ARKIVI:
31 Janar 2025

Trembja ime nga varfëria linguistike, që në thelb është varfëri kulturore

Shkrime relevante

Kryeministri Albin Kurti vizitoi hoxhën Husamedin Abazi, i dyshuar për rekrutim të xhihadistëve dhe financim të terrorizmit!

Paparaci.com, Prishtinë më 30/01/2025 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar...

Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin!

Florim Zeqa Shqetësimet për katandisjen e vlerave kombëtare përgjatë këtyre viteve të...

Mungesë e vullnetit politik për reformën zgjedhore

Nail Draga, Ulqin Diskursi politik Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse është një nder prioritetet e...

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, mos u dorëzo!

Nga: Aurel Dasareti Shqipëria është në duart e krimit. Ai që krijon...

Nuk kanë faj gjakovarët që i urrejnë katunarët

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti prej Prizrenit Nga: Lirim Gashi (Satirë mikrobiologjike) ___ Ja një...

Shpërndaj

Ervina Toptani, Vjenë
___
Gjëja që unë i trembem më shumë është varfëria linguistike sepse në thelb është varfëri kulture. Eshtë pjesa më e rëndësishme që pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejtë identitetin kulturor individual të njeriut.
Më shqetëson veçanërisht varfëria linguistike tek të rinjtë. Në Austri ku unë vetë jap mësim, nëpër gjimnaze, profesorët e gjuhës kanë për detyrë të shohin me kujdes maksimal sa është në gjendje një nxënës të shprehë mendimin, të shpjegojë konceptet, gjendjet dhe emocionet nëpërmjet fjalorit linguistik që disponon. Kështu nxjerrin dhe mesataren e fjalëve që nxënësi njeh, duke konstatuar, mbi baza racionale nivelin intelektual, kulturor të individit në faza të rëndësishme përgatitore për profesionin dhe jetën.
Në thelb ky është problem njohurish (konjitiv) studimi, leximi, pasurimi mendor e shpirtëror, pra problem akut kulturor. Nëse marrim shembull mësuesit, niveli i tyre kulturor në përgjithësi do të reflektojë ndjeshëm tek niveli kulturor e përgatitor i brezave. E nëse i referohemi politikanëve, niveli është katastrofik. Por ata kanë në dorë drejtimin e fateve të shoqërisë dhe përzgjedhja e tyre reflekton direkt nivelin kulturor të shoqërisë. (Sa fjalë mund të njohë, të dijë një politikan shqiptar? Dëgjojini me vëmendje kur flasin se nuk disponojnë më shumë se 200-300 fjalë në fjalorin e tyre. Kjo reflekton menjëherë kulturën e përgjithshme të njeriut duke çuar tek përcaktimi i identitetit individual të gjithsecilit e dalim dhe në përfundime më të gjera konceptuale më pas mbi nivelin e politikës që bëhet dhe popullit që i zgjedh).
Ne arrijmë të shprehemi dhe tē mendojmë me aq fjalë sa njohim. Përpos atyre fjalëve nuk arrijmë të shpjegojmë më e për pasojë as nuk kuptojmë më. Çdo fjalë që ne përdorim mban brenda saj dhe kulturën me të cilën vetë fjala ka lindur. Nëpërmjet saj (fjala e folur, e shkruar, komunikimi) ndërtohet më pas skeleti i plotë i identitetit individual të gjithsecilit prej nesh shpesh duke reflektuar dhe identitetin e trashëguar familjar e kombëtar.
Të rinjtë që nuk njohin fjalët, konceptet e shprehura me to ose që kanë një bagazh të ngushtë shprehimor, që nuk munden të shprehin e të artikulojnë qartë mendimin, ndjenjat apo e gjendjet e ndryshme që përjetojnë reflektojnë ndjeshëm papërgatitjen intelektuale të tyre (shpesh dhe të prindërve të tyre sikurse dhe shkollës ku përgatiten) e cila do te jetë përcaktuese më pas edhe për jetën në përgjithësi, në lidhje me profesionin e mbi të gjitha në lidhje me harrimin e kulturës.
Ne jemi vonë, shumë vonë si shoqëri në këtë aspekt. Gjithçka mësohet, askush nuk lind i ditur!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu