ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Tipet e avionëve të shteteve anëtare të NATO-s që e bombarduan Jugosllavinë

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Gjergj – Skender Jashari

Gjatë Operacionit Forcat Aleate, në konfliktin e Kosovës, tre palë ndërluftueseishin në terren, dy prej tyre UÇK-ja dhe forcat jugosllave ishin në operacione ushtarake tokësore, kurse forcat ajrore të NATO-s, ekskluzivisht ishin në operacione ajrore.1 

Kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, kundër Jugosllavisë, në vazhdimësi kërkohej të ishte perfekte dhe pagjakderdhje, e kjo në vazhdimësi theksohej nga zyrtarët e NATO-s.2 Duke qenë se shumica e vlerësonin fuqinë ajrore sa i përket që nuk ka gjakderdhje të sulmuesit dhe me kosto më të ultë të fitores me sulme precise, por në realitet fushatat e tilla janë me kosto të lartë dhe me benefite të vogla,3 si dhe me rezultate të vonueshme. 

Edhe pse NATO, ende nuk i ka publiku të gjitha informatat në lidhje me sulmet që ka kryer, me tipet e avionëve që i kanë kry ato sulme, me tipet e armëve dhe municioneve, përfshirjen e inteligjencës në kampanjë, por edhe sulmet sipas shteteve anëtare të NATO-s dhe avionët mbështetës, duke e bërë të ketë mungesë të detajuar për to.4 

SHBA, ishte vendi që edhe në rastin e Luftës së Kosovës, dëshmoi që qëndroi në anën e drejtë të historisë, duke mbrojtur civilët e pafajshëm që vriteshin, masakroheshin e dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Duke filluar nga përpilimi i planit të Operacionit Forcat Aleate, e pastaj duke bindur edhe anëtarët e tjerë të NATO-s, si dhe duke bartur barrën kryesore të këtij operacioni. Fillimisht Operacioni Forcat Aleate, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, e që më 9 qershor numri i avionëve të SHBA-së ishte në 785, kurse i anëtarëve të tjerë të NATO-s, ishte në 342.5  Në total kanë marr pjesë 829 avion, nga 14 vende të NATO-s,6 disa burime japin shifrën prej 1055 avionëve dhe helikopterëve që janë përfshirë në Operacionin Forcat Aleate.7 Në ditët e fundit të konfliktit, SHBA përdori në total 24 baza ajrore në Europë, prej tyre 3 në Britani,1 në Spanjë, 2 në Francë, 4 në Gjermani, 6 në Itali, 2 në Hungari, 1 në Greqi dhe 2 në Turqi.8 

 SHBA: 

USAF 

  1. 36 avion A-10, që të gjithë të operuan nga baza ajrore Gioia del Colle në Itali. 
  1. 2 avion AC-130, që operuan nga baza ajrore në Brindizi të Italisë. 
  1. 5 avion B-1B, që operuan nga baza ajrore Fairford, në Britani të Madhe. 
  1. 6 avion B-2, që operuan nga Misuri në SHBA. 
  1. 18 avion B-52, që operuan nga baza ajrore Fairford, në Britani të Madhe. 
  1. 7 avion C-130, që operuan nga baza ajrore në Frankfurt të Gjermanisë. 
  1. 4 avion E-3AWACS, që operuan nga Geilenkirchen, në Gjermani. 
  1. 2 avion E-8 JointSTARS, që operuan nga Frankfurti, në Gjermani. 
  1. 4 avion EC-130ABCCC, që operuan nga Aviano në Itali. 
  1. 2 avion EC-130E që operuan nga baza ajrore në Brindizi të Italisë. 
  1. 2 avion EC-135H, që operuan nga Aviano në Itali. 
  1. 26 avion F-15C, që operuan nga Cervia në Itali dhe nga Lakenheath në Britani. 
  1. 25 avion F-15E, që operuan nga Aviano në Itali. 
  1. 88 avion F-16C, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga Spangdahlem në Gjermani. 
  1. 24 avion F-117, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga Spangdahlem në Gjermani. 
  1. 7 avion KC-10 që operuan nga Frankfurti në Gjermani dhe na Moron në Spanjë. 
  1. 208 avion KC-135 që operuan nga Aviano dhe Sigonelia në Itali; Brize Norton, St. Mawgan, Mildenhall, Fairford në Britani; Ferihegy në Hungari; Istres dhe Mont de Marsan në Francë, Moron në Spanjë. 
  1. 3 avion MC-130, që operuan nga Brindizi në Itali. 
  1. 10 helikopter MH-53, që operuan nga Brindizi në Itali. 
  1. 2 helikopter MH-60, që operuan nga Brindizi në Itali. 
  1. 4 avion OA-10, që operuan nga Gioia del Colle, në Itali. 
  1. 5 avion RC-135, që operuan nga Mildenhall në Britani. 
  1. 2 fluturake RQ-1A që operuan nga Tuzla në Bosnje dhe Hercegovinë. 
  1. 5 avion U-2 që operuan nga Sigonella, në Itali. 

Nga Marina Amerikane 

  1. 8 avion AV-8B, nga USS Kearsarge. 
  1. 12 helikopter CH-46, nga USS Kearsarge. 
  1. 9 helikopter CH-53, nga USS Kearsarge. 
  1. 24 avion F/A-18C/D, që operuan nga Taszar në Hungari. 
  1. 8 avion EA-6B që operuan nga Aviano në Itali. 
  1. 2 avion KC-130, që operuan nga Bari në Itali. 
  1. 8 helikopter MH-53H, nga USS Inchon. 

US NAVY 

  1. 2 avion C-2A, që operuan nga USS Th. Rusvelt. 
  1. 5 avion  E-2C, që operuan nga USS Th. Rusvelt. 
  1. 29 avion EA-6B, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga USS Th. Rusvelt. 
  1. 2 avion EP-3, që operuan nga Rota në Spanjë. 
  1. 28 avion F-14, që operuan nga USS Th. Roosevelt. 
  1. 24 avion F-18C, që operuan nga USS Th. Roosevelt.  
  1. 2 avion P-3C, që operuan nga Rota në Spanjë. 
  1. 8 avion 5-3B, që operuan nga USS Th. Roosevelt.  
  1. 6 helikopter SH-60, që operuan nga USS Th. Roosevelt.  

 US ARMY 

  1. 24 helikopter AH-64A, të stacionuar në Tiranë të Shqipërisë. 
  1. 14 helikopter CH-47, operuan nga Tirana në Shqipëri. 
  1. 18 helikopter UH-60, operuan nga Tirana në Shqipëri. 

Kurse anëtarët e tjerë të NATO- s, patën këto tipe të avionëve ushtarak që i përdorën në Operacionin Forcat Aleate: 

Figure 2. Tipet e avionëve të shteteve antare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë. 

  1. Belgjika 
  1. 10 avion F-16A, që operuan nga Amendola, në Itali. 
  1. Danimarka 
  1. 9 avion F-16, që operuan nga Grananise, në Danimark. 
  1. Gjermania 
  1. 1 avion C160, që operoi nga Landsbergu në Gjermani. 
  1. 14 avion 1x që operuan nga Piacenza në Itali. 
  1. Franca 
  1. 1 avion C160 Gabriel, që operoi nga Istrana në Itali. 
  1. 2 avion E-3F, që operuan nga Avord në Francë. 
  1. 14 avion Jaguar, që operuan nga Istrana, në Itali. 
  1. 6 avion KC-135, që operuan nga Istres, në Francë. 
  1. 16 avion Mirage F.1CR/CT, që operuan nga Istrana, në Itali. 
  1. 2 avion Mirage IVP, që operuan nga Istres në Francë. 
  1. 8 avion Mirage 2000C, që operuan nga Grosseto, në Itali. 
  1. 15 avion Mirage 2000D, që operuan nga Istrana, në Itali. 
  1. 2 helikopter AS 330 Horizon, që operuan nga Kumanova, në Maqedoninë e Veriut. 
  1. 2 helikopter Puma. 

Ajroplanbartsja Foch: 

  1. 16 avion Super Etendard 
  1. 4 avion Etendard IVP 
  1. 2 helikopter Super Frelon 
  1. Britania e Madhe 
  1. 1 avion Canberra PR.9, operoi nga Gioia del Colle, në Itali. 
  1. 2 avion E-3D AWACS, operuan nga Aviano, Itali. 
  1. 16 avion Harrier GR.7, operuan nga Gioia del Colle, Itali. 
  1. 4 avion L1011, operuan nga Ancona, Itali. 
  1. 12 avion Tornado, operuan nga Solenzara, Itali. 
  1. 3 avion VC-10, operuan nga Ancona, Itali 
  1. Italia 
  1. 6 avion AMX, operuan nga Istrana, Itali. 
  1. 1 ajroplan Boeing 707/T, operoi nga Pratica di Mare, Itali. 
  1. 10 avion F-104ASA, operuan nga Amendola dhe Cenvia në Itali. 
  1. 6 avion Tornado IDS, operuan nga Brescia, Itali. 
  1. 16 avion Tornado ECR/IDS, operuan ngaGioia del Colle dhe Piacenza në Itali. 
  1. Kanadaja 
  1. 18 avion CF-18, operuan nga Aviano, në Itali. 
  1. NATO 
  1. 4 avion E-3A AWACS, operuan nga Trapani në Itali. 
  1. Holanda 
  1. 20 avion F-16A, operuan nga Amendola, në Itali. 
  1. 2 avion KDC-10, operuan nga Eindhoven, në Holandë. 
  1. Norvegjia 
  1. 6 avion F-16A, operuan nga Grazzenise, në Itali. 
  1. Portugalia 
  1. 3 avion F-16, operuan nga Aviano, në Itali. 
  1. Spanja 
  1. 6 avion EF-18, operuan nga Aviano, në Itali. 
  1. 1 avion KC-130, operoi nga Aviano, në Itali. 
  1. 1 avion CASA C-212, operoi nga Vicenza, në Itali. 
  1. Turqia 
  1. 11 avion F-16, operuan nga Ghedi, në Turqi. 
  1. Hungaria 
  1. 22 avion MiG-29, që operuan nga Kecskemet, në Hungari. 
  1. 20  avion MiG-21, që operuan nga Taszar, në Hungari. 
  1. 9 avion Su-22, që operuan nga Taszar, në Hungari. 

Më:17.05.2021 

 Gjergj Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu