ARKIVI:
16 Nëntor 2024

Tiparet fashiste të “antifashizmit” serb, maqedonas e malazez ndaj Kosovës e viseve shqiptare nga fundi i LDB

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Prof.dr. Muhamet Shatri, Malmå, Suedi

Tiparet fashiste që demonstroi “antifashizmi” serb, maqedonas dhe malazez në qëndrimin ndaj popullit shqiptar të Kosovës me vise nga fundi i  Luftës së Dytë Botërore 

Lufta e Dytë Botërore dhe zhvillimet e saj krijuan kushte të reja gjeopolitike në Ballkan dhe në trojet etnike shqiptare. Gjatë kësaj lufte Kosova me vise e tjera shqiptare të robëruara nga sllavët e jugut u pushtuan nga Italia, Gjermania dhe Bullgaria dhe u ndanë në mes tyre. Në bisedimet rreth ndarjes u theksua se kriter themelor për përcaktimin e kufijve të rinj do të ishte përkatësia kombëtare e popullsisë, ndonëse nuk u respektua plotësisht, parim ky që ishte shkelur shumë nga Fuqitë e Mëdha gjatë caktimit të kufijve të Shqipërisë jo vetëm në këtë kohë.1 

Bashkimi me Shqipërinë, edhe pse jo i plotë, ishte bashkim kombëtar që u krye në rrethanat e konfrontimit dhe të konfliktit botëror. Duke konfirmuar këtë të vërtetë studiuesiMoultonMayer shkruante se ”është ironi e fatit që në këtë kënd të errët të Evropës, vetëm fashizmi ndreqi atë që ishte dhe vazhdoi të jetë padrejtësi”.2 

Pozita e shqiptarëve, por edhe të etnikumeve të tjera që jetonin në Kosovë dhe në trevat e saj, në zonat pushtuese ishte e ndryshme varësisht nga qëndrimet që historikisht kishin formuar italianët, gjermanët dhe bullgarët ndaj shqiptarëve E gjithë kjo shoqërohej me luftën për territore dhe mbizotërimit në zonat pushtuese në mes shqiptarëve në njërën anë, si dhe serbëve malaziasve dhe maqedonasve në anën tjetër. Për shqiptarët gjendja dhe pozita më e mirë ishte në zonën italiane të  pushtimit, ndërsa më pak në atë gjermane, sepse atje rreziku nga çetnikët ishte më i madh, ndërsa në zonën bullgare të pushtimit shqiptarët rrezikoheshin, veç çetnikëve, edhe nga vetë pushtuesit bullgarë, të cilët herë pas here organizonin veprime gjenocidale.3 

Shqipëria, ndonëse e pushtuar nga Italia, ishte një mburojë qenies etnike shqiptare dhe një mundësi për rigjallërimin e aspiratave kombëtare dhe kohezionin mbarëshqiptar. Nuk duhet harruar se në Kosovë dhe viset e tjera nuk ishte parë flamuri kombëtare që nga kapitullimi  Austro-Hungarisë më 1918 dhe në disa qytete si Mitrovica, Prizreni, Shkupi etj,  flitej me të madhe gjuha turke. Dhuna dhe terrori i Mbretërisë së Jugosllavisë detyruan që të shpërnguleshin me qindra mijëra shqiptarë, kurse ata që mbetën në vend jetonin në skamje e mjerin të ekspozuar asimilimit dhe asgjësimit fizik.4 

Për jetësimin platformës çlirimit dhe të bashkimit kombëtar me përkrahjen e  Italisë dhe të Gjermanisë vepruan dhe luftuan Komiteti Kosovës, Lidhja Popullore Shqiptare dhe sidomos Lidhja e Dytë Shqiptare e Prizrenit, e cila nga shtatori i vitit 1943 deri në gjysmën e dytë të nëntorit të vitit 1944 arriti të mbronte pjesën më të madhe të Shqipërisë se Sipërme, përfshire edhe gati tërë Sanxhakun. Por një pjesë e tij, përkatësisht bërthama e Lëvizjes Nacional Demokratike (grupi i irredentist në krye me Selman Rizën), duke ndjekur përcaktimin programatik e rilindësve, e shihte vendin e Shqipërisë në botën demokratike perëndimore.5 

Zhvillimi i Lëvizjes Antifashiste  për shkak të përvojës së hidhur nën pushtetin serbo-jugosllav, si dhe për faktin se idetë komuniste vinin nga Rusia, projektuese e zbatuese e platformës dhe e strategjisë shekullore antishqiptare, nuk patën mbështetje në popullin shqiptar të Kosovës dhe të  viseve të tjera të pushtuar nga sllavët e jugut. Prandaj, komunistët shqiptarë të Kosovës me viseve, përfshirë këtu edhe ata të ardhur nga Shqipëria Londineze, mbetën deri në fund të luftës ujdhesë e izoluar në detin e komunistëve sllavë dhe përpjekjet e pjesës së tyre atdhetare për jetësimin e idealeve të çlirimit kombëtar në bashkëpunim me armiqtë shekullorë ishin veçse një utopi.6 

Udhëheqjes jugosllave nuk i konvenonte as angazhimi i shqiptarëve të Kosovës me vise në “Lëvizjen Nacional Çlirimtare” (LNÇ). Ajo donte që ata të mos faktorizoheshin nëpërmjet “LNÇ” dhe t’i shpallte të gjithë bashkëpunëtorë të fashizmit për t’i zhdukur apo për  ti shpërngulur më dhunë nga Kosova.7 

Komunistët jugosllavë, ndonëse i thërrisnin shqiptarët që ti kundërviheshin fashizmit, nuk ishin të kënaqur me demonstratat antifashiste, që u organizuan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare gjatë viteve 1941-1943. Atyre nuk u pëlqente pse këto demonstrata përkujtonin përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në analizën që Komiteti Krahinor i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë e Metohi (KK i PKJ)  u bëri këtyre demonstratave u kritikua pjesëmarrja e komunistëve dhe e veprimtarëve shqiptarë të Lëvizjes Antifashiste në to dhe u nënvizua se ky aktivitet kishte qenë i njëanshëm dhe në dobi të interesave të nacionalizmit shqiptar.8 

Nga ana tjetër, qëndrimin e vet për Kosovën udhëheqja e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH) e paraqiti  edhe në një trakt, në dhjetor të vitit 1943, me anën e të cilit i bëhej thirrje popullit kosovar të rrokte armët e të bashkohej me serbët, malazeztë dhe të godiste okupatorin e tradhtarët që kërkonin t’i ndanin e t’i përçanin. E vetmja rrugë e shpëtimit dhe e përmbushjes së dëshirave tuaja, thuhej në trakt, është lufta që do t’i bëni okupatorit tok me popujt e Jugosllavisë.  Është Lufta nacionalçlirimtare ajo që do t’iu sigurojë të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje”.9 

Udhëheqja e PKSH, nën diktatin e emisarëve të Partisë Komuniste Jugosllave (PKJ), që në fillim pranoi vlerësimet e tyre globale për Shqipërinë si ”arterie kryesore të imperializmit italian në Ballkan dhe si bazë e kundërrevolucionit dhe e shtypjes së Lëvizjes Nacionalçlirimtare (LNÇ) të popujve të Ballkanit”. Ajo nuk i njohu kufijtë e caktuar nga Italia, Gjermania dhe Bullgaria, jo se me këtë ndarje kishin mbetur shumë treva shqiptare jashtë Shqipërisë, por pse këta kufij ishin vendosur nga pushtuesit fashistë, dhe siç propagandonte ajo, u shërbenin atyre. PKSh theksonte se ”zgjerimi i Shqipërisë është parullë e fashizmit dhe e tradhtarëve të vendit, për të ngjallur ndjenjat shoviniste, për të forcuar armiqësinë e popullit tonë me popujt fqinjë jugosllavë e grek dhe për ta larguar atë nga lufta”.10 

Në këto rrethana vazhdoi propaganda edhe denigrimi i shqiptarëve të Kosovës, e cila u mbështetë fuqimisht edhe nga udhëheqja e PKSH. Kështu Enver Hoxha në letrën drejtuar sekretarit të Komitetit Qarkor të PKJ për Rrafshin e Dukagjinit, IsmetShaqirit, në prill të vitit 1944, shkruante se Kosova është bazë e reaksionit shqiptar e jugosllav” dhe se kundër tyre duhet luftuar pamëshirshëm. ”Nga Kosova, theksonte ai, do të rekrutohen një numër i madh forcash, të cilat armiku do t`i dërgojë kundër partizanëve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë”. Prandaj, ai u bënte thirrje formacioneve partizane kosovare që të bëjnë çmos për vëllazërinë e popujve të Jugosllavisë, për t`u bashkuar në luftën e përbashkët dhe për t`u ruajtur prej grackave, të cilat do t`ua bëjnë shovinistët duke i nxitur në grindje reciproke.11 

Ndërkohë udhëheqja jugosllave insistonte pandërprere për dërgimin e njësive të UNÇSh në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare, ku pritej një rezistencë e fuqishme kundër ripushtimit serbo-jugosllav. Kërkesa e parë u bë në qershor të vitit 1944. Këtë kërkesë ia bëri njëkohësisht Shtabit të Përgjithshëm (SHP) të UNÇSh edhe Shtabi Kryesor (SHK) i “UNÇ” të Kosovës. Lidhur me këtë, në letrën e këtij Shtabi , të dt. 26 VI. 1944, dërguar ShP të UNÇSh, veç tjerash, theksohej se ”në Kosovë urrejtja shoviniste e mbjellë nga shovinistët serbomëdhenj dhe e manipuluar nga okupatorët dhe tradhtarët…frika nga kthimi i së vjetrës bëjnë që Kosova të bëhet baza më e rrezikshme e reaksionit kundër Lëvizjes sonë dhe asaj tujës, por ardhja e brigadave shqiptare në këtë trevë kishte për t`i mposhtur planet e okupatorit dhe të reaksionarëve, duke e kthyer këtë trevë prej bazës së reaksionit në bazë liridashëse”. Pastaj vazhdonte se ”shkaktarë që Kosova  është  bërë bazë e reaksionit janë hegjemonistët serbë”.Por më poshtë pohonte se shumica e popullit të Kosovës nuk kishte besim tek PKJ dhe tek shtabi jugosllav.12 

Në këto rrethana formacionet partizane të Serbisë filluan sulmin frontal për ripushtimin e Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare. Shtabi Kryesor (SHK) i Serbisë në Proklamatën e gushtit të vitit 1944 drejtuar shqiptarëve të Kosovës i akuzonte dhe kërcënonte njëkohësisht: ”Ju deri më tash keni qenë të mashtruar prej gjermanëve dhe u keni ndihmuar. Ata ju kanë hedhur në luftë për llogari të vet në Mal të Zi, në Maqedoni dhe më në fund në Shqipëri. Në këtë mënyrë ju jeni bërë pjesëmarrës në krimet që ka bërë okupatori gjerman. Së bashku me pushtuesit fashistë ju keni ngritur dorën kundër popujve fqinjë, dhe në këtë mënyrë keni bërë turpin më të madh. Për shkak të qëndrimit të këtillë, ju deri më tash nuk keni fituar të drejtën të jetoni në barazi dhe vëllazëri me popujt e Jugosllavisë”.13 

Propagandës thellësisht armiqësore e shumë denigruese për shqiptarët si shovinistë e kriminelë, i printe gazeta Borba, organ i KQ të PKJ-së, e cila në shtator të vitit 1944 shkruante se në Kosovë pas 6 prillit të vitit 1941 serbët dhe malazeztë kishin jetuar nën shtypjen e shovinistëve shqiptarë, që i shndërruan këto treva në arenë të tmerrshme të vrasjeve dhe djegieve”.Sipas saj, ata ishin reaksionarë e shovinistë, që kishin bashkëpunuar si popull me pushtuesit e huaj dhe që si të tillë duhej të jepnin llogari. Prandaj sipas kësaj logjike shqiptarët duhej të përgjigjeshin për krimet e fashizmit, për gjendjen e popullsisë jugosllave në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në kohën e pushtimit etj.14 

         Por akuzat kundër shqiptarëve si popull shkonin edhe më larg. Kështu, sekretari i KK të PKJ)  për Kosovë, PavleJoviçeviq në fund të luftës duke vjellë vrer kundër popullit shqiptar do të deklaronte: ”mijëra shqiptarë kishin rënë e po binin në frontet e ndryshme kundër LANÇ. Prandaj, sipas tij, ”populli shqiptar i Kosovës e kishte vënë në pikëpyetje ardhmërinë e vet dhe ky ishte rezultat i mjerë dhe shembull se si i shërbente ky popull okupatorit”.15 

Përkundër këtyre akuzave monstruoze ndaj shqiptarëve udhëheqja jugosllave dhe ajo kosovare, duke nuhatur rrezikun e një reagimi dhe një qëndreseqë mund të ngrihej në krahinën shqiptare, gjykuan t’i drejtoheshin edhe një herë për ndihmë udhëheqjes sëLANÇSH. Kjo ndihmë sipas tyre nënkuptonte dërgimin e njësive të mëdha luftarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë (UNÇSH) në Kosovë, por dhe në trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi. Kërkesa e muajit qershor u përsërit edhe në muajt pasues,korrik dhe gusht 1944. Përtej kësaj kërkese synimi ishte i qartë si drita e dielli se vetëm njësitë e UNÇSH-së, e vëllezërve nga Shqipëria, mund të hynin dhe të vepronin në Kosovë, sepse kosovarët, për asnjë arsye, nuk mund të kundërvepronin ndaj luftëtarëve vëllezër nga Shqipëria. Në këtë rrjedhë, më 1 shtator 1944, Shtabi Suprem (SHS) i UNÇJ, i propozonte Shtabit të Përgjithshëm(SHP) të UNÇSH-së që, “… të dërgojë një pjesë të forcave të veta në veri të Drinit për të bashkëpunuar me njësitë e UNÇJ-së dhe…për çlirimin e Kosovës, për pranimin e luftëtarëve të rinj, përformimin e njësive të reja dhe shpartallimin e reaksionit”.16 

Ndërkohë, në rrjedhën e këtyre ngjarjeve, udhëheqja jugosllave në një urdhër të sajin, të datuar më 2 shtator 1944, kishte vendosur shndërrimin e Shtabit Kryesor të Kosovës (SHKK)  në Shtab Operativ (SHO) nën vartësinë e Shtabit Kryesor të UNÇ-së të Serbisë. Megjithëkëtë degradim të Shtabit të Kosovës, Komiteti Qendror (KQ) i Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH) dhe Shtabi i Përgjithshëm (SHP) i UNÇSH-së e miratuan kërkesën e jugosllavëve dhe të udhëheqjes shqiptare të UNÇ-së së Kosovës. Për rrjedhojë më 12 shtator 1944 Enver Hoxha e urdhëroi komandën e Korparmatës I të UNÇSh të niste menjëherë  për në Kosovë Brigadën I dhe III për të bashkëvepruar me njësitë e UNÇJ, me qëllim që të dëbonin prej andej trupat gjermane dhe për të ndihmuar vendosjen e pushtetit jugosllav. Në urdhrin e dytë, të dt. 14 shtator që dërgohej nga Komandanti i Përgjithshëm i UNÇSH-së, për Shtabin e Korparmatës së Parë, zëvendësimi i Brigadës së Parë Sulmuese me Brigadën e Pestë ndodhte sepse, në kohën kur u dha urdhri i kalimit për në Kosovë, kjo brigadë gjendej fare pranë saj, në krahinën e Kukësit.17 

Gjithnjë sipas urdhrit dhe udhëzimeve të Komandës sëPërgjithshme dhe të Komandës së Korparmatës së Parë, të dybrigadat shqiptare duhej të bashkërendoheshin gjatë veprimeve luftarake në trevën e Kosovës, me forcat partizane të Kosovës dheato jugosllave në përgjithësi. Kjo me qëllim që të plotësoninobjektivin e tyre kryesor për të goditur dhe “…larguar forcatpushtue-se gjermane dhe të ndihmonin në çlirimin e këtyreterritoreve”.18Po ashtu, në udhëzimet e SHP tëUNÇSH-së dhe atij të Korparmatës së Parë të kësaj ushtrie, përbrigadat në fjalë, bëheshin të njohura qëllimi, misioni dhe detyrat, qëato duhej të përmbushnin në territorin e Kosovës. Në misionin e dybrigadave shqiptare që, pak kohë më pas, së bashku me Brigadën XXV Sulmuese, po të UNÇSH-së, do të krijonin Divizionin ePestë të kësaj ushtrie.19 

Dokumenti i CIA-s: Beteja Heroike e Shaban Polluzhës, 2500 ushtarë serbë  humbën jetën! - Lajmet e Fundit - FISHMEDIA

Beteja heroike e Shaban Polluzhës ndaj mizorive të partizanëve serbë e malazes

Për drejtimin e operacioneve ushtarake, me insistimin e palës jugosllave, u krijua edhe Shtabi i Përbashkët Operativ, me udhëheqës ushtarakë e politikë të brigadave të UNÇSh dhe të atyre kosovare. HysniKapoja, me cilësinë e komisarit të Korparmatës I dhe anëtarit të KQ të PKSh u  shtronte komisarëve të këtyre brigadave si  detyrë parësore: ”Të popullarizohet miqësia e popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë” etj. Në këto materiale të E. Hoxhës e të HysniKapos nuk gjen asnjë fjalë për të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje dhe për statusin e Kosovës pas lufte, e mos të flasim për çështjen e bashkimit me Shqipërinë. Gjithë theksi vihej tek vëllazërimi me popujt jugosllavë.20 

Në tetor të vitit 1944, me kalimin e formacioneve të UNÇSH në Kosovë e në Jugosllavi, u vendosen lidhjet e ngushta e të vazhdueshme midis tyre dhe reparteve partizane kosovare e jugosllave. Nuk ka dyshim se kalimi u bë në kohën kur udhëheqja e PKJ-së kishte përcaktuar përfundimisht qëndrimin e saj për të ardhmen Kosovës dhe viseve shqiptare. Përpara këtyre qëndrimeve dhe presioneve u gjunjëzua plotësisht edhe udhëheqja e PKSH, e cila jo vetëm që nuk mundi të shtrojë problemin e të ardhmes së Kosovës e të viseve të tjera shqiptare, por që nga Plenumi i Beratit vuri në pikëpyetje edhe ekzistencën e Shqipërisë si shtet i pavarur.21 

Përkundër faktit se repartet e UNÇSH kishin ardhur me ftesën e udhëheqjes së PKJ qet’u ndihmonin maqedonasve, serbëve dhe malazezëve për ripushtimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, atdhetarët e këtyre trevave nuk pranuan të vazhdonin luftën kundër vëllezërve të tyre nga Shqipëria. “Me zemër e me pushkë jemi me ju, deklaronin udhëheqësit e forcave atdhetare dhe jemi gati që edhe pushkët tona t’i bashkojmë në luftë kundër gjermanëve, por gjithnjë kemi frikë nga forcat serbe, sepse serbët janë të pabesë”. Ata njëkohësisht shprehnin edhe drojën se mos brigadat shqiptare i tradhtonin. Megjithatë, “shqiptarët u vëllazëruanshpejtmeshqiptarë” dhe, pas 28 tetorittëvitit 1944, luftimetnëKosovë u zhvilluanpothuajplotësishtvetëmmeforcatgjermane.22 

Udhëheqja e PKJ edhepse i duhej shumë bashkëpunimi më PKSH përçmonte deri në skajshmëri aleaten e saj duke theksuar se pushteti që u vendos në Shqipëri nëpërmjet Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte ende i dobët dhe i pa konsoliduar. Prandaj, sipas saj shteti i ri shqiptar nuk mund të ekzistonte dhe të hynte “në rrugën e ndërtimit të shoqërisë socialiste” në rast se atij do i bashkohej edhe Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, popullsia e të cilave “kishte mbajtur qëndrim armiqësor ndaj Lëvizjes Antifashiste. 23 

Propaganda komuniste jugosllave ishte në funksion të përpjekjeve për spastrimin etnik të Kosovës dhe të trevave të tjera etnike shqiptare, që u forcua prej tetorit 1944, duke u justifikuar si luftë kinse kundër ”kundërrevolucionit” dhe mbeturinave të tij. Ai filloi në zonat periferike, por shpejt u shtri në mbarë trevat shqiptare. Këto veprime luftarake, veç formave të tjera, u shoqëruan edhe me projektet antishqiptare të Vasa Çubrilloviqit,  ”Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re”, dt. 3. XI. 1944 për pastrimin etnik të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, Fushës së Pollogut e të trevave të tjera etnike shqiptare, nëpërmjet shfarosjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve e serbizimit të këtyre trevave.24 

Masakrat kundër shqiptarëve në rajonin e Karadakut të Shkupit filluan në vjeshtë të vitit 1944 nga Brigada VIII e Preshevës, Brigada XII serbe e Bujanocit, Aradhja Partizane e Shkupit dhe një batalion i ushtrisë bullgare. Këto njësi vranë, plagosën, keqtrajtuan dhe plaçkitën shumë shqiptarë të kësaj ane.25 

Nga fillimi i nëntorit të 1944-ës, pas depërtimit të reparteve të Korparmatës së 15-të maqedonase në Preshevë, shpërthyen keqtrajtimet, burgosjet dhe masakrat më makabre ndaj shqiptarëve të kësaj ane. Më 8 nëntor 1944, repartet e OZN-as* morën nga shtëpitë e tyre në fshatin Bukuroc disa fshatarë me Sali Preshevën në krye, i grumbulluan në një dhomë dhe pa asnjë përjashtim i mbytën më ujë të valuar. Fat të ngjashëm pësuan edhe 27  burrat e fshatit Bukuroc e Keqe. Midis të tjerëve, aty u shua familja prej shtatë anëtarësh e MurselBukurocit. Në Zekbash u pushkatuan 13 veta. Likuidimi u krye në vende të posaçme, si në Hanin e  Tozos dhe në Monopolin e Duhanit në Preshevë, Xhaminë e Shenjtë në Malësi, shtëpinë e ZylfiKamberit në fshatin Iseuk etj. Aty u ekzekutuan shumë shqiptarë nga Presheva dhe rrethina, nga Malësia e Gjilanit dhe e Bujanocit. Masakra të ngjashme u bënë edhe në fshatin e Epërme, në Zarbincë etj., nga Brigada XVII maqedonase dhe nga repartet e OZN-as.26. 

           Vrasjet, therjet, përvëlimet me ujë të valuar, ushqimi i dhunshëm me kaçamak të nxehtë, vënia e karthës prej guri mbi kokë, të goditurat me kazmë, me tokmak, varjet me kokë poshtë, copëtimi i gjymtyrëve  për  së gjalli,  prerja e organeve gjenitale, ishin disa nga format dhe metodat që u përdorën për të torturuar njerëzit në Hanin e Tozos. ”Në katin e epërm xhelatët bënin aheng, e poshtë në podrum vazhdonte therja, britmat, gjaku, vdekja”.27 

Më 29 nëntor 1944, repartet ndëshkimore serbo-maqedonase mblodhën shumë burra nga Muçibaba, Ranatoci, Gosponica, Staneci, Depca, Gruhalija, Burica, Kurbalia, Caravajka, Shurdhani, Seferi, Lezbalia, Buhiqi etj., të cilët pasi i lidhën me shokat e tyre, i përvëluan. Sipas atyre që kanë përjetuar këtë masakër, klithmat  kanë tmerruar ata që i dëgjuan. Në fund, ashtu gjysmë të vdekur i  pushkatuan të gjithë. Vetëm njëri prej tyre arriti të shpëtonte.28 

Vend të posaçëm për zbatimin e politikës antishqiptare zinin repartet e OZN-as jugosllave. Duke u ndalur në veprimtarinë e tyre, Shtabi i Brigadës së 22-të arrinte në përfundimin se “në milicinë e këtushme ka elementë që kanë qenë të lidhur me reaksionin dhe sot sillen shumë keq me popullsinë shqiptare. Shembuj dhe gabime të tilla ka mjaft. Shtabi i Divizionit të 6-të e informonte KQ të PKSH se “repartet e OZN-as nuk gëzonin kurrfarë  besimi në popull dhe nuk e ekzagjerojmë kur themi se shikohen si xhandarët e parë”.29 

Në zbatimin e politikës antishqiptare një rol të veçantë pati Brigada XVI maqedonase e komanduar nga Gligorie-GlishaSharanoviq. Kjo  brigadë, prej 5 tetorit deri me 14 nëntor 1944, likuidoi shumë shqiptarë në perëndim të Shkupit, nën pretekstin se kishin qenë në shërbim të okupatorit. Në  Bojan, ajo likuidoi edhe nga tre meshkuj për çdo shtëpi, të gjithë të paarmatosur dhe të arrestuar pa asnjë faj.30 

Po kjo brigadë, rrugës për në Kosovë, më 16 nëntor të vitit 1944 pasi rrethoi  fshatin Bllacë të Poshtme të Kaçanikut, urdhëroi që të tuboheshin  banorët e dhjetë lagjeve të tij dhe kërkoi  dorëzimin e armëve. Me këtë rast u pushkatuan te kroi i Ujit të Thartë rreth 60 veta të moshës 17 deri në 30-vjeç. Ndërkohë, në  kujtesën e popullit ka mbetur i gjallë rasti i  masakrimit të tre vëllezërve para syve të nënës së tyre. Lutjet e nënës, për të shpëtuar të paktën djalin e vogël 15- vjeçar, nuk u morën parasysh, sepse edhe ai u qëllua prej oficeres Cvetanova dhe përpara nënës së tij. Por tragjedia e banorëve të këtij fshati nuk mbaroi me kaq. Menjëherë pas këtyre veprimeve Bllaca e Poshtme ku kishin mbetur vetëm pleqtë,  gratë dhe fëmijët, u sulmua nga rojet partizane dhe civilët maqedonas. Sulmi u shoqërua me masakrimin e banorëve, dhunimet shtazarake, djegien e shtëpive, aq sa gjithçka u shndërrua në gërmadhë. Në këtë fshat u vranë edhe 2 fëmijë e 2 gra.31 

Fushata e egër e terrorit u shtri, nga fundi i tetorit dhe në gjysmën e parë të nëntorit, edhe në rajonet e Kumanovës. Hyrja e reparteve maqedonase aty u shoqërua me djegien e shtëpive dhe me masakrimin barbar të shqiptarëve. Që në gusht të vitit 1944 në  fshatin  Sopot ishin masakruar  20 burra, të lidhur njëri me tjetrin dhe që u varrosën në një varr të përbashkët. Po në atë kohë nga trupat bullgare ishin masakruar edhe banorët e fshatit Orizar. Ndërkohë, në tetor të këtij viti, repartet e Brigadës XVII maqedonase i vunë zjarrin katundit Runicë, kurse në nëntor ata masakruan banorët shqiptarë të fshatrave Izvor dhe Allashec.32 

Kjo praktikë zbatohej edhe në trevat shqiptare të Maqedonisë Perëndimore dhe mori përmasat e terrorit dhe të gjenocidit të organizuar. Për këtë qëllim u krijuan burgje e kampe të përqendrimit jo vetëm në qytete, por edhe në qendrat më të vogla, në zonat e dislokimit të reparteve të shumta ushtarake dhe të OZN-as. Në Tetovë, në stacionin e Monopolit të Duhanit, u mbyllën, më 17 nëntor të vitit 1944, rreth 1000 veta, midis të cilëve shumë pleq dhe fëmijë nga qyteti dhe fshatrat përreth, një pjesë e të cilëve u likuiduan mizorisht. Kampe u ngritën edhe ndërmjet Dibrës dhe Gostivarit dhe nëpër viset tjera të Maqedonisë shqiptare. Këto veprime i mbështeste edhe përfaqësuesi i Shtabit Suprem të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë (UNÇJ), SvetozarVukmanoviq-Tempos, i ndodhur atëherë në Maqedoni. Sipas urdhrit të tij në gjitha kampet e përqendrimit pushkatimet, sipas listave të përpiluara më parë nga repartet e OZN-as, ua lanë vendin masakrave me procedurë të shpejtë.33 

Gjendja e rëndë në të cilën u ndodh populli shqiptar, fushata e ndjekjeve dhe e terrorit që ushtruan repartet jugosllave ishin  karakteristike për të gjitha trevat shqiptare në  Maqedoni. Veçanërisht i  egër qe terrori që u ushtrua në trevën e Kërçovës, e sidomos në fshatin Zajaz, që ishte kompakt për nga përbërja kombëtare e popullsisë dhe ishte shquar në luftë kundër pushtuesve serbë. Këtë rajon e trajtoi propaganda maqedonase si zonë thellësisht reaksionare. Nga Zajazi ishin dhjetëra burra dhe djem të rinj, që  u morën nga burgu i Kërçovës dhe u pushkatuan në malin Gradicë, midis fshatrave Vrapçishtë e Toplicë. Kazerma e madhe e qytetit u shndërrua në një nga burgjet më të tmerrshme, në të cilin të gjithë të burgosurit,  pa përjashtim moshe e gjinie, ishin shqiptarë.34 

Projektet kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe sidomos i organeve më të larta politike e ushtarake dhe të Serbisë. Prandaj  repartetushtarake serbe që u dyndën në Kosovën e sotme mbanin primatin në veprimtarinë e tyre kriminale antishqiptare.Ndërkaq në planin më të gjerë formacionet e Serbisë kishin për detyrë “ta pastronin Kosovën nga  bandat fashiste dhe të dënojnë zullumqarët”. Në përputhje me këtë përcaktim kriminal antishqiptar Shtabi i Divizionit të 46-të serb, në raportin e 17 nëntorit 1944, dërguar Korparmatës XIII të UNÇJ në midis të tjerave,  vinte në dukje se ”të gjithë meshkujt në sektorin e Gjilanit dhe të Prishtinës ishin të mobilizuar në repartet e armikut dhe kishin marrë pjesë aktivisht në luftë kundër nesh së bashku më gjermanët”.35 

 Ndërkaq  komisari politik i këtij Divizioni, u shkruante komisarëve të brigadave dhe të batalioneve se ky divizion gjendej në territor të banuar kryesisht prej shqiptarëve, të cilët gjatë tërë kohës së okupimit, kinse përzemërsisht e kishin ndihmuar okupatorin. Duke i shqyrtuar problemet nga ky këndvështrim, ai theksonte se ”detyra  jonë është të pastrojmë Kosovën nga  bandat fashiste dhe të dënojmë zullumqarët”.36 

Një urrejtje të pamasë ndaj shqiptarëve demonstruan brigadat e përbëra nga serbët e Pirotit dhe të Preshevës, si dhe ish çetnikët e inkuadruar në radhët e Brigadës II kosovare. Nuk mbetën prapa tyre edhe repartet e Divizionit të 42-të të Serbisë, të përbëra kryesisht nga ushtarë sllavë të viseve etnike lindore shqiptare. Çetnikët nga Podujeva dhe rrethina, të përfshirë në radhët e Brigadës XXVII  serbe dhe në Komandën e vendit në Podujevë  filluan masakrat mbi shqiptarët e kësaj treve, duke i akuzuar për fshehjen e armëve dhe kinse për  vrasjet dhe keqtrajtimet e serbëve gjatë kohës së okupimit. Rrahjet dhe pushkatimet pa gjyq, madje edhe me zhdukjen e viktimave të pafajshme, morën përmasa shqetësuese. KKNÇ dhe KK i  PKJ për Kosovën, ku dominonin elementët shovinistë serbo-malazez as që donin të dëgjonin për ankesat e shumta që vinin nga populli i pambrojtur shqiptar, madje edhe nga vetë veprimtarët dhe emisarët shqiptarë në terren.37 

Kështu gjatë luftimeve për përzënien e trupave naziste nga Kosova dhe në mënyrë të veçantë pas përzënies së tyre, repartet jugosllave, nën pretekstin e “luftës kundër mbeturinave të reaksionit”, shpërthyen një fushatë të egër terrori e gjenocidi mbi popullsinë shqiptare  të atyre viseve. Të ashtuquajturat  operacione për spastrimin e forcave kundërrevolucionare,“ përcollën njëri-tjetrin dhe u shtrinë në mbarë Kosovën, ose në rajone të veçanta të saj. Një rol të veçantë në organizimin e terrorit antishqiptar luajtën elementët çetnikë në radhët e formacioneve të UNÇJ Edhe depërtimi në Kosovë dhe në trevat shqiptare të reparteve të ushtrisë bullgare u shoqërua nga veprimet arbitrare mbi popullin shqiptar. Sipas raporteve të asaj periudhe nga terreni, në Mitrovicë e në Vushtrri, repartet e ushtrisë bullgare kryen grabitje, vjedhje, keqtrajtime, rrahje vrasje të shqiptarëve dhe dhunime të grave. Vetëm në fshatrat Dërvar, Dobërllukë dhe Kçiq të Vushtrrisë, gjatë ditëve të fundit të nëntorit 1944, u vranë 22 veta.38 

Veprimtaria kriminale e antishqiptare e ushtrisë jugosllave dhe e OZN-as u shtua pas qëndresës së armatosur në Ferizaj, Rahovec, Janjevë, Gjilan dhe anë e kënd në trevat shqiptare, që shërbyen si pretekst për t’i shndërruar trevat shqiptare në një kasaphanë të vërtetë.Ndryshe nga vlerësimet e qarqeve shoviniste jugosllave, në raportet e Shtabit të Brigadës V të UNÇSh, që veproi gjatë periudhës 5-10 dhjetor 1944 në zonën e Drenicës dhe më gjerë  theksohej qartë se forcat e UNÇSh u konsideruan nga populli si çlirimtare dhe mbrojtëset e tyre.39 

Ato  gjetën  vise mbështetjen dhe përkrahjen e plotë të popullit, i cili si kudo shprehu shqetësimet e tij për qëndrimin antikombëtar të udhëheqjes shqiptare lidhur me ardhmërinë e Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare, si dhe për përkrahjen që ajo po i  jepte fushatës së terrorit që po ushtronin  repartet serbe, malazeze dhe maqedonase. Refrenet më të shpeshta që thuheshin nga zemra e popullit, kudo në trevat shqiptare ishin : ”Bukë e kripë e besë shqiptari”, ”Shyqyr që erdhët se na piu shkau të gjallë”! ”Nuk duam të ndahemi prej jush” etj. Sigurisht se këto rënkime dhe kërkesa prekën thellë bijtë e popullit të thjeshtë, të cilëve as që u shkonte ndërmend që udhëheqja shqiptare do të pajtohej me idenë që Kosova e trevat e tjera të mbeteshin nën Jugosllavi.40 

       Ata nuk mund ta kuptonin përse autoritetet jugosllave  i kishin shpallur këto troje baza të okupatorëve fashistë, vëllezërit e tyre armiq të ”vëllazërimit”  dhe ”çerdhe të reaksionit”. Aq më pak e kuptonin pse shtabet e brigadave shqiptare para se të vinin në Kosovë ishin porositur :”të mos bihet në pozitat e disa njerëzve, pasi në zonat ku shkojmë (lexo në Kosovë) shovinizmi (mendohej në atë shqiptar, sepse atë jugosllav  as që guxonin ta zinin në gojë(shënim i autorit), ”është i zhvilluar gjer në krime”.41 

Më 9 dhjetor 1944, SHS i UNÇJ-së urdhëroi largimin e reparteve të UNÇSH-së nga Kosova dhe kalimin e tyre në Sanxhak dhe në Bosnjën Lindore. Me këtë veprim, udhëheqja jugosllave donte t’i kishte e lira për të vepruar në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare. Derisa repartet e UNÇSh  përgatiteshin të marshonin drejt  Sanxhakut, udhëheqja jugosllave vendosi të ndërmarrë operacione të reja spastrimi në Kosovë. Shtabi Operativ i Kosovës, më 8 dhjetor 1944 , urdhëronte që në  këto operacione  të angazhoheshin Brigada I kosovare, e dislokuar  në rajonin e Pejës me rrethe, Brigada II kosovare në rajonin midis Prizrenit dhe Gjakovës, Brigada III kosovare në rajonin Suharekë-Rahovec-Ratkoc, Brigada IV kosovare në rajonin e Gjilanit me rrethinë, Brigada V kosovare  në rajonet e Podujevës, Brigada VII kosovare në rajonin e Drenicës si dhe batalioni i Rakoshit në rajonin e Gurrakocit dhe të Istogut.42 

Populli shqiptar i Kosovës dhe i trevave të tjera etnike ishte i vetëdijshëm për misionin e reparteve jugosllave vazhdonte qëndresën e armatosur kundër tyre. Mirëpo, fatkeqësisht këtë nuk e dinin, apo nuk donin ta dinin udhëheqësit e Shqipërisë dhe disa nga drejtuesit e reparteve të UNÇSH-së që erdhën në Kosovë. Për të kuptuar këtë realitet, ata nuk i ndihmuan as vërejtjet e shumta të popullit, si të njerëzve të thjeshtë ashtu dhe të kryepleqve e të parisë së vendit dhe insistimi i tyre se Kosova dhe trevat e tjera shqiptare nuk duheshin lënë në dorë të të huajve.43 

Propaganda jugosllave i kishte mashtruar aq shumë disa nga komisarët e zëvendës-komisarët e UNÇSH, sa që ata i kërcënonin me plumb ”kosovarët reaksionarë”, madje edhe ushtarët e vet nëse shtronin çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Kështu, zëvendës-komisari i Brigadës XXV të UNÇSH-së, SpiroPano, më 17 dhjetor 1944, i shkruante KQ të PKSh, se ”Brigada XXV përbëhet nga luftëtarë të Malësisë së Gjakovës, të Hasit e të Kosovës, që janë shovinistë të tërbuar. Ata propagandojnë me ngulm se Kosova e trevat e tjera janë shqiptare dhe duhet të bashkohen me Shqipërinë.”44 

Dihet botërisht se luftëtarët dhe shumica e kuadrove të kësaj brigade, në përgjithësi, besonin  sinqerisht se pas çlirimit, në bazë të vendimeve historike të Kuvendit të Bujanit, Kosova, Plava e Gucia e trevat e tjera etnike shqiptare do të bashkoheshin me Shqipërinë. Prandaj, pikëpamjet antishqiptare të SpiroPanos e të ndonjë tjetri nuk u publikuan përpara luftëtarëve të kësaj njësie, ato mbetën vetëm në kokat dhe në raportet e tyre. Mirëpo, në fakt, pjesa më e madhe e drejtuesve të forcave të UNÇSh e informonin saktë ShP dhe KQ të PKSh për gjendjen në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare, por nuk ndërmorën asgjë për ndryshimin e kësaj gjendjeje.Për më tepër, E. Hoxha që dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjshëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë.”45 

Krahas kësaj shumica e drejtuesve të formacioneve të UNÇSH nuk mund ta kuptonin përse autoritetet jugosllave i kishin shpallur Kosovën me vise baza të okupatorëve fashistë, vëllezërit e tyre armiq të ”vëllazërimit” shqiptaro-jugosllav dhe ”çerdhe të reaksionit”. Aq më pak e kuptonin pse shtabet e tyre para se të vinin në Kosovë ishin porositur : ”të mos bihet në pozitat e disa njerëzve, pasi në zonat ku shkojmë (lexo në Kosovë) shovinizmi (mendohej në atë shqiptar, sepse atë jugosllav as që guxonin ta zinin në gojë (shënim i autorit), ”është i zhvilluar gjer në krime”. Dhe shtabet e brigadave të UNÇ të Shqipërisë, në vend që t` i merrnin në mbrojtje shqiptarët, urdhëronin vartësit e tyre që ”t´u jepnin goditje të fortë masave shqiptare për t`i ndarë nga drejtuesit kriminelë”.46 

Ndërkohë në rajonin e Preshevës e të Bujanovcit dhe në viset e Kosovës në kufi me Maqedoninë vazhdonin ekspeditat antishqiptare  4 brigada të Divizionit të 41-të dhe repartet e Divizionit të 42-të. Krahas kësaj,  me 21 dhjetor 1944, Shtabi Kryesor (SHK)i UNÇ të Maqedonisë udhëzonte Korparmatën XV që forcat e Divizionit të 41-të të merrnin pjesë në operacionet ndëshkuese në zonat e Preshevës, Gjilanit dhe të Kaçanikut. Të gjitha këto forca (mbi 15 brigada), të cilat vepruan si garnizone në rajonet ku ishin  dislokuar, u ngarkuan  të merrnin pjesë në luftimet për asgjësimin dhe shpartallimin e ”reaksionit” i cili, sipas Shtabit Operativ të Kosovës, ishte përqendruar në disa  zona malore në ”grupe të vogla ose të mëdha”.47 

Pas largimit të Brigadës XXV të UNÇSH për në Sanxhak, repartet e OZN-as, në dhjetor të vitit 1944, filluan të zbatonin një fushatë të egër terrori në rajonin e Gjakovës.Pas 10 ditëve familjet mundën të gjenin në lumin e Erenikut trupat e 20  fshatarëve,të cilët i kishin vrarë OZN-a , pasi më parë i kishin  torturuar e masakruar.48 

Edhe Prizreni njëra ndër bazat e qëndresës  shqiptare, po përjetonte çaste të rënda, sepse Brigada II kosovare, që shpalli shtetrrethimin në qytet, arrestoi gati të gjithë burrat që i gjeti nëpër shtëpi dhe pushkatoi 70 prej tyre. Në mënyrë të veçantë u godit lagjja e Tabhanës, kurse Rahoveci, Suhareka e Dragashi përjetuan tmerre të papara me rrahjen, djegien, përvëlimin e njerëzve me ujë të valuar dhe me zhdukjen e tyre në mënyrat më çnjerëzore.49 

Kjo gjendje u krijua edhe në viset tjera të Kosovës. Në Tauk-Bahçe të Prishtinës ishin ekzekutuar shumë veta.  Masakra masive u bënë edhe në Prapashticë, Mitrovicë, Vushtri. Fushata e terrorit dhe e gjenocidit ndaj shqiptarëve  mori forma mizore porsa u përket mjetevedhe formave të përdorura.Mbi popullsinë shqiptare të këtyre anëve u zbatuan pushkatimet në masë e pa dallim, gjymtimet fizike dhe deri të prerjet e kokave dhe vendosja e tyre në hunj për të terrorizuar popullsinë e pambrojtur.50 

Nga ana tjetër në Pejë, falë pranisë së Brigadës III të UNÇSh, në fundin e nëntorit 1944, nuk pati dhunë dhe terror masiv. Populli e shihte ushtrinë shqiptare si ushtri shpëtimtare dhe kudo dukej qartë ”dashuria dhe simpatia që ndjente ai për ushtrinë e shtetit të  vet”.Por  gjendja ndryshoi pas largimit të Brigadës III të UNÇSh për në Sanxhak. Repartet e OZN vranë dy veta në tregun e Pejës pasi kishin thirrur “Rroftë Shqipëria”.51Shumë veta u zhdukën pa gjurmë në Kullën eSheremetit, në Jarinë dhe në përrenjtë dhe kodrinat përreth. U hoq edhe flamuri shqiptar, megjithëse Komanda e Vendit, me angazhimin e Sallko Myderrizit, komandant atdhetar, kishte zbatuar të drejtën e përdorimit të tij të lirë.52 

Vlen të theksohet se në Istog njësi të tëra çetnike ishin futur në radhët e Brigadës VIII kosovare, si roje partizane dhe në repartet e OZN-as. Nga të gjithë këta çetnikë ishte arrestuar dhe likuiduar, pas ndërhyrjes energjike të AlushGashit, shef i OZN-as në Pejë, vetëm komandanti i tyre Radisav-RaleVuliq si dhe StaletaKërstiq, djali i vojvodës famëkeq MiliqKërstiq si dheTomisllav (Tomo) Tërziq nga Llukavci i Begut. Përndryshe organet e pushtetit në Istog tentuan ta shpëtonin R. Vuliqin, duke insistuar që ai të dërgohej në Beograd për t’u ”dënuar”.53 

Duke analizuar politikën e ndjekur në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare, gjatë kohës që formacionet e UNÇSH kishin vepruar në Sanxhak dhe në Bosnjën Lindore Komiteti i Divizionit VI të UNÇSH theksonte se ajo kishte qenë një reprezalje në masat e gjëra të popullit dhe se gjatë zbatimit të saj “populli shqiptar në Jugosllavi u ndodh përpara një katastrofe të vërtetë”. 54 

Në fillim të vitit 1945 në Kosovë u koncentruan forca të mëdha ushtarake dhe paramilitare jugosllave. Së pari aty vepronin të 8-të brigadat Kosovare, bashkë me Brigadat 25, 26 dhe 27 të Divizionit të 46-të serb. Në zbatimin e politikës antishqiptare u mobilizuan, krahas reparteve të rregullta të ushtrisë edhe organet e prapavijës. Formacionet e lartpërmendura ushtruan dhunë dhe terror të paparë në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare. Kështu në trevën e Gjilanit, më fshatinÇarr, më 5 janar 1945, forcat e OZN-as arrestuan dhe likuiduan 23 veta. Në Llashticë qëndruan mbi tokë 3-4 ditë kufomat e 12 fshatarëve shqiptarë të vrarë pa kurrfarë procesi  gjyqësor. Po nga ky fshat u mbytën edhe 10 veta të tjerë. Masakra të mëdha  u bënë edhe në fshatrat Shipashnicë, Hogosht, Kopërnicë, Vruçec, Livoq i Poshtëm, Tërpezë, Koretin, Livoq i Epërm, Rogoçicë, Cfircë, Tugjec, Zhyjë, Gjurishec, Lisockë, Shahiq, Dazhdincë, Kërstiq, Tërstenë, Topanicë, Konçul, Rekali, Marevc, Kamenicë, Rubofc, Budrikë e Epërme, Lluçan të Preshevës, Miratofc, Vërban, Sllubicë, Tërnoc, Breznicë, Dobrosin, Kokaj, Dobërçan, Ranatoc, Pogragjë, Përlepnicë, Busovatë, Malishevë të Gjilanit, Gosponicë, Gajre, Sllatinë, Makresh, Preshec, Stanec etj.55 

         Po këtë fat patën edhe fshatrat Sedllar, Desivojcë, Karaçevë, Kranidell, Koretinë etj. Në Lisovicë u vranë 7 vëllezër, të cilëve më parë ua  dogjën në zjarr një djalë 6-vjeçar; kurse në fshatin Velegllavë u masakruan 35 veta, ndër të cilët edhe 7 gra dhe 2 fëmijë. Viktima pati edhe në fshatrat Carravajkë dhe Stanec të Karadakut të Preshevës,  në Anamoravën e Epërme  e sidomos në Pozharan. Ekzekutuesit kryesorë të këtyre krimeve ishin drejtuesit e formacioneve jugosllave, SimaMileniq,VlladaKovaçeviq, LuboShotra, që kishin zënë pozita më rëndësi në pushtetin okupues. Ata me ndihmën e Brigadës XVII maqedonase terrorizuan fqinjët shqiptarë që u kujdesën për ta dhe i strehuan gjatë luftës.56 

           Më 7 janar 1945, ditën e Krishtlindjes ortodokse, filloi ploja e madhe në oborrin e Xhamisë së Pozharanit, ku i grumbulluan  200-300 fshatarë të pafajshëm. Nga rrahjet me dajak vdiqën  4 veta, kurse 16 të tjerë u mbytën në burgun e Gjilanit.57Masakra e Pozhoranit do të përsëritej edhe në fshatin Komogllavë, po të mos ndërhynte patrioti Ibrahim Grainca, i cili në momentin kritik me një repart të Rojës partizane, e ”bindi” ekspeditën ndëshkuese të Lluka Vlladushiqit që t`i linte të qetë fshatarët e pafajshëm.58 

       Me urdhrin e MilladinPopoviqit, për të hedhur dritë mbi këto masakra të përbindshme, u  formua një komision i posaçëm. Mirëpo, skenaristët e plojës së Pozharanit i kishin marrë të gjitha masat për të fshehur gjurmët e krimit të tyre dhe për të ngarkuar me përgjegjësi  pjesëtarët e Brigadës XVII maqedonase dhe ish kryeçetnikun bullgar TozëDrobeshin. Organizatorët kryesorë të masakrës, Lluka Vlladushiq dhe VlladaKovaçeviq jo vetëm që nuk pësuan asgjë, por ata nëpërmjet vendimeve gjyqësore, të vrarët i shpallën si ”armiq të popullit” dhe u konfiskuan edhe pasurinë e patundshme.Kjo praktikë u aplikua në shumicën e rasteve dhe ndaj të masakruarve të tjerë në Kosovë dhe në trevat e tjera. Ndërkaq, autorët e këtyre masakrave, me angazhimin e SpasojeGjakoviqit, u shpërblyen me dekorata, grada e funksionet më të larta.59 

     Terrorit e gjenocidit iu nënshtruan edhe trevat e tjera të Kosovës si Skënderaj, Klina e Epërme, Vushtrria, Mitrovica, Podujeva etj. Në Drenicë u likuiduan edhe  imami i Istogut, haxhi Jahja Daci, pastaj Tush Selmani, luftëtar i njohur nga fshati Izbicë, AhmetNuhi nga fshati Shushicë e Istogut, AlushXani, nxënës 16 vjeçar,  Vojvoda, SadikZeneli, ish-deputeti HalilHaxhija, Qamil Hoxha, i deleguar i KK të PKJ për organizimin e Lëvizjes Antifashiste  në këto anë si dhe shumë të tjerë.60 

Në ditët e para të janarit të vitit 1945, forcat ushtarake  dhe ato të OZN-as, pasi e arrestuan Gani Kryeziun, duke u thënë se do t’i dërgonin në Pejë, i nxorën nga kulla e Sylejman Kryeziut në Gjakovë 22 luftëtarë të Ganiut dhe 4 ithtarë të tij. Në rrugë e sipër, në fshatin Hereç të Deçanit, i zbritën nga kamioni dhe i mbytën që të gjithë. Dëshmitarët Malë Shyti nga Berisha dhe Zenel Ademi nga Gashi, që patën fatin të shpëtojnë, kanë lënë dëshmi rrëqethëse për këtë ngjarje makabre.61 

          Masakra e Hereçit akuzon në mënyrë të veçantë udhëheqjen e PKSH, e cila, të paktën formalisht, meqenëse pjesa më e madhe e 24 të masakruarve pa gjyq ishin jo vetëm bashkëkombës por edhe shtetas shqiptar (nga fshatrat e ndryshme të Tropojës) s’duhej të heshte apo të pajtohej, po sipas rregullave ndërkombëtare, të protestonte, gjë që s’mund ta bënte, sepse ishte bashkautorë e krimit. Ndërkaq pala jugosllave u tregua më e ”interesuar për nënshtetasit e vet” sepse nuk lejoi që Enver Hoxha të zbatonte vendimin për vrasjen e Kryezinjve, sepse ishin shtetas të Jugosllavisë, ndërkohë që edhe Bedri Pejanin, Selman Rizën e shumë të tjerë, JosipBrozTito i tërhoqi në Jugosllavi për t ì gjykuar, për t’i vrarë e burgosur atje.62 

Dhuna dhe terrori u shtrinë edhe në rajonin e Podgurit. Një nga krimet më të rënda në Istog dhe rrethinë ishte masakra e 5-6 janarit 1945 kundër familjes së  Halit Bardhecit në fshatin Muzhevinë (Muzakaj). Brigada IV kosovare, e drejtuar nga koloneli malazez, TomoŽarić (TomoZhariq) vrau 11 pjesëtarë të kësaj familjeje. Aty sadizmi arriti kulmin, kur një nga ushtarët serbo-malazez pasi ngriti djepin e fëmijës 7 muajsh, e qëlloi atë me automatik.Shpëtoi vetëm një vajzë  15 vjeçare, e cila ka arrite të ikte dhe të futet nën urë të Jazit. Dhe e gjithë kjo u bë në shenjë hakmarrjeje për plagosjen e një partizaneje, që u godit nga i zoti i shtëpisë kur mbronte familjen.63 

Fat të ngjashëm pësoi edhe fshati  Fierzë (ish-Novosellë) e Pejës në të cilin, më 15 janar 1945, repartet e Brigadës IV kosovare vranë  22 veta të fshatit dhe 5 të tjerë nga fshatrat përreth.   Shtabi i Brigadës IV të gjithë të ekzekutuarit, që në fakt ishin fshatarë, i raportonte si 22 ballistë të rrezikshëm. 64 

Dhuna dhe terrori u shtri edhe komunën e Istogut. Në fshatin Cerrcë, të po kësaj komune, repartet e Brigadës VIII kosovare arrestuan Ukë Rugo-vën, sepse kërkoi t’i lironin të atin Rrustën, të akuzuar si pjesëmarrës në luftimet e zhvilluara kundër forcave të Korparmatës  II të UNÇJ që po depërtonin në tokën shqiptare. Të dy, babë e birë, i pushkatuan brenda dy tri netësh të dekadës së dytë të janarit 1945, ashtu siç ndodhi edhe me Rrustem (Nimon) Kadajn e HazirJanuzajn nga Lubozhda, IdrizLipajn nga Kamenica etj. Ndërkohë, Kadri (Keqë) Bajraj nga Istogu i Poshtëm u vra nga repartet e OZN-as në bjeshkën e Bajshës mbi Istog. Nga fshati Tomoc u ekzekutua Ali (Xhemë) Shatri dhe Nezir (Rexhë) Mulaj, ndërsa nga fshati KovragëZhujë (Halit) Gjocaj dhe ZenunBlakaj. Në Kullën e Popit në Istog u pushkatuan plaka Fanë Elezja-Ahmetgjekaj nga fshati Rudicë (e vetmja femër ndër të ekzekutuarit në Kosovë), pastaj Pjetër Jaku nga Ranoci, Llesh (Gjon) Lleshaj nga Zllakuçani, Ukë Zeneli nga Gjurgjeviku, Rexhep Hoti nga Resniku, Azem Koka nga Shtupeli, me të birin Ibrahimin, QazimBojaj nga Kërrnica e Klinës etj. I vetmi njeri që ka ikur dhe ka shpëtuar gjallë nga Kulla e Popit është Shaban (Ukë) Hajdaj i Lubovës, fshat afër Banjës së Pejës, që arriti të arratisej në Shqipëri, kurse i vëllai, Ademi që ishte në një dhomë me të, u likuidua. Kufoma e të ekzekutuarve u gjetën në Llugë të Xhamisë, buzë lumit Istog, në drejtim të fshatit Muzhevinë, në malin mbi Kishë të Gojroçit, te Zabeli i Sadikrexhëve, në grykën e përroit malor të Bollovanit përmbi Istog etj.65  Këto të dhëna konfirmohen edhe nga raportet e reparteve të UNÇSH-së, që u kthyen nga Sanxhaku, ku thuhet se repartet serbo-malazeze pa asnjë kriter kanë vrarë njerëz. Vrasjet dhe pushkatimet janë kryer aq mizorisht, sa janë marrë fëmijë të vegjël dhe pa menduar fare, janë vrarë dhe janë lënë mbi tokë të pavarrosur. Nga ana e tij, Shtabi i Brigadës III të UNÇSH-së theksonte se ”në disa vende kufomat ishin lënë jashtë”. “Në Istog kemi gjetur 7 të vrarë, kufomat e të cilëve po i hanin qentë”. Derisa ndodhnin këto, kryetari i Këshillit ”Nacional Çlirimtar”  të Kosovës i zgjedhur në Bujan, Mehmet Hoxha, u zu keqas me Shtabin e Brigadës III të UNÇSH në Pejë, sepse drejtuesit e këtij forumi kishin lejuar familjet për të varrosur 30 të masakruarit shqiptarë në atë qytet. 66  

Plaçkitjet, dhuna e gjenocidi përfshiu edhe Plavën e Gucinë, si dhe trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi. Për këso aktesh barbare u dallua sidomos Brigada I e Bokës dhe ajo VI Malazeze. Kundër kësaj veprimtarie të shëmtuar kishte protestuar pranë Misionit jugosllav në Shqipëri edhe Tuk Jakova, i cili sekretarit të këtij misioni, NijazDizdareviqit i pohonte se ”shokët tuaj malazezë tregojnë urrejtje ndaj shqiptarëve” dhe si pasojë “urrejtja kundër Jugosllavisë është përhapur tek gati tërë populli shqiptar në Mal të Zi”.67 

Edhe shqiptarët e këtyre trevave u shpallën ballistë e bashkëpunëtorë të okupatorit. Kundër tyre u ndërmorën ekspedita shfarosëse nga Tivari e deri në Ulqin, Plavë e Guci, Rozhajë e Pazar të Ri. Në shënjestër të OZN-as dhe të ekspeditave antishqiptare u vunë veprimtarët dhe pjesëtarët e familjeve të njohura shqiptare, të cilët u likuiduan në mënyrat më mizore.68 

Po kjo gjendje mbizotëronte edhe në rrethin e Kaçanikut dhe në Karadak ku vepronte Divizioni i 42-të serb. Kështu, nga raporti i Melihate Dedës, dërguar Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën, mësojmë se kur komisari politik i Brigadës XII të këtij divizioni i kërkoi komandantit që të ndaleshin masakrat ndaj popullit të pafajshëm, ky i fundit iu përgjigj se në sektorin e tij kishte urdhër për të vrarë 50 % të shqiptarëve. Madje, RaduleRagjenoviq, delegat politik në brigadë theksonte se vetë komandanti i tij kishte vrarë shqiptarë. Pushkatime në masë u bënë edhe në fshatrat e Karadakut të Kumanovës, ndonëse fshatarët i kishin pritur mirë partizanët dhe kishin dalë për t’i përshëndetur. Në fshatin Izvor partizanët hynin shtëpi më shtëpi dhe zgjidhnin vajzat më të bukura. Plaçkitje pati edhe në Drenogllavë, kurse në Shtërpcë Lëvizjes.69 

Si kundërshtim i hapur i popullsisë shqiptare kundër dhunës dhe terrorit që po vazhdonte që nga depërtimi i formacioneve partizane në Kosovë, shpërtheu Lufta e Drenicës (janar-shkurt 1945)  Ajo pastaj u shtri edhe në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë.Lufta zhvillohej nën parullat “luftë kundër serbëve të bashkohemi me Shqipërinë”. Gjatë përpjekjeve për ta shtypur qëndresën shqiptare, repartet e ushtrisë jugosllave “kaluan në ekstrem”, intensifikuan “reprezaljen mbi masat e gjera të popullit”.Partizanët serbë e malazezë, theksohej në një nga raportet e kohës, kanë vrarë popull pa kriter…Vrasjet dhe pushkatimet janë kryer aq mizorisht sa janë marrë fëmijë të vegjël dhe pa menduar fare janë vrarë dhe lënë mbi tokë të pa varrosur. Nga partizanët janë grabitur shtëpi, janë marrë sende të ndryshme, si unaza, rroba grash etj.70 

      Në janar të vitit 1945, Shtabi Suprem i UNÇJ dhe shtabet kryesore të Serbisë e të Maqedonisë urdhëruan të dërgoheshin në veri të Jugosllavisë brigadat VI, VII dhe VIII kosovare si dhe Brigada IV (VII) shqiptare e Maqedonisë. Brigadat kosovare që marshuan drejt veriut numronin fillimisht rreth 14 000 veta. (Brigada VI 3000 luftëtarë, Brigada VII mbi 7000 dhe Brigada VIII 4000 veta, kurse Brigada IV (VII) e Maqedonisë rreth 5000).71 

RrugaeushtarëveshqiptarëdrejtveriuttëJugosllavisë ishte e mundimshme, rrëqethëse, plot rreziqe e provokacione, ishte një kalvar i vërtetë. Sapo kaluan në truallin e Serbisë u ”riorganizuan” dhe umatosën këto reparte, kurse pjesa më e madhe e kuadrit komandues u kthye në Kosovë. Ushtarët ematosur e të pambrojtur, të veshur dobët, u ndanë në grupe e kolona të vogla. Rrugënebëninnëkëmbë, osenëtrena e nëvagonatëdestinuar për transportimin e kafshëve. Ushqimi i dobët, kushtet e rënda të rrugës ndikuan që ndër këta ushtarë të shfaqej sëmundja e tifos, nga e cila gjetën vdekjen shumë veta. Ushtarët e Brigadës VII të Kosovës u shpërndanë në njësitë e Korparmatës III të UNÇJ, të cilët morën pjesë në luftimet më të rrezikshme kundër forcave gjermane dhe çetnike në Bosnjën Lindore dhe në Kroaci.72 

         Luftëtarët e Brigadës VI të Kosovës, të destinuar për në Frontin e Sremit, gjatë qëndrimit në Vërshac, Pançevë e Kikindë, si rezultat i kushteve të rënda dhe i provokimeve shfaqën një pakënaqësi të madhe, e cila u shoqërua me rezistencë të hapur dhe me kërkesën për t’u kthyer në Kosovë. Rrethkësajkërkeseqë u paraqitngaShabanKotorri i VojnikuttëSkënderajt, pastaj dy pjesëtarëtëfamiljëssë Kamer Loshit, trimit të njohur të Padalishtës dhe disa të tjerë nga Melenica, u bashkuan rreth 540 veta. Të gjithë ata morën rrugën drejt Jugut dhe në Alibunar kaluan Danubin, çka alarmoi repartet që i përcillnin, madje edhe Divizionin XXVII të Armatës së Kuqe që vepronte në Frontin e Sremit. Pas lokalizimit të vendqëndrimit nga avionët sovjetikë, ata u rrethuan dhe, duke mos pasur rrugëdalje tjetër, u dorëzuan. Organet ushtarake jugosllave, me ndihmën edhe të Fadil Hoxhës, 12 veta, që i konsideruan si organizatorë të rebelimit, i dënuan me vdekje, kurse gjithë të tjerët i shpërndanë menjëherë nëpër formacionet ushtarake që vepronin në Kroaci, Bosnje dhe në Serbi.73 

Po këtë fat përjetoi edhe Brigada IV (VII) shqiptare e Maqedonisë, luftëtarët e së cilës pas udhëtimit të gjatë e të vështirë, u shpërndanë në njësitë e Divizionit 42 të Maqedonisë, nën pretekstin se ”organizimi ekzistues nuk u përgjigjej detyrave të ardhshme”, kurse kuadri komandues shqiptar u zëvendësua me elementë sllavë.74 

       Luftëtarët e kësaj brigade u përdorën në Frontin e Sremit si mish për top në betejat më të rrezikshme, atje ku thyheshin e shpartalloheshin repartet jugosllave. Kjo brigadë, ndonëse luftonte në horizont të hapurkundrejtarmikuttëfortifikuarnëistikameebunkerë, tëmbrojturngatelatmegjembadhefushat e minuara, korrisuksesetëmëdhanëluftëkundërforcavegjermane. Luftëtarët u shquan sidomos për çlirimin e Vinkovcit e Vukovarit, nyjës kryesore hekurudhore jugosllave, pastaj në Travnik etj.75 

Mobilizimit të dhunshëm iu ekspozuan edhe shqiptarët në Mal të Zi, të cilët u inkuadruan  në radhët e njësive malazeze, kryesisht në Brigadën I të Bokës e në Brigadat VI, VII dhe IX. Dy të parat u dërguanpërtëvepruarnë Kosovë, ndërsa të tjerat u nisën në veri të Jugosllavisë.76 

Në kohën kur organet më të larta të PKJ e të LANÇJ vendosën që Kosova, si njësi autonome, ti aneksohej Republikës së Serbisë, në Kosovë, më 8 shkurt 1945  u vendos Administrata Ushtarake. Kjo koincidencë nuk ishte e rastit; ajo ishte e lidhur ngushtë me detyrat që qëndronin përpara tij. Në radhë të parë, pushteti që iu imponua popullit shqiptar në Kosovë, synonte tu impononte zgjidhjet që ishin projektuar për ta në rregullimin federativ të Jugosllavisë së pasluftës. Ai kishte për detyrë të pengonte me çdo mjet shpërthimin e pakënaqësive të shqiptarëve, e cila mund të çonte edhe në një kryengritje të përgjithshme si dhe të thyente qëndresën shqiptare në Drenicë.77 

Administrimi Ushtarak likuidoi shumicën e Këshillave Nacionalçlirimtare nën akuzën se ishin të infektuar nga elementë kundërrevolucionarë e irredentistë dhe në vend të tyre u ngritën këshilla të reja, në të cilat mbizotëronin  serbët e malazeztë. Masa u morën edhe kundër reparteve të milicisë popullore, rojeve partizane dhe formacioneve të tjera nën pretekstin se gjoja ”ishin të lidhura me bandat dhe me reaksionin”. Shumë prej tyre u armatosën, ose u dërguan në frontin e Sremit apo të Adriatikut, bashkë me të mobilizuarit e tjerë shqiptarë. Ndryshime u bënë edhe në Kryesinë e Këshillin Krahinor Nacional Çlirimtar të Kosovës.78 

Për t’i pasur duart e lira në zbatimin e terrorit dhe të gjenocidit mbi popullin shqiptar, udhëheqja jugosllave gjatë marsit të vitit 1945 mobilizoi me dhunë forcën më vitale të shqiptarëve “për ta dërguar në Frontin e Veriperëndimit në luftë kundër trupave gjermane”. Shumë prej të rinjve shqiptarë të mobilizuar në brigadat kosovare ose në radhët e njësive të tjera jugosllave u likuiduan prapa krahëve, ose në sektorët më të vështirë të luftimeve. Gjurmë e mbresa të thella e tronditëse lanë masakrat masive në Tivar, Goricë dhe ekzekutimet masive anë e kënd trevave shqiptare dhe tokave të Jugosllavisë.79 

Ndihmesën më të madhe për rekrutimin e shqiptarëve, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëve, që iknin nga ushtria jugosllave dhe dorëzoheshin në mirëbesim tek brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, e dhanë komandat e divizioneve e brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që u vunë nën urdhrat e Komandës së Përgjithshme Jugosllave. Siç është zbuluar tanimë nga dokumentet arkivore, Divizionet V dhe VI të Shqipërisë ndodheshin në Kosovë përgjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, kur u bë mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nisën tri kolonat (eshalonët) me rekrutët shqiptarë për në Tivar më 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera më 19-24 prill 1945. Bashkëpunimi i ngushtë dhe implikimi i divizioneve dhe brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për mobilizimin e rekrutëve shqiptarë dhe dorëzimin e tyre tek ushtria jugosllave, është evident dhe i dokumentuar.80 Shumë prej tyre përfundonin si mish për top në kolonat e vdekjes, që ushtria jugosllave i largonte nga Kosova dhe i dërgonte për t’i asgjësuar në Tivar apo më tutje. 

Të dhënat burimore ushtarake jugosllave, tregojnë se u mobilizuan dhe u dërguan për në Frontin e Adriatikut 13.323 rekrutë shqiptarë. Nuk kishte asnjë rekrut serb, malazez apo maqedonas. Përse? Dihet, për të asgjësuar vetëm shqiptarë. Përse i kaluan nëpër territorin e Shqipërisë, kur kishin edhe rrugë të tjera për në Istria? Për t’i asgjësuar bashkërisht me ushtrinë shqiptare. Qeveria shqiptare, së pari, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër territorin e Shqipërisë, jashtë çdo kontrolli dhe të vepronin si t’ua donte interesi. “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur ‘Golgota e madhe shqiptare’”.81 

Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III (Shkodër), i cili pranon se rekrutët e mobilizuar kosovarë, jugosllavët “i vrisnin në masë rrugës, në Shqipëri, pa pasur faj”, se rekrutët shqiptarë që iknin nga kolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzoheshin organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshinkomandove jugosllave, prej të cilëve ata gjenin vdekjen. Zoi Themeli, gjithashtu, pohon se dorëzimi i rekrutëve kosovarë tek autoritetet jugosllave, bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, pa marrë parasysh faktin se rekrutët ishin shqiptarë dhe nuk kishin bërë asnjë faj. Qeveritarët e Shqipërisë, jo vetëm që nuk bënë asgjë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e tyre, jo vetëm që nuk protestuan për keqtrajtimin dhe vrasjet masive të shqiptarëve brenda kufijve të shtetit shqiptar, por i dorëzuan te jugosllavët edhe ata bashkëkombës që përpiqeshin të iknin nga kolonat e vdekjes.82 

Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu: “Xhelatët e Rankoviqit, që janë shquar për krimetfashizoide kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo, një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin”.83 

Masakrën e shqiptarëve në Tivar ishte i detyruar ta pranonte edhe strategu i politikës antishqiptare të Jugosllavisë, Aleksandër  Rankoviq. Në Kongresin I të PKS ai u përpoq ta paraqiste këtë dhe krimet e tjera jo si shfaqje e hapur e politikës antishqiptare por si raste të shkëputura, rrjedhojë e gabimeve të organeve të ulëta gjatë zbatimit në praktikë të vijës së PKJ. Tragjedinë në Tivar, A. Rankoviqi e cilësoi si incident të rëndë të shkaktuar me fajin e shqiptarëve. Madje, siç është pritur, ai nuk foli për numrin e vërtetë të viktimave të masakruara pa asnjë faj, duke e zvogëluar atë në 300 veta.84 Ndërkaq, VlladimirDedijeri shkon edhe më larg, duke  pohuar se ”kryengritësit vranë kuadrin komandues të çetave dhe të batalioneve përcjellëse dhe se revolta e tyre u shua me gjak”.85 

Për numrin e të masakruarve në Tivar, më 1 prill 1945 janë dhënë shifra të ndryshme. Lidhur me këtë, në raportin e Shtabit të Divizionit të 46-të të Serbisë, dërguar Shtabit Operativ të Kosovës  thuhej :”550 veta janë nxjerrë nga radhët, prej të cilëve 150 të plagosur e të tjerët të vdekur”. Edhe burimet shqiptare pohojnë se me këtë rast u vranë 500 shqiptarë. Ndërkaq, sipas përjetuesve të ngjarjes numri i të masakruarve ishte shumë më i madh. Një burim tjetër që hedh dritë për këtë masakër është raporti i prof. Ymer Berishës i  datës 22 tetor 1945 për përfaqësuesin e Misionit anglez në Tiranë, gjeneralin Hodson. Ai pohon se në Tivar ishin masakruar ”për një ditë dhe një natë” gjithsej 1670 veta.86 

Në raportin e Divizionit të 46-të pranohej se në organizimin e masakrës morën pjesë edhe komandanti e komisari i Brigadës X si dhe gati të gjitha organet ushtarake dhe civile që u gjenden në Tivarin e Ri, madje edhe personeli mjekësor. Më tej në raport theksohej se ”në momentin kur krisën armët u duk një makinë amerikane, që iu afrua vendit të ngjarjes. Për fat disa nga  udhëheqësit tanë, që u gjendën aty arritën t´a kthejnë në drejtim të Ulqinit”. Raportuesit pranonin se ”shkak i gjithë kësaj ishte urrejtja e madhe ndaj shqiptarëve”. Madje flitej se ky krim u bë në shenjë hakmarrjeje për humbjet që pësuan dy brigadat malazeze në Drenicë, në luftimet kundër forcave patriotike të Sh. Polluzhës.87 

Ndërkohë, në Frontin e Adriatikut u dërguan edhe dy grupe shqiptarësh të mobilizuar në trevat etnike shqiptare në Maqedoninë Perëndimore. Kolona  e parë u nis nga Prizreni më 20 mars, kurse e dyta  më 24 mars të vitit 1945. Të dyja së bashku kishin një efektiv prej 4594 veta dhe rrugës për në Tivar u shoqëruan nga Brigada se XXVI.88 

Në kujtesën e dëshmitarëve ka mbetur i freskët rasti tragjik i së ashtuquajturës Brigadë të Punës, e formuar me shqiptarët e mobilizuar nga rajonet e Shkupit, Gostivarit, Tetovës, Kërçovës, Kumanovës etj., që kaloi peripeci të shumta që nga Tuzi e deri në Goricë të Triestës. Në të gjitha këto rajone, brigada e përbërë nga më se 4500 veta ishte e detyruar të bënte punët më të rënda dhe t´i nënshtrohej mbikëqyrjes së rreptë të agjentëve të OZN-as. Në Goricë prej kësaj brigade u shkëputën më shumë  se gjysma, të zgjedhur një nga një, të cilët u futën në kazerma të veçanta. Në mëngjesin e ditës tjetër shumë prej tyre u gjetën të vdekur, ndërsa ata që kishin mbetur gjallë nuk ishin në gjendje të flisnin, por nga sytë e tyre rridhnin vetëm lot.89 

 Këtë tragjedi e përmend edhe  A. Rankoviqi në Kongresin e parë të Partisë Komuniste të Serbisë, duke e minimizuar deri në fund dhe duke justifikuar vrasësit. Sipas tij në Goricë u mbytën rreth 130 veta, meqë ”nuk dihej që vendet ku u vendosën ata kishin qenë magazinë baroti”.90 

Gjithsej nga Kosova, në mars dhe në prill të vitit 1945, për plotësimin e  Armatës së 4-të  jugosllave, u dërguan 12.838 të mobilizuar shqiptarë, kurse 4594 tjerë u dërguan nga Maqedonia. Para këtyre, në  fillim të vitit 1945, 14.990 shqiptarë u dërguan në veri në Frontin e Sremit në përbërje të Brigadave VI, VII dhe VIII kosovare dhe 5000 në Brigadën VII  (IV) me shqiptarë nga Maqedonia. Kështu gjatë janarit, shkurtit, marsit dhe prillit të vitit 1945 mbi 37. 424 të mobilizuar  shqiptarë nga Kosova dhe viset etnike, u dërguan për plotësimin e reparteve jugosllave në veri dhe veriperëndim të Jugosllavisë.91 

Vlen të theksohet se përkundër qëndrimit nënshtrues të njësiteve të UNÇSH-së ndaj atyre jugosllave largimi i tyre nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare  ndikoi në përkeqësimin e gjendjes dhe rrethanave. Tani kur udhëheqja jugosllave kishte konsoliduar pozitat e veta dhe kur gati tërë Jugosllavia ishte çliruar, prania e ushtrisë shqiptare në këto treva përbënte një faktor kërcënues. Prandaj JosipBrozTito, për të dalë nga gjendja e papëlqyer, inskenoi nevojën e ndjekjes së ”bandave reaksionare ” drejt jugut, drejt Greqisë. Për këtë qellim, ai kërkoi ndihmën e atyre forcave të Shqipërisë që ende ishin në Kosovë. Udhëheqësja shqiptare u pajtua edhe me këtë kërkesë. Në prill të vitit 1945, forcat e UNÇ të Shqipërisë u larguan nga rajonet e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë në drejtim të Gjilanit dhe të Ferizajt. Prej andej, në verë të po atij viti, ato forca u dislokuan në trevat shqiptare në Maqedoni.92 

Përkundër pranisë së brigadave të UNÇSh në trevat shqiptare të Maqedonisë, vazhdoi dhuna dhe terrori i paparë. Në kujtesën e shqiptarëve në Maqedoni  ruhen kujtimet më të hidhura, për veprimtarinë e njësiteve ushtarake, OZN-as dhe të administratës maqedonase që i bashkonte antishqiptarizmi. 

Dhuna e terrori shoqërohej me konfiskimin e pasurisë së patundshme, rekuizimin, shtetëzimin dhe ”ndihmat solidare” për kolonën, të cilat u merreshin me dhunë. Këto masa të pushtetit jugosllav ishin drejtuar vetëm ndaj shqiptarëve. Në pozitë më të vështirë ishin kundërshtarët e rivendosjes së pushtetit okupues jugosllav, familjet e të ekzekutuarve e të të arratisurve, të cilat dëboheshin nga Kosova, ndërsa pasuria e tyre e tundshme dhe e patundshme konfiskohej. Edhe kolektivizimi i dhunshëm i një pjese të tokave të fshatarësisë të Kosovës, si dhe keqtrajtimet dhe manipulimet e pabesa  serbe preknin thellë traditën kombëtare shqiptare.93 

Edhe në fazën e fundit kur duhej të largoheshin për në Shqipëri, formacionet e UNÇ të Shqipërisë ndihmuan edhe për konsolidimin e pushtetit dhe për organizimin e zgjedhjeve, “të lira e demokratike” ku “fitoi” Fronti Nacional Çlirimtar i Jugosllavisë. Kjo dëshmohet edhe me Radiogramin e ReizMaliles, zv. komisarit të Divizionit V, për njësitet vartëse, ku thuhet: “Me rastin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 11 nëntor 1945 këtu në Kosovë, bëni konferenca speciale me kosovarët. Ditën e zgjedhjeve nxirrni forca të armatosura jo afër qendrave të votimeve, por gati para çdo gjëje të papritur. Reaksioni mund të tentojë për të sabotuar zgjedhjet. Prandaj të kihet kujdes94 

Mund të përfundojmë se në fund të vitit 1945, kur dhuna dhe terrori nuk kishin të ndalur, forcat e UNÇSH-së u detyruan të largoheshin nga territori shtetëror i Jugosllavisë, duke kaluar në përmjet të zonës e Korçës e të Prespës. Përkundër faktit së UNÇSH kishte ndihmuar në ripushtimin e Kosovës me vise dhe për nënshtrimin e tij, populli shqiptar i këtyre anëve e ndjeu po aq rëndë sa edhe ai kosovar,  tërheqjen e ushtrisë së vet dhe mbetjen nën sundimin jugosllav, që u bë me pëlqimin e udhëheqjes së PKSH. Është ky një shembull suigeneris që ushtria e shtetit amë të ndihmojë forcat e armatosura të armiqve shekullorë (të Jugosllavisë) për të ripushtuar pjesët më të çmueshme e më të dhimbshme të atdheut, të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të vitit 1913. Si rrjedhim, vazhdimi i dhunës dhe terrorit mbi pjesën e popullit shqiptar në Kosovë dhe vise të tjera për disa dhjetëvjetësha e mbajti të ndezur zjarrin e frymës se qëndresës dhe të luftës për liri e pavarësi, e cila mori intensitet sidomos në vitet e 90-ta dhe kulmoi me Luftën Çlirimtare të viteve 1998-1999, me të cilën mori fund pushtimi Kosovës nga Serbia. Por, Maqedonia shqiptare, Kosova Lindore, Plava Gucia dhe Malësia e Tuzit, bregu i detit prej Tivarit në Ulqinin, bashkë me Sanxhakun mbeten në sundimin e huaj. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu