MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË
ME SELI NË NJU JORK
T H Ë R R E T
Gjithë mërgimtarët të kryejnë aktin më madhor, votimin për Zgjedhjet e 9 SHKURTIT 2025, një ndër aktet e mëdha të kryrjes së obligimit, për të zgjedhur përfaqësuesit më të mirë për katër vitet e ardhshme.
Mërgimtarët që janë regjistruar për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2025, të kryejnë votimin e tyre ashtu si e shohin ata vetë, përmes postës, që duhet ta kryejnë më përpara se 8 SHKURTI 2025. ose në vendvotimet në AMBASADA apo KONSULLATA, votimi bëhet më 8 SHKURT dhe të mos harrojnë e ta kryejnë obligimin e tyre si qytetarë, në ambasada a konsullata më të afërme që i kanë në shtetin ku jetojnë.
Duke ditur se një numër i vogël është regjistruar për zgjzdhje nga mërgimtarët, të paregjistruarit kanë mundësinë të shkojnë për votim në Kosovë dhe të votojnë në vendvotimin e tyre. Sigurisht, kjo do ia vlente për mpërgimtarët që jetojnë e punojnë në shtetet e Europës, me ç’rast do të bënin një vizitë, një shmallje me familet e tyre dhe kryerjen e detyrës – votimin.
Përkujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhje është edhe një obligim kushtetues, obligim ndaj
demkracisë dhe vendit tionë, për çka nuk bën të lëshohet rasti.
Ne duhet të jemi mirënjohës ndaj shtetit tonë, Kosovës, që na është dhënë kjo e drejtë, por edhe
nuk duhet lëshuar mundësinë për pjesëmarrje në zgjedhje.
Ne si mërgatë nuk thërrasim kush kë të votojë, sepse në zgjedhje marrin pjesë mbi moshën 18-vjeçare, çka do të thotë që, secili është i vetëdijshëm se kë e zgjedh ai për votim. Por, ne thërrasim që të marrin pjesë në zgjedhje. E, që të marrin pjesë në zgjedhje, kërkojmë, thërrasim e lusim të gjithë bashkatdhetarët jashtë shtetit me të drejtë vote sa më parë të kryejnë obligimin e tyre kushtetues e qytetarë, TË VOTOJNË!
Me respekt
Nju Jork Për Mërgatën Shqiptare në Botë,
Bahri Ramadani
Më 12. 1. 2025
Prishtinë, 9 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, janë hapur kutitë postare në 23 shtete të ndryshme, si: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.
Lista e adresave të kutive postare janë në vegzën: Kutitë postare për votim jashtë Kosovës.
00:37 / 09.01.2025
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
A.B / RTKlive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.
Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
“Shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njoftohen se procesi i votimit do të mbahet më 8 shkurt 2025”, njofton KQZ.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar individualisht të gjithë votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës për procedurën e votimit.Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë këtu.
“Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës”, njofton KQZ.
Si duhet të votoni?
Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës.
Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin
Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.
Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
Pasi të plotësoni fletëvotimin:
Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
Mos shkruani asgjë mbi zarf!
Hapi 2: Dërgoni fletëvotimin
Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.
Brenda zarfit të dytë, vendosni:
Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
Dëftesën e regjistrimit.
Mbi zarfin e dytë:
Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).
Vendosni një pullë postare.
Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.
Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:
Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.