ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Shkrime relevante

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani
___
Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar, ka arritur të botojë libra me një ritëm të pabesueshëm – thuajse një në javë. Nuk e njihja më parë, por një mik më dërgoi për kuriozitet disa nga tekstet e tij, veçanërisht një shkrim ku ai shfaq qëndrime ofenduese ndaj profetit Muhamet. Ky material, me titullin DILEMAT E MIA RRETH RELIGJIONIT ISLAM, „ose me PSE KAM VENDOSUR TË JEM AGNOSTIK ?!!!, mund të gjendet në internet ose në profilin e tij të mbyllur në Facebook.
Fillimisht mendova se bëhej fjalë për një figurë të ndriçuar, si prifti francez Jean Meslier (1664-1729), por më pas zbulova një tjetër anë të tij. Në atë periudhë, përmes qëndrimeve të tij kundërshtuese ndaj islamit, ai fitoi mbështetës që ndihmuan financiarisht botimin e librave të tij. Por, një kohë më vonë, u pendua dhe u kthye në një besimtar, ndoshta të devotshëm. Njëherë u pendua pse kishte besuar, dhe pastaj u pendua pse kishte dyshuar dhe pse kishte fyer profetin. Pavarësisht kësaj, besimi apo mosbesimi mbeten çështje personale, por në rastin e tij, ato janë shfrytëzuar si mjete për përfitime publike, duke përfituar herë nga njëra palë, herë nga tjetra.
Pas riislamizimit, ai fshiu nga miqësia të gjithë ata që nuk ishin myslimanë apo që i konsideronte kundërshtarë. Por më pas i rikërkoi. Kur pa se shumë e refuzonin, (unë pesë herë, pastaj e pranova, por hoqa), mendoi një strategji tjetër: kërkoi publikisht dhe privatisht biografi shkrimtarëve dhe nisi përgatitjen e një libër me vlerësime që autorët vetë i kishin shkruar dhe dërguar atij.
Libri titullohet “Portret shkrimtarësh”, ku ai e prezanton vetveten si autor edhe pse në të vërtetë është vetëm përgatitës. Ndërmjetësues. Ky është një tjetër mashtrim.
Në atë libër, ai lavdëron autorët me superlativa si “perlë,” “brilant,” “figurë historike,” etj., pa lexuar asnjë rresht nga veprat e tyre. Ka „shkruar“ për qindra shqiptar dhe për mijëra vepra të tyre. Këtë vit. Nga gushti deri në nëntor 2024.
Një prej individëve që e falënderonte atë e quante “gjeni,” ndërsa kishte shkruar emrin e tij me shkronja të vogla. Sipas disa miqve, ai jeton në Berlin nga ndihma sociale… Pse po shkruaj për të?
Sepse mashtrimet e tij nuk kanë të ndalur. Aktualisht, ai pretendon se po punon për vëllimin e gjashtë të librave të tij “enciklopedikë,” secili mbi 500 faqe. Këto libra, janë shkruar brenda një kohe të pabesueshme prej tre katër muajsh. Kjo mund të verifikohet në profilin e tij.
Edhe më e dyshimtë është se, ndërsa ai promovon këto vëllime, si provë ekziston vetëm imazhi i vëllimit të parë. Vetëm imazhi i librit të parë. Mungesa e fotografive të vëllimeve të Dytë, Tretë, Katërt, Pestë, ngre dyshime se ato mund të mos ekzistojnë si libra fizikë.
Logjika e tij duket të jetë: përfshij emrat e qindra njerëzve, ata blejnë librat për të parë emrin e tyre të vetë-lavdëruar dhe promovojnë librin përmes rrjeteve sociale. Ata i shkruajnë vetëm tekstet, por ai fiton. Nuk përfundon këtu.
Mashtrimet e tij shkojnë më tej. Ai pretendon se ka publikuar një version anglisht të vëllimit të parë, “Portraits of Writers”, por e sjell imazhin e librit në shqip, vëllimin e parë, jo botimin anglisht, kurse materialet e paraqitura në anglisht janë vetëm PDF pa standard të faqosjes.
Imazhet në facebbokun e tij: (Merreni me mend, kush e do ta blinte në botën anglofone atë libër! Ku gjendet ai interesim? Qëllimi është tundimi, vazhdimi dhe mashtrimi.) Imazhet dhe provat në profilin e tij.
***
PS.: Një vlerësim i sinqertë dhe i drejtë vjen nga dikush që lexon dhe analizon veprat tua. Nuk është aspak vlerësim kur të lavdërojnë pa lexuar asnjë faqe nga krijimtaria jote. As kur e lavdëron veten në libër të huaj. Për këtë arsye, unë refuzoj kategorikisht këtë lloj hipokrizie dhe nuk dërgoj material për të. Më patën rekomanduar tre miq të dërgoj biografi. Refuzova. Nuk e konsideroj të drejtë dhe nuk do ta bëj kurrë.
Tjetra…: Nuk kam lexuar asnjë prej librave të tij dhe nuk kam ndërmend ta bëj. Edhe nëse ka cilësi të jashtëzakonshme si autor, si mendon ai apo disa miq të tij, një njeri me qëndrime dhe aftësi të tilla mashtruese nuk është i denjë për t’u lexuar. Mendoj unë, por çdo njeri mund të vendosë vetë…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu