Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
Albin Kurti në një prononcim për gazetën më prestigjioze amerikane “The New York Times” lidhur me fetë tek shqiptarët ka deklaru: “Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu”
Gjithënjë kur me një çështje të caktuar si për siguri, luftë, krizë ekonomike, sociale, politikë, religjion, shfaqje të ekstremizmave fetar e çështje të tjera merret një gazetë si është “The New York Times”, gazetë kjo më e njohura në gjithë rruzullin tokësor, atëherë duhet ta kuptojmë se artikulli i gjatë apo tema me të cilën është marrë gazeta është e një rëndësie të veçantë dhe duhet të merret shumë seriozisht nga populli e politika shqiptare në Republikën e Kosovës.
Albin Kurti i ka thënë gazetës: “Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu” me këte kryeministri i vendit ka hedhur poshtë rëndësinë e fesë në përcaktimin e identitetit kombtar shqiptar.
Sigurisht që në këte rast kryeministri ka tentu ti eskivoj pyetjes së gazetës duke mohuar ndikimin e fesë në shtet siç i ka ndodhur vet atij nga ekstremistët fetar islam që i ka pasur brenda subjektit të vet parlamentar, duke pasur ndikim të drejtëpërdrejt në pengimin e kalimit të disa ligjeve bazike të shtetit, ligje këto të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me cenimin e demokracisë dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Ligjet të cilat nuk morën dritën jeshile nga deputetët kontraverz me pikëpamje puro islame janë: Kodi Civil i Kosovës, Ligji mbi fertilitetin artificial IVH, pastaj ligji për të drejtën e krijimit të amësisë pa pas nevojën e martesës e ligje të tjera që kryesisht prekin liritë e të drejtat e njeriut. Këto ligje bazike të një shteti që pretendon integrimin në BE, domosdoshmërisht është dashtë të aprovohen nga kjo legjislaturë e cila kishte marrë e vetme shumicën apsolute të trupës zgjedhore në zgjedhjet e kaluara. Tani shtrohet pyetja se a ka pasur të drejt kryeministri në përgjegjëjen që ia ka dhënë gazetës duke thënë se: Feja te shqiptarët është e parëndësishme krahasu me përcaktimin që shqiptarët e kanë për identitetin e tyre kombtar.
Apo thjeshtë ai gazetës i përgjigjet politikisht në këte mënyrë: “Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu”! Nëse kryeministri e ka pasë fjalën për katolicizmin atëherë ka pasur të drejt, sepse vërtetë shqiptarët ishin të parët në Gadishullin Ilirik (Ballkan), por edhe në kontinentin e vjetër që sollën krishterizmin, por e vërteta qëndron se për 523 vjet sa zgjati okupimi, sundimi dhe lufta me otomanizmin, shqiptarët i zdeshi nga katolicizmi duke i konvertuar me shpatë, dhunë, represion e me joshje në musliman shumicën e arbnorëve tek të cilët le që ua imponuan fenë, por edhe ua coptuan territoret duke ua dhuruar serbo-sllavëve 3/4 e territoreve etnike që otomanët i kishin ndarë në vilajete prej të cilave vetëm Shqipëria arriti të fitoj pavarësinë në vitin 1912, derisa Dardania, Sanxhaku i Nishit, Rashka e Pazari i Ri, Ilirida, Lugina, Plava, Gucia, Ulqini e Malësia iu lanë Serbisë si dhe Qamëria ju la Greqisë.
Prandaj, z.kryeministër është mirë që së paku me kombin është mirë të mos bëhet politikë dhe të jeni më i drejtëpërdrejt dhe të ju tregoni qytetarëve se fetë, e sidomos islami, erdhi në këto troje, na mori shumë e na la ate më të keqen fenë e cila tmerrësisht po naj rrezikon kombin dhe perspektivën tonë euroatlantike.
Një popull që identitetin fetar e vendos 30% mbi identitetin kombtar, ai popull rrezikon të shuhet. Kjo po ju ndodh shqiptarëve të Kosovës të cilët po të mos ishin Rilindasit tonë sot shqiptarët, sidomos ata që mbetën në ish Jugosllavi do të shuheshin apo do të numëroheshin në dhjetra mij e jo më shumë.
Ata hoxhollar që krekosen se gjoja feja islame e ka ruajtur kombin nga asimilimi nuk e kanë asnjë fakt apo provë që e dëshmon një deklarim të tillë.
Shqiptarët e kanë ruajtur gjuhën shqipe falë qobanëve, të analfabetëve dhe të paditurëve që nuk arrinin dot ta mësojnë gjuhën turke dhe kështu mbetën shqiptar sepse përndryshe sot shqiptarët do të ishin të turqiziar siç ka ndodhur me shumë banorë të Shkupit, Prizrenit, Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit e qyteteve tjera që edhe sot vazhdojnë të ndjehen si turq edhe pse të njejtit janë shqiptar turqishtfolës.
Kryeministri e din por nuk don ta thotë në opinin për shkakun e humbjes së votave se: “Otomanët erdhën në trojet shqiptare, na okupuan, na rrahën, na turpëruan, na dhunuan, na vranë, na prenë, na konvertuan me dhunë në islam, na lanë gjakmarrjen e hakmarrjen, na lanë kulturën, na coptuan, na dërguan në Anadolli, naj mbollën analfabetizmin masiv, nuk na lejuan asnjë shkollë shqipe, na shkretuan ekonomikisht, sigurisht se ju erdhi koha të shkojnë në fillim shekullin e XIX por neve na lanë mozomakeq dhe të dërmuar nga të gjitha aspektet. Naj lanë fenë e cila po vazhdon të na grryej palcën kurrizore dhe po naj rrezikon seriozisht të ardhmen tonë në BE aty ku e kemi vendin si njëri prej popujve më të vjetër të Evropës.
Tani po ndalemi pak edhe në artikullin e gjatë të The New York Times ku ndër të tjera thuhet: shqiptarët duan ta ringjallin të kakuarën para islamike, duke shkruar për lëvizjen e konvertimeve fetare në Kosovë, gazeta thotë se një numër i vogël i shqiparëve etnik, kryesisht mysliman, po përqafojnë katolicizmin.
Kjo lëvizje, e njohur si: “Lëvizja e rikthimit”, synon të rilidhë Kosovën me të kaluarën e saj para-islamike, të cilën mbështetësit e kësaj lëvizjeje e shohin si një shtyllë të identitetit europian. Gazeta e citon At Fran Kolaj, njërin prej figurave kryesore të kësaj lëvizje i cili mbron tezën e tij se shqiptarët etnik po rifitojnë “identitetin e tyre origjinal”, që sipas tij ata e kishin para konvertimeve të dhunëshme të periudhës osmane.
Derisa kryemyftiu i BIK Naim Ternava këte fenomen e sheh si një fushatë kundër harmonisë fetare në Kosovë. Këtu rrjedhimisht shtrohet pyetja për cilën “harmoni fetare” po flet kryemyftiu?
Nëse në shtetin e Kosovës, censusi i fundit tregon se 93.49% e popullatës shqiptare na qenkan mysliman, atëherë ku na qenka kjo harmoni fetare, apo ndërmjet cilave fe kur shumica e shqiptarëve na qenkan mysliman dhe këtu mund të flasësh vetëm për harmoni brenda llojit e që un them se kjo harmoni nuk ekziston, duke pasur konflikte, rrahje, fyerje, kërcnime, mospranime të tarikateve si komunitete brenda islame dhe plot parregullsi të tjera të cilat janë shfaqur hapur këto vitet e pasluftës në Kosovë.
Vehabizmi e selafizmi, pjesëmarrja në luftrat e huaja, aktet terroriste nëpër vendet e përendimit, rrahjet e imamëve tradicional, imponimet e formave të faljeve ndryshe nga shkolla hanefite, veshjet e burrave krejt ndryshe nga traditat e kultura shqiptare, veshjet e grave me ferexhe, nikab, burkë e shami janë vetëm disa nga imponimet që janë bërë e vazhdojnë të bëhen edhe sot gjithandej nëpër qytetet e vendbanimet e Kosovës.
The New York Times gjithashtu shprehet i shqetësuar me konvertimet, duke u paraqitur i shqetësuar mbi financimin e huaj për institucionet islame dhe mundësinë e rikthimit apo riaktivizimit të ekstremizmit fetar islam. E gjithë masa e të kthyrve në katolicizëm e mbrojnë tezën e tyre se e vetmja formë për tu integru sa ma shpejt në BE është rikthimi në rrënjët tona apo përqafimi i katolicizmit si mënyra e vetme e sigurt dhe shumë më e shpejt e integrimit në BE dhe strukturat euroatlantike.
Shkrimi i The New York Times përfundon duke reflektuar mbi ekuilibrin delikat midis fesë, identitetit dhe politikës në Kosovë, duke theksuar se si kjo lëvizje e re ngjallë si një lloj shprese, por edhe shqetësim brenda një vendi që ende po e navigon identitetin e vet pas një lufte të rënd që kaloi ky popull gjatë viteve 1998/99.
Shqiptarët definitivisht duhet ti qëndrojnë besnik kushtetutes së tyre laike, në të kundërten çdo ndryshim apo dalje nga laiciteti këtij vendi mund ti kushtoj me zhbërje apo mosekzistencë të shtetit më të ri Republikës së Kosovës.
Ju lumte Z. Retkoceri
Njëshkrim shumë I sakt dhe domethënës për çështjen e raportit të besimeve fetare ne Kosove dhe shqipëri.
Për fat te keq këtë çështje po e injorojnë politikajtë dhe intelektualët.
Mendoj që do ti dënoj historia për qëndrimin e tyre oportun para kësaj të zezëdite qe na ka kaplue dhe po na kërcnon të ma gllabëroj!