Nga Dr Sadri Ramabaja , Prishtinë
Abstrakt
Politika e BE-së në raport me Kosovën pretendon të jetë në përputhje me platformën e saj për transformim e saj harmonik.Në këtë trajtesë vend qendror ka trajtimi i këtij transformimi dhe motivet e tejkalimit të gjeopolitikës klasike në përputhje me objektivat e gjeopolitikës kritike.
Por një vend meritor ka edhe hipoteza pse Marrëveshja e Brukselit [27 shkurt 2023], pas letrës që kryemistria e Serbisë ia dërgon Shërbimit të Jashtëm të BE-së, mund të shkojë drejt nulifikimit dhe stivimit në arkivat e historisë. Në këtë kuadër zhvillimesh gjeopolitike Europa Juglindore po përvijohet duke kaluar nga korridoret e diplomacisë drejt betejave ushtarake.
Marrëveshjen e Brukselit, shih për këtë, e kam trajtuar edhe si një nusprodukt të po të njejtës mendësi politike, që dikur kishte prodhuar prototipin e “Komuna fashiste”të Kersten Knipp-it. Po e njejta mendësi në prag ët Luftës ës Dytë Botërore kishte shfrytëzuar kombinimin e shumë prej atyre aspekteve kontradiktore të jetës reale, për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik, që lehtësisht do të mund të pasohetmefille të gabuara të shekullit 21 në Europën Juglindore, që duket se janë të ndërlidhura me platformën e ideologëve serbo-rus për krijimin e “Botës Serbe”.
Në dritën e këtyre zhvillimeve, Marrëveshja e Brukselit gjithësesi fiton peshë specifike.
Fjalët çelës: Marrëveshja e Brukselit; transformimi harmonik i Europës; “Komuna fashiste”; “Bota serbe”, Gjeopolitika kritike.
Hyrje
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pas një dialogu intensiv, më 10 shtator 2010, kishte miratuar rezolutën që do t’i hap rrugë bisedimeve direkte mes Kosovës dhe Serbisë, të parat që kur Kosova shpalli pavarësinë.
Rezoluta në fjalë ishte paraqitur nga vet Serbia dhe qe bashkësponsorizuar edhe nga Bashkimi Evropian. Përmes saj mbështetej roli kryesor i Bashkimit Evropian në ndërmjetësimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Rezoluta u miratua pa votim nga 192 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme, kishte pranuar mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku pohohej taksativisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk shkel asnjë ligj ndërkombëtar.
Rezoluta hoqi kërkesat e mëhershme të Serbisë për rihapjen e dialogut për statusin e Kosovës.
Rezoluta në fjalë, e amenduar, njjohu gjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, që thotë se shpallja unilaterale e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme. Ajo gjithashtu përshëndeste ofertën e Bashkimit Evropian për të mundësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, si rrugë për anëtarësimin në të ardhmen në organizatë.
Me këtë rezolutë ju hap rruga fillimisht dialogut teknik, por me kalimin e kohës, ai do të shndërrohej në dialog të pastër politik.
Politika e BE-së në raport me Kosovën, për interesa të pastra gjeopolitike, duke investuar në shkëputjen e Serbisë nga orbita ruse, vazhdonte t’i bënte koncesione Serbisë në dëm të Kosovës, produkt i të cilave ishte marrëveshja e prillit 2013 dhe ajo e gushtit 2015, që do të degjeneronte në bisedime të fshehta për ndarjen e Kosovës në vitin 2018-të.
Politika evropiane [e BE-së] në raport me Europën Juglindore nuk kishte gjasa të ndiqte doktrinën gjeopolitike amerikane të krijimit të një “Lindje të Mesme të Re Demokratike”. Nëse do ta perifrazonim Josep Borrell, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Puntë e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Brukseli nuk e bën dot mbarshtërimin e Europës Juglindore duke u kufizuar vetëm në mbarështrimin e punëve të kopshtarisë dhe pastrimit të xhunglës, me të vetmin paramendim që “llava” e luftës së provokuar nga kanari i Francës – Serbia, të mos përhapet mbi gardhin e BE-së dhe të përmbysë sigurinë e kontinentit.
Marrëveshja Bazë e Brukselit vs Gjeopolitikës kritike
Qëndrimi i boshtit Berlin-Paris ndaj Serbisë dhe me këtë edhe vet Marrëveshja Bazë e Brukselit [shkurt 2023] ishte një përpjekje për ta tejkaluar gjeopolitikën klasike si traditë e realizmit politik në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rrjedhimisht Marrëveshja e Brukselit na rezulton si produkt i qasjes konform gjeopolitikës kritike. Kjo e fundit, siç dihet, është një ndërlidhje mes platformës së lirë të gjeografisë politike dhe marrdhënive ndërkombetare.
Në themel të vet marrëveshjes franko-gjermane duket se ishte parimi bazë i gjeopoitikës kritike, që ngërthen në vete interesat e boshtit në fjalë. Autorët e Marrëveshjes Bazë të Brukselit, me theks at të Aneksit ët saj të miratuar në Ohër [18 mars 2023], duke e shndërruar Kosovën në laboratorë eksperimental, përmes përkufizimit tek njohja faktike e Republikës së Kosovës, sikur duan ta çmitizojnë gjeopolitikën klasike serbe, duke e vendosur atë në përputhje edhe me interesat e BE-së, plotësisht në kontekstin historik dhe perspektivën e rajonit si tërësi në BE.
Gjeopolitika klasike përqëndrohej kryesisht në katër elemente qenësore: hapësirë, identitet, vizion dhe shtetëbërje.
Gjeopolitika kritike përqëndrohet në ndertimin social te hapësirës – menyrën në të cilën hapësira është më kuptimplote dhe e qasshme nga shumë aktorë gjeopolitikë dhe idetë e tyre. Hapësira është thelebësore për gjeopolitiken kritike. Megjithatë ndryshe nga gjeopolitika kalsike dhe materializmi i saj shpesh i nënkuptuar, kjo shkarkon cdo marrdhenie midis hapësirës gjeografike dhe politikës globale. Në vend të kësaj ajo heton ndërtimin social të hapësirës – mënyrën në të cilën hapësira bëhet kuptimplote nga një grup i gjerë aktorësh gjeopolitikë dhe idetë e tyre.[1]
Gjeopolitika kritike gjithashtu vë në dukje se gjeopolitika historikisht ka shërbyer si një bazament qenësor i dijes që mbetet e lidhur me lindjen e shtetit modern, pra simjet i shtetbërjes. Shih për këtë, procesin e shkërmoçjes së Jugosllavisë [1991-1999] duhet shikuar në dritën e transformimit të konceptimit të gjeopolitikës kritike në dobi të krijimit të shteteve të reja, rrjedhimisht edhe Republikës së Kosovës, në procesin e transformimit të plotë të Europës Juglindore. Në këtë proces të ri në të cilin pretendohet të inkorporohet si tërësi Europa Juglindore, mund të ndohmojë fort gjeopolitika kritike, duke shmangur vëmendjen nga temat klasike gjeopolitike dhe rikonceptuar tërësinë e saj dhe procesin integrues në BE dhe NATO.
Si e tillë gjeopolitika kritike, në rastin konkret, duke bërë përpjekje ta tejkalojë gjeopolitikën klasike, vë kështu në pyetje kufijtë e ngurtë midis identiteteve territoriale, duke sjellë në pikëpyetje edhe vetëveten.
Letra e kryeministërs serbe rikthen marrëveshjen në pikën zero
Pas samitit BE-Ballkani Perendimor, që u mbajt në Bruksel në mes të dhejtorit 2023, qe miratuar një deklaratë e përbashkët. Deklarata, mes tjerash, u bënte thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.
Në deklaratn në fjalë përveç tjerash nënvizohej:
“Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja palët në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të bërë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që palët të mund të përparojnë në rrugëtimet përkatëse evropiane”, thuhet në deklaratën e Brukselit. Kosovës dhe Serbisë iu bë thirrje t’i zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj, si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme “pa vonesa ose parakushte të mëtejshme”.[2]
Por pas publikimit të saj, i menjëhershëm ishte ragimi i Beogradit. Vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kryeministria Brnabiq i dërgon një letër Shërbimit të Jashtëm të BE-së.
“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de fakto apo de jure njohjen e Kosovës”, thuhet në dokumentin ku Serbia ka shprehur qëndrimin e saj.
“Republika e Serbisë nënvizon se kjo përshtatje nuk përfshin pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave të OKB-së dhe agjencive, e as të ashtuquajturin integritet territorial të Kosovës”, thuhet më tej në letrën në fjalë, ku shtohet se kjo deklaratë konsiderohet si ligjërisht jo obliguese dhe nuk e ka as peshën e marrëveshjes ndërkombëtare sipas së drejtës ndërkombëtare.
Tutje, Serbia shprehet se “Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë nën administrim ndërkombëtar në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së”.[3] Por, tashmë kanë kaluar javë dhe nga Brukseli nuk ka asnjë qëndrim konret ndaj kësaj letre!
Pritej që në pjesën e dytë të janarit, kur u mbajtën takimet e strukturave të larta të BE-së [Komisionit, Këshillit të BE…] kjo letër së paku të trajtohej seriozisht. Përpjekja e zyrës së Borrelit për ta kaluar atë si të paqenë, lë shije të hidhur për frymën që dominon në Komisionin Europian.
Sidoqoftë, faktit se letra e kryeministërs serbe rikthen marrëveshjen në pikën zero, nuk mund t’i shmanget askush që ka parasysh rrjedhat e ngjarjeve nga 24 shtatori, kur kishim agresionin ushtarak serb në veri të Kosovës, e tutje deri në ditët e para të janarit të këtij viti, kur top temë në qendrat e vendosjes po kthehet siguria e rajonit.
Kalimi nga korridoret e diplomacisë drejt betejave ushtarake
Gjithandej në BE, në mungesë të unitetit veprues për Europën Juglindore, rolin misionar për përgaditjen e publikut për ndryshimin e pritshëm, duket se do ta marrin ndërkohë forcat e majta liberale në koordinim me të djathtën konservatore. Projekti franko-gjerman që u përvetësua pastaj nga blloku i BE-së dhe u mbështet edhe nga Britania e Madhe dhe SHBA-të, i kopsitur në planin bazë të 27 shkurtit 2023, ishte produkt i ktëij kompromisi. Sidoqoftë, ai nuk u nënshkrua nga presidenti serb. Ndërkaq akti agresiv i Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator dhe letra e kryeministrës së Serbisë, Ana Bërnabiq, drejtuar Këshillit të BE-së me 13 dhjetor, përmbysë çdo gjë që ndërlidhet me marrëveshjen në fjalë. Serbia ndërkohë përveç se hedhë poshtë katër pikat e para të marrëveshjes në fjalë, ajo vazhdimisht insiston se nuk do ta pranoj kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk e njeh integritetin territorial të Kosoëvs. Në përputhje me ktëë qëndrim ishte akti agresiv i 24 shtatorit, por edhe qëndrimi ndaj njësisë që ekzekutoi atë akt dhe ndërkohë edhe pregaditjet intenzive që po bën për ripërsëritjen e aktit në fjalë, meqë nuk heq dotrë nga veriu I Kosovës. Të gjitha veprimet tjera në rpaort me Kosoëvën, përfshi edhe njohjen e targave të automjeteve të Republikës së Kosovës që po e aplikon nga një janari I 2024-ës janë thjeshtë pjeës e taktikave dhe manovrimit që bën lidershipi serb për t’i ikur sanksioneve të BE-së dhe masave që do të duhej të pasonin pas përfundimit të hetimeve rreth sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjë të Albanikut [Leposaviqit].
Europa Juglindore po përvijohet në rendin e ri duke kaluar nga korridoret e diplomacisë drejt betejave ushtarake.
Tri ngjarjet që shenjojnë këtë proces janë:
1. Agresioni ushtarak serb më 24 shtator 2023 në Banjë të Albanikut [Leposaviq];
2. Fluturimi i avionëve amerikan F-16 më 6 janar 2024 mbi qiellin e Bosnjës në emrë të sigurimit të sovranitetin e saj;
3. Vizita në Kosovë e ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, më 4 janar, me ç’rast ai e rikonfirmoi mbështetjen britanike ndaj Kosovës, respektivisht pozicionin e saj të qartë në rolin e protektores së Kosovës.
Në këtë proces kalimtar, ngjashëm me kapërcyellin e shekullit 20-të, fitues janë ata që dinë të përzgjedhin aleancat dhe përcaktohen të rezistojnë.
Në procesin e transformimit harmonik të Europës dhe integrimit të Euuropës Juglindore si tërësi në institucionet euroatlantike, me theks në NATO, rol të ndjehsëm gjithësesi pritet të ketë Britania e Madhe. Në këtë kuadër, duhet shikuar edhe vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, në fillim të ktëij viti në Prishtinë.
“Komuna fashiste serbe” alias Bashkësia Serbe në Kosovë
Në shtator të vitit 1919, saktësisht 2500 trupa këmishëzinjësh nën udhëheqjen e poetit ekscentrik dhe heroit të luftës, Gabriele D’Annunzio, pushtuan një qytet të vogël bregdetar kroat dhe themeluan Republikën e Fiume-s [Rijekës] në rrënojat e Perandorisë Habsburge. Ktëu ata vendosën një spektakël të çuditshëm elementesh antagoniste: parada ushtarake, procesione me pishtarë dhe i kënduan hymne luftës, të kombinuara me një orgji të pafundme të dashurisë së lirë, drogës dhe nudizmit.
Republika e Fiumes shënon fillimin e një shekulli dhune. Ajo bëhet laboratori estetik i fashizmit dhe një vend i hershëm i “antikulturës” që do të promovohet në vitin 1968.
Në esenë e tij historike me titull sinjifikativ “Komuna fashiste”, Kersten Knipp përshkruan se si të gjitha ktëo aspekte kontradiktore kombinohen për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik dhe tregon se si filloi ky episod mahnitës që shënon fillet e gabuara të shekullit të 20-të.
Fashizmi modern serb gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë këtë “kulturë” veprimi aplikoi në Banjallukë, duke e shndërruar atë në epiqendërn kryesore të fashizmit serb.
Ideologtë e “Botës serbe” duke pretenduar ta kopjojnë suksesin e aplikuar në Banjallukë, ia kishin dalë të fitonin mbështetjen e qarqeve politike të veçanta të aleatëve të tyre tradicional, sidomos atyre frëng, që në përmbyllje të luftës në Koosvë [qershor 1999], të fillonin promovimin e “Komunës fashiste” në veriun e Mitrovicës, duke përfshi në kët kuaëdr tërë veriun e Republikës.
Veriu i Republikës, edhe pas shpalljes së pavarësisë [17 shkurt 2008], shih për ktëë, do tëmbetej oaza e eksperimentimit e fashizmit modern serb.
Zbulimi dhe mbyllja e 11 laboratorëve të drogës vetëm brenda dy viteve të fundit 2022-2023 nga Policia e Kosovës; zbulimi dhe demolimi i plotë i dhjetra “laboratorëve” tjerë të krijimit të kriptovalutave dhe një sërë “laboratorësh estetik” të lloit të vet,që kishte inauguruar fashizmi serb për gjatë kohë nën regjinë e presidentit serb Aleksander Vuçiq dhe dyshes së inkriminuar Vulin-Radojçiq, është dëshmia më e mirë se çfarë do të mund të ishte Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, në rast se ajo do të krijohej gjatë kohës sa në pushtet është kjo nomenklaturë fashistësh në krye të pushtetit në Serbi.
Në esenë e tij historike me titull sinjifikativ “Komuna fashiste”,Kersten Knipp përshkruan se si të gjitha ktëo aspekte kontradiktore kombinohen për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik dhe tregon se si filloi ky episod mahnitës që shënon fillet e gabuara të shekullit të 20-të.
Po të mos ishte 14 shkurti i vitit 2021 dhe revolucioni demokratik i heshtur në Kosovë ,që dërgoi në histori kolaboratortë dhe marionetat e fashizmit serb në Kosovë dhe aleatëve të tij, edhe brenda BE-së, fare lehtë do të mund të kishim një replikim të kësaj komune fashiste italiane në veriun e Republikës dhe hapjes së kutisë së pandorës që do t’i paraprinte krijimit më të përshpejtuar të “Botës serbe”.
Axhenda e krijimit të “Ballkanit të hapur” në themel të të cilit do të mund të ishte vet krijimi i “Botës serbe”, natyrisht mbi rrënojat e vendeve ku do të shtrihet ajo [Bosnjë e Mal të ZI], në emër të krijimit të koridoreve të lira e të sigurta drejt burimeve të energjisë, rrugëve të transportit dhe hyrjen e lirë të kapitalit perëndimor në tregun e Lindjes së Mesme dhe axhenda e forcimit të urës strategjike transatlantike të SHBA drejt Evropës, me synimin e dominimit amerikan në çështjet evropiane, përmbahen në projektin gjeostrategjik “New American Century” (Project for the New American Century – PNAC), botuar në vitin 1997, i cili në realitet u bë një dokument doktrinar i politikave të jashtme amerikane.[4]
***
Fashizmit tëVuçiqit pas 24 shtatorit i kanë rënë maskat. Shih për këtë, Vuçiqi përmes zgjedhjeve të 17 dhjetorit kërkoi të homogjenizojë gjithçka duke shkatërruar të gjitha përjashtimet nga rregullat e tij, do të konkludonim nëse perifrazojmë Mark Lipovetsky-in.
Ngjashëm si fashizmi rus, edhe fashizmi serb, me kohë, nuk i ka rezistuar dot infektimit nga idetë post-moderniste, që rezumojnë se ata që janë më të fuqishëm kanë gjithmonë të drejtë. Ky konkluzion rrjedhimisht e bën fashizmin serb “veçanërisht të rrezikshëm”, jo vetëm për kundërshtarët e tij politik të brendshëm [rasti i Sanduloviqit], por edhe për rajonin.
Serbia do t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim, tha të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për shtyp në Agjencinë për Siguri Ushtarake.
Këto komente kryefashisti serb Vuçiq i bëri vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave antitanke Javelin, që ndërkohë do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan.
Sa herë që kryefashisti serb përballet me segmente të realitetit të ri në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dëshmi e funksionalizimit real të Republikës së Kosovës, ai i rikthehet Rezolutës 1244 të OKB-së, si fanatikët e religjioneve “librit të shenjtë”. Duke komunikuar më shumë me publikun e brendshëm, ai në këtë komunikim publik, kësaj radhe, nuk kishte si mos të shpërfaqte brengën e thellë për vendimin e SHBA-sveë për t’i shitur Kosovës 246 raketa antitank të prodhimit amerikan, si dhe pajisje përcjellëse.
“Sipas Rezolutës 1244, nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur të Kosovës dhe ata krijuan një ushtri për ta dhe vazhdojnë ta krijojnë atë”[5], tha Vuçiq.
Kjo deklaratë e tij ndërlidhet kryekreje me teoritë mbi fashizmin modern.
“Post-modernizmi minon kundërshtimet binare,” thotë specialisti rus i kulturës në Universitetin e Kolumbisë. “Rrjedhimisht, post-modernizmi lufton edhe kundër esencializmit, idesë se ka disa kategori të përjetshme dhe të pazëvendësueshme që nuk i nënshtrohen kritikës” (novayagazeta.eu/articles/2024/01/10/tsinicheskii-konsensus-golosuet-za-putina).[6]
Fashizmi ishte që në zanafillën e tij një ideologji politike dhe shoqërore. Që me shpërfaqjen e tij ai bashkëudhëtoi duke legjitimuar idetë mbi nevojën që ka shoqëria për liderin karizmatik, mbi bazat e një autoritarizmi të fortpërpunuar, nacionalizmi ekstrem, që do të kurorëzohej me krijimin e partive fashiste dhe Shtetin fashist që në krye do të promovonte diktatorë të tipit të Musolinit, Hitlerit, Milosheviqit, Putinit… “Post-modernizmi” është një shkollë e mendimit që ka përqafuar një qasje të veçantë ndaj shkencës, artit, filozofisë, dhe kulturës në përgjithësi. Për shembull, ka theksuar relativizmin, skepticizmin ndaj narrativave absolute, dhe një ndjenjë të fragmentarizmit dhe ndryshueshmërisë në shoqëri.
Fashizmi post-modern serb prandaj i ka rrënjët në mendimin politik që prodhoi Akademia e Arteve dhe Shkencave, që do ta pregadiste opinionin për dekada me radhë, për gjenocidin serb në Kosovë në përmbyllje të dekadës së aparheijdit në shekullin 20-të.
Sipas Lipovetsky-t, “një komponent i rëndësishëm i të ashtuquajturit “fashizëm post-modern … është bërë një konsensus cinik në të cilin fuqitë dhe shoqëria kanë arritur marrëveshje se nuk ka rregulla dhe se nuk ka nevojë t’i kërkojmë ato. Ekziston vetëm post–e-vërteta: kushdo që mund të gënjejë më ashpër ka të drejtë. Në këtë rast, gënjeshtra si virtyt serb, si e cilëson atë i ashtuquajturi baba i kombit serb, Dobrica Qosiq, ngritet në piedestalin e komunikimit publik.
Fashizmi post-modern serb shpërfaqet sot kudo në jetën shoqërore e politike – por ai kulmin e ka arritur në mënyrën e qeverisjes, ku dominon fryma autoritare, nacionalistë me orjentim të theksuar antishqiptar, i shoqëruar nga ndjesi të theksuara të fragmentarizmit, relativizmit, ose përdorimit të teknologjisë dhe mediave moderne për ta promovuar atë si ide për mbrojtjen e Serbisë dhe interesave nacionale serbe!
Këtë stil të komunikimit në frymën e fashizmit post-modern fashizmi serb, po të përdornim konkluzionet e Lipovetsky-t për fashizmin rus, tipizohet me rritjen e agresivitetit brenda shoqërisë serbe, sidomos në raport me kundërshtarët politik pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023, por edhe në raport me botën e jashtme, pavarësisht se ka nota ironie në vokabularin e kryefashistit serb.
“ A jemi ne të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia – nuk jemi. Por, mund t’i tregojmë gjithë botës se kjo [armatimi i FSK- SR] në mënyrë brutale shkel normat juridike ndërkombëtare”, shprehet Vuçiq-i në fjalimin në fjalë.[7]
Kjo gjuhë pak dallon nga ajo e mercenarëve serb të cilët kanë shkuar në Donbas për të ndihmuar rusët në luftën kundër Ukrainës, që së fundmi kanë dalë edhe me një mesazh kërcënues për Kosovën.
Në videon që po qarkullon në rrjetin social “X” shihet një mercenar serb i cili para flamurit të Serbisë dhe Rusisë mban fjalim, ku paralajmron se pas Donbasit, destinacioni tjetër është Kosova.
“Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, në dashtë Zoti, për të hequr qafe okupatorët e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosovë!” Kosova është Serbi”,[8] deklaron mercenari serb si një fashist tipik postmodern.
***
Fashizmi post-modern serb është “rezultat i këtij konsensusi cinik, pranimit të rregullave të lojës, sipas të cilave të fortët kanë gjithmonë të drejtë”. Por, si duket Vuçiqi e ka të qartë se “në një botë të tillë, pothuajse të gjithë janë më të fortë se disa dhe më të dobët se të tjerët, por të gjithë do të përpiqen t’i mashtrojnë të gjithë se kështu është realiteti”[9], prandaj ai vazhdon ta luaj rolin e viktimës!
Në këtë vazhdë është edhe mohimi i masakrës së Reçakut edhe 25 vjet pasi ajo u krye nga forcat serbe.
“E vërteta e plotë për ngjarjen në fshatin Reçak, më 15 janar 1999, po i zbulohet botës. E vërteta që unë atëherë e konstatova si gjykatëse hetuese, se nuk ka pasur masakër ndaj civilëve, por se ishte një veprim legjitim nga ana e policisë serbe kundër terroristëve të të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kjo dihej duke filluar nga ata që morën vendimin për bombardimin e Federatës së atëhershme të Republikës së Jugosllavisë, por kjo nuk ishte në interesin e tyre”,[10] pohon për të përditshmen serbe Novosti, ish gjykatësja hetuese për rastin e Reçakut, Danica Marinkoviq.
Përpjekja për ta mohuar sërish dhe sërish masakrën e Reçakut, por edhe gjenocidin ndaj shqiptarëve, mbetet pjesë e strategjisë së fashizmit post-modern serb në dobi të selitjes tutje të “konsenzusit cinik”.
Filozofi slloven Slavoj Zizek flet për konceptin e Jouissance-s, thotë Lipovetsky, ndjenjën që “edhe të shtypurit ndjejnë kur janë në gjendje të mashtrojnë një mjeshtër ose të bëhen mjeshtër për ata që janë edhe më të dobët”. Duket se kjo është baza e konsensusit cinik të Vuçiqit me bashkëmendimtarët e tij, me të cilët ai u ribashkua në prag të zgjedhjeve, sepse ky model i lejon të gjithë fashistët e të gjitha formateve të ndjehen më të sigurtë në fitore, gjithësesi edhe më të lumtur, madje i bën ata më imun dhe të gatshëm të përballen duke injoruar problemin real.
***
“Post-modernizmi shpesh barazohet me papërgjegjshmërinë”, thotë studiuesi i Kolumbisë; “por kjo nuk është e vërtetë. Është një art i përgjegjësisë: po, nuk ka të vërteta objektive, por kjo do të thotë se unë jam përgjegjës për ato të vërteta që njoh dhe promovoj. Kërkon që individi të jetë përgjegjës në matricën ku personi e konsideron veten pjesë”.
Prandaj konkludon Lipovetsky. “Kërcimi nga një sistem koordinativ në tjetrin për arsye përfitimi duke thënë se nuk ka të vërtetë dhe se nuk mund të ekzistojë ose paraqitja në mënyrë agresive e gënjeshtrave fare hapur si të vërteta nuk do ët thotë se është në përputhje me post-modernizmin, përkundrazi ai veprim është thjesht cinizëm” – dhe është ky konsensus cinik në Serbi që përbën themelin e shtetit të Vuçiqit që Perendimi duhet ta sfidoj dhe jo tutje të bëjë çdo gjë që ta shkëpusë nga orbita serbe dhe inkorporoj si pjeës të demokracive liberale. Fashizmi post-modern serb duke qenë një shtojcë tipike e fashizmit rus, prandaj rrezikon edhe Perendimin.mbështetjen e qarqeve politike të veçanta të aleatëve të tyre tradicional, sidomos atyr efrëng, që në përmbyllje të luftës në Koosëv [qershor 1999], të fillonin promovimin e “Komunës fashiste” në veriun e Mitrovicës dhe veriun e Republikës.
Veriu i Republikës, edhe pas shpalljes së pavarësisë [17 shkurt 2008], shih për ktëë, do të mbetej oaza e eksperimentimit e fashizmit modern serb.
Zbulimi dhe mbyllja e 11 laboratorëve të drogës vetëm brenda dy viteve të fundit 2022-2023 nga Policia e Kosovës, zbulimi dhe demolimi i plotë i dhjetra “laboratorëve” tjerë të krijimit të kriptovalutave dhe një sërë “laboratorësh estetik” të lloit të vet, që kishte inauguruarfashizmi serb për gjatë kohë nën regjinë e presidentit serbAleksander Vuçiq dhe dyshes së inkriminuar Vulin-Radojçiq, është dëshmia më e mirë se çfarë do të mund të ishte Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, në rast se ajo do të krijohej gjatë kohës sa në pushtet është kjo nomenklaturë fashistësh në krye të pushtetit në Serbi.
Në esenë e tij historike me titull sinjifikativ “Komuna fashiste”, Kersten Knipp përshkruan se si të gjitha ktëo aspekte kontradiktore kombinohen për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik dhe tregon se si filloi ky episod mahnitës që shënon fillet e gabuara të shekullit të 20-të.
Po të mos ishte 14 shkurti i vitit 2021 dhe revolucioni demokratik i heshtur në Kosovë që dërgoi në histori kolaboratortë dhe marionetat e fashizmit serb në Kosovë dhe aleatëve të tij edhe brenda BE-së, fare lehtë do të mund të kishim një replikim të kësaj komune fashiste italiane në veriun e Republikës dhe hapjes së kutisë së pandorës që do t’i paraprinte krijimit më të përshpejtuar të “Botës serbe”.
Maqedonia e Veriut – paterica e “Ballkanit të Hapur”
Në një situatë gjeopolitike të ndryshuar, BE-ja vazhdon të mos ketë axhendë të qartë për perspektivën e gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor. Në këto rrethana bashkëpunimi i Serbisë dhe jo veëtm asaj me Rusinë, ka marrë një kuptim të ri që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
BE ndërkohë ka pësuar humbje të ndjeshme të besueshmërisë, veçanërisht për shkak të statusit aktual të politikës së zgjerimit. Shih për këtë vështirë se ndonjë vend në Ballkani Perednimor beson sot që ka një mundësi reale për anëtarësim në një të ardhme të afërt, pavarësisht frazave të përsëritura shpesh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor [BP] qëndron në Evropë. Gjashtë shtetet e BP sidoqoftë, nuk pranojnë me dëshirë të ulen dhe presin përgjithmonë në dhomën e pritjes së
BE-së pa bashkëpunuar me aktorë të jashtëm nga të cilët po marrin përfitime të drejtpërdrejta. Rusia, Kina, Turqia etj janë fuqitë që kanë ndërhy thellë në ekonominë e BP dhe gradualisht ndikojnë edhe në agjendën e tyre politike. “Ballkani i hapur” rezulton të jetë produkt i kësaj ndyrhyrje dhe si zëvendësim i gjakimit për antarësim në BE.
Megjithëkëtë, rivalitetet gjeopolitike me Rusinë nuk duhet të çojnë në tejkalimin e reformave thelbësore në BP me improvizime e zgjidhje ad hoc. Kjo do të thotë qartë se me Serbinë që nuk vendos sanksione kundër Rusisë nuk zgjidhet dot konflikti historik i Kosovës. Prandaj BE-ja dhe Perendimi në tërësi duhet të punojë më intensivisht në këto fronte. Perendimi gjithashtu duhet të ndryshojë qasjen ndaj aktorëve lokalë si Vuçiq ose Dodik, që tashmë janë shtytësit kryesorë të politikës pro-ruse në Ballkan, në vend që të mbivlerësohet potenciali i Rusisë për ndërhyrje të mundshme.
Procesi i anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërin ka hy në një me ndeshtrasha të reja. Me këtë akt Brukseli ka dërguar sinjale të gabuara në rajon.
Reformat rezultojnë të parëndësishme sapo të dalin në skenë një shtet anëtar i BE-së që mund të bllokojë procesin e zgjerimit, si është në këtë rast Bullgaria. Por, ndërhyrja në këtë rast e Bullgarisë me kushëtzimin që Maqedonia e Veriut të kryejë reformën kushtetuese të duhur, përmes së cilës do të pranohej egzistenca e minoritetit bullgar, e ka rikthyer Maqedoninë e Veriut në vëmendjen e shteteve fqinje dhe jo vetëm.
Në këtë kuadër Republika e Maqedonisë së Veriut, ka një rëndësi jetike dhe mund të shërbejë si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, po a sa edhe mund të shndërrohet në mollë sherri, për disa arsye:
- Stabiliteti politik: Pas përplasjes mes Shtetit dhe kryengritësve shqiptarë nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001, që qe përmbyllur me Marrëveshjen e Ohrit dhe hapjen e perspektivës së trajtimit të shqiptarëve si shtetas së Republikës, ka arritur të ndërtojë një stabilitet politik relativ. Përmirësimi i situatës politike dhe arritjet në integrimin evropian kanë kontribuar në forcimin e institucioneve dhe rregullit të ligjit, duke krijuar një mjedis më të sigurt politik dhe shoqëror.
- Diversiteti etnik dhe kulturore: Maqedonia e Veriut është një vend me një popullsi të shumëllojshme etnike dhe kulturore. Përkushtimi për të promovuar diversitetin dhe për të siguruar të drejta të barabarta për të gjitha grupet etnike në vend ka hapur mundësinë e ndërtimit të një shoqërie të harmonishme dhe në zbutjen e tensioneve ndëretnike. Por ky proces nuk është I kënaqshëm për një pjesë të mirë të spektrin politik shqiptar në MV dhe për përfaqësuesit e minoritetit bullgar.
- Roli gjeostrategjik: Maqedonia e Veriut ndodhet në një pozicion gjeostrategjik të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Si një vend tranzit, Maqedonia e Veriut ka një rëndësi të veçantë në lidhjet e tregtisë dhe transportit në rajon, duke lidhur Evropën Qendrore dhe Lindore me Adriatikun dhe detin Egje. Stabiliteti dhe zhvillimi i këtij vendi mund të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë në rajon.
- Integrimi në strukturat ndërkombëtare: Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimi Evropian dhe NATO kanë qenë një faktor stabilizues në rajon, sidomos aderimi i saj në NATO. Këto procese kanë kontribuar ndjeshëm në orientimin vizionar dhe në rritën e shpresës për pozicionim të Shtetit në plane afatgjata, duke marrë në konsideratë edhe interesat gjeopolitike të shqiptarëve. Maqedonia e Veriut fundj është interes jetik i shqiptarëve si Komb. Dy republikat tona egzistuese – Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës, e duan dhe e cilësojnë Maqedoninë e Veriut si një partner të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
- Ndërhyrja e Serbisë dhe Rusisë – “Ballkani i Hapur” si projekt strategjik është produkt i interesave të Serbisë dhe Rusisë në rajon. Insistimi për ta rikthyer në jetë këtë projekt, edhe pas një largimi të heshtur të Shqipërisë, ka karakter të pastër gjeopolitik. Si i tillë, ky projekt bie ndesh, jo vetëm me interesin e shqiptarëve, por edhe ato të BE-së.
Forcat politike në MV që aktualisht janë në pushtet, duke përfshirë edhe BDI-në, janë viktimë e këtij kursi strategjik që e ka shndërrar Republikën e MV në një patericë të “Ballkanit të hapur”, alias Serbisë.
Fushta e zgjedhjeve në MV, tashmë në proces, do ta shpërfaqë edhe më shumë këtë ndarje me karakter të pastër gjeostrategjik. Rezultati i tyre, rrjedhimisht ose do ta betonojë status quon, duke i lënë terren ndikimit serbo-rus, ose do ta orjentoj Republikën e MV në një proces të ri politik, që e shndërron atë në një shoqëri plotësisht multietnike dhe demokratike, duke i hapur rrugë vetvendosjes së bredshme të shqiptarëve dhe federalizimit të saj.
Serbia – peng i Rusisë
Serbia sado e vogël që është, për shkak të pozicionit gjeostrategjik dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë [në Lindje] dhe Francën [në Perendim], duke qenë për kohë të gjatë bërthama dhe vet zëri i Jugosllavisë, kishte “kaluar ylberin” dhe mangësitë e imponueshme për secilin shtet të vogël, duke u shndërruar një lloj xhandari për ish Jugosllavinë dhe Ballkanin; Shih për këtë, jo rrallë gjatë proceseve historike ia ka arritur të vendos axhenda politike për rajonin dhe kështu të ketë kapacitet të shtuar për të ndikuar ose modifikuar sjelljen e të tjerëve ndaj saj.[11]
Kjo përzgjedhje e Serbisë për rreshtim dëshmon se ajo parapëlqen tutje të maksimizojë ndikimin e saj, prandaj ka paralajmruar një strategji të jashtme dhe sigurie të bazuar në pozicionimin e qartë të saj pro Rusisë.
Ja disa faktorë që kanë ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Rusisë:
- Lidhjet Kulturore dhe Historike: Serbia dhe Rusia kanë një histori të përbashkët ortodokse, dhe kanë pasuar një traditë të përbashkët kulturale. Kjo ka krijuar një ndjenjë të fortë të solidaritetit midis tyre.
- Ndihma e Rusisë në Institucionet Ndërkombëtare: Rusia ka pasuar pothuajse përherë rolin e mentorit kujdestar, të mbështetjes ndaj Serbisë në disa institucione e organizata me karakter ndërkombëtar dhe shtete specifike, sidomos në periudhën pas çlirimit të Kosovës [1999], duke u angazhuar tok pro ruajtjes së status quosë dhe mundësisht ndarjes së saj.
- Politikat e Jashtme të Përbashkëta: Në disa raste, Serbia ka ndarë pozicionet me Rusinë në politikat ndërkombëtare, përfshirë pozitat e tyre në Kombet e Bashkuara dhe në forumet ndërkombëtare të tjera.
Ndërkohë Serbia po hedhë hapin e parë drejt objektivit të shndërrimit të saj në shtet militar duke mos hezituar që të zbatojë detyrimin që ka marrë kundruall Rusisë – të rishikojë mundësitë e hapjes së frontit të dytë në Ballkanin Perednimor. Kjo duhet të jetë arsyeja themelore përse Serbisë i duhet rekrutimi masiv i të rinjëve serb. Kësaj ideje i shërben aplikimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak që u paralajmrua nga Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq. Ai njoftoi se dokumenti gjegjës për ktëë ka mbërritur në kabinetin e Presidentit, ndërkaq pastaj ai i dërgohet kabinetit ushtarak dhe Kuvendit. Nëse rikthehet shërbimi ushtarak, propozimi është të zgjasë deri në katër muaj, raporton Pink.[12]
“Pas 13 brezash dhe duke pasur parasysh rreziqet me të cilat po përballet vendi ynë, Shtabi i Përgjithshëm i Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes iu drejtuan zyrtarisht dje Presidentit të Republikës dhe nisën nismën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, ka thënë Vuçeviq.[13]
Në traditën e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë, bashkëpunimi në rrafshin ushtarak ka histori të veçantë.
Në fillim të vitit 1945, trupat sovjetike filluan marshimin drejt Ballkanit, duke përfshirë Jugosllavinë. Në prill të vitit 1945, forcat sovjetike bën një “bashkim” të sukseshëm me Ushtrinë e Jugosllavisë, alias Serbisë. Ky “bashkëpunim” i lehtësoi marshimin e tyre drejt Beogradit dhe forcoi kapjen e qytetit.
Më 20 tetor 1944, pas një rezistence të fuqishme nga forcat gjermane, dy ushtritë – ajo ruse dhe jugosllave, do të çlironin Beogradin. Kjo ngjarje do të shënonte kulmin; ishte pjesë e një sekuence ngjarjesh që çuan në varësinë e Jugosllavisë në raport me BRSS-në deri në përplasjen e vitit 1948, kur Jugosllvia do të “shkëputej nga i ashtuquajturi bllok socialist. Sidoqoftë kultivimi i raporteve mes Serbisë dhe Rusisë do të vazhdonite tutje, sidomoos në rrafshin ushtarak. Ndërkaq pas shpërbërjes së Jugosllavisë [1990], e sidomos në dekadën e fundit [2012-2023], Serbia është shndërruar në peng I lloit të vetë i Rusisë, duke u trajtuar intenzivisht në tabelën e shahut gjeopolitik global e rajonal, siç do të thoshte gjeostrategu amerikan Zbigniew Brzezinski.
***
Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa pësoi një transformim të thellë, duke shënuar një periudhë të re në historinë e saj. Ky transformim u karakterizua nga ndryshimet politike dhe territoriale, që u pasua me formimin e bllokut të ri të fuqive në skenën ndërkombtëare. Ky transformim, veçmas në rrafshin e sigurisë, do të kurorëzohej me krijimin e aleancës më të madhe politiko-ushtarake NATO-s, pjesë e së cilës do të ishin pjesa më e madhe e shteteve të Europës Perendimore, ndërkaq në rrafshin socioekonomik, do të thellohet sidomos me krijimin e bërthamës së Bashkimit Europian. Serbia, si strumbullari i Jugosllavisë, ishte përfshirë në këtë proces të ndryshimit, duke gëzuar mbështetje të fuqishme ekonomike e politike.
Megjithatë, pas vdekjes së Titos në vitin 1980, dhe sidomos me fillimin e ndryshimeve në skenën ndërkombtëare, që do të shenjoi shembja e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë, Jugosllavia hyri në procesin e shpërbërjes së përgjakshme. Skenarët e tmerrshëm të katër luftrave dhe dy gjenocideve që do të shkaktojë Serbia në këtë proces, janë produkt i ideologëve serb, që po shestonin krijimin e Serbisë së madhe, alias Botës serbe.
Serbia dhe Kroacia përbënë dy aktortë kryesorë të këtij shpërthimi konfliktual që çoi në ndarjen e Jugosllavisë, ndërkaq koston më të lartë për këtë proces zhbërjeje do ta shlyejnë dy popujt ndaj të cilëve Serbia ushtroi edhe gjenocid – pra boshnjakëtë{BeH] dhe shqiptarët [Kosovë].
Lufta që Serbia imponoi në Kosovë deri në përmasat e gjenocidit [1998/99], shkaktoi ndërhyrjen ndërkombtare në vitin 1999, me ç’rast për ndaljen e gjenocidit në Kosovë NATO do të bombardonte caqet e ushtrisë serbe për plot 78 ditë, kur Beogradi do ët pranonte kapitullimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës [9 qershor 1999] dhe pason çlirimi i Koosëvs nga trajtimi i saj kolonial për plot 87 vite [1912-1999].
Pas ktëyre ngjarjeve, Serbia për një kohë të shkurtër pësoi një izolim ndërkombtëar, por pa u ndëshkuar si do të duhej, respektivisht si ndodhi me Gjermaninë naziste pas përmbylljes së Luftës së Dytë Botërore. Madje pasoi një periudhë kur Serbia po trajtohej si faktorë stabiliteti dhe paqeje në rajon!
Në këtë kuadër ripozicionimi gjeopolitik i perendimit ndaj Serbisë, sidomos në dekadën e fundit, ishte i ndërlidhur dhe i kalkuluar me ripozicionimin ndaj Federatën Ruse.
Dekada e fundit është periudha kur Serbia ka tentuar të ristrukturohet dhe të forcohet si një shtet i pavarur në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke përthithur financa nga të gjitha palët. Kjo përfshin edhe kuazipërpjekjet e saj për tu integruar në strukturat evroatlantike dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me fqinjtë e saj. Projekti për “Ballkanin e hapur”, shih për ktëë, kishte objektiv ristrukturimin e Jugosllavisë së re [pa Slloveninë e Kroacinë, plus Shqipëria], duke pretenduar ta mbajë Kosovën në statusin e ngrirë, por gjithësesi kjo strukturë e re do të ishte nën drejtimin e Serbisë. Sidoqoftë, rifillimi i luftës në Ukrainë, në shkurtin e vitit 2022, do të ishte edhe fundi i ktëij projekti ambicioz për Serbinë.
Përfundim
Bota gjatë vitit 2024 nuk do të gjejë paqe mes krizave dhe luftërave. Europa Juglindore në këtë mes, meqë Serbia është shndërruar në vasale-peng e Rusisë, ndodhet po ashtu mes krizave dhe luftës. Çfarë roli do të ketë BE-ja në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perednimor, e cila përballet po këtë vit me zgjedhjet, në koncertin e lojtarëve të mëdhenj, e nëse po, cili do të jetë ai rol? Janari për shumëçka mund të jetë vendimtar edhe në këtë plan.
Rënien e Jugosllavisë nuk mund ta venerojmë si duhet jashtë zhvilllimeve gjeopolitike. Kjo shkërmoçje u pasua me krijimin e kaosit dhe shpërthimin e luftrave të programuara.
Fenomenin e krijimit të kaosit të programuar e ka studjuar mirë gjeopolitikani William Engdahl në librin e tij të famshëm “Një shekull luftë”.
Thellimi i krizës në Ballkan duke imponuar “Komunën fashiste” serbe alias Bashkësinë e Komunave Serbe, si uverturë të secesionit, shembëllim Republikës Serbe në Bosnjë dhe krijimi i kaosit të programuar, vështirë se do të kufizohej vetëm në Kosovë dhe Bosnjë.
Rirreshtimi i Serbisë sërish në krah të Rusisë ose pozicionimi i saj në krah të Perendimit mbetet i ndërlidhur me projektin e ideologëve serb që mbanë tiketën “Bota serbe”. Në cilindo krah që do të pozicionohet Serbia ndërkohë, ajo do të shndërrohet në instrument të luftës së programuar që gjithësesi do të përfundojë me krijimin e një harte të re politike në Europën Juglindore.
________________________
1. Shih: Dodds, K. & Sidaway, J. D. (1994) ‘Locating critical geopolitics’ Environment and Planning D: Society and Space 12: 515-524
2. https://www.evropaelire.org/a/perafrimi-i-politikes-se-jashtme-ne-qender-te-samitit-be-ballkani-perendimor/32728573.html
3. https://www.ishgj.org/aktualiteti/perfundon-samiti-be-ballkani-perendimor-te-gjitha-vendet-e-pranojne-deklaraten/
4. https://academic-accelerator.com/encyclopedia/project-for-the-new-american-century
5. https://www.evropaelire.org/a/vuciq-thote-serbia-shpenzoj-170-milion-pasisje-ushtarake/32773043.html
6. Paul Goble: https://www.eurasiareview.com/14012024-cynical-consensus-in-russia-makes-putins-fascism-especially-dangerous-oped/
7. https://www.evropaelire.org/a/vuciq-thote-serbia-shpenzoj-170-milion-pasisje-ushtarake/32773043.html
8. https://twitter.com/DD_Geopolitics/status/1746372854961361111?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1746372854961361111%7Ctwgr%5Ece2a74c43a35692040ef8a4295e5ded28a407641%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpamfleti.net%2Fprishtine%2Fkercenojne-mercenaret-serb-do-te-heqim-qafe-nato-n-destinacioni-i-radh-i207724
9. Paul Goble: https://www.eurasiareview.com/14012024-cynical-consensus-in-russia-makes-putins-fascism-especially-dangerous-oped/
10. https://www.novosti.rs/drustvo/vesti/1322043/voker-lazirao-masakr-opravda-akciju-nato-proslo-25-godina-oruzanog-sukoba-selu-racak-koji-bio-povod-agresiju-srj?fbclid=IwAR2B0fbTfIpV8e13TXLF5CKzMkA6Ck4dP2N5GgNLx1zvKa4vKE3Bdx2qYP4
11. Fendius Elman, Miriam (1995). “The Foreign Policies of Small States: Challenging Neorealism in Its Own Backyard”, British Journal of Political Science, 25, Issue 2, pp. 171-217.
12. https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/vucevic-srbija-pobedjuje-u-miru-ne-idemo-u-ratove-ali-morate-da-pratite-sta-se
13. Po aty.
____________________
Kumtesë e mbajtur në Tryezën shkencore: Konstelacionet gjeopolitike në Ballkan në kontekst të Marrëveshjes së Brukselit [27 shkurt 2023] – Kosovë-Serbitë, organizuar nga Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë, më 14.02.2024, në ambientet e Institutit Albanologjik, në Prishitnë.