ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Tetë dekada në pritje të drejtësisë, për gjenocidin nga Greqia në Çamëri 80 vite pas

Shkrime relevante

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Shpërndaj

Fahri Dahri, studjues i çështje çame

80 vjet më parë, në trojet e Çamërisë, pa prit e pa kujtuar, vetvetiu, si në ditët dhe netët kishte pllakosur një mer (më i fuqishëm se frika), kudo. Nuk di si ta shpreh, por po mendoj ta krahasoj me lajmin e ditëve të para të shfaqjes së sëmundjes së COVID- it 19. A ju kujtohet që ato ditë, të gjithë u mbyllëm nëpër shtëpi; ndërsa kumbonte zëri i trishtë i Vaçes, nëpër lagjet e Tiranës tonë? E po ashtu ishte gjithë Çamëria, e tromaksur, e trembur, sepse mortaja- sëmundje, e hedhur në ato troje nga kisha bizantine dhe shteti ortodoks grek, po binte era gjak, gjak i pastër i pellazgjisë epirote.

Familje çame në Shqipëri disa vite pas gjenocidit grek 

Priftërinj mjekërosh, të shoqëruar nga kryekrimineli, pinjoll i familjeve të ardhura mbi 700 vjet më parë nga Azia e Vogël në Janinë, u burrëruan me mbështetjen e 10-20 mijë andartëve, burgaxhinjëve, hajdutëve kretanë, etj. Të lejmonisur (përkëdhelur) nga krerët e Aleatëve dhe të Boshtit, coptuan me sopata, kazma, furra të zjarta, lopata groposëse, gjallesën njerëzore autoktone të rajonit etnik shqiptar. Përpara masakrave ç’njerëzore, brenda popullit europian, ku një pjesë e tij u bë pre e epsheve të poshtra të monarko-fashistëve grekë, po afron shekulli dhe ende nuk ka akt-akuzë, nuk ka gjykim, nuk ka llogaridhënie kundër shtetit që ka shkelur hapur Konventat, Ligjet Ndërkombëtare të të Drejtave Universale të Njeriut. Iku një shekull! Iku 100 vjeçari i marrëzisë njerëzore greko-turke se njerëzit si kope bagëtish, por pa çoban, të linin kullotën dhe vathën autoktone për t’u mbledhur në vathat sipas besimeve fetare!

Zot na ruajt nga ç’ekuilibri mendor i shteteve dhe qeverive vrasëse!

Kombi shqiptar, në gjithë 2000 vjeçarin e erës së re, është shënjestruar  për tu zhdukur. Për këtë janë përdorur të gjitha metodat, mjetet materiale, lnteligjencat negative nga të gjithë, duke filluar me romakët, bullgarët, serbët, gotët, ostrogotët, bizanti, Osmani, etj. por ata nuk arritën të vrisnin vitalitetin e kësaj race, me etni, tashmë të vërtetuar pellazge. Shqiptari mbijetoi. Fisi çam, pjesë e pandarë e etnosit shqiptar, në shekullin e kaluar u vra, u ther, u dogj, u përdhunua, u çpronësua dhe u dëbua dhunshëm nga vatra e tij. Por ka mbijetuar. Sot është i konsoliduar, i unifikuar dhe i rikthyer në vlerat e larta njerëzore që karakterizojnë etnosin iliro- arbëror.

Ka kaluar shekulli i coptimit të padrejtë të trojeve tona. Sipas të vjetërve tanë të mënçur, thuhet se devrat tre-katër dekadëshe sjellin ndryshime epokale. Dhe vërtet e kaluam devrën e parë dhe tani po afron devra tjetër, e cila filloi tre dekada më parë! Presim ndryshime të mëdha cilësore. Zërat për ndryshim po dëgjohen gjithnjë më fort, më afër.

Të mbajmë lart dhe fort krenarinë tonë të ligjëshme. Gjithçka do t’i shkojë atij që i takon. Ne, nuk duam asgjë tjetër veçse atë që të parët na e kanë lënë AMANET.!

Më 17 maj 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu