Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është projekti më sublim që kanë krijuar shqiptarët në shekullin XX”!
Riçard HOLLBRUK në Zyrën e Adem Demës 1998
STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN dhe AGRESORIN
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga rrethanat historike dhe gjeopolitike të shqiptarëve në një anë, që mbanin “medalonin” e urrejtësit të Perendimit dhe të Lindjës, që e kishte instaluar sistemi totalitar në Shqipëri, ishte e papërthekushme nga “mendja e njeriut” që një pjesë e kombit të futët në luftë me një ‘superfuqi’, që përfaqësonte Botën e Tretë, që përfaqësonte në NATO elemntin bashkërenditës në situata ekstreme antiruse, që në të njetën kohë përfaqësonte elemntin e “gjakut” sllavë, e që padukshëm Serbia, (lexo RSFJ-RFJ) rrinte në prehrin e Rusisë, ka mundur ta bënte J. B. Tito që në të njetën kohë i mbante tri “personalitete” në një trup të sllavit dinak .
Në atë prehër, edhe Ukraina e mbante dikur RFJ në prehër në një qoshe të karrikës së pushtetit në Kievë. Në këto rrethana ishte e nevojsme që nacionalizmi të transformohet nga enverizmi në kombëtarizëm, nga dgmatizmi në nacionalizëm dhe nga ekstremizmi në realizëm , se “miza në perspektivë do ta rrëzon bulallin për toke” .
Këtë shkollë e mësonte Adem Demaçi, posa doli nga burgu, për ta begatuar me tolerancë speciale politike, se: “peni nuk këputet prej së hollmi, por vetëm prej së trashmit. Natyrshëm bymimi i penit kalbet nga pesha dhe asgjasohet tërësisht, por këtij procesi i ndihmon pushka dhe ata që kanë sedër dhe guxim ta bartin. Në anën tjetër libri i shkruar mirë dhe me porosi civilizuese, bënë që krisma e pushkës më largë të ndihet. E libra të këtillë tani shqiptaria ka jo mjaftë, por për fillim mjaftueshëm”.
E UÇK erdhi si pranvera me lule shumë dhe për 180 shkallë e ktheu “rrotën e historisë”, që të lëvizë ndryshe. Prandaj, shtrohet pyetja, cila ishte ajo “rrotë” që e bëri SHBA-n dhe Britaninë mos ta lëshoin shansën e ta kenë çelësin e Detit Adriatik në duart e veta. Përgjegjën në këtë pyetje, kush dëshiron për t`i lëshuar spirancat më sigurt në port, i gjenë duke hulumtuar teorinë, idenë, fjalën, dhe lindjen e UÇK-ës, kuptohet me vargoj gjaku pa pushim, herë ata vargoj ishin të mëdhnejë e herë ishin më të vogjël, por të gjithë ishin shpëtimtar dhe rreshtonin mabarë godinën kombëtare.
Po tani shtrohet edhe një pyetje. A ishte ajo filozofi e UÇK-ës rreshtim i nevojës, traditës apo aksiomës se më nuk ka pritje dhe në stilin “është momenti disajd”, doli në skenën historike si një meteor. Jo UÇK ka histori dhe për te mund të shkruhen ese dhe fiozofi hegeliane dialektike, por edhe racionaliste, sepse aty sikurse kmisha veshur ishte realiteti “Mendoi pra jamë” dikushi, që iu kam qëndruar okupatorëve dhe i kam përmbysur me toprak, e pra pse mos ta përmbys edhe këtë kur mundem. Vetëm duhet filluar. Dhe hipoteza se a ishte shpëtimi duke “fjetur pa fakturë” në Tiranë, për t` i dalë zot atdheut apo kishte ndërruar “zemani”, mbetej të shihej kur të fillojë lufta e mejdanit të hapur. Dhe atë mejdan e filluan djemt më të virtytshëm të Kosovës, por me mësuesit nga Tirana të shkollës “Skenderbej”.
E këtu është çelësi i kalasë.
Unë mednoi, se të përgjigjesh në këtë pyetje, nuk të ndihmojnë dokumentet, për faktin se nuk mungojnë (!), por që nuk e kanë ende kohën e pjekurisë. Por një testamnet duhet ruajtur për ta hapur kalanë me shumë kujdes, sepse dera e kalasë është shumëdimenzionale. Për faktin se vetëm me vështrime logjike, ajo derë nuk ka tani për tani brum që të ngrihet e të peshohet mbi te. Pra, mund të “asfaltohet” rruga e UÇK-ës, drejtë Perendimit, nëse e kultivojmë filozofinë e saj në nivel popullor, jo të ngusht, por mjaftueshëm të gjerë sa që të kuptphet dhe të marrë dorë e të bëhet model për luftëra tjera, gjithnjë të drejta.
Edhe një pyetje provokative, mund të bëhet. A ishte Tirana aq e varfër, sa që diaspora shqiptare nga Gjermania dhe Zvicra (në fillim-hb), më vonë u bashkangjit edhe dispora shqiptare në SHBA, me në krye Joe Dio Guardin, AJO që sajoi dhe trasoi rrugën e fillimit të luftës dhe fitorës, me shenjën NEOLUFTË . Kësaj pyetje i përgjigjemi me një PO, të nevojshme që të objektivizohet, në proces jo fiktiv, por kolektiv dhe popullor, ku realitetin e kupton së pari Piramida në themel , e pastaj maja e saj. Pra për ndërtimin e UÇK-ës duhej një piramidë e re politike që do të lulëzoj dhe të bëhet “gjymtyrë e NATO-s”. E këtu pushon filozofia Adem Demaçi-ane me djemt dhe vashat e kombit të tij në fund të shekullit XX, filozofi kjo që i kishte qëndruar acarit të dimrit siberian nga viti 1958, kur u lind zyrtarisht.
Dhe kjo PO, për UÇK-ën nuk mund të zbërthehet me argumente të “mëdha”. Çështja mund të kuptohet nga thermiat e problemit të robërisë që quhej Kosovë, që ishte ngulitë në kokat shqiptare se është pjesë integrale e Shqipërisë Etnike dhe këtë të drejtë na e ka dhuruar jo qielli e as ndonjë dhuratë jashtëtoksore, por na ka lënë amanet Lidhja Shqiptare e Prizrenit, do ti thot Adem Jashari profesorit të vet në Akademinë “Skenedebej” në Tiranë. Për çudi, në çastet e shembjes së komunizmit në Shqipërinë Bregdetare, shumë “analfabetë”, që punonin punë fizike nepër Europë, e që ishin nga Jugosllavia, u bënë “biznesmenë” dhe plasuan projekte ekonomike në Shqipëri. Trasformimi filloi si një ëndërr. Madje të tillët si “biznismenë” u bënë në proces edhe korrespodentë – “gazetarë”, të cilëve një grup intelektualësh nga Shtabi i Anton Qetës, e më vonë Adem Demaçit, ua shkruanin “lajmet dhe analizat”. E ato “analiza” ose i shfrytëzonin pushtetarët pa pushtet, ose i botonin kllot, nepër dy tri gazeta të cilave u duheshin para, si në Prishtinë, në Tiranë edhe në Shkup.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është projekti më sublim i historisë shqiptare në fund të shekullit XX-të, për faktin se i tërë kombi për herë të parë u kthye andej kah e ka ardhmërinë, u kthye kah Perendimi, u kthye pa frikë kah vetvetja.
Tash, ishte vënë në lëvizje një trust mendor edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, sa që “orteku” pati filluar të rrokulliset i bashkuar, sepse parat ishin të Kosovës, e armatimi që duhej ishte kryesisht nga “depotë e Enver Hoxhës”, të dyja si faktor duhej por nuk ngjante që sopata t`i pres në një vend. Mjerisht tehu i sopatës filloi të topitet shumë keq në Kosovë, sidomos pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë më 1995 (Dejton). Kështu flitej atëherë, sidomos pas daljes së Adem Demaçit nga burgu më 1991 e deri më 1995, kur nuk piku asgjë nag qielli sepse nuk kishim luftuar .
Adem Demaçi mësues i politikës aktive me mjete tjera
Ky personalitet ishte polidimnzional dhe ishte vështirë të gjindesh pranë tij, sepse poltronët dhe superpoltronët e patën ngulfatë gati për dy vite, se: “Ka qenë i dobishëm vetëm sa ishte në burg, kurse tash politikën e bëjnë ata me kravata dhe me parti pronare, të cilën turma e voton 106 për qind”.
Në anën tjetër, shumë kusarë politik mendonin se do të fitojnë me Bacin pushtet; shumë mendonin se me te do të fitojnë autoritet, shumë mendonin se me te, do të fitojnë para, duke iu turrë popullit se u kishin “ardhur kohët e arta”, dhe Kosovën me “dy pushtete” shumë shpejtë do ta shndërrojnë në parajs të demokracisë.
Po, para daljes së Bacit nga burgu, disa intelektual kishin themeluar parti politike. Kishte prej tyre që shfaqnin ide romantike në politikë, sepse nuk ishte e mundur të ndodhë edhe çlirimi edhe bashkimi i shqiptarëve, për njëherë. E vërteta për çlirimin thonin se nuk ka dilema, por për bashkimin tani kur Lideri i tyre po fotografohet me kolos të politikës, ka nxënë pusi dhe po mendon: a t`i bashkohet Kosova Shqipërisë, apo Shqipëria t` i bashkohet Kosovës. Për këtë variantin e dytë bisedonin nepër koluare, kurse nepër kafene bisedonin për letërsi dhe lajme gazatash me nga trembëdhjetë rreshta. Po kishte, atëbotë edhe parti të “boshtit”, që kishin siguruar para, por nuk kishin ende kapital për projekte madhore, prandaj zunë të regjistrohen të gjitha në Beograd dhe të propogandonin hapur e me guxim Republikë për Kosovën, ose një variant speciale: “bashkim me Shqipërinë”, si parullë sa për të trembur miza nga kulaqi i bukës, me katër qoshe, që nuk ekzistonte. Në këto rrethana u ideua (1983) dhe lindi (1993) UÇK, për ta venë okupatorin para një debakli për fillim psikologjik, sepse “koha e demonstratave dhe grevave”, duhej të shënonte fundin e “lojës” me zjarr. E vërteta, nga 70 deri në 78% e popullit në Kosovë ishte me LDK , nga 1989 kur lindi. E kjo parti e kravatave dhe “uniformave” me ngjyrë të zezë, me pamje si të hekurosura këndshëm, ne të tjerët duhej të ishin dallues kurdoherë por kur të organizon “Partia e Sulltanit” zgjedhje nën okupim, pa menduar fare duhet ta votojmë sepse Papa është dorzan i miqësisë dhe fitorës për të dhe në te.
Në realitet qysh nga lindja nuk dihej a mori në thua, apo orteku u rrokullis nga përroi në maje të malit. Politikë e vështirë ishte të ndodhë çdo gjë nja 108 metra largë ndërtesës së UDB-s. E kundërta, ata të idesë së politikës me mjete tjera, siç mendonte Adem Demaçi, si ushtar i idesë së luftës, iu kishin përvjelë punës dhe patën filluar të bartin, tash jo literaturë ideologjike, largë asaj (?), por armë që të përgjigjen ndaj armikut me të njejtat mjete dhe qëllime. Pra, ta qëlloin armikun aty ku i dhembë më së shumti, ta qëllojnë policinë dhe hafijet e saj. E kundër kësaj shkolle Adem Dema është luftuar dyfish: nga ata tanët dhe ata të huajtë. Ec e fito tash në këtë sulmë të trefishtë, sepse dy palëve të para iu bashkangjiteshin edhe ndërkombëtarët. Në këtë propocion Bacit nuk i vlonte uji, sado t`i jepte zjarr përfundi, iu pati thënë më 1995, pas Konferencës Dejtonint.
E vërteta, qysh atëherë (1993), pati filluar një propogandë të lansohet se Kosova do të ndahet në Kosovë dhe Metohi (Rrafsh i Dukagjinit), krejtë me qëllim për ta bërë tërësinë të paqëndrueshme, të diskutushme. Më vonë, diagnoza e vjetër mbeti dhe u lansua (1997) parulla se: “Veriu i Kosovës” duhet të mbetet algoritëm që tregon se: “shteti i Kosovës është i paqëndrueshëm”. Prandaj, duhet propoganduar federatë repubublikash në RFJ (Markoviqi, bythec i S. Milosheviqt). Mbi këto valë analoge politike, edhe në Ukrainë (2013) u krijua filozofia se së pari: “duhet okupuar Krimenë e pastaj disa pjesë lindore të saj, krejt me moton se po i çlirojmë vllazrit copa – copa”, për ta shfaqur qëndrimin se Ukraina nuk mund të ekzostojë si shtet”- (Dugin, gjeostrateg i Putinit). Edhe më konkretisht, këto ditë (prill 2022) kur Albin Kurti shfaqi një ide se e përkrah luftën e drejtë të Popullit Ukrainës, në të njetën ditë Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdoan, në Qipron që frymon turqisht tha se: “Turqia dhe Kosova janë shtete mike”.
Ky aludim ishte që Grekët mos ta pranojnë Republikën e Kosovës, sespe kanë “hesape të pazgjidhura me Ankaranë”. E pra, mikut nuk i ndihmohet kështu, duke i vënë kungja në kurriz. E me këtë fjalor ka folë Adem Demaçi, prandaj si politikan, nuk ka mundur të krijoj “dy gurë në themel”, sepse as ndër sy e as pas sysh nuk ka folë e vepruar ndryshe, por vetëm DREJTË për DREJTË.
Atë që Serbia nuk e arrinte dot me aeroplana, mizori dhe me topa, shpresohej se do ta arrijë me liturgji dhe me popa. Lidhur me këtë shqiptarët dhe Adem Dema, e kishin provuar me kohë, se çka është lufta demokratike, për dike realitet e për dikend frikë, apo e drejtë nacionale me dy shpejtësi. E duke mos durauar padrejtësinë në “dy shpejtësi” në Shqipërinë Kontinetale, e okupuar nga Serbia, do të provohet që një pjesë e popullit të shpërngulet, një pjesë të konvertohet nga nacionalizmi në ideologji marksiete, ndërsa një pjesë të mbetet nacionaliste por duke ia munguar të drejtën të jetë komb, apo pjesë e tij, sespe dikush duhej të ishte: “Albanac” e dikush “Shiptar”. Krejtë thjeshtë, për t` u propoganduar se kjo popullsi që fletë shqip, por në dialekte të ndryshme, nuk është një. Së këndejmi te rinia e Shqipërisë Bregdetare, vërehet dukuria se ishte shumë më afër për ta konvertuar platformën rreligjioze, në strategji kombëtare, e pastaj ato të dyja të shkrihen në nacionalizëm të pastër që mendon, flet dhe jeton shqip. Ky realitet luftohej që mos të depërtoi këndej Alpeve Shqiptare. Por, nuk pati erë as stuhi që ta ndalë. Asaj ere pati filluar me kohë t`ia marri aromën RINIA atëdhetare e Univerzitetit të Prishtinës, erë ajo që më 1968 e mori licencën europiane dhe me atë patent do të viojonte rrugëtimin, pa u trembur kurrë, herë me greva, herë me demonstrata e më në fund me armë, e që të tria i kishin hije si dielli dhe shiu kur e ushqejnë tokën.
Transferimi i historisë së dyfisht në front politik dhe ushtarak para realitetit
“krejt ose asgjë”!
Nga fillimi isha në detyrën e këshilltarit për histori, diplomaci dhe politikë, në Zyrën e Adem Demës. Isha jo pa emocione aty, sepse me një anë e kryenim një detyrë që të luftojmë okupatorin dhe t`i diskreditojmë saboterët e shumtë, që ishin brenda kombit. Fjala UÇK, për neve të ZYRËS… sa vinte e po shtonte peshë politike, ushtarake dhe kombëtare, dhe (për mua) ajo peshë madhështore nuk është zvenitur kurrë.
PO, dikush do të më pyeste kur keni qenë më krenar se kurdoherë në jetë. Do të përgjigjem shkurt dhe shqip: Atë moment kur nga Bajrush Behrami kam dëgjuar se: “Po vijnë në UÇK oficerët nga Shqipëria Mëmë”.
E them të vërtetën, nuk dëshiroja për të mësuar emra, sepse nga Baci e kishim një këshillë nga fillimi:
“JU që keni ardhur të punoni me Mua për UÇK-ën, ta dini se në çdo moment mund të vriteni. Mos ia filloni kësaj pune me dy mendje. Këtu punohet edhe për me vdekë. Kush don të punoi dhe të vdes, lakonu në anën e majtë. Kush donë të punon e nuk donë të vdes, le të lakohet në anën e djathtë”.
Ata që janë lakuar në anën e dajthtë, gati të gjithë kanë vdekë, natyrshëm pas çlirimit. Ata që kanë dashtë të punojnë dhe të vdesin, gati të gjithë janë gjallë. Po, Baci na tha këtë edhe nga frika se asnjë pjesëtar si emër të UÇK-s , nuk guxoni ta mbani të shkruar. Do të ishte mirë që mos ta mbani asnjë emër në mend, për faktin se kur të nxineni, nuk do të dini për të treguar edhe nëna kur u ka lindë”.
Në këto rrethana kur dëgjove se po vijnë djemë e vasha, si oficerë të shkolluar nga Shqipëria, nuk munda të durohem dhe hyra në Zyrën e Bacit dhe i thash: “E fituam luftën…”. Baci pa u lëkundur nga vendi më pyeti shkurt si dinte Ai: “Cili është argumenti?. Po i thash, dëgjova se kanë filluar të inkudrohen në UÇK oficerë dhe ushtarë nga Shqipëria Bregdetare. Baci: Lajm i mirë dhe i pakthyeshëm. Na i jep emrat. Unë: Jo nuk kam asnjë emër, as nuk i di, as nuk i demantojë, sepse ndieva nga ata që e kanë obligim ta mësojnë.
Baci: Po obligim e ka edhe armiku. Unë: Jo, Bac, shqiptarë janë dhe nuk më rrejnë. Janë të shkollës suej. U gëzua që nuk gabova në hapa dhe u ngritë e më përqafoi. Në atë atmosferë Baci e tha një fjali që duhej ta kishim si busollë: “Ata që lansuan parullën “krejtë ose asgjë ngadal po fitojnë asgjë, por çmimi jonë do të jetë i kushtueshëm, shumë i shtrenjët”. Duka u nis për të dalë i shtova: Ani Bac, çmimin je i gati ta paguejmë, por mallin dikush do ta trashëgoi”.
Ndalu, tha duhet ta bëjë një pyetje, por nuk dua përgjegje: Këta të 1968, a i kanë rrokë armët. Nuk kam informata, i thash. Shumica janë me LDK-ën, por janë të rreshtuar drejtë edhe ata të 1981 e tutje, kuptohet ata kulmorët.
Tani në këtë shkrim do t’i shënoi vetëm dëshmorët e rënë për lirin e Kosovës
e janë nga Shqipëria Bregdetare
Ta them të drejtën, isha i bindur qysh më 1995 se UÇK do të themelohet në Shqipëri, nga oficerët e shkolluar dhe ushtarët e tyre me përvojë profesioanle. Fare pak besoja në luftën e LPK-ës, të cilën e admiroja paskajshëm, sepse gati të gjithë (ata që i njihja-HB) ishin patriotë dhe kishin kaluar vite të tëra nepër burgjet jugosllave. Më vonë (1996) u binda se LPK do t` i prijë luftës në çdo etapë, pa u lëkundur nga istikamet politike atëdhetare.
Po cilët ishin dëshmorët e krenarisë kombëtare?
Ishin: Indrit Lulzim Cara, nga Kavaja, Tahir Mal Sinani nga Tropoja, Dine Alush Koleci , nga Kishaj-Krumë, Arian Qamil Brahimi nga Shkodra, Halil Riza Coka nga Kuksi (Tiranë), Fatmir Rexhep Doçi nga Tropoja.
Kanë marrë pjesë në Operacionin “Shigjeta” 85 kreshnikë, prej tyre kanë ra dëshmorë:
Skerdilajd B. Llagami nga Tirana, Enver Villa nga Tirana, Astrit Hekuran Suli nga Berati, Adem Xhelal Shehu nga Bicaj –Krumë, Artan Xhemë Kovaçi nga Vllahama- Krumë, Ramë Must Gecaj nga Ferkaj-Krumë, Bylbyl Hazir Breçani nga Markaj-Tropojë, Qazim Hazir Dautaj nga Tropoja, Isa Sherif Breçani nga Markaj –Tropojë, Tahir Ramë Memia nga Tropoja, Ramiz Ramë Memia nga Tropoja, Mehmet Ramë Dezdari nga Shkëlzeni i Tropojës, Adem Bajram Selmani nga Tropoja e Vjetër.
Në epopenë e UÇK-ës ishin edhe këta patriotë për ta çlirar Kosovën, duke ndihmuar në forma të ndryshme ushtarake pa kursyer jetën edhe 46 luftëtarë. Prej tyre ranë dëshmorë: Hazir Abdyl Malaj , me profesion mjek nga Tropoja, Agim Ismail Muja nga Kruma, Hamdi Muharrem Muja nga Kruma, Xhemë Sadri Bardhoshi nga Letaj-Krumë, Xheladin Ajet Dautaj nga Golaj-Krumë, Mehriman Ukë Dautaj nga Kruma, Adem Ukë Mazreku nga Vranishti-Krumë, Xhevat Ajet Lleshi nga Kishja-Krumë, Isa Peshk Malaj nga Peraj (Letaj) –Krumë, Besnik Azem Brati nga Kruma, Naim Hajdar Cema nga Kruma, Astrit Selman Prushi nga Kruma, Kujtim Ibish Lleshi nga Kishaj-Krumë, Mentor Xhemajl Muhadri nga Kruma, Asllan Rasim Muhadri nga Kruma. Këta dëshmorë ishin në cilësinë e vullnetarëve.
Të përfundojmë se Shoqatave të UÇK-ës do t’u propozohet që këtyre dëshmorëve t`u ngritet një përmendore në shenjë nderimi, e që do të jetë si amanet për gjeneratat se si duhet kombi dhe atdheu që quhet SHQIPËRI ETNIKE.
Debati Gjyltekin Shehu – Hakif Bajrami : Prej viseve jashtë Kosovës kush do të vejn në UÇK?
Zakonisht pasi e kryenin punën në Zyrën Politike të UÇK-ës, jo shpesh, bisedonim ekskluzivisht për perspektivën e luftës sonë çlirimtare. Në ato debate, në një banesë aty afër Zyrës, diku në fund të nëntorit 1998, kemi debatuar: Gjyltekini do t’ia filloj i pari të prognozojë. Aty ishte edhe Advokati (Fehmi Baftiu), të cilit i tham se në fund të japi verdiktin edhe Ai, se cili kemi të drejtë në prognoza, Gjyli apo Hakifi.
E mori fjalën Gjyltekini, e Advokati arbitronte.
“Të nderuar miqë të luftës për liri, unë mendoi se në luftë do të vijnë shumë ish bashkatdhetarë nga Turqia. Ata tani e kan shansën të tregojnë se e duan Atdheun sepse, janë larguar nga Jugosllavia si pasojë e dhunës serbiane. Në një mënyrë, ata tani e ndiejnë si obligim që Kosovës t`ia kthejnë një “mallë” që e kanë, e që pas luftës tyre, do të jetë tokë e lirë, tokë e çliruar”.
Seicili, sipas advokatit kishte të drejtë të japi vetëm një mendim.
Hakifi në fjalën e tij shumë i sigurtë, pa asnjë dilemë tha: “Jam i sigurtë se në Luftën tonë Çlirimtare, do të vijnë të parët djemtë dhe vashatë nga Shqipëria Bregdetare. Këtë pohim e mbështes në faktin se ata kanë mësuar shumë nga Lufta e Dytë Botërore, kanë mësuar nga LNÇ (Lufta Nacionalçlirimtare), se tërë Shqipëria është me përmendore të heronjëve, dhe s’ka dyshim se shumë të rinj do të gjinden si vullnetarë në UÇK, të parët”.
Advokati (FEHMI BAFTIU) verdiktin e tij do ta japi pas çlirimit me 28 nëntor 1999 në
Prishtinë, po në atë dhomë ku kishim bërë prognoza fitimtare. Advokati na urdhëroi që të ngritemi në këmbë dhe të na e lexojë gjykimin e tij.
Ai tha:
Nga Turqia mike nuk ka ardhur asnjë shqiptar për të luftuar për çlirimin e Kosovës nga robëria serbiane.
Ndërsa nga Shqipëria, Bregdetare kanë ardhur jo më pak se 148 (151) oficerë të shkolluar. Ata na e kanë hapur rrugën, me luftën e tyre, me gjakun e tyre me profesionalizmin e tyre kulminant ushtrak dhe politik, për bashkimin kombëtar.
Prej tyre 1 ishte zavendës Komandant i Sh. P (SHPETIM GOLEMI); 1 antar i SH. P.;, 1 shef për xhenio dhe 1 oficerë i lartë e që është njëherit dëshmor, në numër gjithësejt 34 dhe 2 invalid lufte. Të tjerët janë 112 oficerë dhe ushtarak, që janë në themelet e shtetit të dytë shqiptar, e që garancion për shtetin e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit, janë edhe këta, me luftën e tyre.
Biseda Riçard Hollbruk-Adem Demaçi për perspektivën e UÇK-ës janar-shkurt 1999
HOLLBRUK: “Në Kosovë do të vijnë për të luftuar në anën e UÇK-ës shumë Shqiptaro-Amerikanë. Ata do të vijnë të organizuar dhe duhet t`i mbroni sespse Ju nuk keni kazerma ushtarake. Jo vetëm kaq, qytetarët amerikan kanë një mbrojtje nga shteti kudo që shkojnë dhe shumë lehtë mund të penalizoheni nga zemrimi i SHBA-ve, nëse ndaj tyre ushtrohet ndonjë padrejtësi. E vërteta, ata e kanë ligjin në tytën e armës, sepse vijnë ekskluzivisht për të luftuar RFJ dhe për t` u kthyer në SHBA si fitimatrë. Mos dyshoni se ndaj tyre do të ngritët ndonjë akuzë, sepse ky parim vlen për të gjithë qytetarët e SHBA-ve prej kah vijnë. Kjo do të thot se ata do të bëjnë luftë të drejtë dhe të gjithë i dijnë obligimet dhe pasojat nëse bëjnë gabime”….
ADEM DEMA, drejtuar Hollbrukut: “Qofshi të bekuar nga Zoti dhe ua kthefshim me miqësi, ashtu si dijnë dhe munden shqiptarët, kudo që janë. Neve kemi qenë të programuar që të jemi popull pa atdhe dhe pa komb. Zotëri i nderuar, nëse serbët e kishin një shembull se si duhet luftuar shqiptarët më 1945, duke u përqëndruar në Drenicë, tash e kanë edhe një element shtesë , e kanë Rankoviqizmin të cilin e mbulonte Titizmi me shumë gjeturi, duke përhapur gënjeshtra nepër botë, se në Jugosllavi barazia nacionale është më e avansuara në botë! PO këtu nuk pushon hispokrizia, por mrizon pikërishtë te ata që i besonin, pa e vërtetuar realitetin në terren. Pra, ky panair i padrejtësive, tani disi po shpalohet dhe po kuptohet e vërteta. Neve për çdo javë ndjejmë thënje se: “Do ta okupojmë Shqipërinë vetëm me Shoqatën e gjuetarëve”. Prandaj, DOKSOLOGJIA e luftës sonë çlirimtare, nuk është urrejtëja ndaj kombit serbian, por është dhe do të mbetët ADHURIMI ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”
Edhe sot (2022) mund të kemi në Tiranë një Qeveri që nuk e don Republikën e Kosovës, por në Shqipërinë Bregdetare është një popull që trojet etnike i ka brengë shpitërore. E ai realitet u tregua me ardhjen e luftëtarëve oficerë e ushtarë në UÇK, u tregua në mbarë Globin se si i PRET SHQIPTARI në fatkeqësi, ata që i nënshtrohen terrorit më 1941-1945 (hebrenjt), ndërsa më 1998-janar-qershor 1999, si i pret vllazërit e vet të gjakut, Shqiptarët e Kosovës, për të cilët dëshmoi solidarësi çdo komb i civilizuar i Globit.
Këto ditë ( prill- maj 2022), Ukraina që është se sulmuar nga Rusia neofashiste, po kërkon armatim modern, sepse ka tepër armatim të “demoduar”. E Ukraina po merr, ndërsa ne nuk kishim armatim të demoduar fare, por ishim të detyruar ta blenim dhe ilegalisht ta plasonim në vijat e frontit. Me gjithë atë se kemi bartë armatim (të demoduar) edhe me gomarë edhe me krahror, Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë luftën HUMANITARE të NATO-s nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999.
Në luftën e NATO-s morën pjesë: SHBA me 731 avionë (ose 70% të sasisë totale), Belgjika me 14 avionë, Kandaja me 18 avionë, Danimraka me 8 avionë, Franca me 84 avionë, Gjermania me 33 avionë, Hungaria me 4 avionë, Italia me 58 avionë, Holanda me 22 avionë, Norvegjia me 6 avionë, Portugalia me 3 avionë, Spanja me 8 avionë, Turqia me 21 avionë, Anglia me 39 avionë. (Burimi: D. D. Kosova Operation Allied Force.
Në total në Operacionin “KOSOVA” kanë marrë pjesë 1058 aeroplanë. Pra edhe Kosovës, si një vend i vogël dhe i varfër, Perendimi i pasur, human dhe civilizues e ka ndihmuar në luftën për liri.
E themi i ka ndihmuar, sepse UÇK që ishte këmbësoria e vërtetë në luftë, sepse agresorit serbian me të gjitha mjetet ushtrake i ndihmonte Rusia, prandaj nuk do të kishte fuqi që ta çlirojë vendin pa ndihmën e NATO-s.
Prandaj edhe sot, sado që situata në botë po tregohet e acaruar, HUMANIZMI në rastin e Kosovës dhe Ukrainës po vjen e po bëhet shkollë shumë respektive.
Prishtinë, me 3 maj 2022
Nuk kam ti shtoj këtij shkrimi as edhe nji pikë as edhe nji presje, sepse një historian si autori në fjalë, nuk i len asnjë hapsirë të tjerëve për plotsim apo korrigjim, sepse, dihet se çfarë kalibri është autori.