ARKIVI:
12 Maj 2025

The Chicago Tribune (1919) / Konferenca e Paqes në Paris – Kur Halil Pashë Alizoti i shkruante Woodrow Wilson-it

Shkrime relevante

Edhe Krypimehi, me kullë…!

Gani I. Mehmeti Krypimehi është fshat nja 10-12 kilometra në veriperëndim të...

O moj Arbëri me vlerë!, poezi nga Eshref Ymeri

Thethi ... Eshref Ymeri   O moj Arbëri me vlerë!   O moj Arbëri me vlerë! Shkundu,...

A do t’i vret ndërgjegja liderët partiak të Kosovës?!

Nga: Arif Ejup A DO T’I TRAZOJË NDONJËHERË NDËRGJEGJIA LIDERËT PARTIAK TË...

Maskarada e përvitshme në Sheshin e Kuq të Moskës

Eshref Ymeri (Një frymëzim prej Prof.dr. Fatmir Terziut)  Në numrin e sotëm (09...

Republika e Kosovës, nën kthetrat e propagandave armiqësore

Gjergj - Skender Jashari E kam të vështirë ta trajtoj këtë temë,...

Shpërndaj

Conférence de paix de Paris en janvier 1919 à Versailles. Photo12/Ann Ronan Library/AFP

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Qershor 2022

“The Chicago Tribune” ka botuar, të shtunën e 7 qershorit 1919, në faqen n°2, shkresën e Halil Pashë Alizotit (delegat i shqiptarëve të Turqisë në Konferencën e Paqes në Paris) drejtuar asokohe presidentit amerikan Woodrow Wilson, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Delegatët shqiptarë i kërkojnë ndihmë Wilson-it

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Woodrow Wilson

Zoti President,

Kohët e fundit shtypi ka thënë se Konferenca synonte t’i jepte Italisë një mandat për Shqipërinë; kemi nderin t’ju kujtojmë se për këtë çështje kemi dërguar një memorandum të datës 15 prill, për të shprehur dëshirën unanime të popullit shqiptar për t’i besuar Kombit Amerikan kujdesin për udhëheqjen e Atdheut në hapat e parë të jetës së tij politike.

Dëshira e popullit shqiptar përputhet absolutisht me parimin e pranuar nga Antanta, e cila deklaronte se do të merrte në konsideratë pikëpamjet e popullit shqiptar për të përcaktuar Fuqinë të cilës duhet t’i besonte drejtimin e tij.

Padyshim që populli shqiptar nuk mund të jetë aderues i italianëve, duke qenë se kjo do të ishte kundër zhvillimit të lirë të tyre dhe do të ngrinte pikëpyetje serioze për ekzistencën e tyre kombëtare. Ne shpresojmë sinqerisht që konferenca në dashamirësinë e saj të lartë, të marrë një vendim në favor të vendit tonë, që të sigurojë pavarësinë dhe rritjen e tij pa pengesë në rrugën e përparimit, nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.

Ne mbetemi sinqerisht tuajit,

Presidenti i Delegacionit Shqiptar :

Halil Pasha (Halil Pashë Alizoti)

(E komunikuar.)

_____

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/the-chicago-tribune-1919-konferenca-e-paqes-ne-paris-kur-halil-pashe-alizoti-i-shkruante-woodrow-wilson-it/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu