ARKIVI:
18 Nëntor 2024

U pasurova duke e lexuar librin me tregime “Heronjt e kaltër” , të Mihane Hana Hoxhës

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Don Lush Gjergji, Prishtinë

_____

Mihane Hana HOXHA: “Heronjtë e kaltër”, (tregime për fëmijë), Lena Graphic, 2023, Prishtinë 

E lexova. U kënaqa. U pasurova. E shijova. Hana jonë mendon, flet, vepron pozitivisht, e frymëzuar dhe e motivuar në përditshmërinë tonë, me një tematikë sa delikate, aq edhe të duhur dhe të qëlluar, lidhja e fëmijëve tanë me policinë tonë, si temë boshte e këtij shkrimi dhe trajtimi figurativ dhe domethënës. 

Dikush tha i mërzitur me ironi: Nuk ka shqiptar të mirë. Tjetri iu përgjigj me cinizëm: si nuk ka? I treti ndërhyri dhe tha: Po, shqiptarë të mirë janë vetëm ata që kanë vdekur. 

Hana, pas librit të ilustruar, “Duke ndjekur fluturat”, shqip dhe anglisht, 2022, doli edhe me botimin e dytë të këtij lloji, “Heronjtë e kaltër”, kësaj here në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht, me dy elemente: kushtuar fëmijëve tanë si dhe policisë së Kosovës. 

Ky trajtim artistik, me një anë është mbjellja e farës së mirë në mendjen dhe zemrën e pafajshme të fëmijëve, që dikur ishin të keqtrajtuar dhe terrorizuar, që nuk kishin të drejtë në jetë, në lindje, në shkollim, në lojë, në liri, në fëmijëri, ndërsa tash pranojnë dhe jetojnë ndryshimin rrënjësor: policët e Kosovës janë  për fëmijë dhe për ne “Heronjtë e kaltër” ose edhe më mirë “engjëjt e kaltër”. 

Ndryshimi i dytë është atmosfera, besimi, kujdesi, bashkëpunimi, dashuria, që i bënë ata të lumtur, që të rriten pa trauma dhe drojë, në paqe, në liri, nën kujdesin dhe mbrojtjen e të gjithëve, veçanërisht të policisë.  

Hana Hoxha lufton kundër pesimizmit dhe defektizmit  tonë të theksuar: nuk jemi askush, nuk dimë asgjë, nuk duam, nuk mundemi …, që është bërë gati refren popullor, shpesh si botëkuptimor, duke kapluar dhe rrënuar vrullin dhe vullnetin për jetë dhe punë, pra, vlerat tona historike dhe tradicionale. Kështu fëmijët, rinia dhe familjet tona, po “infektohen”, duke ikur prej vetvetes dhe të vërtetës, duke iu nënshtruar lodhjes, depresionit, nihilizmit, asgjësimit të vetvetes dhe të tjerëve, në kërkim të ndonjë njeriu dhe vendi “ndryshe”, diku jashtë Kosovës. 

Këtë tematikë negative guximshëm e lufton dhe dëbon Hana edhe nëpërmjet këtij botimi, për të parashtruar vlerat e mirëfillta dhe perspektiva: 

Ylli, që në përvjetorin e lindjes së tij, përjeton që edhe Policia e Kosovës ka një ditë apo datëlindje, që përputhet me festën e tij,  mu  me 6 shtator; 

Humbja apo gjetja e portofolit (takulinit) apo kuletës, me para dhe dokumente, që fëmija – Tauna dhe Florenti,  e dorëzon në stacionin më të afër policor, sepse ishin edukuar dhe motivuar  me “edukatë të lartë, andaj më lejoni t’ju përgëzoj për këtë gjest të madh njerëzor.”, si shembull dhe dëshmi për t’u ndjekur. 

Ana, e cila me aq dëshirë ëndërronte të jetë pjesë e policisë, por nuk pranohet. Megjithatë ajo mbetet adhuruese dhe mike, bashkëpunëtore e tyre, si gazetare, ftesë dhe qortim për të gjithë ne që të kërkojmë dhe gjejmë forma të ndryshme të bashkëpunimit me të gjithë, në rastin tonë me policinë e Kosovës 

Me figurën e Yllit paraqitet përputhja dhe rritja e përbashkët e policisë së Kosovës dhe fëmijëve tanë. Te Tauna  dhe Florenti vjen në shprehje ndërgjegjja e pastër, nderi, si dhe bashkëpunimi me polici. Te Ana, përfaqësohet ndjenja e qytetarit të ndërgjegjshëm, që nuk udhëhiqet vetëm nga interesi personal, familjar, grupor, partiak, por nga e mira e përbashkët, duke mundur hidhërimin, mllefin, zemërimin, në kërkim dhe gjetje të  formave të reja të bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës. 

Sikurse lulet nuk mund të rriten pa dritë, diell dhe ujë,  prandaj kujdes dhe dashuri, ashtu edhe fëmijët  nuk mund të rriten, zhvillohen, edukohen, të jenë njerëz të drejtpeshuar në familje dhe në shoqëri, pa pasur kujdes, siguri, mbi të gjitha dashuri, si baza të jetës së tyre dhe jetës tonë. 

Shteti i vogël dhe i bukur i Kosovës, jemi ne, është “djepi” ynë, ku kemi lindur dhe jemi rritur. Tradita jonë: nuk ka shtëpi pa pleq dhe fëmijë, ose mjerë ajo shtëpi që nuk ka pleq dhe fëmijë, është e shenjtë, jetësore, që na ka bërë të mbijetojmë në batica dhe zbatica shekullore  dhe të vijmë deri të Shteti i Kosovës, me paqe, liri, demokraci. Tash kemi shkolla, parqe, sheshe, lëvizje, jetë, hetohet gjallëri, mirëpo edhe zbrazëtia, ulja e dukshme e lindjeve,  rritja e shkurorëzimet, largimi i rinisë prej Kosovës, pleqtë dhe plakat të vetmuar, mungesa e kujdesit, sidomos e dashurisë për fëmijë dhe të moshuar. Me pak fjalë: na mbyti lakmia, mërzia dhe pagjumësia! 

Hana Hoxha i “prek” me fjalë dhe zemër këto plagë, duke ofruar zgjidhe fatlume: në investimin tonë në fëmijë dhe në rini,  jo në kotësi dhe marrëzi, lakmi dhe pasuri, në karrierizëm, në epshe, në keqpërdorime dhe keqtrajtime, por në krijimin e marrëdhënieve të reja ndërnjerëzore, të udhëhequr gjithnjë na e vërteta dhe dashuria. 

Autores tashmë të njohur dhe të afirmuar,  Hana Hoxhës, urime dhe përgëzime, suksese në jetë dhe në krijimtari – veprimtari! Ta kultivojmë kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë, si parakusht për lumturi dhe dashuri. 

Prishtinë, 19  shtator 2023 (dita e promovimit)  

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Të Faleminderit Don Lush GJERGJI për këtë shkrim! Unë do ta blej këtë libër! Një libër i tillë duhet t’i lexohet çdo fëmije, para se ta lexojnë ata vet!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu