ARKIVI:
8 Janar 2025

Tranga, një nga befasitë natyrore të Mirditës

Shkrime relevante

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

Agim Vuniqi Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të...

Rudolf Shtajner dhe qasjet e tij edukative e pedagogjike

Rudolf Shtajneri (1861 – 1925) Shkruan: Gëzim Bullaku "Njeriu është i lirë vetëm...

Shpërndaj

Nga: Ndue Dedaj, shkrimtar
___
Reportazhin për Trangën e Selitës menduam ta shtyjmë për kah vjeshta, atëherë kur besohet se atje do të ketë ndonjë “surprizë” nga zonja e maleve shqiptare Marianne Graf, kështu që ky shënim shpreh veçse ca mbresa vetjake.
…Kisha ardhur në Lufaj që para 35 vitesh, gjatë një inspektimi të shkollës, apo dhe para 5 vitesh, kur në Majën e Ngallit u zhvillua një procesion kishtar nga ta rinjtë e fshatit bashkë me ipeshkvin Imzot Gjergj Meta.
Por nuk isha ngjitur deri në Trangë, që është lagjia e sipërme e këtij fshati të banuar nga katolikë dhe myslimanë të “fiseve” apo trungjeve familjare: Loci, Ukaj, Neziri, Kaçorri, Këdheli, Balloshi, Lufi, Gjinaj, Bushprendi etj. Ngaqë për atje nuk kishte rrugë makine. Ashtu si ne nuk ishin ngjitur dhe të tjerë, duke u privuar nga një bukuri natyrore e pamatë.
Mund të jetë një imazh i mal
Kur vështron këto pamje mahnitëse e kupton pse ishin me aq dritë dhe ngjyrë peizazhet e piktorit të njohur Lin Loci, në kullën e të cilit e përmendim me nderim në biseda me të afërmit; një çerek shekulli më parë e kishim lënë të vinim bashkë për ta vizituar Trangën e tij, por ai u shua shpejt.
Mund të jetë një imazh i pemë
Tranga është një pllajë e pazakontë, rreth 35 km nga Rrësheni, që shtrihet në 850-900 metra lartësi, nga ku kundrohen bjeshkë të pafundme. Të gjitha shtëpitë e saj janë kulla të forta, ndërtuar në shkrep, disa sosh në buzë të greminës, si vazhdim i shkëmbit, ndonjë me shkallë të gurta nga rruga deri në majë. Bardhok Pulaj, që është nip Trange thotë se Tranga kishte shtigjet e saj nga mund të ngjiteshe, si ajo kështjella që ka disa porta e nuk mund të ngjitesh nga gjithkah.
Mund të jetë një imazh i bar dhe pemë
Tranga e Poshtme dhe Tranga e Epërme, përbëjnë një kurriz malor disa km të gjatë, si një “çati” natyrore e fshatrave poshtë, që zgjatet deri në Qafë Kishë.
Tranga i ka të gjitha, por nuk ka ujë. Dikush ka menduar dhe për këtë, por nuk është koha tani për të folur, fatmirësisht ka njerëz që nuk i duan lavdërimet, aq më pak si paradhënie, ata bëjnë punën në dobi të komunitetit, çelin përspektiva të reja na male dhe kjo u mjafton. Kështu që kësaj here të rrimë te natyra.
Mund të jetë një imazh i pemë
Nuk është se njerëzit nuk e kanë dashur rrugën që herët, por terreni është i pazakontë, nga ana perëndimore pjerrësia me fshatrat (Lufaj, Bardhaj, Lëkundë) është pingul, mos me u ngjit as dhitë e egra, kurse nga ana lindore në të gjithë gjatësinë e saj ajo kufizohet me Kanionet e Urakës, ndër më të mëdhenjtë e vendit, krejtësisht të paeksploruar dhe të pazbuluar për turistët, por jo dhe për ndërtuesit e HEC-eve. Fshatrat Lami i Madh, Gjoçaj, Dukagjin e të tjerë nga Tranga i ke si në pëllëmbë të dorës, kurse Mali i Dejës, edhe pse i jemi afruar tërthorazi, nuk e humbet madhështinë… Ka mjaft histori për të ciulat mund të shkruash, por nuk do të ndalemi sot, thjeshtë s’rrimë dot pa thënë se na zunë sytë një gjysmë kandili karbiti, që dëshmon se këto kulla e kishin fatin të lidhur dhe me nëntokën e Kurbneshit, minatorët rronin mes thellësive dhe qiellit, të cilin e preknin me dorë, por pa mundur t’i shtrydhnin retë për të lëshuar shi sa herë e donte bashtina e tyre. Njerëzit e Lufajve kishin luksin të rronin në dy hapësira aspak të ngjashme, në fshatin poshtë si gjithë të tjerët, por dhe në katin e “dytë”, në Trangë, që vërtetë ishte e vështirë për t’u ngjitur, por tejet i begatë.
Mund të jetë një imazh i mal
Mirëpo bash kjo lagje e “epërme” e Mirditës, që gjithë jetën është shkelur me mundim vetëm nga banorët e saj, nga një vend i mbyllur, ka gjasë të shndërrohet në një nga më të vizitueshmit. Dhe nëse ndodh kështu, ky nuk është një paradoks, por ravë e re zhvillimi në malet tona…
Mund të jetë një imazh i pemë
Së fundi, – në të vërtetë që në krye të herës – më duhet me e falënderue Nik Nikollin, drejtorin e Info-Kullës Rubik, që si mik i hershëm më mundëson udhëtime të tilla “aventurore” gjithandej Mirditës, jo vetëm duke më bërë të ecja në këmbë, në pikë të zhegut, nëpër livadhe, lendina, pyje, drejt kullave etj., apo me fuoristradë, në terrene të destinuara vetëm për ato të Rellit; tashmë duke më folur jo për ekuacionet e profesionit të tij, por për shtigje të markuara, shpella prehistorike, kanione, site arkeologjike, rrënoja fortesash të vjetra, por dhe një “kodër biblike”, siç e quan ai kodrën me gurë ciklopikë dhe lisa, nga vështrohet krejt pellgu i Matit.
Mund të jetë një imazh i mjegull dhe mal
Ne i soditëm kanionet nga lart, kurse nesër ato do të presin alpinistët e guximshëm dhe turistët e aventurës, që do t’iu prekin “themelet” në shtratrin shkëmbor të Urakës.
Mund të jetë një imazh i horizont, mjegull, pemë dhe bar
Karmave të thepisura të tyre do të gjejnë dhe mjaltin e bletëve të egra, me hojet nëpër guva si kriptograme…
Mund të jetë një imazh i mal dhe mjegull
Mund të jetë një imazh i mjegull

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu