Nga: Xhemaledin SALIHU , Preshevë
U REALIZUA PROJEKTI I SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË:”NXËNIA E DITURIVE, EDUKIMI I TË RINJVE NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE TË PALUAJTSHME DHE PREZANTIMI I VLERAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE” NË PRESHEVË
Më 28 gusht 2023, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë filloi realizimin e projektit: “Nxënia e diturive, edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në Preshevë.
Kështu më 28 gusht dhe 2 shtator 2023 në Preshevë organizuam dy takime të Ekipit të Pedagogëve të projektit, në të cilët biseduam mbi projektin dhe realizimin e tij sipas planifikimit tonë.Në takime morën pjesë koordinatori i projektit Xhemaledin Salihu, asistenti Phd Shpëtim Memishi dhe Agim Arifi, menaxher I Ekspozitës.
Teqja e Nasalcës
Më 14 shtator 2023 organizuam vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore me nxënësit e shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, për t’i njohur objektet e trashëgimisë, për t’u edukuar dhe për të nxënë dituri mbi objektet e trashëgimisë kulturore të Preshevës.
Vizita u organizua shumë mirë dhe nxnënësit e kësaj shkolle, ku u njohën, u edukuan dhe nxënë dituri mbi trashëgiminë kulturore të Preshevës. Ata gjatë vizitës fotografuan, perceptuan mbi objektet e vizituar, kështu në Punëtorinë e organizuar të vizatojnë dhe pikturojnë objektet sipas përshtypjeve të tyre.
Gjatë vizitës së Teqesë së Nasalcës, nxënësvë iu organizua ligjërata mbi konceptet themelore të trashëgimisë kulturore, ku ligjëroi Xhemaledin Salihu, profesor i pedagogjisë. Ndërsa për historikun e kësaj Teqeje foli Z. Afrim Agushi, Sheh i Teqesë. Ai i njoftoi me Tyrben e Nesalcës, Odën e pritjes në Teqe, me Semehahen, ku këndohen lutjet dhe ndodhin ritet e pjesëtarëve të teqesë.
Nxënësit mbeten të kënaqur dhe shtruan pyetje për Shehun lidhur me teqenë, historikun dhe ritet e saj që ndodhin në teqe.
Në vazhdim u vizitua Kisha e Raincës, për të cilën nuk ka shënime të duhura, por është e njohur se ka qenë kishë katolike.
Kisha në Raincë
Në Rahovicë vizituam Lisin e Çarrit, të vjetër 540 vjet, lokalitetin e Kacipupit.
Në vizitë me nxënësit ishte edhe Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Fitim A. Nuhiu, profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze dhe Ylber Hajdari, profesor i gjeografisë.
Lisi i Çarrit
Pastaj, nxënësit e shkollës shprehën dëshirën që të vizitohet edhe Penda e Rahovicës, një vend i mundshëm turistik, jo vetëm për komunën e Preshevës, por edhe për rajonin. Në Pendën e Rahovicës, nxënësit u relaksuan dhe bënë pushim të shëndetshëm.
Pas Pendës së Rahovicës vizituam edhe Kacipupin, Oppidumin Dardan, ku për historikun u foli Sami Agushi, profesor i gjeografisë,
Penda e Rahovicës
Kacipupi
Në plan ishte edhe planifikimi që të vizitohet edhe Teqja dhe Xhamia e Preshevës, mirëpo për shkaqe objektive, pati rast vdekjeje në kohën kur arritëm dhe e shtyam për një herë tjetër.
Më pastaj shkuam te “Vila Latafet” ku u shtrua një drekë e mirë për stafin dhe nxënësit e Shkollës fillore në Preshevë.
Falënderojmë dy profesorët e shkollës fillore: Fitim Nuhiun dhe Ylber Hajdarin që na ndihmuan me pranishmërinë e tyre gjatë vizitave të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Në kuadër të realizimit të projektit “Nxënia e diturive dhe edukimi i të rinjve nëpërmjet të trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Preshevës, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, në bashkëpunim me shkollën fillore në Preshevë, më 27 shtator 2023, e enjte, në lokalet e shkollës, me një grup nxënësish, prej 24 vetave realizoi Punëtorin e Vizatimit dhe Pikturimit.
Punëtoria e vizatimit dhe Pikturimit
Punëtorin e vizatimit dhe pikturimit e udhëhoqi Agim Arifi, mësimdhënës i artit dhe Zija, mësimdhënës i artit në këtë shkollë.
Punimet e nxënësve dhe fotografitë e trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës, sidomos ato të Preshevës do të ekspozohen, të premtën, më 29 shtator 2023, në ora 12,30, në lokalet e kësaj shkolle.
Të premtën, më 29 shtator 2023, në shkollën fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, në hollin e shkollës, duke filluar në orën 12,30 u hap Ekspozita e fotografive të Trashëgimisë dhe Krijimtarisë kulturore të Luginës së Preshevës dhe punimeve të nxënësve të kësaj shkolle, të punuara në Punëtorinë e vizatimit dhe pikturimit.
Ekspozita u hap me rastin e 29 shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë kulturore.
Ekspozitën e organizoi Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në bashkëpunim me shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Në hollin e shkollës u mblodhën nxënës dhe mësimdhënës të shumtë të kësaj shkolle, të cilët në fillim i përshëndeti Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, ndërsa hapjen e Ekspozitës e bëri Znj. Fitore Sahiti, drejtoreshë e kësaj shkolle në Preshevë.
Ekspozita mbeti e hapur edhe javën e ardhshme.
Pamje nga Ekspozita
PROJEKTIN E FINANCOI MINISTRIA E KULTURËS E REPUBLIKËS SË SERBISË, NDËRSA DREKËN E FINANCOI KOMUNA E PRESHEVËS. I FALEMNDEROJMË TË DYJAVE.