në vend, nuk e kemi në asnjë adresim të qartë të presidentes ndaj qytetarëve, asnjë pozicionim të qartë karrshi veprimeve të qeverisë dhe asnjë fjalë për për sanksionet nga SHBA-të dhe BE-ja! Varësia e tepruar dhe e paprecedent e presidentes Osmani ndaj qeverisë e ka kthyer atë në kukull dhe patericë të Albin Kurtit.

Në situatën e rënduar politike nëpër të cilën po kalon vendi, presidentja Vjosa Osmani, në vend që të lauj rolin unifikues mes forcave politike në vend, po e bën të kundërtën, duke e mbrojtur unitetin politik brenda grupit parlamentar të LVV-së në Kuvendin e Kosovës.

Mjafton për ta kuptuar servilitetin e presidentes Osmani dhe të tjerëve në një foto-postim të Albin Kurtit në rrjetet sociale dy ditë më parë, në të cilin shkruan, po citojë; “Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”.

Kjo është gjuha hakmarrëse e kryeministrit të Kosovës ndaj kryeministrit të Shqipërisë, e cila i ngjet “luftës së ftohtë” mes dy shteteve shqiptare!

Aq fort janë mishëruar dy “rugovistet” me stalinistët, saqë nganjëherë po më shkon mendja, se, edhe Vjosa me Doniken i përkasin të njëjtes ideologji që i përket Albin Kurti, ndryshe nuk justifikohet bashkrendimi me të!

Kostoja e dëmit që ua bëri mërgimtarëve Albin Kurti me aventurat e tij të rrezikshme në prag të pushimeve verore është i madh dhe i mundimshëm. Përveq aspektit material, mërgimtarët po sakrifikohen edhe me udhëtime të gjata drejt vendlindjes dhe anasjelltas.

Një gjë është e sigurtë, pasi të kthehen mërgimtarët në vendet nga kanë ardhur, edhe kryeminsirtri do të kthehet me “bisht nën shalë” nga veriu, pa përfituar asgjë nga situata e shkaktuar konfiktuoze, e filluar me targat dhe e vazhduar me zgjedhjet me bekimin e presidentes pa asnjë efekt juridik dhe praktik në atë pjesë të ndarë të vendit tonë 24 vite më parë. Nuk është që po e themë unë, por këtë tërheqje nga veriu e ka paralajmëruar vet kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë, e cila nuk do të ndalet deri në tërheqjen përfundimtare, ashtu siq i kanë rekomanduar ndërkombëtarët.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu