ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

T’i ndëshkojmë me votë subjektet politike që nuk e zgjidhen statusin e pensionistët të pas viteve të nëntëdhjeta!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Drenas

Pensionistët, sidomos shtresa e cila bëri rezistencë regjimit kriminal të Serbisë, po përjeton çaste të rënda, për shkak të injorimit dhe diskriminimit që iu bë nga qeveritë që nga pas lufta. Duke mos e rregulluar ligjin për njohje të viteve nën pushtimin e egër, deri në formimin e Trustit në viti 2002, qeveritë lanë pensionistët e kësaj kategorie me nga 100 euro, për t’i rritur nga kjo aktualja në 120 euo! Ky diskriminim, për të mos thënë krim që i bëhet kësaj shtrese, nuk do koment.
Ndaj, ka ardhur koha që pensionistët e kësaj shtrese, që nuk janë të paktë në numër t’i ndëshkojnë me votën e tyre, pushtetarët dhe ata që po synojnë pushtetin të cilët nga pas lufta nuk bënë asgjë për për rregullimin e pensionit të tyre.  Çka është  më keq dhe më e rëndë, qeveritë ua japin pensionet e plota të gjithë atyre që punuan me regjimin e Millosheviqit, që ishin pjesë e një administrate kriminale!
Të njëjtin fat po e përjetojnë edhe gazetarët dhe punonjësit e “Rilindjes” të cilët punuan jashtë tutelës serbe, duke e kundërshtuar me të gjitha mënyrat, dhe sot marrin nga 120 pension, pas 45 vitesh punë! Madje, Qeveria aktuale po pret që pensionistët edhe të vdesin brenda 1 ose dy dekadave dhe pikërisht për këtë nuk ndërmori asgjë edhe pse premtoi shumë.
Ndaj nuk mbetët gjë tjetër, pos në zgjedhjet e shkurtit t’i ndëshkojmë me votë për t’i mbushur mend njëherë e përgjithmonë se nuk luhet me fatin dhe jetën e shtresës që dha shumë për vendin  siç është shtresa e punëtorëve e viteve ’90-’99.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Shumë saktë, niveli i pensioneve në Kosovë është shumë i mjerueshëm. Me pensione të tilla jeta është e papërballueshme.Brezi i pensionistëve hoqin të zinjtë e ullirit.Edhe pse punuan ata kanë mbetur barrë e fëmijëve. As Qveritë e kaluara e as kjo aktualja që shkyente gurmazin duke thën se bëjë ndryshim nuk u kujdes për ketë kategori. Qindra miliona euro shpenzime për fushatë zgjedhore nëpër diasporë, ata mund të shkonin në subvencionimin e pensioneve. Në ketë kuadër pensionistët duhet të dalin në protesta, t’i kërkojnë Kryeministrit aktual pse nuk e ka mbajtur premtimin.

  2. Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të gjitha Qeveritë e derisotme këtë kategori e kanë anashkaluar në mënyrën më të poshtër ,edhe pse dihet fare mirë që në vijën e parë të frontit për çlirimin e Kosovës, kanë qenë gazetarë, mësues,arsimtarë e profesorë, të cilët në kushte që së përshkruhen kanë punuar dy dhjetëvjeçar të plotë në baza vullnetare .
    Shumica nga ata nuk janë më mesin tonë . Ata përveç padrejtësisë që u është bërë janë përjashtuar edhe nga e drejta e marrëjes së përqindjes nga privatizimi i organizatave ku kanë punuar .
    U janë krijuar favore atyre që nuk e kanë qarë fare – fare kokën për fatin e Kosovës dhe popullit të saj të robëruar. Çfarë absurditeti dhe krimi?!…
    Ata që e kanë vënë jetën e tyre në rrezik dhe të familjeve të veta marrinë 120 euro pension përçmues,ngjashëm me ata që se kanë as edhe një ditë të vetme pune gjatë jetës së tyre . Po ashtu udhëheqës dhe nëpunës të këtyre dy institucioneve të larta të vendit tonë marrinë rroga dhe honorare të majme. Kjo shihet edhe nga deklarimimi i pasurisë së tyre.
    Në Kosovë, jetë prej sheikësh bëjnë të pushtetshmit dhe biznesmenët që origjina e pasurisë së tyre çdoherë mbetet enigmatike.
    Ky veprim i Kuvendit dhe Qeverive tona është një turp që nuk e lanë as Deti Adriatik.
    Të goditur më së rëndi ndihen gra e fëmijë të atyre që punuan plot 40- vjet dhe sot nuk gëzojnë mundin dhe djersën e tyre, por pagë mujore kanë vlerën e një dreke apo darke.
    Këta njerëz të braktisur nga të pushtetshmit e shtetit tonë janë barrë e fëmijëve të tyre ose presin dorën e ndonjë bamirësi të rrallë .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu