ARKIVI:
9 Janar 2025

U ndava prej tyne por nuk ndahesha nga sytë e mbushun me lotë e dhimbje, që kërkojnë ndihmë edhe n’diçka si shkrimje plumi

Shkrime relevante

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Florim Zeqa Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve...

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Shpërndaj

Teuta Haxhijaj, Banjë e Istogut
____
Me një kafe n’dorë dhe dy bukë „shpije“ dola me ngutë nga furra e bukës n’Banjë t’Istogu sepse n’shpi ishin tuj m’pritë për drekë, n’fakt jo mu por bukën. Mbathun do papuçe jo te rehatshme e ma t’mëdha se numri jem, qato i kisha gjetë te shkallët, po mendoja ne aksidentin trafik me tri kerre te involvume qe e kisha shkaktu n’Istog disa ditë me parë e që m‘kushtoi stres, kohë, nerva dhe pare. E po faji kushton. „Po tre minuta rrugë me kerr bre, çka ka me ndodhë se…” ia bëja rrafsh vetit.
Pas disa hapash u ndala sa me pi pak kafe shpejt, t’u m’përvlu gati por kur është n’pyetje kafja është problem me pritë unë…
– M’fal, a je ti e k’tuhit?- më foli nji za i drojtun dhe i ulët i një gruaje të re qe po e mbante nje djalë te vogël për dore.
– Edhe njeherë, ju lutem, se nuk ju kuptova?
– A mos je rastesisht vendase k’tu apo je k’tu për mu shnoshë prej ujit t’banjës?- më pyeti prap.
Nga pamja fizike te paktën nuk ish dashte me dhanë ndonjë përshtypje që jam “paciente” n’Banjë por ku me ditë 😬
– Po, jam vendase ketu qe rreth 400 vite të paktën. Çka muj me ju ndihmu?
– A din bre me na kallxu ku e ka shpinë një gru që shkrinë plum? Dikun afër hotelit na kanë thanë por s’po dimë qysh me gjetë. I d‘vetëm do njerëz qatje ma poshtë por thanë s’jena t’ktuhit. Nashta ti po mujshe me ditë.
Veç ateherë m’shkuen sytë tek djali bjond, diku 4-5 vjeçar, qe i mbante sytë poshtë dhe në dorën e djathtë e kishte nje tubë lapsash te ngjyrave te ndryshme të cilët i shterngonte fort.
Ngadal, me nje djalë te vogël diku 2 vjeçar, n’krahë, u afru edhe nje burrë e që ishte bashkeshorti.
– Nga cila anë e Kosovës e keni marre këtë rrugë sot?- Më treguan që ishin nga rrethi i nje qyteti ne skajin tjeter te Kosovës, qe jetojne ne Përendim dhe që ishin nisë mjafte heret por rrugës kishte patur kolona të mëdha, sidomos n’Klinë, dhe menxi kishin mbërri n’mes të ditës.
– Tek jeni lodhë por tash veç keni mbërri, uluni ju lutem dhe pini diçka, e pastaj shkoni aty per ku jeni nisë.
– Po a pe din ti ku e ka shpinë ajo, a?
– Po, e di. Është veç pak metra larg nga këtu. Pushoni pak. – I thirra n’shpi me ju tregu që vonohem dhe që mujnë me fillu me hangër edhe pa mu nese kanë bukë e nëse jo, le t‘presin pak.
U ulem jashtë dhe djalin bjond e të bukur e kisha perballë. Nuk me kqyri dhe nuk reagoj aspak as atëherë kur e thirra në emnin qe ma treguan prindërit. Lapsat i radhiste sipas ngjyrave, në vijë dhe e levizte vazhdimisht ngapak pjesen e eperme te trupit. Dyshova menjeherë se cili mund te jetë problemi por shpresoja të jem gabim.😔
– Çka e mira ju ka pru k‘tu?
– Qyky djali i madh. I ka ba 4 vjet n’shkurt por nuk po flet, bile as mu nuk m‘thërret as kurgjo, as nuk reagon kur te therrasim n’emën…- nje dridhje ne zanin e saj t‘bajke me kuptu se ne çdo moment mundet me fillu me kajte. – As djali i një „sebepi” t’kunatës tem nuk i ka folë e masi e kanë pasë te qikjo gruja m‘i shkri plum, ia ka nisë me folë. E ishalla na nimon edhe neve, po thom, masi i ka ndihmu atij.
– Po mjekët çka kanë thanë?
– Kanë thanë…- nuk fliste dot ma.
– Ooo kanë thanë që e ka një formë të autizmit por kjo gruja jem ku t‘i thot dikush diçka i bahet marak me shku e krejt badihava- fliste me nervozë baba i ri.
– Po djalit t‘atyne i ka ndihmu bash qikjo gru…-vazhdonte ajo – se as mjekët nuk ja qëllojnë gjithë, edhe ata mujnë me gabu…- një grimë shpresë në gabimin e mundshëm nga mjekët.
Sa dhimbje e lodhje shihej n’ftyrat e tyne, n’fjalë, n’sy, n‘gjithçka 😕
– Unë po ju kallxoj se ku e ka shpinë ajo gruja por nuk e di a jeton hala a jo, ka vite që nuk kam dëgju najsen për të. Shkoni masi jeni ardhë por mos pritni shumë, ne fakt mos pritni kurgja dhe jo vetëm nga kjo por nga askush që merret me keto sene kishe. E di që halli e çon njerin gjithkun por n’këso rastesh nuk ndihmon as prift as hoxhë e as „biomjek“ e as njerëz “t’mrrimë” e askush dhe veç çka zhgënjeheni, dëshproheni e harxhoheni edhe ma shumë. Ish kanë mirë me iu përmbajtë këshillave te mjekëve, terapive te ndryshme, ato kanë me ju ndihmu aq sa është e mundun n’këtë rast. Dhe…- iu drejtova nanës se re sytë e të ciles tashmë ishin mbushë me lot- mundohu m‘i pranu gjanat qashtu qysh janë sado e veshtirë që është por është hapi i parë n’drejtimin e duhun… Kanë me ardhë edhe ditë t’mira.
U ndava prej tyne por nuk ndahesha dot nga ata sy t’mbushun me lotë e dhimbje që mundohen me kërku ndihmë edhe n’diçka si shkrimje plumi. Gjendjen e djalit e pashë edhe si provim të rëndë për vetë funksionimin e asaj martese.
Po kush ka thanë që jeta është e lehtë se?
Lum kush mundet me i ba ballë realitetit të ashpër të jetës jashtë fotove te “bukura” e të “lumtura” n’rrjetet sociale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu