ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Tragjedia shqiptare nëpër shekuj, bazuar në faktet historike

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Nga: Agim Curri, sociolog

Këtë shkrim dëshiroj ta filloj me Ismail Qemalin: “Fatët e popujve të vegjël dalin nga dyertë e tragjedive të mdha”! Në fillim të këtij shkrimi jam i detyruar të paraqes dhe të konstatoj me fakte të pamohueshme historike tragjedinë e kombit shqiptar nëpër shekuj, e cila tragjedi po vazhdon edhe sot në shek. XXI. Tragjedia e popullit shqiptar, e filluar në Kongresin e Berlinit (1878) për interesa të shteteve ballkanike (Serbisë, Malit të Zi, si dhe të Bullgarisë e Greqisë)nën patronatin e Europës dhe të Rusisë, do të thellohet edhe më tej në fitorën e luftërave ballkanike, e legalizuar ndërkombëtarisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) dhe që do të legjitimohet në Traktatin e Paqës së Versajës me 1919.

Prej kësaj kohe, në mënyrë sistematike dhe të organizuar, përshkallëzohet politika shkombëtarizuese serbe me strategjinë e saj të “Tokës së djegur” ndaj shqiptarëve dhe teritoreve të tyre etnike ( lëxo Memorandumin e V. Qubroloviqit për dëbimin e shqiptarëve nga tokat e tyre stergjyshore – 1937. Për realizimin e kësaj strategjie deshqiptarizuese të tokave shqiptare, janë ndërmarrë të gjitha format e dhunës sistematike të ashpra dhe më shkatrrimtare, si psh. vrasjet masive, pushkatimet pa procedura gjyqësore; shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre, kolonizimi i tokave shqiptare, plaqkitja e pasurisë së shqiptarëve, burgosjet e pandërprera dhe dënimet e shqiptarëve për motive politike etj. etj.

Qysh nga viti 1918 e këndej ishte detyrë e shtetit aktual serb që të bëjë shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare. ” Nëse nisemi nga bindja së shpërngulja graduale e shqiptarëve nga tokat e tyre, përmes kolonizimit gradual paraqitët jo efektive; atëherë na mbetët një drejtim tjetër, e ky drejtim duhet të jetë shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi dhe në Shqipëri”!, thoshte V. Qubroloviqi me 1937.

Tragjedia e shqiptarëve nuk ka të ndalur edhe në këtë shekull. Atyre sot u mohohet e drejta për jetë të lirë, iu mohohet e drejta për bashkim me shtetin amë, me Shqipërinë, u mohohet e drejta për Referendum. Mirëpo, këto tragjedi të kombit tonë do të zhbëhen me bashkimin tonë, sepse bashkimi ynë, forca jonë e shoqëruar me atë të popujve liridashës do ta mposhti çdo tragjedi, çdo trathëti, do ta shkëli intrigën që po i bëhet këtij populli me shekuj me radhë.

Forca jonë qëndron vetëm në bashkimin tonë, në organizimin tonë si një komb i organizuar, në vetëdijen tonë, në përgjegjësinë tonë, në guximin tonë dhe në moralin tonë kombëtar; së sa NE shqiptarët do të jemi të gatshëm të ballafaqohemi me situata të tilla dhe më tragjedi të tilla. Do e përfundoj më një thënje të mençur të Zhan Zhak Rusos, empirist dhe iluminist freng: “Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa vyrtyt, vyrtyt pa qytetarin. Prandaj, krijoni qytetarin dhe do të keni çdo gjë që iu nëvoitët…”!

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. nuk e di populli ose njeriu i thjeshte ose i josociOligjuar e josocial shqiptar, ne ka thene Ismail Qemajli, apo Ismaj Kadare ” fati i popujeve te begjel, buron nga dyert e tragjedive te medha”…Cili prfej tyre? Ismajl Kadarea i Gjirokaastres, apo Ismaj Bej (beg) Qemali, i cili pasi qe u rrah si qen ne parlamentin turk, i ra ndermend se ishte shqiptar!

    a po na qitni n´rruge ne te tjeereve, ju sociloget dhe shkollovanet e popullit …!?

  2. Tragjedia e kombit shqiptar paska e filluar në Kongresin e Berlinit (1878)?!
    Don me thane se para viti 1878 kombi shqiptar paska qene ne rregull. Kjo asht MOHIMI I HISTORISE SE KOMBIT SHQIPTAR.

    Profesor Sami Repishti: “….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“
    (Pjese te nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000)

  3. …Disa nga faktet e munguara, apo te pathena ketu:

    Pas shpalljes se pavaresise, me 1912, Shqiperia dhe shqiptret prap u rrjeshtuan ose radhiten ne rrugen (anen) e gabuar te historise. Duke u percaktuar per Lindjen e jo per Perendimin.

    Zaten per ate pune, Ismajl Qemalit dhe qeverise se tij, i iken ose iu larguan hartuesit dhe arkitektet kryesor te pavaresise se shqiperise si Gjergj Fishta, Kakariqi, Nikolle Kaqorri etj.

    Te njejtin gabim kardinal ose trashanik e ben shqiptaret e Kosoves-menjehere pas 1999, e sidomos pas shpalljes se pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2OO8, kur u rrjeshtuan ose percaktuan per Turqine (Lindjen) e jo per SHBA-s, Gjermanine, Britanine Madhe ose Perendimin. Hashim Thaci & Company, asokohe i debuan ose perndocen gjermanet nga Kosove, dhe i sollen turqait se bashku me xhami<at, mejtepet, hamamet dhe bisneset e tyre ne Kosove. Virusi ose sindromi i mesiperm kosovar, dikur me vone u bart ose perhap edhe ne Shqiperi.

    Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gervalla, Bislimi etj…e vazhduan ose ndocen rrugen filoturke ose proturke te Thacit & Company 1OO%…

    Po te ishte sot gjalle Dr. Rugova sigurisht se ne Kosove do kishim ngjarje dhe zhvillime te tjera shume me pozitive. Sepakut nuk do e kishim gturqizimin enorm ose masiv te Kosoves.

    Nderkohe qe Perendimi ( e jo Turkia) u ndihmuan Koysoves dhe shqiptareve kur e kishin mese veshtiri dhe kur ishin ne rrezik.

    Nje digresion:

    Fale politikes vizionare dhe profesionale te ish Presidentit dhe komandantit e strategut te tyre legjendar, gjeneralit Dr. Franjo Tuxhman: Kroatet dhe Kroacia u percaktuan per SHBA-s, Gjermanine, Britanine ose Perendimin. Shikojeni sot se ku ndodhen kroatet dhe Kroacia…Nja 1OO vite para Kosoves dhe shqiptareve ne te gjitha fushat.

    Vec thashe te them eddhe une dicka pa lidhje!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu