Afrim Caka, Gjakovë
___
“REZILËT DHE TURPËRIMI PUBLIK”
___
Korrupsion do të thotë shkatërrim, rrënim, çnaturim, prishje identiteti. A nuk na kujton këto fjalë sa e sa raste publike të shqipatrëve më rëndësi në vendin tonë?
Dje dita ishte e përçudnuar nga ca lypsar bythëgrisur politikë.
Një thënje e vjetër thotë:
“I mbjellën pasuritë nga era dhe do t’i korrin të gjitha nga era e drejtësë”
Dardania e katandisur dhe e përcëlluar në errësirë.
U ngritën tok goxha kantjer, komandantë e bojlera për të ndërtuar luftë të gjatë hekurash nga ethet e pushtetit të sëmurë… Mos qofshinë të pastër ajo bandë zullumçarësh.
E vërteta a mundë të vdesë!
E vërteta kurrë nuk vdesë! Po. Sepse e vërteta kërkon guxim. Ajo, kur del në dritë, shpeshherë dhemb, por ama ka fuqi shëruese.
Fillova të shkruaj… “Arsyeja” më ngacëmoi që unë të zbatoja një shkrim të çmendur. Shfaqja e dyshimit për disa opozitarë dhe mbi disa analistë. Jam i bindur që do t’i lexoni disa rreshta. Për qeveritë e kapjes dhe të privatizimit s’ishin të zotët, për çudi si nuk i ngitën dhe tre gishtat!!! Ky privilegj është i vetmi mbi të cilin çdo qënie korruptive mund të ushtrojë kontroll absulut në pushtet e më gjerë.
Cila është mënyra e duhur për t’i përshkruar dikë? Ardhja e epokës së hajdutëve ka sjellë gjëra që ne me zor i kuptojmë dhe ka nxjerrë probleme me të cilat në mezi përballemi. Një nga këto probleme është kolapsi i barrierave midis gjuhës korruptive dhe asaj publike.
Por, edhe më i madh (megjithëse jo pjesërisht rrjedh prej krimit të organizuar) është problem: Se nuk i kemi krijuar vetes ndonjë mekanizëm për të dalë nga ajo situatë ku na kanë future rezilët. Dukej se një situatë e tille ishte në gjendje të shkakëtojë katastrofa, por jo për të dalë prej tyre, për të lënduar, por jo për ta mposhtur djallin në trupin e shëndosh. Letë marrim për shembull fenomenin tashmë të njohur në vendin tonë të njohur që djeg gjithshka se s’kanë pik nderit… si “TURPËRIMI PUBLIK”.
Në atë epokë ndëshkimi ishte dhe është plotësishtë e pranueshme edhe sotë t’i akuzojmë tregtarët e trojeve, të korruptuarit, zhvatësitë, politikanët analfabetë e kronik në përgjithësi, madje edhe femra të korruptuara në veçanti, për korrupsion për të cilat të tjerët nuk do të shpalleshin fajtorë.
Kështu e shoh të udhës të theme edhe – “Si gratë deputete të bardha të lyera e të ngjyrosura i përdorin lotët për t’iu shmangur dhënjës së llogarisë”, ku autorët ankohen se “shpesh kur kanë tentuar të flasin apo t’i kundërvihen ndonjë deputete të bardhë për ndonjë gjë që kishin thënë e bërë apo duke i damtuar ato, janë përballur me mohime të përlotura dhe akuza indinjate se po i lëndojnë, se pasurit ua kishte lënë gjyshja, babai apo nga synetia e djalit. “Lot të bardhë” është një hashtag popullor. Asnjëherë më shume se dje nuk e kemi pritur vdekjen e një kombi. Tani që e kishim fare afër…
Ky term ka hyrë dhe u përdorën rëndom në programet televizive si dhe në internet për të nxjerrë në pah jo vetëm tonin qesharak të lëkurës së njerëzve të bardhe e të zinjë dhe pamjet e tyre prej derri, por edhe për të nënkuptuar se skuqja në fytyrë mezi arrinin të maskonin zemërimin e fshehur dhe ndoshta. Disa votues të verbuar, disa të tjerë të gëzuar, po hidhen lartë e poshtë nëpër kutit e votimit. Vetëm se ata nuk e kanë idenë çfarë fshihet poshtë tyre, në fakt është shumë e rrezikshme.
Nuk është vështirë të kuptojmë dallimet midis atyre që i shikojnë këtë fushë të errët brenda kutive të votimit me shqetësimin dhe atyre që i shohin këta votues të verbër me hidhërim të madhë. I dimë apo nuk i se kush i gënjeu ose i mashtrojë që verbëria është flori! Pastaj ju thanë më mirë ikni atje… votat e juaja i kemi ne… por ishte edhe shkatërrim i planifikuar i popullit shqiptarë.
Duke u kthyer në të kaluarën jo të largët, tek ato gjëra që na kishin ndodhur, ne mund të shihnim se të gjitha këto përvoja të mëdha fatkeqësish, të cilat mezi i kaluam, kishin qenë aq shumë pasiguri në rritje e krimi politik në ngjitje, “të cilat kishin kaluar”, kishin qenë më shumë tragjike për kombin dhe fitim prurëse për bandat e krerëve e grupeve kontrabanditësve, në krahasim me të gjitha vendet përreth e tjera.
Po e sjell dhe një shembull tipik. Pasojat fatale të këtij gabimi janë vënë re qysh pas luftës. Nuk mundet, të kundërshtohet, që paslufta është një symptom e tillë e gjendjes politike. Stili i sotëm i të shprehurit dëshmon për praninë e një shkalle të lartë të tjetërsimit në parlamentë e në media nga ana opozitare. Kur ne themi “ne jemi të shqetësuar”, për gjëndjen e katandisur 20 vjecare, sikur ishte përjashtuar përvoja subjektive: “uni provincial i komandatave” si subjekt i përjetimit zëvendësohet me politiken e zotërimit mbi çdo gjë.
Kjo kakofoni e korruptuarve nxorri një shpatë e giotinë u ngritën kundër sovranitetit etj., e pamundur të ndahet nga truri i thartuar. Po flitet gjithnjë e më shumë ideja se problemet e tej zgjatura, thënë ndryshe, kriza ka prekur shumë sektor të jetës publike, por edeh të politikës , nuk është thjeshtë një një krizë ekonomike, por një krizë më e thellë. Por e dimë që kjo centrifugë zgjati njëzet vite, pas këtij llumi do të shkojnë te viktima e radhës.