ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Turizmi eksperimental në politikë, arsim, kulturë dhe media po e rrezikon shtetësinë e Kosovës

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
Popuj që njohin demokracinë, qytetarinë, rolin e ndërtimit dhe forcimit të shtetit, patriotizmin e frytshëm, përgjegjësinë e ndershme dhe korrekte, gatishmërinë për dhënie të llogarisë, kulturën e diskutimit, definicionin e saktë të etikës dhe moralit dhe rëndësinë e analizës dhe diagnozës së saktë po aq sa lopët artin e ndërtimit të anijeve, i lejojnë përfaqësuesit e tyre në nivelet më të larta institucionale rajonale dhe kombëtare të politikës ta kthejnë shtetin në një magaricë që pjellë dukat për gratë, fëmijët, anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë e tyre.
Megjithatë, politika nuk duhet të kthehet në një makinë për shtypjen e parave për zyrtarët e të gjitha niveleve partiake, rajonale dhe shtetërore të politikës, por duhet të funksionojë si një art i punës ekipore efektive që mbron interesat e popullit dhe shtetit me sa më shumë dije, ndershmëri dhe ndërgjegje të pastër.
Shumica e politikanëve shqiptarë dhe ballkanas janë aq gënjeshtarë, mashtrues dhe shfrytëzues të paturpshëm, saqë e deklarojnë veten si shërbëtorë të popullit, por me veprat e tyre të liga bëjnë gjithçka për ta kthyer shumicën e qytetarëve në shërbëtorë të tyre.
Nga ana tjetër, shumica e gazetarëve dhe analistëve tanë jo vetëm që nuk e njohin punën nga e cila fitojnë mirë, por janë adoleshentë dhe tifozë emocionalë të partive politike, sepse krijojnë një marrëdhënie emocionale me to si tifozët e futbollit me skuadrat e tyre të preferuara.
Pse?
Sepse ata dirigjohen nga një tru që u ka rrëshqitur nga koka në dy domatet e kastravecit, kështu që sa herë që i shoh m’i kujtojnë lojtarët e kombëtares së Kurdistanit në futboll.
Shumë prej jush mund ta pyesni veten pse po flas për lojtarët e ekipit kombëtar të Kurdistanit, i cili nuk është shtet?
Sepse njerëzit e papërgjegjshëm në politikën, kulturën, religjionet dhe mediat tona, me injorancën e tyre po e rrezikojnë shtetësinë e Kosovës.
Pra, e kam fjalën për një konglomerat injorantësh me emocione adoleshente dhe interesa egoiste që po luajnë me fatin e popullit sepse e kuptuan se në radhët e tij ka shumë dele që mund t’i mashtrojnë në mënyrat më banale të mundshme, kurdo dhe sido që të duan.
Pyes veten edhe se sa do të bjerë cilësia e analizës së analistëve tanë injorantë, diskutimet e të cilëve nuk kanë as nivelin e pjekurisë së fëmijëve parashkollorë?
Fitografisht, nivelin e tyre të analizës në krahasim me analistët ballkanikë dhe evropianë unë e shoh si nivelin e ofertës së dyqaneve shqiptare në kohën e Enver Hoxhës krahasuar me nivelin e ofertës së dyqaneve të sotme në të gjithë Ballkanin dhe Evropën.
Si e kuptoj unë analizën?
Si proces identifikimi, përcaktimi, kuptimi dhe diagnostikimi të shkaqeve që krijojnë një moment të ri ose një situatë të re në jetën e qenieve të gjalla dhe në natyrën që i rrethon.
Analiza kryhet duke përdorur njohuri gjuhësore, shkencore, kulturore, psikologjike, sociologjike, pedagogjike, filozofike, letrare, artistike, sportive, politike, ekonomike, financiare, historike, gjeografike, sociale etj.. që japin argumente pro dhe kundër dhe që në fund të fundit na japin një diagnozë të saktë.
Objektiv i analizës mund të jenë njerëzit, bimët, kafshët, situatat, dukuritë, lëvizjet, librat, marrëzitë, sëmundjet, perversitetet, devijimet, krimet, tradhtitë, pakënaqësitë, sukseset,dështimet, luftërat, vuajtjet, kënaqësitë, bukuritë, orgazmat seksuale etj.
Cili është roli i debatit?
Sqarimi i saktë i dukurive, momenteve dhe situatave të reja në jetën e qenieve të gjalla nga të cilat të gjithë pjesëmarrësit dalin me njohuri të shumëfishuara.
A po ndodh kjo në debatet tona televizive?
Jo, kjo nuk po ndodh sepse analistët tanë krijojnë vazhdimisht një xhungël gjepurash rreth shkaqeve të problemeve për të fshehur fajtorët.
A i përmbahen analistët tanë kritereve të lartpërmendura profesionale, etike dhe morale të kulturës së analizës dhe debatit?
Jo, nuk i përmbahen.
Cili është atëherë kuptimi i punës së tyre?
Puna e tyre nuk ka kuptim pozitiv, por vetëm kuptim të dëmshëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu