ARKIVI:
12 Maj 2025

“Top Channel” po njollosë, ne nuk u konvertuam, por u rikthyem aty ku na takon e që ndihemi natyrshëm dhe në shtëpinë tonë

Shkrime relevante

Sa herë ishte në pushtet partia socialiste në Shqipëri, punonte kundër interesave shqiptare dhe shtetit të Kosovës 

Në foto: Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe ish-kryeministri maqedon Nga: Sinan Kastrati,...

Si u mundua Christ Lacivita ta bënte dekomunistizimin e thellë në trurin e shqiptarëve

Klajd Kapinova, New York Christ Lacivita u mundua me ide fisnike...

A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?!

Florim Zeqa Pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, për...

Bllokada e Kuvendit, një “gangrenë” serioze që po e gërryen sovranitetin e shtetit të Kosovës!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ose; në ç'drejtim mund të na...

Edhe Krypimehi, me kullë…!

Gani I. Mehmeti Krypimehi është fshat nja 10-12 kilometra në veriperëndim të...

Shpërndaj

Reagim ndaj shpifjeve tendencioze të mediumit “Top Channel”
Me indinjatë të thellë, por me qartësi dhe përgjegjësi të plotë publike, reagojmë ndaj lajmit tendencioz të publikuar nga mediumi “Top Channel”, i cili në mënyrë spekulative dhe keqdashëse përpiqet të njollosë një ngjarje madhështore dhe plot dinjitet shpirtëror, kombëtar dhe fetar që u mbajt më 21 prill në Kishën e Shen Abrahamit në Llapushnik.
Së pari, deklarojmë qartë dhe me përgjegjësi publike se gjatë këtij organizimi nuk është transmetuar apo luajtur asnjë lloj muzike, për faktin e thjeshtë se ngjarja ishte një ceremoni e pastër kishtare dhe solemne, e planifikuar që para tre muajsh, shumë përpara se të merrej lajmi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Së dyti, hedhim poshtë me forcë terminologjinë fyese dhe të pavërtetë që përdor ky medium duke i quajtur të pagëzuarit “kriptokatolikë” apo “laramanë”. Po pagëzohen dhe po rikthehen shqiptarë që për breza kanë qenë të shkëputur nga feja e të parëve për shkak të rrethanave historike dhe dhunës së Perandorisë Osmane. Këtu nuk po ndodhin “konvertime”, por rikthime. Rikthime në mënyrë të lirë, vullnetare dhe të mbrojtur me të drejtën kushtetuese dhe ndërkombëtare për lirinë e besimit.
Unë personalisht, dikur kam falur pesë vakte në xhami. Sot jam rikthyer, jo konvertuar, në fenë e gjyshërve dhe stërgjyshërve të mi – Katolicizmin Shqiptar – dhe këtë e kam bërë pa detyrim, me ndërgjegje të plotë dhe me krenari.
I bëjmë thirrje mediumit “Top Channel” të ndalë gjuhën përçarëse, shpifëse dhe pa bazë profesionale. Nëse ky medium ka ende përgjegjësi ndaj etikës mediatike dhe ligjit, e ftojmë të kërkojë ndjesë publike dhe të raportojë drejt mbi ngjarje që janë thellësisht të rëndësishme për identitetin dhe ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve.
Rikthimi i shqiptarëve në Katolicizëm nuk ndalet. Ai do të vazhdojë çdo ditë, me lutje, me besim dhe me dinjitet. Asnjë shpifje nuk mund ta ndalë të vërtetën që po rilind ndër ne.
* Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm
Me 22 Prill 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu