ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Tradhtia shpërtheu nga çdo pore e jetës së Lul Bravës

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti

Tradhtia kombëtare është një pilulë e hidhur për t’u gëlltitur, por asgjë nuk është më e keqe se kur të fusin shantazhin në fyt.

***

O i pabesë! Ti mendon se je më i miri kur e krahason veten me veten. Besimi është thelbi i kuriozitetit. Besimi jep kurajë dhe dëshirë për të shkuar në një udhëtim zbulimi në botën e të tjerëve.
I përkdheluri i ”babait” logjikon kështu: Unë jam një nga qeniet më unike, më të papërgjegjshme, më gënjeshtare, më mashtruese dhe më problematike që kanë jetuar ndonjëherë në të gjithë planetin tokë, ndoshta edhe në univers. Papërgjegjësia dhe idiotësia është pjesë e padukshmërisë sime, sido ta kthesh atë, është një mohim. Por për kë mund të jem përgjegjës dhe pse duhet të jem kur ju kokëtulë refuzoni të më shihni?
Kush i shmanget punës, sakrificave, rreziqeve, që shoqëria, thënë më mirë, Kombi dhe Vendi duhet të përballojë, është burracak. Por jo më pak burracak, mashtrues, servil e shpirtrob është ai që sakrifikon parimet e besueshmërisë për interesa materiale, pra ai që për shembull, është i gatshëm të lerë në dorë të pushtet-mbajtësit edhe vendimin më të thjeshtë duke u zvarritur si krimb përpara tij. Të sakrifikosh ndjenjën e së vërtetës, ndershmërisë intelektuale, krenarinë (po të kishe ndonjë krenari), respektimit të ligjit dhe solidaritetit ndaj bashkëkombësve fëmijët e të cilëve vdesin nga varfëria ekstreme, është tradhti.
Kur në luftën e interesave e parullave, e vërteta rrezikon të zhvlerësohet, shfytyrohet e dhunohet njëlloj si individi, detyra jonë është t`i kundërvihemi dhe të shpëtojmë të vërtetën, apo synimin për të arritur atë, nëse me të vërtetë jemi burra e jo burracak, jo shpirtskllav. Kushdo që hyn në një pozicion politik dhe merr përsipër detyra të rëndësishme, nuk duhet të ndihet më i lirë dhe të bëjë çfarë të dojë me pronën shoqërore duke e trajtuar atë sikur ta ketë lindur nëna e tij, por vetëm më i ngarkuar me përgjegjësi. Ata që e kanë ngarkuar, kanë edhe të drejtën legjitime për ta shkarkuar.
Kjo vlen edhe për ata 6-7 shpirtrobër që godinën e përbashkët të një partie politike opozitare e kanë shndërruar në “bunker” në të cilin “punojnë” si roje disa kriminelë dhe terroristë profesional. Dhe, këta shpirtskllav e kalojnë kohën kot atje; i janë ngjitur për prapanice dylber gaztorit dhe Lul Bravës, i cili nga ana e tij, me arsye të plotë, pasi nuk është vetëm ai që e di, vuan nga çrregullimi i rëndë i personalitetit dhe çrregullimi i stresit posttraumatik.
Krahasimi i paarsyeshëm i fajit duke barazuar viktimën me xhelatin, që e bëjnë disa “gazetarë” servil të paguar nga regjimi i nudistit të stërzgjatur, megjithëse kryhet me “qëllime të mira”, është në kundërshtim me natyrën njerëzore. Kjo u jep të ligjve më shumë motivim për të kryer të keqen e radhës. Kjo çon në fanatizëm, terror dhe luftë vëllavrasëse.
Fashizmi dhe bolshevizmi (diktatura e proletariatit) janë vëllezër të kundërt, por gjithnjë vëllezër; kur rritet njëri, plehëron tokën për tjetrin dhe e lind atë.

***

Unë Lul Brava humba sepse nuk fitova

Jam një humbës i sëmurë keq
I përkëdheluri i “babait” që u shndërrova në dreq
një budalla që akoma pretendon
se ndonjëherë do të fiton.
Mos më besoni më mua
unë do t’i tregoj të gjitha çka doja
nuk e kam më atë bunker me brava
ku mund të jetoja.
Koka ime e çmendur
trupin ma ka dendur
përshkohet me vështirësi nga drita
ky ishte shkaku pse nuk shndrita.
Se nuk telefonoj askënd, më besoni
nuk jam më ai hajni
jam pak i lodhur
mos qani.
Kur të luteni për t`u bërë trim
mbajeni mend emrin tim
do të hyjë në histori
për të gjithë ata që bëjnë orgji.

______

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Te humbesh tre here e te mos dorehiqesh sic veprojne njerez me dinjitet ,zberthehet karakteri i Lul bunkjerit.Ai mori turpin si mburoje e se shpejti do marre dhe pergjigjen e antarsise .Eshte i shkarkuar e do te rishkarkohet.

  2. Lul Brava ore dilingji
    Ski moral e ski njerzi
    I luen potezat si me kane femij
    Gjitheher rrene kur sflet sahi
    Ntishe kane pak demokrat
    I kishe thirre krejt delegat
    Hiq kerkan pa e largu
    Ishe shprehe dhe kishe ngu
    Fille pushtetin e kishe leshu
    Ti Dorheqeje kishe dhane
    t`Zgjedh partija tjeter kan
    Po Ti rrenci i kesai Toke
    Te hupi ftyra para bote
    Stka mete ftyre me dale nsokak
    Te thrasin populli pa skuqe aspak
    Ou ku je more Halabak
    As nshitore smunesh me hi
    Se trehin grate bashk me fmij
    Dil perjasht thon dilingji
    Ne mes njerzve nuk lejojne Thi!

  3. Nje poezi e goditur z.Mal per fytyren trathtare te Lul bunkjerit. Parapelqej prozen kur shkruaj per probleme politike por po vazhdoj poezine tuaj me nje poezi te nje poete australjane te Ketrin Mensfild. ” Ajme ,medet sa t’perkohshem jane trendafilt e gezimit dhe me sa ngut na vjen acari i dimrit . Fluturimthi zhduket ritmi i embel i muzikes se ndritur. E ne veshet tona s’degjohet ,,,vec vajtim i hidhur. Kjo poezi pasqyron jeten e shqiptareve kudo , ne Kosove e Shqiperi dhe sot qe pretendojme se jemi cliruar nga kolonizatoret e nga diktatoret komuniste.Deshpe – rimi me ka kaplu me kete situate e lus Zotin qe mjergulla te largohet sa me shpejt ! E logjika te sundoje e jo intrigat e Lul -Rames.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu