ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

U çlirua apo jo Shqipëria me 29 nëntor?

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
Këto ditë të fillim javës, shkaktuan shumë polemika, si në parlamentin shqiptar e poashtu dhe në mjetet e informacionit. Një prononcim i deputetit nga Lushnja, Zotit Çela, shkaktoj një termet politik lidhur në LNÇ dhe të bërat e sistemit komunist pas tërheqjes se okupatorit gjerman! Deputeti kishte përkrahur udhëheqësin komunist Enver Hoxha duke pretenduar se nuk duhet të krijojmë armiqë të paqenë të Shqipërisë dhe se udhëheqësi komunist i ka meritat e pa mohueshme për çlirimin e vendit. Qe nga ardhja e demokracisë në Shqipëri, akoma nuk kemi një qendrim, pro apo kundër festës se 29 nëntorit, ditës se çlirimit të Shqipërisë. Madje as historianët nuk janë marr as me datën e saktë të çlirimit të vendit e as meritat apo mosmeritat e kësaj date. Në bazë të dokumenteve, qe kam shfrytëzuar, nga “Historia e Partisë” dhe nga kujtimet e komandantit të garnizonit të Shkodrës, z. Hoffman, del se ushtari i fundit nga Shqipëria, përmes Shkodrës, është terhequr me 29 nentor 1944.
Madje kjo datë nuk ka lidhje, as me çlirimin e Jugosllavisë, sepse në këtë datë, pjesë të shumta jugosllave, ishin të okupuara. Dhe 29 nëntori, dita e republikës se Jugosllavisë nuk ka të bëjë me ditën e çlirimit, po me vendimet e mbledhjes se dytë të AVNOJ-it, të mbajtur në Jajce.
Shqipëria ishte e pushtuar në vitin 1939 nga Italia fashiste. Dëshmori i parë, qe kishte bërë rezistencë me shokë ishte Mujo Ulqinaku. Mbreti Zog, kishte lënë vendin pa bukë e me kushte të mjerueshme, kishte plaçkitur gjithë thesarin e shtetit duke e qitë jashtë dhe kishte siguruar kushtet jetësore, shumë lluksoze për familje e suitën e tij mbretërore, në mergim. Sot ka akoma mendime, se ishte apo nuk ishte 29 nëntori ditë e çlirimit të Shqipërisë, sepse disa pretendojnë, qe më këtë ditë Shqipëria u okupuara nga një sistem i egër komunist. Atëherë edhe sot duhet ta kemi të qartë, se rreshtimi në anën e okupatorit, të boshtit fashist, ishte i padrejtë, madje dhe i rrezikshem për të ardhmën e shteteve. Shteti grek, kishte përndjekur vrarë e masakruar tërë krahinën Çame me pretekstin, se kishte bashkëpunuar me okupatorin. Prandaj, lufta partizane, jo veç në Shqipëri, po kudo ishte edhe e drejtë edhe e domosdoshme. As partizanët e as Enver Hoxha nuk ka mundur të dalë, si shtet komunist, pa u përcaktuar fituesit mbi fashizmin, pra, BRSS, Anglia, ShBA e Franca.
Fati i Shqipërisë dhe mbetja e saj nën ombrellën e komunizmit, ishte përcaktuar në konferencën e Teheranit të vitit 1943. Pra, kishim, atëbotë, fashizmin gjerman, Gjermaninë fashiste, qe u luftua, u pushtua dhe në fund u nda mes aleatëve dhe shtetet tjera antifashiste, fituese e luftës se dytë botërore, ku, për fat të mirë bënte pjesë dhe Shqipëria.
Në këtë kontekst, nuk duhet, për shkak të një diktatori komunist, qe rastisi, të ishte komandant dhe udhëheqës i Partisë komuniste shqiptare, të eliminohet kjo pjesë e historisë se lavdishme të luftës tonë për liri dhe kjo datë historike e çlirimit. Duhet të vlerësojmë realisht, zhvillimin e shtetit komunist shqiptar. Aso kohe kishte vetëm 1500, kuadra të shkolluara shqiptare, ndërsa pas shumë vitësh këto u rritën në 150000. 98% të popullsisë, pas çlirimit ishin analfabetë, pas çlirimit, për tu bërë në mbi 90% me zotërim të shkrim leximit dhe kuadra të lloj llojshme, gjatë regjimit komunist. Pabarazia gjinore gjatë komunizmit u zhduk në tërësi. Shteti shqiptar, nuk u gjunjëzia asnjëherë, as ndaj, rusëve, të cilët i quajti revizioniste e as ndaj kinezëve. Qe të dy popujt i shfrytëzoj me mjeshtri, duke u ble armatimin më të sofistikuar të kohës, më të cilin, u mbrojt shteti shqipëtar, nga tendencat gllabëruese serbo-jugosllave dhe kryesisht, me këto armë u furnizua UCK-ja çlirimtare.
Shqipëria, pas daljes nga lufta, luftoj, për bukë të gojës, kështu ishte gjendja atje.
Nese Shqipëria, nuk do të bënte pjesë në bllokun antifashist, si shtet i vogël, do të rrezikonte, madje dhe me çmimin e të qenurit shtet në tërësi, apo i ndarë.
Sa herë qe kishte luftëra, Shqipëria sulmohej, herë nga serbët, herë nga grekët e herë nga italianët. Asnjë pushtues mbi Shqipërinë dhe tokat shqiptare, nuk ishte i mirë, po kishte dallim, njeri nga tjetri. Kurr shqiptarët, nuk vendosnin, për vetën e tyre nën okupim, po vendoste okupatori, duke filluar, qe nga perandoria romake, bizantine, turke e deri tek okupatorët serbë, bullgarë, austriak, etj.
Koha e komunizmit, nën udhëheqjen e Enver Hoxhes, ishte sistem monist, prandaj dhe mendimi ndryshe sankcionohej me burg e vrasje. Asnjë njeri, nuk do të dëshironte, qe të pësonin njerëzit, qe mendojnë ndryshe, po ja qe ideologët e komunizmit, përmes manifestit komunist, e kishin bërë programin e diktatures se proletariatit, në këtë sistem. Enver Hoxha ishte produkt i këtij sistemi dhe nuk ishte i vetëm, po e tërë masa e shtypur nga një sistem feudal zogist, ishin përkrahës të komunizmit. Historianët, duhet ta sqarojnë rëndësinë e ditës se çlirimit të Shqipërisë. Të thonë, ishte ditë e çlirimit apo jo. Përndryshe, fitimtarë, nuk mund të dilnin ata, të cilët për pesë vite me radhë ishin në sherbim të fashizmit, i cili i solli botës fatkeqësinë më të madhe nga njeriu!
Mendoj, qe kundërshtitë mes grupeve të interesit dhe partive në Shqipëri, veç ka shkaktue një plagë me të madhe, pro e kundër komunizmit, duke pasur përballë dy taborre: viktimat e komunizmit përmes diktatures se proletariatit dhe viktimat e shkaktuara nga një demokraci pluraliste diktatoriale. Domosdo qendrimet duhet të përafrohen e të dilet nga qorrsokaku Pro-kundër!

K O M E N T E

16 KOMENTE

  1. Z. Binaku me theniet e mesiperme tregoni pak a shume historine e Shqiperise duke u bazuar ne thenie qe jane shkruar ne historigrafine e gjymtuar te komunisteve dhe nuk lexoj ndonje shenim te ri ,historine e fshehur per gati 50 -te vite nga shteti diktatorjal i enveristeve, Sic duket nuk i keni marre parasysh , se nuk i besoni. Perseritni se Mbreti Zog e la vendin te varfer dhe e plackiti.Reformat ekonomike e sociale qe beri Zogu per 15 -te vjet qeverisje i anashkloni dhe shenoni arritjet e Enverit gjate sundimit te tij .Do te zgjatesha shume por dua te sqaroj ‘plackitjen.qe beri Mbreti Zog .Dinjiteti i nje Mbreti do perulej ne se ai do te priste me lule e shtrengim duarsh pushtuesit italjane. Me vendim te Parlamentit te atehereshem te qeverise se tij mori 115 kg flori per familjen e tij si dhe eksorden shoqeruese.Gjerma – net ne ikje marrin .plackisin 2 ton flori nga Arka shteterore dhe e depozitojne ne Itali.Dhe kete flori e moren Anglezet si shperblim te gjygjit te humbur ne Hage me qeverine e Enverit per incidentin e Korfuzit.Dhe sot vazhdojne gjygjet per rikthimin e mijerave kg.flori ne vendin tone nga Anglia.Fajtore per incidentin r Korfuzit ishte qeveria e komunisteve e atehershme ( vendimi i Gjygjit te Hages e jo i imi ) Me ndihmen e ushtarakeve ruse minuan kanalin e Korfuzit ku gjeten vdekjen dhjetera ushtare angleze. ‘Dhe dua te pyes ku shikoni ju plackitjen qe boni Zogu ?? A mund te vihet shenja e barazimit te 115 kg. qe mori Zogu me vendim Parlamenti me 2 000 kg flori qe rrembyen gjermanet??Zogu mori 0/5 % te Arkes shteterore Por pse lodhem kur ju pohoni se ne historine e Partise ke marre keto materjale.Vazhdoni me jeten lluksoze te Mbretit Zog kur faktet flasin se ai sorrollat nga nje shtet ne nje tjeter derisa mundi te rehatohej ne Afriken e Jugut ku jetesa ishte me lire se kudo shtet ne europe dhe deri ne vitin 1990 sherbetoret e rojet e tij nuk ishin me shume se 5 ,bashke me pastruesen afrikaneze. Lluksi behej diku tjeter ,bash ne qender te Tirones ,ne BLLOKUN me vila, sherbetore , dyqane pa TOLLONA ( triska ) e me 3 – re rreth gardhesh ushtarake te armatosur me kallashnikove.Dhe vazhdonte ky rrethim vilash me snajpere ne godinat jashte bllokut.Tash kush jetoi ne lluks e kush u akuzua se jetoi ne lluks besoj se do te kuptoni qe mos te shkruani kopjen e historise se partise suaj.Per daten vetem ju e te tjere si ju nuk e dini se vete ai ” clirimtari ” ka deklaruar me fjalimin e tij me 28 Nendor 1944 ne Tirone se festojme dyfish kete date .Ate te flamurit e te ikjes se gjermanit.Mua personalisht as qe me intereson debati se kur iken gjermanet me date 28,apo 29 se asnjehere s’e kam festuar ate ” clirim ” nga okupatoret e rinj komuniste deri me 1991.Rendisni dhe ‘ arritjet sukseset ” qe u arriten mbi kufomat e mbi 100 000 viktimave e mbi 5000 kufomave te mbetur pa vorre.Gaboni e genjeni vetveten kur shkruani se shumica e popullit donte partizanet.Terrorin qe ushtroi ajo ushtri pushtuese ( se gjermane nuk kishte me ) ne popull e vet,ne veri e jug duke vrare e internuar intelektualet ,klasen e pasur e te mesme ishte nje llahtar i vertete.Mos te zgjatem por ju lutem ate histori ” Partie ” mos e servirni me.Dhe qe ta mbyll dhe me nje plackitje te fundit.Ne pranveren e vitit 1990 i fundi i “Mohikaneve ” diktatori i para ardhesit diktator R.Alia depoziton 10 TON ( 10 000 kg.) Flori ne Zvicer.I biri i tij me indetitet tjeter eshte shef i nje banke ne Europe ,Amerike, apo diku tjeter.Dhe kjo s’me intereson mua shume. se ku jeton. Tjeter gja me intereson.HISTORIA E VERTETE TE SHKRUHET E TE MESOHET NGA BREZAT E ARDHSHEM ! MJAFT ME MASHTRIME !!

  2. zonja Rita! Si duket jeni, njera nga familjet e persekutuar e regjimit komunist. Unë nuk jam i prirur ti lendoj familjet dhe njerëzit e persekutuar të monizmit. Po, një është e vertetë e jo dy. Shqipëria u çlirua me 29 nëntor të vitit 1944, nga partizanët, të cilët as nuk ishin sherbëtorë e as kuislingë, po luftëtarë të lirisë. Fashizmin e luftoj e gjithë bota, prandaj ai humbi. E luftoj dhe Shqipëria, prandaj fitoj. Nuk e meriton adhurimin një mbret, si Zogu, qe kontrabandoj me Serbinë për ta rrëxue qeverinë demokratike të Nolit; nuk meriton adhurimin një mbret si Zogu, qe vrau patriotët e devotshëm, si, Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin e shumë të tjerë; nuk e meriton, as për ikjen e tij nga vendi e as për arin e plaqkitur. Po ti përmendi edhe krimet gjatë demokracisë! Kush i vrau mbi 7000 qytetarë civilë shqiptare, kur u grabitën armet nga depotë e ushtrisë, kush i kalli fabrikat, kush i kontrabandoj femrat nëpër Europë për prostitucion, kush i shpërnguli gadi gjysmen e popullsisë, kush u mori paratë nga bankat shqiptarëve, kush vrau kundërshtarë politik në demokraci? Përgjigju! Cilat ishin demet më të mdha, të komunizmit apo të demokracisë?

    • Me fal qe po nderhy ne repliken e juaj me znj. Rita, por po kam deshire qe edhe une ta jap nje pergjigje.
      Deme ka edhe gjate kohes se demokracise, por demet me te medhe jane ato te kohes se diktatures. Enveri dhe partia e tij i zhveshi shqiptaret nga humanizmi, nga atdhedashuria. I beri ata te pabese. Te gjithe u bene spiuj ku babai me nuk i besonte te birit,bijes, ku burri nuk i besonte gruas, ku te gjithe frikoheshin nga te tjeret. U futi friken dhe pabesine shqiptareve ne palce dhe si rrjedhoje te atij regjimi tani kemi Shqiperine e sotme. Thene shkurt e shqip, Enveri dhe partia e tij ishin e keqja me e madhe pas pushtimit 500 vjecar osman.

    • Bajram Binaku , Nuk kisha me ta zane per te madhe sikur ti
      ntishe i larget dhe ne fpormimin e botkuptimeve shqerore nga distanca
      prej afrike tna thush per historine e jetueme e perjetueme !
      Zonja Rita nuk po shkruan si e influencar e persekutimit
      Komunist Por realitetin ne meyre brilante e skjaron !
      Si pas teje Binak, Enver Kungji i shqipnise Paska sjelle te mira
      ne Shqipri !!!! Kur dihet se gjithmon e per te gjalle luftoj veq
      kunder shqiptarve Pra ajken kombetare e ka shpalle anmike
      dhe i ka likujdu si mos te kishin egzistu ! Enveri edhe
      Familjen e Ismajl Qemalit e ka zhduke e shkatrru !
      Ndersa Dita kur fashizmi i pranon kapitulimin nuk eshte
      Luffta e partise se punes se flliqenise se Shqiprise !
      Tjetra Demookratet nuk kan egzekutu , nuk kan dhunu
      nuk kan vjedhe Po ato i ka Kurdise fallanga e partise
      se rrenjes se Enver Pederrit te shqiprise !
      Edhe sot mbeturinat ne Pushtet me Edi Kukamen
      e Kerrstiqve po e sakaton ardhmerine e shqiptarve
      per hater te pobratimave te Vuqiq Sheshelit
      Si Enveri me Stojniqa E Duhet pranue Se Fadil
      Hoxha ishte nje burre burrash qe me krejt qenje
      ka luftu per tmiren shqiptare Qofte lavdija me Te!
      Historija nuk thuret me rrema e therra te lugut te
      Bute o Bajram Binaku !
      Qofte e nderuar Rita te cilles berllog nuk i leshon sita !

  3. Dhe po te shkruaj fakte te shumta qe do te duhej dite t’i lexoje i dashur pejan z.Binaku kuptoj se nje bindje e ideollogji e ngulitur ne koken e cdo kujt nuk do te ndryshonte menjehere madje aspak.Se me ate ide e histori qe ka lexuar ne shkolle ne biseda farefisnore e miqsore mjerisht nuk don te heqe dore e te pranoje
    theniet e nje Rite te humbur e anonime . . .Faktet e kycura per gjysem shekulli nga pushtuesit e rinj ( 1944 ) , shqiptare kesaj rradhe e komuniste perseri nuk ndryshon bindjet qe kane leter shkrues te shumte si z. Binaku e tje.Pergjigja e juaj me shtyn te ju pergjigjem perseri.Dhe pershtypja e juaj per c’ka shkruaj me siper eshte se jam nje ish e persekutuar dhe prirjet e juaja nuk ju lejojne te me lendoni M.q.se dua te ruaj privatatsine e jetes sime ,dhe besoj se kam te drejte ju them se persekutimi qe pesova nga ai shtet jo demokratik ishte me ndalimin e te drejtes se studimit, pra vetem 12 vjet shkolle.Fati e rrethanat me shpetuan nga arrestimi por dhe po te ndodhte ndryshimi s”do te ishte i madh se aty nje popull ishte i burgosur.E lindur ne qender te qytetit me shtepi private mbi 100 Meter katror. them se kam kaluar nje jete
    rutine e krejt te pazakonte kur e krahasoj me bashkmoshataret e mij.Jeta ime qe t’a pershkruaj i ngjason nje mithhistorie te nje spiune apo agjente qe pergjohet me vite e me kot fare se ajo ( une ato vite ) eshte vec nje vajze qe dashuron naturen , muziken ,sportin e librat ne vecanti.Por kjo eshte vec jeta ime qe s’dua t’a bej publike se thjesht bota eshte e tej mbushur me te tilla historira.Hakmarrja e pushtuesve te rinj
    ne familjen time ishte vjedhja e 150 000 mije franga ar gjyshit tim, nga baba. Pasi e vrane ne menyre barbare natyrisht ku deshmimtare eshte nje qytet i tere.Akuzoni Mbretin Zog se vrau H.Ptishtinen, B .Zurri e L.Gurakuqin.E pra aty ku ndodhen shpirtrat e tyre sot e kane falenderuar mijera here Zogun qe paten nje fund burreror dhe nuk rane ne doren e gjirokastrit qe do te c’burreroheshin lig e ma lig.Torturat qe perdori ai rregjim ja kalonte cdo imagjinate njerezore .Dhe Fan Noli i frymezuar nga broshurat ruse te Stalinit provoi te mirrte pushtetin por deshtoi.Dhe atje ne Amerike jetonte me pensionin qe ja caktoi kundershtari i tij Mbreti Zog.E sigurte se dhe ai e ka kuptuar aventuren e tij te rrezikshme e pendesen e shfaqi duke mos ardhur ne Shqiperi perpos lutjeve qe i benin te derguarit e qeverise komuniste shume here .Perseri perserisni “vjedhjen ” e Zogut dhe pse shkruaj 0/5 % e mesiperm.E theksoj me siper ,eshte bindja juaj.Dhe per te forcuar kete bindje kaloni ne vitet e pas 90 – ve. Fabrikat qe u mbyllen pas arratise se 0,5 miljon banoreve si mund te funksiononin kur mungesa puntore ishte fakt ? Me ligjet e reja te ekonomise , te lejimit te prones private e biznesit privat kush do te punonte ne keto fabrikat ? I takonte diktatorit Alia te mundesonte punesimin e nje mase se popullsise me europen dhe gjermanet erdhen ne Tirone me 1986 -ten.Dhe jo me ate menyre qe friksoi e habiti boten ,me vaporre te stermbushur e kufiri jugor me arratisje te shumta per vite me rradhe.Liria e plurarizmi erdhi e cunguar e me e keqja duhet te zbatohej nje plan i kurdisur vite me pare nga Ramizi, Nexhmije, etj.Ata shpetuan paq, kokat e tyre e te femijve te tyre ,popullit i dhane dhe goditjen e fundit e ja ku jemi sot pas tre dekadash qe diskutojme , e lagu s’e lagu , me 28 apo 29. Me te gjithe ato krime e gjenocid ndaj popullit te tij meraku i historjane e Akademikeve shqiptare eshte se kur me ,,,,,,.Kur ajo date nuk duhet te ekzistoje se pas 5 – se muajsh e 10 dite Gjermania firmos dhe kapitullimin e tij de faktor.A mund te festohet nje dite kur ke shkelur mbi kufoma shqiptaresh ?, E kam fjalen per luften civile te 1943 -1944 qe i shpallen ushtrise se Ballit Kombetar se ,,,,kapelet e tyre nuk kishin yllin e kuq por ne plisat e kapelet e tyre te bardha kishin vendosur flamurin kombetar.U vrane 7000 ,me 1977.Statistikat thojne per 3500 por nesje te pyetet I .Meta e te tjere qe me arme udhehoqen ithtaret e partise socisliste per rrezimin e qeverise.Planin Ramizjan tashme e mbaroi misionin e tij me sukses per ta dhe pse popullit i mbetet te vajtoje per viktima te tjere .Tashme kemi plane te tjera me skenar e aktore te tjere , te huaj se nuk kane besim se qeveritaret e sotem ,bijte e persekutoreve do te mund t’a zbatojne si duhet.Ata
    pushtetaret e sotem luajne rolet qe u jipen me bindje e shperblimet jane
    shume te mira ,monetare e me poste.
    Piramidat , Bankat duhet te hapeshin se per ndryshe nuk mund te vinin ne pushtet bijte e pesekutoreve.Hapja e depove te armeve kombinohej me planin Ramizjan dhe me luften qe do te plaste ne Kosove.Nje rruge, dy plane te ndryshme me te vetmin qellim kryesor.Te mos pesonin hakmarrjen popullore , ate denim te merituar per shkatarrimin ,gjenocidin qe kryen ne popullin e vet.U zgjata e kerkoj ndjese e mbyll se ne Shqiperi nuk ka pasur Plurarizem te vertete prandaj dhe dikush apo disa vazhdojne te rishkruajne ,perserisin gjenjeshtrat e pushtuesve qe erdhen ne fuqi duke mos lejuar asnje parti te dyte ,te trete.S’e kuptoj pse duhet te votohej kur parti tjeter nuk kishte.? Per t’e mashtruar boten se kemi shtet demokrat. Kurr nuk funksionoi si i tille por si nje bishe qe hante pjellen e vet.Vazhdoni pejan te besoni nje histori te rreme. Me ngjasoni me ato gjykates qe dhe pse nje i akuzuar lutet e sterlutet per pafajsine e tij ,tregon, jep emra ,deshmimtare ,data , ore, prap se prape ai
    ( ju ) vendimin e ka marr dhe nuk e ndryshon.Denim Max.Dhe kur pas vitesh ,dekada vertetohet pafajsia e plote e tij gjykatesi mbeshtet denimin e pare ,ate Max. Se i mungon burreria ,guximi te pranoje te verteten , krimin e tij qe ja jipte shteti i atehershem me ligjet absurde e antinjerezore.Me kuptoni drejt dhe e mbyll me nje pershendetje per z.Kastrati e stafin e gazetes DRINI.

  4. Është kënaqësi të lexosh komentet e zonjes Ritë. Ato janë ngjarje të vërteta por me plot fakte e art e kulturë.
    Do ti kisha propozua Ritës që edhe si ”komente” ti ruan e me vone te beje nje liber.
    Une, Rites i deshiroj suksese ne publicistike e historiografi!
    Rita eshte per çdo lëvdate.
    Shendet Rite!
    Sinan Kastrati, Suedi

  5. Z.Sinan ju pershendes e urime per organizi – min dinjtoz me rastin e festes se flamurit ne Suedi.Ju lumte !Ju falenderoj dhe per keshillen per krijimin e nje libri ose Autobiografik dhe pse nuk deshiroj t’ua plotsojNuk dua te le pas me c’ka shkruaj se shkarravis per t’u dukur e tje etj.AspakDeshmite e te persekutuarve qe kane provuar qelite, torturat ,internimet, mua me revoltojne .Dhe kujtoj se une kam jetuar krejt ndryshe madje sinqerisht si nje ‘ turiste ‘ me pushimet verore ( dy jave lejohej ),me kampet e pushimit Vetem se isha e mbesa e ,,,,, e bija e ,,,,,,,pergjohesha kudo . E kam tepruar me komentet e mija teper te gjata ,per kete kerkoj falje.Te gjithe keto incidente, provokime qe behen perdite ne shtyp me revoltojne e ma shume kur keto provokime vijne nga shqiptare te Kosoves.Nuk na mjaftojne R.Qosja me shoke qe per vite vec lavdi e hymne i thurnin diktatorit por cdo kush gazetar shkruan e perserit historine e PPSH pa i hequr asnje presje dhe per ta lartesuar ne pjedistal kete histori mashtruse kalon ne vitet e sotme ,ne postkomunizem duke e erresuar me shume se c’duhet.Kjo ndodh e do te ndodhe gjithmone deri kur te flase ligji.E kaluara ,diktatura nuk eshte denuar penalisht ,me ligj.Diktatori mban akoma titujt ,te burgosurit e 1992 ,buroristet ,Ramiz,Nexhmije, etj.pas 1997 moren demshperblim monetar per 3 ,4 vjet burg qe bene.E kam ndoshta gabim por gazetat me kryeredaktorin e tyre mos te botojne artikuj qe glorifikojne sistemin enverist. E drejta e fjales nuk ndalohet do me thone por le te lajmerojne qeverine ,opoziten qe te marre masat e ligjet e duhura.Por a behet kjo nga kryeredaktore si M.Baze, A. Duka etj.? Atehere vetem ligji e zgjidh kete lufte propogande.Djalli gjirokastrit duhet te kete nje histori ,ate realen ,pa dipllome,pa zbrasur nje here pushken e kaq e kaq krime e vendime absurde qe e coi ne mjerim e katastrofe popullin .Dhe kjo histori te jete program mesimor i njejte si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi.Perndryshe ky djall do te na ndaje e na percaje per jete.!

  6. Znj. Ritë, kur lexoj shkrimet e tua, edhe pse si komente, unë mbyll gojën e hap sytë e veshtë. Mundohem me të parë si dukesh e si flet por si shkruan?
    Eshtë kryevepër cdo fjalë e jote.
    nuk dua të polemizo me askend sepse pastaj, jo rrallë po kalojmë nga tema e po nxihemi sikur të ishim në ring apo arenë teatri antik.
    I keishe arsyetua ato që kishe shkruajtur dhe nuk kam cka të shtoj pos:
    Shendet e të mira!
    Sinani, Suedi

  7. Ju shuaj pakez imagjinaten se qysh jam m.q.se.dhe trecerekun e jetes e kemi ngrene .6 dekadda e 4 pranvera i kam lene pas.Aspak e bukur.Per konsideraten e shprehur e shikoj teper te zmadhuar. Komentoj kohen qe kam jetuar vete, prinderit e mij ,populli im e aty flet shpirti im flet dhimbja ime. E martuar shume vite me shtetas jo shqiptar.Ngushullo – hem se me dashuri e pas 3 vjet bashkjetese e fale Zotit mbetem e dashuruar dhe sot. Pra jo si nuset shkodrane ( fshatrat per rreth ) qe pranojne me u martue me fshatare serbe.Pasojat e diktatures.Ne kete rrenim e coj popullin.Diten e mire z.Sinan

  8. E nderuar Rita, Separi me fal qe po nderhy ne biseden tuaj me Sinanin
    Por po me detyron e verteta qe po e flet Sinani Per ty !
    Se ti e ki nje kapacitet te mrekullueshem per rrefim neper mes
    shkrimit Dua te them se puna e shkrimeve mbane ne vehte
    pos nivelit intelektual edhe nje virtyte qe e fale natyra
    Per tme kuptue ma qarte Te gjith njerzit kendojne Por kengetar
    eshte ai e ajo qe natyra e ka krijue talent per ate profesion !
    Pra Sinani po shprehe i nxiitur nga mrekullija e shkrimeve tuaja
    E ne fund shkrove qe je e martuar me nje te huaj !
    Fati eshte prijs i jetes dhe duhet ti adaptohemi e ti pershtatemi
    dhe gezohemi me te mira qe afron fati e jeta !
    Pata deshire te thuash A ki trashigimtare dhe Familje te gjere
    Si dhe me Sinanin lidhe nje Korespondence me letra
    se e ki Adresen e Sinanit Po edhe une do deshiroja kembim
    letrash miqesore !

    Te uroj e deshiroj kenaqesi te pa nalshme me Jete te gjate!

  9. Se parit duhet me i kerku falje gazetes “DRINI ” qe po komentoj si ma poshte se nuk ka lidhje me artikullin e mesiperm.Por po ju shuaj dhe ju kurreshtjen miku im z.Uke.Shkurtimisht se me te pershkru 10 % te jetes sime do te kalonte kufirin e nje artikulli teper te gjate.Ne ferrin ku pata fatin te lind ( kuptoni qeverine, sistemin dhe jo shtepine, farefisin ) deklaroj ne moshen 16 – 18 – te vjecare se ne kete shtet mizor nuk martohem e ne moshen 25 deklaroj dhe vendimin per t’ u arratisur.Gja qe e realizova shume e shume vone se duhej te prisja te martohesh motra me e vogel.Gja qe e bona, sakrifikova se une nuk mund te pranoja e shijoja lirine e enderruar per vite mbi fatkeqsine e motrave te mija.Ne se une ikja ata i priste internimi.Keshtu funksiononte ai rregjim atehere.Per nane e babe e boja zemren gur e mendoja se dhe ne maje te malit me i cu me pensionet e tyre do te mund te mos vdesin urie.Arratisem ne janar te 1991,ma vone s’behet ( 2 korriku i 1990 me gjen ne spital pas nje akdidenti teper te rende , hapja e Ambasadave) .Rastesia ,fati, (veren e 1991 ) me takoi me nje njeri pozitiv qe arriti te me sheroje plaget e te me ndryshoje dhe vendimin per mosmartese.Pas 3 vjet bashkjetese them ate PO – ne e madhe e martohem me dy kushte qe i pranoi im shoq.Ate te mos nderrimit te fese ( jam Muslimane ) dhe mbajtjen e emrit te vajzerise.Dhe keshtu kaluam nje jete se bashku me te gjitha sfidat e jetes te dashuruar.Plot 27 – te vjet se bashku.Per femije tash, Zoti me dha pergjigjen e sakte : U kujtove vone. Dhe ky perfundim do te befasoheni po te them te verteten se nuk ndjej boshllek, pendim apo brenge si ato gra qe vuajne mos pasjen e nje femije.Ndihem keshtu sot e deri sa te mbyll syte sepse ato vite rinie qe i kalova ne terr e ferr ,ato gati 20 -te vjet te vendimit per mos martese ne nje shtet diktatorjal shkonte paralel dhe me mendimin e mos deshires per nje femije.Kete boshllek e mbushja atehere e sot me niprat e mbesat qe i kam te shumte ( 17) e plot 13 sterniper e stermbesa.Egoizmi im ndalon kur shikoj tim shoq qe donte shume nje femije.Por tashme vitet ,koha te ben te pranosh cdo fat Kjo per tim shoq.Une jetoj e qete ,e lumtur ,lire.! Per kete liri enderrova dhe po e shijoj.! Namen e mire miqt e mij ! P.s.Komunikim me te hapur e te pershtashem nuk shikoj sinqerisht me leximin e artikujve t’uaj e sidomos te z.Sinani qe eshte me taktik..Don Zoti e ne ndonje udhetim ne Shqiperi apo Kosova takohemi.Ku i dihet ? Nje fund jave te kendshem nga Malsorja Rita !!!

  10. Vazhdoj se harrova dicka qe permend z.Uke.Permend kengen.Ah s’mund tua fsheh se jam muzikante,(kitariste) kengetare ,( atodidakte si dhe trashegim nga im ate Rahmet paste ).Dhe kurre s’pranova te improvozoj ne skenat e shtetit hipokriktik por vec ne ambiente familjare e shoqerore.Dhe kete pasion e realizova ne shtetin e huaj Po luajta me orkester qe ishte nje shkolle per mua ,ate shkolle qe vendi ame ma ndaloi plotesisht.Si i thone e hoqa dhe pengun e talentit te shkuar kot ..E sigurte qe ne Shqiperine e lire tash do te kisha nje Kariere te famshme ,pa e tepruar aspak por zgjolla te mos kthehem ne Shqiperi per hir te burrit e dashurise.

    • E nderuar Rita , Fatin e jetes e diktojne jo veq deshirat
      po kushtet ! Sot i kam shenjat neper kembe qe si i ri
      per te hype ne tavan pa drite , per ta rregullue
      antenen e Tv-es per ti ndegjue Rrenat E Enver Poshtrakut
      qe popullit te vet i kish pase sjelle ter ate vuajtje e mjerim !
      Te drejten me ta thane Gjenerata e ime kemi pase veshtersi
      Per shkollim , mungesa te shumta por liri te mjaftueshme
      per perparim ne cdo lami ! Ketu duhet falenderue Fadil Hoxhen
      qe me shume veshtersi panalshem eshte perpjeke per permiresim
      te jetes se popullit shqiptar ne kosove ! Arritjet e tij ishin kolosale
      Keshtu me besoni qe edhe ushtar neve si shqiptar kishim rrespekt
      e mirekuptim te sistemit ! Si punetor i arsimit me tri kater gjenerata
      kam shkue ne eskurzion me nx. neper ter Jugosllavi Dhe kurr nuk
      kam verejte te kishim kurrfar problemi ! Por pas vitit 1981
      fashizmi serb u ngjall dhe kemi perjetue gjithcka keq e vujtje !
      Deri ushtart ne vijshin kufoma dhe per ironi Per secilin shkruhej
      ka vrare vehten ! Pra sipas rrenave fashiste Shqiptart nuk
      perballojne kurrfar rendi e rregulli dhe e vrasin vehten !
      Por vujtjet tona prej te huajve jan ma lehte te perballueshme
      Ndesa ju vuajtjet i kini pase prej partise se flliqenise se shqiprise!
      Rita po gezohem qe fatin e jetes e paske me nje individ qe nuk
      te dhimbet dashurija e kujdesi qe ia kushton Pra kjo eshte vlere
      dhe fat i mire ! Paqi jete te shendetshme e lumturi te pashterrshme !
      Pershendetje Per Sinanin dhe falenderim qe po nai ngacmon
      ndjenjat me shkrimet e Tij !

  11. O Zot, çfare po shkruani. Mbeta goje hapur ato qe lexova.
    Rite, me vjen keq per jeten e veshtire qe paske pasur dhe me vjen mire qe paske mbijetua.
    Te lutem Ritë, mblidhi ”konentet” e botoi sepse jane te rendesishme dhe te nevojshme per gjeneratat qe do te vijne.
    Para 1 jave pata fatin dhe e paraqita fjalen hyrese (kryesore) te librit ”Femije ne lufte” te Dafina Byqinces, qe me merziti shume. Erdhi autorja e librit, tash nene por ngjarjet e pershkruan kur ajo ishte 5- 10 vjet, ne krahinen e Drenices.
    Jeta jote do te ishte edhe me e dhimshme, sikur ti te filloje e te tregosh edhe per neve, per shiptaret pergjithesisht.
    ….
    Te pershendes ty e Malin.
    Naten!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu