ARKIVI:
22 Shkurt 2025

Tretja e traditës demokratike në LDK!

Shkrime relevante

Mendime antishqiptare të Hysamedin Ferajt, “filozofit” të afërt me Vetvendosjen!

Nga: Afrim Caka, Gjakovë KËNDVËSHTRIMI I HYSAMEDIN FERAJT?Kombi dhe Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)...

Trump ka filluar të ngopet me Zelenskin

A man passes by a graffiti reading ''Kosovo is Serbia'' and...

Në Shkurt 1989, minatorët e Trepçës në mbrojtje të Kosovës edhe me grevë urie

-Nga 20 deri 28  Shkurt 1989, greva  e urisë e minatorëve të Trepçës të përkrahur...

Islami fiton terren: 70 të krishterë u gjetën me koka të prera në kishën protestante në Kongo

Foto fra Twitter/X Arnt Jensvoll , Document.no  22.02.2025 12:09 Javën e kaluar, një kishë...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që një parashutist i zbarkuar në LDK para vetëm 6-7 vjetësh, do t’i thotë një themeltari: “Ju ftoj të vazhdoni me kontributin tuaj, në qeverisjen e LDK-së ka vend për të gjithë”! Ndryshe kjo ishte një përgjigje e kryetarit të partisë për mospranim në listën zgjedhore të një veprimtari të orëve të para të LDK-së!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që LDK do të bie kaq poshtë

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që armiqt dhe kundërshtarët politik të Rugovës do të ngjiten në majat e LDK-së!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që një fitues i “Big Brother”-VIP Kosova do ta zë vendin e një themeltari në listën zgjedhore të LDK-së!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që do të vie dita që në LDK, më shumë të dëgjohet zëri i një ardhacaku dhe mercenari sesa i një veprimtari që e ka bartur mbi supet e veta barrën e aktivitetit në vitet më të rënda dhe më të vështira, në kohën kur “pasuli hahej nga një kokërr” në Kosovë!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që LDK-ja do të zbresë kaq poshtë në elektorat, sa të mos mund sigurojë as komisionerë për qendra të votimit!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që nga shtëpia e vjetër do të dalin slloganet “Lidhja e Re” dhe “Ruga e Re”, për t’i larguar komplet tre shkronjat e arta-LDK!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që LDK-ja do t’i del në përkrahje kundërshtarit politik për ta zgjedhur tradhtaren e partisë presidente të shtetit!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që Flamuri Dardan do të valvitet nëpër tubimet e rivalëve politik të LDK-së!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që do të ndodhë ky ‘mishmash’ i madh politik brenda LDK-së, kur nuk dihet kush është në të vërtetë rugovist e kush tjetër përfitues i rugovizmit brenda këtij subjekti politik!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që prindërit e VIP-ave apo futbollistëve do t’i zënë vendet e themeltarëve në LDK!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që antirugovistët do të bëhen bashkë për “ringritjen” e LDK-së!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që blerja e posteve në LDK bëhet me para dhe kundërvlerë tjetër të ulët, por gjithnjë kam besuar se postet fitohen me meritokraci dhe më votë të lirë dhe demokratike, siq ka qenë në traditën e LDK-së Rugoviane.

Ngulfatja e zërit të themeltarëve dhe veprimtarëve të orëve të para

Me riciklime dhe me vota mercenarësh nuk ngritet LDK-ja dhe as nuk kthehet fryma Rugoviane, përkundrazi dhunohet demokracia e brendshme partiake dhe ngulfatet zëri i themeltarëve, i atyre që bartën barrën e aktivitetit në kohët më të vështira.

LDK-ja nuk mbahet me kica e kuca, as me pula klluqe e me knojsi të mëngjesit, as me dylbera e skiftera por me burra dhe gra të ndershme, me djem dhe vajza të guximshme të kohës nëpër të cilën po kalojmë.

Vetëm fryma e pastër e filozofisë politike rugoviane do ta forconte politikisht dhe do ta ngriste elektoralisht “Rrugën e Re” të Lumir Abdixhikut, buzëfoshnjorit të LDK-së.

Nuk është mençuri marrja e dhjetramijëra votave nga parashutistët e orëve të fundit nga dezertorët e partive rivale dhe të humbasësh në tjetrën anë qindramijëra vota nga themeltarët dhe veprimtarët e orëve të para të LDK-së!

E di që yryshnikët e pushtetit e kanë të vështirë të qëndrojnë në opozitë, por as pushteti si patericë e partive tjera nuk i ngritë më lartë, përkundrazi i tkurrë akoma më shumë.

LDK-ja e dikurshme vërtetë ka qenë akademike dhe shkollë për partitë e tjera, kurse sot nuk është më akademike, as e mençur dhe e ditur si dikur!

Për faktin se “akademikët” e sotëm nuk janë me vepra e me shkollë, por me plagjiatur!

Ju kujtohet fare mirë, çka ju patë bërë Hashim Thaçi “akademikëve” të LDK-së  me plagjiaturë në Kuvend, dhe asnjëri prej tyre nuk guxonin ta ngrisnin kokën lartë për ta kundërshtuar, por qëndronin të strukur dhe kokëulur në kolltuqet e tyre!

Kjo është LDK-ja e sotme e tretur drejt fundit në opozitë, të cilën asnjëherë nuk e kemi dëshiruar ta shohim të tillë!

Nga unë mbështetësi i palëkundur i filozofisë politike Rugoviane apo ADN-së politike të shqiptarëve të Kosovës dhe ushtari besnik i atdheut tim.

Me 22 shkurt 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu