ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

To be, or not to be?

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi

Deri në fund të këtij viti, gjithësesi do të përfundojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe do të arrihet mërrëveshje përfundimtare me Serbinë e që do të sjellë njohje reciproke. Prandaj SHBA-të dhe BE-ja, gjegjësisht Palmeri dhe Lajçaku, me këtë vizitë që po e bëjnë këto ditë, duan që ta përshpejtojnë këtë proces për shkak të pengesave të paralajmëruara nga Franca dhe disa vende të tjera të BE-së.
Siç kanë paralajmëruar edhe më herët letrat e Presidentit Biden, nga ajo marrëveshke përfundimtare nuk do të ndahen të kënaqur asnjëra palë. Për neve nënkupton se shtetit të Kosovës do t’i mbetet një “gangrenë” e keqe si Asociacioni i Komunave Serbe dhe statusi i veçantë i kishave “serbe” dhe territorit të tyre përreth.
Mu për këto edhe do të shkruaj në këtë rast.
E tërë kjo është plan i menduar mirë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, e cila problemin e Kosovës e filloi me pretendimet se “Kosova është djep i serbëve”… për shkak të disa kishave dhe manastireve të vjetra për të cilat ata pohojnë se janë serbe.
Pas dështimit të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova për në Shqipëri në pranverën e vitit 1999, pra simbas planit të Çubrilloviqit, si dhe pas çlirimit të Kosovës nga amerikanët dhe NATO, Akademia serbe bëri planin tjetër, në bazë të së cilit, Serbia sistematikisht do e kontrollon tërë territorin e Kosovës me anë të pronave që i pretendon – kishat dhe manastiret “serbe”.
Si arritën deri në këtë pikë? Shumë lehtë!
Përmes dorës së zgjatur të tyre, SHIK-un, e cila u ndihmua nga OVL-të e UÇK-së dhe shumë individë që sot janë të vendosur nëpër institucionet kryesore të shtetit të Kosovës, më 17 dhe 18 mars 2004, gjatë protestave të panevojshme u kallën dhe u dëmtuan të gjitha kishat dhe manastiret “serbe” në mbarë Kosovën.
E tërë kjo rezultoi që të gjitha objektet fetare ortodokse të vëhen nën mbrojtjen e KFOR-it, e më vonë edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s, pra si prona të Serbisë.
Do i përmendi disa me rëndësi më të madhe:
– Patriarkana e Pejës;
– Manastiri i Deçanit;
– Manastiri në mes të Lipjanit;
– Manastiri “Bogorodica” në kodrat më strategjike rreth Prizrenit;
– Manastiri i Graçanicës.
Duhet të potencohet se të gjitha këto objekte të lartëpërmendura, si dhe veriu i Kosovës, të cilat në total përbëjnë 33 përqind të territorit të Kosovë. Në rast të fitimit të një statusi të veçantë për ato kisha dhe manastire, do të krijohen disa mini-Vatikana në të katër anët e Kosovës, me ç’rast Serbia do t’a gëzon të drejtën që edhe ushtarikisht të vendoset aty kinse për t’i mbrojtur ato.
Poqëse e shiqojmë hartën e Kosovës dhe i lokalizojmë enklavat dhe kishat e manastiret serbe, e shohim se Kosova është e rrethuar nga të katër anët nga serbët në vendet më strategjike ushtarake dhe ekonomike. Të mos harrojmë që poashtu të potencojmë, se këto enklava serbe me jetësimin e AKS-së do ti kenë nën kontrollë rezervat kryesore të arit e argjendit që gjenden nëpër horizontet e Minierës së Trepçës e që shtrihen deri nën Kopaonik.
Poashtu, edhe resurset e mëdha të ujit në ata 250 hektarë të Patriarkanës së Pejës do të mbeten nën kontrollën e serbëve. Ndërsa ndonjë shkëmbim i territoreve do të ishte gabimi më i madh historik, pasi që Manastirit të Graçanicës iu bashkangjitën edhe disa komuna me shumicë serbe, si: Novobërda, Ranilluku, Parteshi dhe Kllokoti, ta bllokojnë dhe ta vëjnë nën varësi edhe Luginën e PMB-së, e cila disa herë është përmendur në këmbim territoresh me veri. Madje edhe nga Akademik Qosja e Demaçi viteve të 90-ta, e poashtu edhe nga Edi Rama e Hashim Thaçi para dy-tri viteve, e që u aktualizua edhe edhe nëpër disa dokumente “non paper” të lansuara nga para ca ditëve nga kush e di kush. Pra, edhe poqëse bëhet ndonjë këmbim territoresh, prap Lugina do të mbetej nën kontrollë totale të serbëve, gjersa veriun do e humbnim përgjithmonë!
Prandaj Serbia me çdo kusht kundërshton pranimin e Kosovës në UNESCO.
Me çdo kusht, me çdo mjet dhe në çdo mënyrë duhet të pengohet jetësimi i AKS-së, si dhe assesi të mos pranohet ndarja e Kosovës apo këmbimi i territoreve, e poashtu nuk duhet lejuar as ndonjë status të veçantë për kishat dhe manastiret “serbe”.
Në të kundërtën, shqiptarët do të mbesin në enklavë në Kosovë e të rrethuar nga të katër anët nga serbët.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu