ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Tërnava: Kosova të armatoset e ti përcjell armatimet në botë, e sidomos atë që e bëjnë shtetet me qëndrim armiqësor ndaj nesh, si Serbia

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Trupat proruse i përgatisin granatat për ti bartur me automjetet luftarake afër Hekurishtes së Azov në Mariupol (Ukrainë) me 12 prill.

Image

Hajrullah Tërnava

Tërnava: Kosova gjithnjë duhet të llogaritë dhe t’i del në mbrojtje territorit të vetë

Andaj sipas tij, ‘vetë qëndrimi pranë shtetit tonë, i shtetit mik Amerikës, e ka efektin e vet, që shtetet tjera, që kanë pretendime agresive ndaj shtetit tonë, nuk do të guxojnë që të ndërmarrin hapa agresivë ndaj nesh, sepse e dinë ata forcën dhe seriozitetin e Amerikës, se sa ka harxhuar për shtetin e Kosovës, për pavarësimin e saj, kur dihet nga e tërë bota se ne jemi si produkt i ekzistimit si shtet nga Amerika dhe aleanca e saj NATO-ja, dhe shtetet tjera që i përkasin kësaj aleance’.

“Armatimi i një ushtrie është gjithnjë një forcë dhe siguri e atij shteti që është me këto teknika të avancuara, me një siguri për një të ardhme më të sigurt e sidomos nëse është në këto aleancat e forta botërore sikur që është NATO-ja. Krahasuar me armatimin e mëparshëm tani Kosova mund të llogaritet se është e armatosur mirë, por gjithnjë duhet të jetë e gatshme të armatoset në hap me kohën dhe të përcillen avancimet e armatimeve në tërë botën, e sidomos armatimin që e bëjnë shtetet që janë në konflikt me shtetin tonë, sikur që është Serbia, prandaj duhet që të jemi koherent me atë shtet nga i cili, na kanoset konflikti i armatosur-lufta, prandaj armatimet më moderne që arrin me i pas për ushtrinë tonë, duhet të bëhet ҫmos për një qëllim të tillë”, thekson ai.

Kosova në situatën në të cilën gjendet tani, gjithsesi se duhet të bëjë çmos që të sigurojë fonde për armatimin

Sipas ekspertit të sigurisë, Kosova në situatën në të cilën gjendet tani gjithsesi se duhet të bëjë ҫmos që të siguroj fonde për armatimin që i duhet ushtrisë së saj, qoftë nga fondet e Kosovës si shtet që është tani, apo edhe nga diaspora e saj që gjendet e shpërndarë në tërë botën, e që iu gjend edhe në të kaluarën me fondet e saj si 3% dhe “Vendlindja thërret”.

“Edhe pse diaspora si e nënçmuar që po kritikohet nga shumë njerëz, edhe eminent brenda Kosovës, dhe kritikat që po i ndodhin që pas luftës e këndej, edhe pse e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha kohërat pandërprerë, me aq sa ka pasur mundësi, diaspora është e zhgënjyer në shtetin e Kosovës, sepse edhe ato fonde që dikur ishin dhe i ndihmuan shumë Kosovës, ka fakte e argumente se janë në shumicë të keqpërdorura nga ata që i kanë mbikëqyrur-kontrolluar ato fonde. Andaj ende ka kërkesa të tilla që të zbardhen ato keqpërdorime, sepse diaspora ndihmat që i bënë për ushtrinë, megjithatë do ta dijë për mjetet e harxhuara dhe që s’është mirë që të ofendohet edhe nga njerëz të politikës së Kosovës, sikur që ndodhi nga deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila këto ditë në një shtet të BE-së bënte apel që mos të ndihmohet fondi i ushtrisë sikur që ka kërkuar kjo Qeveria në pushtet, apo qortime publike që iu bëhen diasporës përmes TV programeve”, thotë ai.

Tërnava thotë se prandaj kur politikat e Kosovës nuk janë të koordinuara mes veti dhe i kontribuojnë dëmtimit për iniciativën që është ndërmarrë nga Qeveria Kurti, që ka kërkuar nga diaspora për ndihmën e mundshme për fondin e ushtrisë së Kosovës.

“Prandaj ta kemi në konsideratë se edhe pjesa e diasporës është pjesë përbërëse e popullit të Kosovës, dhe sikur që dihet mjaft e ka ndihmuar Kosovën, si para, si gjatë dhe pas luftës, dhe jo vetëm me ndihma financiare, por edhe me angazhime të drejta për të rinjtë, që i kanë lënë familjet e tyre dhe kanë ardhur dhe kanë luftuar për çlirimin e vendit, që një numër i madh nga ta janë edhe dëshmorë si dhe veteranë të luftës”, thotë Tërnava për Drinin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu