ARKIVI:
13 Maj 2025

    Ti je qendra dhe burimi i jetës së familjes tënde, më thoshte gjyshja ime, andaj ti s’mund të mposhtesh çfarëdo që të ndodhë

    Shkrime relevante

    Një buzëqeshje e ngrirë mbi varfërinë

    Nga: Lirim Gashi, Prizren  Është hipokrizi e kulluar dhe autogol politik të...

    Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

    Florim Zeqa Atdhetarët sa më shumë që e shfaqin dashurinë ndaj atdheut,...

    Kur Parlamenti shndërrohet në arenë tribalizmi politik, qytetarit s’i lejohet heshtja!

    Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Meqë telenovela parlamentare vazhdoj edhe sot me...

    Atdhetari Hasan Prishtina dhe tradhëtarët që e konsideruan dhe mendojnë vendin vetëm si plaçkë

    Halil Geci, Skenderaj HASAN PRISHTINA – SIMBOLI I FLIJIMIT PËR ATDHEUN /...

    Shpërndaj

    Ime gjyshe kishte një rregull të artë kur vinte puna tek problemet e situatat e vështira të jetës. Nuk e pranonte dot faktin që një hall, një problem apo çdo vështirësi të ishte më i madh a më i fortë sesa njeriu. Më thoshte një fjalë që unë dua ta ndaj me ju për t’i shërbyer solidaritetit e empatisë njerëzore që herë herë duket sikur zhduket e nuk ekziston. Nona thoshte:
    “Kur ke një hall bija ime, a një situatë të vështirë që duket sikur ta rrëmben normalitetin e jetës e nuk të lè të jetosh qetë, duhet të reagosh. Reagohet fare thjeshtë, pa bërë heroizma a gjëra të mëdha. Në fund të fundit është thjesht një vështirësi që të ndihmon të nxjerrësh një mësim për të përballuar më lehtë vështirësitë që do të vijnë në të ardhmen.
    Sekreti është të zgjohesh çdo mëngjes si çdo ditë, sa më herët nëse është e mundur, lahu, vishu, bëj tualet, parfumosu, pastro shtëpinë, ver lule të freskëta në vazo në çdo dhomë, bëj pazarin, gatuaj, shko në punë e dedikoju punës ato orë që i përkasin. Bëj kafen tënde, lexo një libër, tako një shoqe, përgatit një ëmbëlsirë të lehtë, përkëdheli fëmijët, bashkëshortin, prindërit, jep dashuri. Këto hapa të vegjël normaliteti sikur gjithçka shkon mirë do të të japin forcë ta minimizosh problemin, ta shkurtojnë kohën e ankthit që sjell vështirësia, do ta trembin të keqen e ti do të shohësh që asnjë problem nuk është aq i madh, aqi rëndësishëm e aq i fortë sa je ti. Ti je qendra dhe burimi i jetës së familjes tënde, ti s’mund të mposhtesh çfarëdo që të ndodhë sepse nëse mposhtesh ti do të mposhten dhe ata.”
    Kjo ishte Nona ime, e cila tashmë edhe pse mungon prej 19 vitesh, është më e pranishme se kurrë në jetën time. Ia kam sjellë Nonën dhe publikut gjerman për të kuptuar dhe ata që do e lexojnë librin tim se ne gratë shqiptare kishim vërtet shembuj të përkryer përkushtimi e dashurie.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu