ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

T’i dalësh përballë një autobusi ku ka fëmijë shkolle, sikurse në ngjarjen “pa autor” të Deçanit, është një guxim i shpërblyer …!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Prof. Dr. Enver Bytyçi, Tiranë

Ngjarja e Deçanit ka mbetur pa autor. Nuk dihet as emri i tij. Të marrësh kallashnikovin e t’i dalësh përballë një autobusi në të cilin ka fëmijë shkolle, është një guxim i shpërblyer nuk dihet me çfare. Por më shumë me duket si ngjarja e vitit 1998, kur Milosheviçi urdhëroi terroristët serbë për të masakruar tetë fëmijë gjithashtu të komunitetit serb në Pejë, vetëm e vetëm që të akuzohen shqiptarët për këtë masakër!

Autori i krimit është zhdukur. Sikur e ka thith toka. Por më çudit fakti se është anonim, pa emër, pa mbiemër. Kjo do të thotë se e gjithë ngjarja ka një skenarist, ka një regjisor, ka dhe aktorët, pra autorët. Krimineli nuk është i vetëm e ndërkohë është i padukshëm!

Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një krim terrorist të ndonjë shërbimi sekret anti-Kosovë! Ndoshta që të shkaktojë krizë në qeverisjen e vendit. Ndoshta që të krijohet ndonjë konflikt social e civil! Skenari në këtë rast nuk përfundon me aktin terrorist të vrasjes së tre personave.

Kjo më bën të shtoj dyshimin se në këtë akt kriminal ka dorë shteti serb!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nuk ka me vend as kohe per shpekulime. Ky akt, si duket, ishte test provues i dikujt sa mundet me shku larg she deri ku mundet me shku. Dhe kesi akte do te perseriten. Dikush paska lexu dhe studiu mire gjendjen ne Kosove dhe me radhe lojna pa kufi te mardhanieve nderpartiake ne Kosove dhe ate pozerizmin te shumices se politikanve ne Kosove. Ne kete moment dhe menjehere, pa hezizim, financa te duhura Forenzikes te Kosoves, Policise se Kosoves, dhe sherbimeve perkatese ne kete lemi. Te ipet personave te afte dhe profesionist te meren me kete pune. Tash. Sonte. E nese duhet tre ekipi 24 ore ne dite, ne tre ndrime. Shpend Maxhuni, kudo qe eshte, ai nder dy udheheqes te ketij operacioni dhe opereracionalizimit. Dij cka po flas dhe dij pse po flas qe duhet te angazhohet jo ma larg se sonte Shpend Maxhuni dhe njerezit qe ai i zgjedhe per bashkepunim. Dhe te kete dure te lira dhe tere mjete opreracionalizuese per kete lemi qe do te perseritet nese heziton dikush nga ata qe jane pergjegjes dhe udheheqes te shtetit te Kosoves. Mjaft me aktrimi i shtetit me lodra te femijve. Ja do te mesoni te jeni shte, ja dikush apo dicka si kjo qe ndodhi ne Gllogjan te te ju rikujton se jeni shtet me te gjitha prerogativa te shtetit. Pozerizmi dhe pozerizimi amator mbaroi me kete rast ne Glogjan. Deshtet apo nuk deshtet, mbaroi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu