ARKIVI:
11 Janar 2025

Treni i fillimshekullit !

Shkrime relevante

Treni i fillimshekullit !

Nga: Fadil Dervishaj OPINION Janë bërë më shumë se dy dekada të daljes...

Trump, shpëtimtari i botës nga gremina shkatërrimtare komuniste

Tomë Mrijaj, New York Zoti me mrekull, fatmirësisht ishte plotësisht në anën...

Më 15 janar do të ndizen qirinj në qendër të Prishtinës

Të dashur qytetarë të Kosovës, Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës...

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të...

Shpërndaj

Nga: Fadil Dervishaj

OPINION

Janë bërë më shumë se dy dekada të daljes nga lufta, dhe përgjatë këtyre dy dekadave lumi i mbijetesës së popullit tonë ka pasur baticat dhe zbaticat e saj. Nuk mund të thuhet se gjatë këtyre viteve të pasluftës, s’është bërë gjë. Të paktën teorikisht “arritjet në vendin tonë janë shumë të mëdha, të pakrahasueshme me vendet fqinje, pothuaj të barabarta me vendet e zhvilluara!” Ose ose dëshira ishte e tillë që vendi ynë të kalonte nëpër ato binare, por fatkeqësisht treni i nisur në fillim të këtij shekulli ka ngelur larg stacionit. Ajo që është e çuditshme, edhe përkundër vonesave për të mbërritur në stacionin më të afërt, popullit nuk i është ngutur shumë, mbase edhe është mësuar me komoditetin që i është ofruar. Për shumë kohë edhe është menduar, edhe ka ndodhur në realitet, se populli është gënjyer për t’mos thënë është mashtruar me pak, që të paktën bileta e udhëtimit të ishte e mirëqenë. Si duket populli ende nuk e ka kuptuar një gjë, se drejtuesi i njëjtë për kohë të gjatë nuk mund të udhëtoj larg, atë ose do ta zërë gjumi nga lodhja, kurse treni do të përfundoj jashtë binareve, ose do të vonoj për në stacion nga komoditeti. Populli tashmë është mësuar me këta lloj drejtuesish, gjithnjë duke i varur shpresat se stacioni është afër, dhe kjo në mënyrë kontinuitive pothuaj pambarim.

Një pjese të madhe të popullit, si duket i humbi durimi nga ecja e trenit me ritme të ngadalta, duke e çuar nëpërmend se ky udhëtim nuk i dërgon askund. Ata filluan të zbresin nga ky tren i pasigurtë, i cili po i dërgonte në një udhëtim të pashpresë, duke marrë rrugë të reja, pa e ditur se çka i pret. Kështu që ky lum i popullit tonë, jo vetëm që gjeti shtratin e tij të sigurtë, fatin e tij të mirë, por u bë shpresa jonë më e fuqishme, dhe krahu ynë më i fortë. Jo pse kjo pjesë e popullit në vendet e reja gjeti kopshte me lule, mbas edhe kanë hequr të zitë e ullirit, por duke e gjetur hapësirën e veprimit, e cila u ishte munguar në vendin e tyre.

Nëse këtij treni nuk i ndryshohet ritmi i ecjes, i cili do të vinte falë drejtuesve adekuat, kabinat e tij do të zbrazën çdo ditë e më shumë, dhe pa hezitim së atë do ta dominojnë vetëm ata të cilët e bënë të ngecë aty ku është. Atëherë edhe po të duan ta vënë në funksion, s’do të kenë arsye pse, sepse s’do të kenë për kë, dhe për këta drejtues do të përfundoj çdo gjë pos brejtjes së ndërgjegjes për atë që i shkaktuan trenit dhe pasagjerëve të tij.

Popull i nderuar, përmes këtij opinioni kërkoj që të jeni më vigjilent ndaj kërkesave tuaja, reflektoni mbi vetveten, shikoni cili është interesi juaj personal, familjar e shoqëror, mos shikoni interesin e përfaqësuesve tuaj, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta dërgoni në vend votën tuaj.  Fushata ka filluar, keni kujdes gojët e ëmbla, ato nuk ua dërgojnë ujin në mullirin tuaj. Zgjedhjet po afrohen, përfaqësuesit e zgjedhur po e zhvillojnë garën e tyre, duke kërkuar me këmbëngulje votën tuaj. Ju lutem që ta keni vëmendjen, ashtu qysh ata janë kërkues për votën tuaj, ju të jeni dyfish më shumë për kërkesat tuaja, t’ua sillni ndërmend, se ju jeni ata që ua jepni mandatin. Në këtë rast me votëbesimin tuaj, bëni përpjekje që ti bindni ata që të jenë zëri juaj. Ata nuk duhet të jenë thjeshtë vetëm një numër në ulëset e tyre në Kuvend…, por të jenë zë i fuqishëm i bashkëpunimit dhe bashkërendimit për realizimin e kërkesave tuaja. Mos hezitoni që të kërkoni llogaridhënie nga ta, ata do të jenë aty falë jush, prandaj bëjini që ata të punojnë me ndërgjegje e përgjegjësi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu