ARKIVI:
16 Tetor 2024

Tri marrëveshjet e Shqiptarëve me okupatorët dhe lufta për vdekjen e robërisë

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

  • Askush nuk mundet për ta shpejguar më mirë luftën se sa që mund ta shjegojnë viktimat!

1.Si u shemb Jugosllavia

Akti i parë e shembjës së shtetit burg i popujeve është shkatrrimi i LKJ në Kongresin e saj të 14-të më 20-22 dhjetor 1990. Në këtë drejtim të rrënimit pason Deklarata e Brioneve e 7 korrik 1991 për zgjidhjën paqesore të krizës jugosllave. Në vijim, me Planin Vens-Oven të nëntor-dhjetorit 1991 pretendohet që kriza të zgjidhet me paqe, por që Serbia megalomane ishte rreshtuar për grusht shtet (Kadijeviq-Hxhiq në Moskë) dhe më në fund edhe për luftë.Lidhur me këtë, Komisioni i Badinterit më vendimin nr. 1 të 10 dhjetorit 1991 do të vëndos që paqësisht republikat e Jugosllavisë mund të ndahën. Kështu Komisioni i Arbitrazhit më 4 korrik 1992 e shpalli publikisht vrdiktin e shembjës definitive të RSFJ-ës. Por, pas atij verdikti mbetën plagë të pasheruara, sidomos arsye për luftë çlirimtare kishin shqiptarët si popull i tretë për kah numri në Jugosllavi, por që Francezi Badinter i trajtoi sikur në Konferencëne Londrës më 1913. E drejta për VETËVENDOSJE iu la më 11 janar 1992 vetëm popujeve “shtetëformues” të republikave, kurse kufijtë në mes shteteve të reja, mbetën ata që ishin administrativ. E mbi këta kufijë u shpalos lufta, sidomos nga ambicjet serbomëdha të Beogradit gjatë viteve 1991-1999.

2.Çka zbulojnë rrezolutat e KS OKB-ës

Rrezolutat e KS OKB kanë një lloj obligimi juridik. Lidhur me këtë, Rrezoluta e parë e KS OKB për shembjën e Jugosllavisë mban numrin 713 më 25 shtator 1991. Ajo rezolutë e ndalonte dërgimin e armëve në Jugosllave dhe njëherit e hapi rrugën për aprovimin e rrezolutës vijuese nr. 721 me të cilën mundësohej dërgimi i forcave paqeruajtëse. Njëherit, në KS OKB u vëndos më 15 dhjetor 1991 me rrezolutë të re nr. 724 që forcohët kontrollimi i rrugëve që sillnin armë ilegalisht disa tregarë të njohur të armëve, fakt ai që ky dokument më tepër u quajt: “kontrollimi i zjarrvënësve”. Kjo do të thot se tregtarët e armëve si firma janë gjithëmonë në lëvizje për kurdisje të luftërave, dhe pse të ketë përjashtim në Jugosllavi më 1989-1999.

Mbi këto parime dhe mbi realitetin në teren, KS OKB e njohu Kroacinë shtetë të pavarur me rrezolutën nr. 753 të 18 majit 1992; E njohur Slloveninë shtet të pavarur me Rrezolutën nr. 754 të 18 majit 1992; e njohu Bosnje Hercegovinën me Rrezolutën nr. 755 të 20 majit 1992- që të tri repubilakt u bërën antare të OKB-ës. Dhjetë ditë më vonë (30 maj 1992) KS OKB vëndosi sanksione ndaj Jugosllavisë Zhablakut, për të fajësuar Jugosllavinë me Rrezolutën nr. 771 të 12 gushtit 1992.Ndërsa, me Rrezolutën nr. 777 Jugosllavia e Tretë përjashtohet nga OKB-ja më 19 shtator 1992. Në këto rrethana situata e brendëshme në ish trevën e RSFJ-ës nuk kishte shansë që të normalizphët, sepse politika e Beogradit hapur e synonte krijim e Srbisë integrale dhe homogjene. Prandaj, më Rrezolutën nr. 808 të KS OKB më 22 shkurt 1993 do të njohtojë për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për krime lufte, që u quajt Tribunali për Jugosllavinë. Gjykatë për krime lufte u themelua edhe për Maqedoniinë më Rrezolutën nr. 817 të 7 prillit 1993. Ndërsa Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë u inicua për ta filluar punën me 25 maj 1993 me numër 827, duke i zgjedhur gjykatësit dhe prokurorët me një diciplinë inkognitive.

Me këtë panoramë rrezolutash, që u theksuan më lartë, Çështja e Kosovës nuk do të vihet në asnjë dokuement, për faktin se në Kosovë nuk kishte luftë, por kishte politikë paqesore, e okupatori planifikonte dhe zbatonte sllavizim të Kosovës, duke synuar që ta sjellë strukturën e popullsisë shqiptare në 49 për qindë, ndërsa përqindja e popullsisë serbe planifikohet të jetë 51 për qindë.

3. Ndrrimi i epokave dhe ndryshimi i mentalitetit demokratik në glob

Shembja e komunizmit sidomos në Ballkan do të ndodhë me dridhëje të mëdha shoqërore dhe politike. Ajo dridhëje për shqiptarë do të duket më tragjike, për faktin se ndaj shqiptarëve në të kaluarën ishin bërë padrejtësi të paimagjinueshme nepër kongrese e konferenca paqesore, edhe pse ndër të parët kishin bërë luftë të drejtë-çlirimtare. Lidhur me këtë, një fakt duhet thënë publikisht se edhe sot ka zëra që provojnë ta kataputojnë luftën shqiptare si rreligjioze, por me që asaj lufte të drejtë u prinin: Umer Prizreni (Hoxhë), Haxhi Zeka, Hazhi Sadria e shqiptarë të tejrë partiot, llogria që palnifikohej ndaj shqiptarëve mbeti si bimë pa fryte. Poa, ishte shumë vështirë në Evropën e krishterë, që ato padrejtësi të korigjohën të paktën, e shqiptaria ta merr hakun që i takonte. Ajo luftë çlirimtare që duhej të shpërthente në viset shqiptare më 1989/92, ishte kthyer në një politikë paqesore, që duhej për të ndodhë në fund të shekullit XX dhe fillim të shekullit XXI, në një rrethanë shumë specifike, jo si dukuri por si fenomen, madje e dhe pas shpinës popullit ishte e pshtielluar me një çmim që nepër koluarët e zyreve diplomatike quhej: “iluzioni për Nobelin e paqës”.

E vërteta, shqiptarët e Kosovës dhe ish Vilajeiti Manastirit ishin të parët që u ngritën në luftëra për çlirim popullor dhe për themelim të shtetit kombëtar, qysh në fillim të shekullit XX. Por hapur u tradhtuan, në momenët vendimtare, nga Gjashtë Fuqitë e Evropës: Rusia, Franca, Anglia si Antantë dhe Austro Hungaria, Gjermania dhe Italia si Boshti luftënxitës. Mjerisht oazat e atij qëndrimi janë në funksion negativ edhe sot.

4. Fundi i shekullit XX ishte shansa ideale për ta ribërë luftën çlirimitare

Në Jugosllavi ata popuj që kishin republika, u nevoit madje të luftojnë fashizmin serbian, për ta bërë shtetin nacional. Ndërsa, populli që nuk e kishte as republikën e as shtetin, në fund të shekullit XX ishte i rreshtuar në dy rrafshe diametralisht të kundërta. Njeri rreshtim ishte i ngazllyer që ta fitojë Republikën në mënyrë paqesore, nëse nuk prishet Jugosllavia, pra brenda saj. Ndërsa, rreshtimi tjetër ishte : nëse prishej Jugosllavia, taborri paqesor prap shtetin e ëndronte për ta bërë në mënyrë paqesore. Si dukej, ky taborr nuk kishte mësuar asgjë nga historia e popullit belagji, siç ishin serbianët për dy shekuj, pa pushim. Dhe jo vetëm kaq, taborri paqesor nuk kishte mësuar asgjë nga realiteti që po ngjante në: Slloveni, Kroaci, Bosnje, ku ndarja po shënonte vargoj gjaku, në një luftë që nuk ishte qytetare por ishte luftë në mes Ushtrisë Serbe që quhej APJ dhe ushtrive të posaformuara të Sllovenisë,Kroacisë, Bosnjës, e që ishte luftë, ndër më të egrat në historin e Ballkanit.

Mbi këtë realitet, taborri paqesor shqiptar ose e kishte një “garancion” (?), se liria do të fitohet në tavolinat e zdralta diplomatike, kurse nga diplomacia nuk kishte dituri as për ta pleqëruar një plagë katundi që palet e ngatrruara të pajtohën dhe çështjet të zgjidhën. (Krahaso sa ishim të pranishëm në negociatat e Vens Ovenit; sa ishim në negociatat e Konferencës Londrës më 1992, ku siellja e politikanëve të Kosovës, i ngjante një vizite “turistike”, siç e ka nominuar një diplomat vienez. E vërteta në Londër u tregua sa ishim të lirë kur brenda Kosovës, çdo gjë frymonte serbisht, çdo shkrim plasohej në çirilicë, pa radio, pa televizion, pa shkolla, pa asgjë, me 120 000 punonjës të larguar nga

puna. Jo vetëm kaq, kjo shtresë iluzioniste paqesore, nuk kuptoi kurrë se as nga Komisioni i Badinterit nuk u llogarit për asgjë. Madje Badinteri, çështjën e autonomisë Kosovës injoroi deri në atë masë sa që dokumenti i tij nuk e zë në gojë, as me një fjalë të vetme, edhe pse e dinte aktin fashist të 23 marsit 1989. Pra të gjitha komponentat ishin të prekshme se vetëm me luftë Kosova mund të faktorizohet, sepse terrori i okupatorit ndaj shqiptarëve, asnjë qeveri në Evropë nuk e shtinte në “gjynah”.

5.Duke parë këtë gjendje partizanët e luftës (guerile në fillim) do të dalin në frontin historik

Politika e istikameve nuk përbëhej nga njerëzit me kravata, as me pozita unierziteti e doktorata të dalura nga kalemet e mërehta dhe mendjet e topitura që karshi tyre shihej se janë të mprië deri në naivitet nga pozitat dhe pozat që u servoheshin për t` i çmuar, se janë për Çmimin Nobel. Kjo lagësi për konceptin paqsor dhe konceptin joppaqesor, dukej nga okupatori se duhet investuar në një luftë të pashpalluar ndërshqiptare (luftë qytetare), e cila gjithnjë e më ashpër po shpalosej në egersinë e propogandës politike. Dhe, paqesorët me asgjë nuk do të dëshprohën, madje edhe atëherë kurë gjaku derdhje lum, si bje fjala në Epopenë e Jasharajave në Prekaz, po edhe ndaj mizorive tjera që pasuan.

Në këto rrethana, kushdo qoftë që mendonte ose vepronte ndryshe, nga lagja e partisë “shpëtimit kombëtar paqesor”, ishte demon ose i frustruar, sepse rruga e lirisë ishte për ata vetëm duke thënë:” Ne jemi në Prendim, jemi Perendimor, mu ashtu sikurse u nda krishtërizmi më 1054, pas shumë anatemave dhe përjashtimeve nga grixha e lagjeve të shenjta:Lindore dhe Perendimore. Në këtë drejtim më 1990-1992, ka pasë lëvizje serioze politike në të dy krahët. (Hulumtoni rastin e kundërthënjeve: LDK-UNIKOMB). Megjithë atë pati krisë pushka më 2 prill 1981. Por atëbotë, nuk patëm as energji e as dije e popull për mejdan të mëtejmë me gjuhën e armës. Gjuha e armëve filloi me qetën e Ali Ajetit, dhe metastazoi me Familjën Emblematike të Adem Jasharit.

6.Frontin e politikës në Kosovë e ndryshuan demonstrantët dhe grevat e minatorëve

Shqiptarët e robëruar në fund të shekullit XX dhe fillim të shekullit XXI i bërën tri lufta çlirimtare, të cilat njëherit ishin prorami më sublim në histori, por sot e kësaj dite çlirimi i plotë e kësaj popullsie evropiene po kontestohet nga okupatorët dhe BE në forma të ndryshem. Së këndejmi, pavarësia me llafe nga paqesorët po shifet se ku shpeinete. Lidhur me këtë, qëllimin serbian e prapsoi NATO nga ajri dhe UÇK nga toka se për ndryshe Kosova do të serbizohej me çdo kusht.

Ata që kishin sens për ta kuptuar tajmbajdingun historik, lehtë e kuptonin se shteti jugosllav ishte i smurë dhe sherimi i tij ishte pa asnjë shpresë. Pra nevoitej që të “smurit” të i jipet injeksion me plumba, e jo fjalë paqesore. E vërteta, me grusht-shtetin që bëri Beogradi në Kosovë më 23 mars 1989, realiteti doli në rrafshin e paekuilibruar për të treguar se çka kërkon Kosova, dhe çka nuk pajtohën më kurrë shqiptarët, aq më parë kur friga dhe inferioriteti ishin lërë pas shpine, sepse rinia ishte deshmuar në demonstrata për një dekadë.

Aty kah mbarimi i dekadës parafundit dhe fillimi i dekadës fundit të shekullit XX-të, do të shtrohet para shtresës më të ndërgjegjëshe kombëtare një pyetje: A është vdekja KAMIKAZË stil i lashtë i luftës shqiptare, për liri. Në këtë pyetje të përgjigjesh, është shumë vështrë të komunikoish me tru të stilit homo sapiens. Prandaj, rasti i Ali Ajetit, Hasan Ramadanit, Agron Rrahmanit, Afrim Zhitisë, Vllazërve Fazliu, Adem Jasharit, Prof Selim Berishës, e plot të tjetër, që nuk po i numroj, në aspektin

psikologjik, adaptimin me vdekë për liri, nuk spjegohet ndryshe, vetëm si heroizëm i një lloji që kërkon studime psikologjike, karakterologjike, zakonore, edukative, koncept të besës ndryshe nga burrëria që mbahet mend dhe këndohej ndër breza.

Së këndejmi, psikologj a e demosntratave dhe besa e minatorëve, pas një kohe do të rilindën në diçka që vdiset duke kënduar siç bëri Adem Jashari me familje, dhe Selim Berisha fikalli vetëm, pa e luajtur çerpikun e syrit se po vdesin. E vërteta, as nga këta shembuj një shtresë e politikës paqesore, nuk mësoi asgjë, por edhe sot janë të barikaduar madje në lavdata dhe në deklarata që promovojnë dhe e shkelin tërë atë luftë individuale dhe kolektive në vijim, me një prapavi meskine duke thënë prap se: “Lufta paska qenë e kotë”! Madje në Kosovë qe 25 vejtë luftohet veteranizmi në luftë. Madje hipokrizia ka shkuar aq largë sa që është ndier edhe ky pohim: “Më mirë paska qenë të marrim mercenarë…….”! Largë kanë shkuar marrinat, rruga u është bërë e gjatë dhe kurrë nuk do ta kuptojnë se ishin dhe janë në rreth të thatë.

Po ua shtrojmë pyetjën historike deri kur do të mendojnë, flasin dhe veprojnë me këtë mentalitet politikanët e “paqesorës dhe mercenarizmës”. Hajde këtë luftën e UÇK-ës, nuk e paskan parë, sepse ishte për madhështinë e tyre aq e vogël, sa u janë nevoitur edhe mikroskopat t`i përdorin për ta zbuluar UÇK-ën; po Luftën e NATO-s e shohin këta njerëz me teleskop,se çka ishte; e shohin si relitet apo si letërsi romanesh ku letra dhe germat nuk janë të përgjakura, por tregimi, të paktën është me ngjyrë dhe tingull psikolgjik të përgjakur. Së këndejmi, historia e njerëzimit është luftë, sepse njeriu paska qenë i trazuar dhe frustruar sipas tyre, nga fillozofia e paqës, sa që as atë nuk e paskan parë, sa e si duhet. E pse mos t` ua shtrojmë pyetjën shtesë: kur edhe NATO luftoi për Kosovën, atëherë si do të çliroheshim pa luftë. Prap, përfaqsuesit e paqesorës e përjashtojnë luftën-jopaqesorën, sepse livadhi sipas tyre është ÇETHUR e jo të jetë KOSITUR. Atëherë, si qesin fall sot e kësaj dite paqesorët, duke menduar se asgjë nuk ka mbetur e shkruar nga sielljet e tyre nepër gazeta dhe deklarata boshe javore. Dhe me këtë inercion një ditë çdo realitet të luftës do ta shpallin “non grata”.

7. Pse rrezolutat e KS OKB nuk e ftojnë UÇK-ën ta ndalë luftën e drejt

Edhe atëherë (1998/99) kishte negociatorë, bile kishte tepër negociatorë, sepse kishte tepër diplomatë të pasinqertë. Më kujtohet, kur vinin e shkonin në Zyrën Politike të UÇK-ës drejtuar nga Adem Demaçi. E negociatorët e kalkulimeve gjithëmonë të fundit e kontaktonin Adem Demaçin për ta plotësuar mozaikun e përceptimit se: Çka donë dhe çka nuk don Kosova? Po, ka pasë tallje ndaj politikës jopaqesore të UÇK-ës, nga negociatorët e kalkulimeve, po edhe nga ana e përfaqsuesëve të politikës paqesore. Bile në një rast Kris Hillit, ia thot troç Baci: “Ti kur tallësh me ata, para neve, se për paqe nuk kanë zotësi as në barakën e tyre”. E bën këtë talljepër neve, para tyre. Ne i kemi rrokur armet dhe jemi seriozisht në luftë përnjëmend!”? Krisi është gjallë dhe bile ambasador tash (2024) në Beograd dhe mund të flasi. Në pyetjën e Bacit, Kris Hilli nuk përgjigjet por, do ta bëjë pyetjën:” Sa është përqindja e popullit në luftën e UÇK-ës”. Baci: Përqindja është i tërë populli me çka po mundet, po lufton”. K. Hilli: Jo Zotri Adem, ata kundërshtarët e juej (në Breg..) më thanë se ju jeni nja 2 deri në 3 përqindë në luftë de jeni terroristë”. Baci: “Mjafton që të frigohën edhe ata edhe okupatori se lufta jonë do të jetë e gjatë, e mundimshme por e drejtë dhe fitimtare. Pra nuk jemi terrorist, por çlirimtarë. Ju Zotëri besoniu atyre dhe ne nuk mundemi t` ju detyrojmë të mendoni dhe veproni si ne. Po ne, i besojmë vetëm GJAKUT tonë popullor, armes sonë për liri”. (Nga studimi burimor: Filozofia e luftës së një populli që duhej të vdiste, ose të fitojë miqë dhe pavarësi).

8. Rrezolutat e KS OKB a janë kërcnim ndaj okupatorit që masakronte edhe më egërsisht

I përkujtojmë varrrzat masive, dhunimet, deportimet bombardimet e 1008 katuneve shqiptare, bartjën e kufomave për të humbur gjurmë deri në Batajnicë të Beogradit, prerja e njerëzve me sharrë para masës, dhe prap okupatori i Kosovës mbetët sot, për të diktuar rrethana të “paqës”. Ndërsa sot, Kosova jeton në masa nga BE gati qe një vit. Shtrohet pyetja: a ka drejtësi, a ka përgjegjësi në këtë botë të krimeve dhe aferave korruptive të mjegulluara edhe me politikë “paqesore”.

Po, këto ditë e lexova një libër që e zbukron gjenjdjën në Kosovë, se paska qenë luftë speciale ndezja e qirinjëve, bartëja etabutave, madje grevat paskanë pasur edhe domethënje origjinale, se ajo “luftë” e qirinjëve paska treguar diçka origjianle, që nuk e ditka vetëm Perendimi, thue se shqiptarët paskan jetuar jashtë historisë.

E vërteta, Epopeja e luftës drejtë të UÇK-ës ngjanë nga 5 deri më 7 mars 1998. Grupi i Kontaktit e shqyrtoi çështjen e Kosovës më 9 mars 1999. Lidhja Demokratike e Kosovës i mbajti zgjedhjet parlamentare më 22 mars 1998, thue se asgjë nuk ka ndodhë në Kosovë. Por Këshilli i Sigurimit e kupton situatën serioze nryshe. Parndaj më 31 mars 1998, e aprovoi unanimisht Rrezolutën nr. 1160 për Kosovën, duke u mbështetur në Kaptinën e VII-t të Kartës OKB nenët 39-52 (special neni 42-43) ku hapur kërcnon agresorin serbian se, do të ngjajnë bombardimet, po pati mizori të reja. Dhe mizoritë nuk u ndalën për asnjë çasti, por as KS OKB e as paqesorët tanë po edhe agresori, nuk ndryshuan kurs ndaj tragjedisë popullit shqiptar. Madje, më 15 maj 1998 u bë një vizitë te urdhërdhënsi i krimeve (Milloshi) nga “përfaqsuesit paqesor të Kosovës” në Beograd. Aty “përfaqsuesit e Kosovës”, patën mundësi ta lexojnë qëllimin e kriminelit Millosheviq, që po tallej me ta pa asnjë korrektësi. Ata, paqesorët tanë, kurrë nuk janë deklaruar se çka “lexuan” aty në llafet e kasapit. Parandaj, falli paqesor nuk ndryshoi fare në realitetin se si e kualifikon dikush atë akt targjik, sepse targjedia e vijuar tregoi qëllimin. Dhe jo vetëm kaq, vajtja në takim me Klintonin në fund të majit 1998 me një ekip paksa të ndryshuar, tregon se lufta për pushtet, ishte në plan të parë, kurse lufta për çlirim ishte në tavolinën e akuzës , edhe aty.

Madje dezertimi i FARK-ut në qershor 1998 në Dukagjin, është rast eklatant që është dashur hetim rigoroz ushtrak. Po jo vetëm kaq, shkuarja e Delegacionit paqesor në Drenicë, në shtator 1998, me kërkesë për: “demobilizimin e UÇK-ës”, me ligje të luftës është vepër penale, ndër më të rëndat. Madje, në nëntor 1998 do të themelohet Komisioni për hulumtimin e krimeve të luftës. E këtu ishte kulmi i përcaktimit, fakt ai që ka mbetur si një dokument që mendon, flet dhe akuzon çdo gjë, për të dalur paqesorja në plan të parë. E vërteta, tërë këtë planimetri letrare, jo kurrë politike, e antiçlirimtare, e prishi nxënja e ushtarëve serbian rob nga Zona e UÇK në Shalë të Bajgorës. Lirimi i atyre ushtarëve me këmbim, e ka ndryshuar qëndrimin e Hollbrukut dhe ekipit tij për 180 shkallë ndaj UÇK-ës. Ai ndryshim, qe tri dekada po mbështetetët në tragjedinë në Raçak më 15 janar 1999. E vërteta, aty është vetëm shkasi, sepse mizoritë serbe ishin jo vetëm akuzë por edhe kërkesë për reflektim të NATO-s. E vërteta, as në këto rrethana politika paqesore nuk po reflekton. Lidhur me këtë, është për ta qarë qëndrimin e Rezhis Debresë ndaj tragjedisë në Kampin e Bllacës, po edhe trillimet e Renata Fllotaos në shtepinë e Presidencës, në shkriemt që kanë metur madje edhe të pabotura. E vërteta, dezinfirmimet që janë palsuar nepër arkiva, janë akuzë e rëndë për palën politike franceze (Debre) dhe gjermane (R. Flotao). Po, edhe më të rënda janë akuzat e palës italiane ndaj realitetit në Kosovë. Po një ditë do të botohën dhe çka pas tërë atyre intrigave që janë kah i

“barasvlersojnë” llogarit e edhe në Specialën për Kosovën në Hagë. Por, RRNOFTË AMERIKA dhe përkulje para Bill KLINTONIT dhe bashkpuntorëve të TIJ, se për ndryshe do të ishim edhe pa liri.

9.Okupatiri serbian nuk ndalet me krime të papara që duhet të paditët për gjenocid

Tragjedia e Kosovës (e shqiptarëve) metastazoi dhe okupatori i shpalosi tri PROGRAME, sidomos në fillim të vitit 1999 për: SHPRONËSIMIN, SHPËRNGULJËN, SHFAROSJEN të SHQIPTARËVE (SH+SH+SH+SH) me këto programe të vëna në veprim, duke e vrarë Enver Malokun në dekadën e parë të janarit. Prandaj: 1.”Toka e djegur”;” 2.Koridoret përplasëse”; 3.“Patkoi”shpalosën qëllimin e Serbisë nazifashiste. Programit parë, e zbuluan sherbimet angleze; qëllimin e programit dytë e zbuluan sherbimet austriake dhe qëllimin e programit tretë e zbuluan shërbimet gjrmane. Pasojat janë të njohura botërisht, sepse më në fund NATO, pa leje të KS OKB do ta bombardojë Republikën Federative të Jugosllavisë (Zhablakut, ose Jugosllavinë e Tretë ala Rajhu i Tretë serbian).

10. Historia e rrezolutave si rrezolutomani inflatore!

Rrezolutat tjera të KS OKB në vijim janë: Nr. 1199 e 23 shtatorit 1998; Nr. 1203 e 24 tetorit 1998; Nr. 1239 e 14 majit 1999; Nr. 1244 e 10 qershorit 1999. Asnjera prej këtyre rrezolutave nuk është e përjashtuar nga gjuha diplomatike për shqyrtimin e çështjes Kosovës definitivisht. Së këndejmi, edhe politika paqesore që konsiderohej si shpetimtare dhe “fjala e fundit” , ishte plotë fonema të paqartësisë. Madje paqartësia shkon aq larg sa që përpiekja për themelimin e një Qeverie në kohën e bombardimeve, ku një bodigard udhtnte pa probleme në relacionin Prishtinë-Shkup, duke imponuat okupatori edhe kontakte të nivelit “lartë”, duke detyruar edhe nënshkrim, e që asnjera deri me sot nuk janë zbardhur shekncorisht, tregon se çështja ka mbetur zvarë, dhe është fushë e mirë për manipulime politike edhe sot. E manipulimi po jeton edhe në ditët e sotit me faktin se një “tog” politikanësh paqesor kanë hyrë në Vetëvendosje dhe tani më janë zbuluar se ku peshojnë. E zbulimi mu këto ditë, ka shkuar deri aty, sa që kreu u VV historikisht u nevoit të kërkojë dorë politike nga “Partia e luftës”, jo për ta shpëtuar vetëvetën, por për ta respektuar të vërtetën e shenjët, për ta respektuar luftën e UÇK-ës, sepse kreu i VV është pjesë e luftës, më të ndritur të kombit shqiptar, madje si i pakorruptuar, i pamposhtur dhe dinjitoz në ndërtimin e konceptiti burrështetit nga shkolla e Adem Demaçit.

Lufta 78 ditëshe e NATO s përfundoi me nënshkrimin e KAPITULLIMIT të RFJ më 10 qershor 1999 në Kuamnovë. Në Kosovë përfundoi lufta ushtrake, por në Luginën e Preshevës, do të fillojë lufta çlirimtare sepse nuk kishte rrugë tejetër a sa atje kuptohët për barazi njerëzore dhe disa garancione nacionale. Ajo luftë përfundoi me Marrëveshjën e Konçulit më 20 maj 2001. Nëvijim, në Maqedoni shqiptarët në këtë kohë ishin në kulmin e luftës, por edhe ajo luftë e shekullit si programi më i plotë kombëtar përfundoi më 13 gusht 2001 me Marrëveshjën e Ohrit, me disa garancione sunbstanciale për komunitetin shqiptar, i cili grancion kurrë nuk u qartësua deri në fund, por mbeti që pala maqedone të jetë ajo që: “jep të drejta”.

Me gjithë atë, përparimit të shqiptarëe në Maqedoni nuk ka kriterium politik që nuk i gëzohet, sepse sot shqiptarët nuk janë më ata që mund të ndalën me premtime fjalishë paskajore. Shqiptarët sot po krijojnë koncept të kombit modern dhe me seriozitet do të radhitët në zgjidhjën e padrejtësive që i janë bërë kundo nga Kongresi i Berlinit e deri më shkrepjpën e bombës parë ndaj RFJ më 24 mars 1999. Etapa tjetër, nuk është teatër, por mbtët një dramë e papërfunduar nacionale në tri akte: mendo, fol dhe vepro me fuqinë ushtrake, ekonomike e kulturore evropiane.

11. Mbi vizitën e Kryeministrit Albin Kurti në Republikën e Turqisë

Për këtë vizitë do të “shpalosën” lloj –lloj teorish, kuptohet nga kundërshtarët. Por, vetëm dy fakte janë të pamohueshme se vizita ishte historike. Së këndejmi duhet të thuhet se Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar një shtet antar të NATO-s, i cili me ata 21 aeroplanët e bombardimeve mars-qershor 1999 ndaj Jugosllavisë Tretë, pati bërë më shumë se të gjthë avionët që i hudhin bombat në det, dhe kthehshin sikur kanë bombarduar.

Së dyti, Kryeministri Albin Kurti, është i pari patiot shqiptar burrshteti që i viziton dhe i faktorizoi 18 000 000 Arrnautë sot në Turqinë e Musyafa Kemajlit-Ataturkut. Ajo masë sot është faktor që kërkon zgjim nacional dhe do të mbetët faktor i stabilitetit dhe e miqësisë me MËMDHEUN, me trojejet stërgjyshore të tyre, duke filluar nga Sanxhaku i Nishit (që u spastrua në dhjetor 1877) e deri në Janinë (që u spastrua më 1923 e tutje nepër etapa), paraardhësit e të cilëve, Srbia nazifashite dhe Greqia rreligjioze i kanë depotuar me dhunë shtetërore në Turqi për dy shekuj rresnt, madje edhe me bekim të disa qarqeve “demokratike” evropiane. (hulumto Marrëveshjën sekrete Austro Hungrai-Rusi më 15 janr 1877 në Budapesht.). Ata shqiptarë (Aranut të Sami Frashërit), sot janë shumë të emancipuar ekonomikisht në Turqinë e Erdoganit. Ekonomia e tyre sot, i tejkalon kufijtë e mundësive teknologjike turke, sepse është e lidhur organikisht me Perendimin dhe teknologjinë më të avansuar ushtrake sidomos. Dronët e Turqisë sot, në anën tjetër, janë koncept i respektuar në shumë luftëra lokale. Prandaj, Republikës Kosovës i duhën sepse është e rrezikuar nga nazifashizmi serbian për çdo ditë. E vërteta, në mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit Kosovës Albin Kurti sikur ka filluar një garë “elktorale” në këtë vit, se cili po faktorizon sshqiptarë më shumë. Dhe, deri sa Zotëri Rama në Athinë i “zbuloi” një milionë Arvanitas, që e kanë konvertuar amirin, në Milano i faktorizoi se një milion Albanezë, kanë të drejta evropina dhe askush nuk kërkon prej tyre të konvertojnë emër apo diçka tjetër. E në Turqi, po thuej se të 18 milionët sa u tha nga gazatari Sokol Aranuti: “të gjithë ndihën të gëzuar për vizitën”, por një pjesë shumë e madhe e tyre vrehet se kanë harruar të mendojnë me kokat e veta, sepse kanë dryshuar mera dhe mbiemra dhe shkolla amtare nuk kanë as për “ilaq”. E vërteta, deri sa më 1978-1982 e hulumtoja shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi, nga zyrtarët e Shtabit Turgut Ozallit më është thënë se: “Në Turqi jetojnë rreth 25 000 000 Aranutë”. Këtë numër nuk e kam përdorur kurrë, në asnjë shkrim, sepse e kam pas kuptuar si provokim. Por “zbulimi” që bëri Kryeministri Albin Kurti në Turqi këto ditë, është një faktorizim i një “mijere” që ka grumbulluar ari, për tre shekuj rresht, ndërsa ai “ari” ka pushuar në mjegull dhe tash kur po largohet mejgulla, patjetër duhet të i gëzohemi diellit edhe shqiptarët edhe turqit, sespe Shqiptarët po i kthehën objektivit të kohës Gjetgj Kastriotit-Skenderbeut, me tërë peshën që e kishin ndër shekuj dikur.

E vëteta, Kryeministri Albin Kurti në Londër, Vashington dhe Berlin është i mirëpritur, pa asnjë dyshim. Përjashtim bën vetëm Parisi dhe Roma, që janë ditën me Kosovën dhe “natën” me klyshin e Putinit, por që janë shumë të fuqishëm në aspketin e luftës speciale, sa që ky taraf po e mban qe tri dekada Turqinë jashtë BE-s. Ndërsa, BE ka brenda saj shumë qarje sa që ia kalojnë çdo realiteti në Turqi, për faktin se Britania e Madhe nuk mundi ta durojë atë dyftyrësi, për politikën e mondializmit dhe dyerve të hapura për “sovranitetin e kufizuar” që sjell interalizmi, prandaj u largua nga BE, për të dëshmuar se kombëtarisht nuk mund ta pranojë një shkrirëje në diçka që nuk ekziston. I ngjajshëm ishte edhe mundi për ta krijuar kombin jugosllavi (1929-1966), dhe ai mund shkoi në greminë, sepse nuk i respektonte specifikat kombëtare që kanë gjithëmonë primat. Së këndejmi, marrja për dore Erdogan- Albini nuk është realcion “prindi- fëmiu”, por është etnografi diplomatike që e zbërthen përqafimi vllazëror Kryeministri i Kosovës-Ministri i Punëve të Jashtëme të Turqisë. E vërteta, ajo pozë është diçka, më tepër se miqësi – civilizuese.

Së këndejmi, vizita e Kryeministrit Albin Kurti në Turqi e forcoi pozitën e asaj shtresës shqiptare që tradicionalizmin e sheh si shpalosje të ditëve të stuhishme, për mos me u frigua dhe mos më u përseritur stuhitë gjakatre të së kaluarës, sidomos ndaj Kosovës nga fqiu serbian.

Kushdo që kalkulon politikisht, për vizitën e Kryeministrit Albin Kurti në Turqinë mike sot, duhet të mësojë se takimi me Nobelistin Orhan Pamuk ishte shumë domethënës, sepse Nobelisti e njeh letersinë dhe kulturën shqiptare, sidomos nga Sami Frashëri. Dhe, një fakt sot askush nuk mund ta mohojë apo ta nënçmojë, se ndaj shqiptarëve nuk do të mundet për të bërë me gisht më kurrë,askush sepse vetëdia natyrale shqiptare, është kah stabilizohet në strofullin e saj civilizues. Së këndejmi: Marrëveshja NATO-Shtabi i Serbisë për nënshkrim të kapitullimit serbian në Kumanovë më 10 qershor 1999; Marrëveshja Shtabi Ushtark serbian-UÇPMB më 20 maj 2001 në Konçul; Marrëveshja UÇK-Ushtria maqedone me nënshkrim më 13 gusht 2001 në Ohër, e kanë një merues të përbashkët se faktorizimi i shqiptarëve nuk është “profesion” por po avansohet në mision të shekullit.

*Shkrimi iu kushtohet: të gjithë ushtarëve të UÇK-ës, Bill Klintonit, Bob Dollit dhe pilotit turk që i bombardoi urat e Danubit për t` i tregaur Fyrerit serbian, se do të “bluhet” nëse provon gjenocid të mëtejmë, ndaj vllazërve Arrnautë në Kosovë. E vërteta edhe pilotët tjerë të NATO-s janë qirinjët e Kosovës liridashse!

Më 5 qershor 2024

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Historian me MENDESI TURKE, i cili te ardhmene shqiptarve e shikon tek fanatiku musliman Rexhep Taip Erdogan.
    Keto mendesi turko-muslimane te nji histirani “shqiptar” nga Kosova, qojne uje ne politiken nderkombetare antishqiptare te Serbis. Natyrisht Bashkimi Europian e merr parasyshe kete qendrim antieuropian te nji historiani nga Prishtina, i cili ne fakt shpreh edhe mendimin e shume kosovrave dhe kryesisht te Klerit musliman, i cili propagandon vazhdimisht ligjin e SHERIATIT ne kundershtim me TE DREJTAT E NJERIUT.
    Erdogani ban pjese ne NATO, por nuk ban pjese ne Bashkimin Europian.

  2. I nderuari mik zt.Paul!
    Hakif Bajrami është një erudit shqiptar ! Është historian më një bagazh arkivor të fakteve historike të Mesjetës e deri në kohën e tashme nē Dardaninë e lirë dhe sovrane! Është historian progresit i cili nuk llomotitë në internet pa fakte historike!
    Çfarë të keqe ka Turqia kur gjatē Luftës çlirimtare e goditi Serbinë më rakta më së shumti( pas USA-së)!
    Turqia si anëtare e NATO-së është duke e ndihmuar Kosovën ekonomikisht, ushtarakisht etj. Turqia është një ndër shtetet e para ë e njohu Kosovën!!!
    Pse, shteti i Vatikanit , zt.Paul nuk po e njef akoma Dardaninë?
    Kur do ta njof! Pasi, që ju zt Paul keni lidhje të forta më botën e krishterë të Vatikanit, e lutë Papën që t, na njofë si Dardani e të mos kemi telashe më Sërbinë!
    Unë po ju lus juve dhe të gjitë besimtarët e krishterë të lutën për Dardaninë!
    Kaq!
    Më respekt!
    Flori Bruqi
    shqiptar nga Dardania e lashtë

    • Statistikat ekzistojne dhe ato e tregojne perqindjen e hedhjes se bombave kunder Serbise:
      SHBA – 61%
      Franca – 8%
      Mbreteria e Bashkuar – 5%
      Holanda – 5%
      Italia – 4%
      Gjermania – 3%
      Kanadaja -3%
      Belgjika -3%
      Danimarka -2%
      Turqia -2%
      Spanja, Portugalia, Norvegjia, Hungaria nga 1%
      Pra nuk eshte e vertete qe Turqia ishte ajo qe pas Amerikes goditi Serbine me më se shumti raketa .

  3. Te kam pas kujtu ty Flori me mendesi te hapt.
    Uni njof njerzit nga çka shkruejne jo nga titujt qe ua japin te tjert, te cilve u pelqejne shkrimet.
    Ti Flori paske mendesi turke, sepse merr si shembull jete presidentin fanatik turk diktator, qe s’ka asgja te perbashket me kuturen e perparueme europiane dhe me RespektiminLirive dhe te Drejtave te Njeriu. Me qinda mija kosovar emigrojne ne Europe e nuk emigrojne ne Turqi. Vete ky fakt tregon se kosovart e kan ba zgjedhjen e vet.
    Kleri musliman i Kosoves (edhe ai i Shqipnise) i ban duà sulltanve osman pushtues dhe maskrues te popullit shqiptar. As ti dhe as shume te tjeresi ti nuk e hapni gojen o prej friget o pse jeni vete turqhane.
    Mos te ishin Amerikansi ti Kosova per turkun do te kishte mbete ende nen serb. Ne Serbi presidenti turk ban investime te mdha ekonomike, ndersa ne trojet shqiptare nderton me mija xhami.
    Persa i perket Vatikanit, mu nuk me ka pvet kush a me e njofte Kosoven o jo.
    Veç nji gja po ta tham ty e shokve te tu se persakohe keqtrajtohen katolikt ne Kosove dhe per sa kohe keqtrajtohen dhe kercnohen kosovart qe me deshiren e tyne te lire e lane islamin dhe pagzohen ne fene e te parve te tyne (gja krejte e ligjeshme) mu perosnalisht nuk me mbushet mendja se Vatikani ka me e njofe Kosoven. Ma pare Kosova duhet te RESPEKTOJE LIRITE DHE TE DREJTAT E NJERIUT, mandej ka te drejte te pretendoje njohjen si shtet dhe futjen ne BE.

  4. Paul miku im, ne njifemi moti! Unë nuk i takojë asnjë partije dhe taborti politik dhe religjioz! Unë jam shqiptar më besim! S’ jam asë katolik e as musliman ! Në Dardaninë tonë askush s’ është duke i nënçmu katolilët, ortodokset dhe të krishterët! Ju në pytjen që jua dërgova asgjë nuk mu përgjgje!
    Mëso më shumë për Bibël, Kuran etj. dhe i thua Papës për të drejtat e Shqiptarëve të pranohën si shtet i Dardanisë e lej pollavrat tua fetare! Kaq!
    Më respekt!
    Flori Bruqi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu