ARKIVI:
24 Shkurt 2025

U mbajt manifestimi i 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt sot manifestimi gjithëpopullor, në nderim të 25 vjetori të “Epopesë së UÇK-së” dhe në kujtim rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri. 

Në këtë manifestim, u mbajt ceremonia e rreshtimit të Kuadrateve  të FSK-së, ku morën pjesë liderët shtetërorë si Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovë, zyrtarë të lartë të MM-së, gjeneralë  dhe ushtarakë të lartë të FSK-së, si dhe autoritete tjera politike, diplomatike dhe ushtarake vendore, ndërkombëtare si dhe qytetarë.

Forhåndsvisning av bilde

Në fillim të ceremonisë, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi i raportoi Presidentes Osmani gatishmërinë e trupave të FSK-së për të shënuar “Epopenë e UÇK-së”.

Forhåndsvisning av bilde

Në vazhdim, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, parakaluan para kuadrateve të rreshtuara të FSK-së.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj, theksoi se kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të tre mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që i kemi edhe sot mes nesh. Më tej, Presidentja Osmani shtoi se në ditët e Epopesë kujtojmë jo vetëm ata që dhanë jetën për liri, por edhe trimërinë e guximin e gjithë ushtarëve tanë që luftuan pa kursyer asgjë për ta mbrojtur vendin dhe kombin tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa, Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij theksoi se lufta e ndezur në Prekaz e nxiti edhe më shumë mobilizimin dhe përbashkimin e njerëzve rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga disa grupe personash të armatosur me luftën e saj të drejtë dhe të çiltër, arriti ta fitonte edhe përkrahjen e Aleancës së NATO-s e veçanërisht të SHBA-së, që u përfshinë më pas në luftë për t’i dhënë bashkë goditjen përfundimtare Serbisë dhe për ta çliruar Kosovën në vitin 1999.

Forhåndsvisning av bilde

I pranishëm në ceremoninë e shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, si mysafir nderi ishte Rifat Jashari, kryefamiljar i familjes Jashari, duke shprehur respektin për të gjithë dëshmorët e rënë për liri, tha se është krenar që sot është para Ushtrisë së Kosovës, e cila është pritur prej shumë brezash. 

Forhåndsvisning av bilde

Në kuadër të manifestimit, trupa muzikore e FSK-së ekzekutoi pika muzikore të përzgjedhura për këtë ceremoni.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu