Thërras SBASHK , tha Naim Tërnava sot, në konferencën e tij “urgjente” për shtyp, që për hir të misionit që mbartin mbi vete, që sot ta ndërpresin grevën dhe që nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës aty ku e kanë vendin.” bëri thirrje Myftiu Ternava në një koferenë për media.
Prof. Bajram Binaku, Pejë
___
Ah sa mirë ishte …!
Ditë e premte, dreka ftonte besimtarët në xhami. Hoxha hypte shkallëve të xhamisë, të cilat ishin ndërtue përbrenda saj, në mënyrën gjarpërore e mjeshtrore. Në çardakun rrethor hoxha, në mungesë të tij edhe Mejzini, fillonin thirrjen me një zë të thekët dhe me dorën anash veshit, sikur malsoret kur jepnin lajmin nga maja në kodër.
Mbaj mend prindërit e mij, qe agjeronin dhe na thoshin qe agjërimi është çështje përsonale. Asnjëherë nuk na patën ndërhy në agjërim, as tek unë e as tek motrat e vëllai më i madh. Shpesh i kritikojsha për agjërim, po ata ma kthejshin,”shiko mesimin tend, mos u përzi në punët tona”!
Gjatë vitit me dukët njëherë në vit, vinte hoxha i katundit dhe e kërkonte “hakun” e sherbimit në xhami. Zakonisht kërkonte një thes, tromak, misër, siq i thonim misrit me boçë!
Kur vinte Ramazani, fshati merrte hoxhën në darkë, e cila bëhej, pasi besimtarët bënin iftar. Në darkë thirreshin fqinjët e kusherinjë. Pas darke vazhdonin bisedat e këndshme mes vete. Edhe hoxha me stilin e tij ndërhynte në shakatë, qe tregoheshin. Me kujtohet një përgjigje, qe i dha hoxha njërit, qe ishte i pranishëm. Pasi ai, e pyeti hoxhën,”Hoxhë a po na tregon, kur e bartim të vdekurin në tabut, a ma sevap është me shkue prapa xhenazes apo përpara”!
Hoxha ja kishte kthye,”ma sevap është mos me qenë fare në tabut”!
Kur vinte festa e Bajramit, të rinjët i bënin zë tupanxhisë, për të festue para xhamisë. Bëheshin kërcime e valle nga të rinjët e fshatit. Shumica e tyre me veshje kombëtare e plisa n’dritë të synit, siq thot populli! Vallja nuk ndalej deri në mesditë. Bajramin, sikur dhe Pashkët e kërshendellat i festonim të gjithë bashkarisht. Vëllëzërit tanë katolikë, mbanin bombone e sheqerka, sepse fëmijët nuk i dallonin kush ishte katolik, qe mos ti shkonin para derës me një thirrje,”me fat bajrami”!
Në ditën e kurban bajramit, secili, qe sakrifikonte kurbanin, e ndante me shokë e të varfër.
Feja atë kohë na bashkonte. Nuk ndodhte, qe në dasma, fjalë nuseje, e gazmende tjera, të mos ftoheshin fqinjët katolikë,apo, ortodoks shqiptar.
Ikën ato kohëra shokë e miqë të mij!
Tani hoxha nuk hyp në minare, për të bërë thirrje për namaz, po urdhëron rrogëtarin, pa pagë t’ia lëshojë zërin autoparlantit në kupë të qiellit, për të të zgjuar nga gjumi deshe, apo, s’deshe.
Tani, thonë, ai qe nuk agjërim, drejt e në xhehnem shkon.
Ditën e bajramit dhe në ditët tjera thuhet mos bëni muzikë, mos kërceni, mos i adhuroni heronjët e simbolet, se ato janë haram. Veshini ferexhe, shamija e mbulohuni. Tani kurbani futet në friz të cilin e hanë si me qenë pastermë. Tani hoxha është i pasur, nuk merr “ujemin”, po yndyrën. Madje, yndyrën e majme nga “donatorët”, armiqë të popullit shqiptar. Hoxhollarët tani i mësojnë xhematin se me besimtarët jo muslimanë as dekë e as darsëm, as mi dhanë bijë e as m’i marrë, as hua e madje as me i zgjatë dorën. Vëllezër thonë i kemi vetem besimtarët beduinë, arabë, turq, sirianë e gjithë të tjerë të besimit islam. Për fat të keq disa besimtarë ranë pre e “mësimeve fetare” nga hoxhollarët e shitur. Edhe politikën tani donë ta futin nën kontrollë. Me kujtohet krye hoxha i Prizrenit kishte ftuar kryetarin e komunës në këtë formë:”Kryetar, ti e ke vendin këtu, pas meje, këtu, në xhami duke u falur”! Tjetri kishte kërkuar qe, nëpër burgje të ligjerojë hoxha!
Të dashur lexues, secili ka të drejtë besimi, sipas bindjes përsonale, mirëpo në një shtet sikur jemi ne, shtet sekular, feja duhet të mos përzihet në jetën politike, sikur, qe ishte rasti më i freskët i kryeimamit Trnava, lidhur me grevat në arsim! Klerikë, kryeni punën tuaj, mos merrni detyra, qe s’u takojnë!